www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shota Baraliu: Kenge per shokun tim gay Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shota Baraliu: Kenge per shokun tim gay Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shota Baraliu: Kenge per shokun tim gay

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Shota Baraliu: Kenge per shokun tim gay Empty
MesazhTitulli: Shota Baraliu: Kenge per shokun tim gay   Shota Baraliu: Kenge per shokun tim gay EmptyFri Oct 29, 2010 7:52 am

Shota Baraliu: Kenge per shokun tim gay Shotav

Ndryshe nga herët e tjera, pas disa klipeve të nxehta, ajo risjell një këngë të re tek festivali “Kënga Magjike” kushtuar komunitetit gay. Nuk frikësohet nga pasojat negative që mund t’i sjellë kjo këngë ndërsa thekson se është e gatshme t’ju bëjë ballë të gjithëve. Kënga i dedikohet një miku të saj, kurse për tekstin dhe muzikën janë përkujdesur Aida dhe Armendi. Pas festivalit këngëtarja tregon se bëhet gati për “çmendurinë” e rradhës. Se çfarë do jetë ajo nuk dihet, pasi thotë se është surprizë. Ja se çfarë na rrëfen në një intervistë për “Panorama plus” këngëtarja Shota Baraliu.
Gjithmonë sjell gjëra të reja në muzikë, klipi “Call the police” ka zgjuar debate të mëdha për shkak të skenave të nxehta. Pse Shota bën këto zgjedhje?
Çdo këngëtar mundohet të bëjë diçka më ndryshe se tjetri, në mënyrë që të jetë i pëlqyer tek publiku, besoj që e dinë të gjithë se muzika që unë kultivoj ka një stil tjetër dhe tekstet e këngëve i kam më ndryshe. Ideja e klipit të fundit ishte komplet e imja, nuk kam patur ndonjë qëllim që të zgjoj debat tek publiku, thjeshtë kam menduar të bëj klipin si një film të shkurtër dhe i’a arrita ma merr mendja, të tjerët le të flasin.
Modeli në klip ka thënë se Shota është një profesioniste e madhe, mendon se mbarimi i studimeve për aktrim ka bërë që ju në klip edhe të aktroni bukur?
Po është e vërtetë, në klipin e fundit jam munduar të vë në pah dhe aftësitë e mia si aktore, dhe ia arrita qëllimit, i futa njerëzit në debat (qesh).
Pse vendose këtë vit të marrësh pjesë tek “Kënga Magjike”?
Mendova të sfidoj veten me kolegët e mi. Po kësaj radhe pak më ndryshe, do bëj dhe një fushatë të vogël me këtë këngë “pinky man”…dhe normalisht që festivali të promovon mjaft mirë, pasi ky ishte qëllimi që mora pjesë.
Kur keni parë listën e konkurrentëve, keni pasur frikë nga konkurrenca?
Jo nuk kam frikë fare, secili ka fansat e vet, pse të kem frikë? Vitin e kaluar isha më e frikësuar tek Kënga Magjike se kishte shumë emra të njohur, po këtë vit s’po ma ndien fare (qesh), vetëm dua realisht të më vlerësojnë këngën dhe i mirëpres komentet.
Mendon se këtë vit ka këngë të bukura, keni dëgjuar ndonjë që ju ka lënë përshtypje të mirë?
Kam dëgjuar shumicën e këngëve dhe këtë vit do ketë mjaft këngë të mira, ka edhe këngë që më kanë pëlqyer, Juliana Pasha dhe Luis Ejlli, pastaj Linda Halimi dhe Nora, etj.
Pse pikërisht ke dashur të paraqitesh me një këngë ku si temë ka “homoseksualët”, derisa kjo temë është akoma tabu tek shqiptarët?
Prandaj e kam bërë këtë lloj teksti, kjo temë është tabu dhe nëpërmjet këngës mundohem t’i përkrah njerëzit që kanë orientim të ndryshëm seksual, secili ka të drejtë të jetojë jetën ashtu siç do vetë, pse të paragjykojmë ne? E di që do kem dhe pasoja negative me këtë këngë por jam e gatshme për të gjitha!
Mos vallë i dedikohet dikujt kjo këngë?
Po, i dedikohet një mikut tim i cili është gay dhe jam munduar të përkrah mikun tim dhe të gjithë homoseksualët e tjerë.
Mendoni se do futeni në gjysmë finale?
Besoj që do jem në gjysmë finale, po nuk i dihet, unë dua që publikut t’i pëlqejë kënga gjithsesi.
Pas festivalit, çfarë tjetër është duke përgaditur Shota?
Pas festivalit sigurisht që do jetë ndonjë çmenduri tjetër e Shotës, por surprizë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Shota Baraliu: Kenge per shokun tim gay

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Shota Baraliu
» Shota Baraliu: ''Thirre policinë''
» Shota Baraliu godet një mashkull në kokë
» Shota Baraliu rrezikon humbjen e shikimit
» Erioni i big brother - Zbulohet lidhja e fundit me këngëtaren Shota Baraliu!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum