www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Masazhi kardiak shpeton me shume jete Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Masazhi kardiak shpeton me shume jete Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Masazhi kardiak shpeton me shume jete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Masazhi kardiak shpeton me shume jete Empty
MesazhTitulli: Masazhi kardiak shpeton me shume jete   Masazhi kardiak shpeton me shume jete EmptyMon Nov 01, 2010 4:55 am

E vetmja mënyrë për të ulur numrin e viktimave nga infarkti është të vepruarit në një kohë sa më të shpejtë dhe thjeshtësia e mënyrave të ndërhyrjes. Masazhi kardiak, në këto situata, ka treguar se është shumë herë më shumë efikas sesa frymëmarrja gojë më gojë. Katër minuta pas infarktit apo një arresti kardiak, shtypja e kraharorit të jep më shumë mundësi që viktima të mbijetojë. Kjo shifër shkon në 34 për qind, kundrejt 18 që ishte me procedurat standarde të përdorura deri më sot, duke nisur nga frymëmarrja gojë më gojë. Këto të dhëna vijnë nga udhëzimet e reja të bëra nga “American heart association”, sipas të cilit duhen ndryshuar procedurat standarde dhe të braktiset skema ABC (Airway-Breathing-Compressions) për të shkuar tek ajo “Cab” (Compressions-Airway-Breathing). “Frymëmarrja gojë më gojë ka shkaktuar vonesa të dukshme për sa i përket dhënies së ndihmës së parë. Është e rëndësishme të fillohet menjëherë me shtypjen e kraharorit, thelbësore për ta mbajtur gjakun të pasur me oksigjen”, lexohet në dokument. Edhe Europa ka publikuar në këto ditë linjat e reja të guidës nën drejtimin e “European resuscitation council” (Erc). Edhe këtu këshilla e parë është e njëjta: “Kur viktima nuk reagon dhe nuk përgjigjet, duhet të nisësh menjëherë mazhin kardiak, duke e shtypur kraharorin shumë shpejt dhe me forcë: të paktën 100 herë në minutë”, tregon Alessandro Barelli, president i “Italian resuscitation council”. Modifikimi i linjave të guidës bazohet në studimet më të fundit shkencore. Shumë prej tyre në pesë vitet e fundit kanë treguar se masazhi kardiak i jashtëm, i ndjekur nga veprimet e shpejta të ndihmës, rrit përqindjen për të mbijetuar një pacient me dy ose tre herë. Adoptimi i kësaj procedure do të bënte që vetëm në Europë të shpëtoheshin 100 mijë persona nga 500 mijë njerëz që çdo vit humbin jetën si pasojë e një infarkti. Ndërkaq, në Europë personeli shëndetësor këshillohet të përdorë në masë defibrilatorët e jashtëm automatikë (DAE), që mund të gjenden në shumë vende publike. “Këto mjete janë shumë të lehta për t’u përdorur. Ndërkaq, komanda të thjeshta zanore të ndihmojnë ta përdorësh në të gjitha fazat e procesit, duke garantuar siguri të plotë. Defibrilacioni i hershëm bashkë me masazhin kardiak janë një faktor kryesor për të rritur mundësinë për mbijetesë pas një infarkti”, thonë mjekët. Gjithashtu është konfirmuar edhe rëndësia e hipotermisë terapeutike në trajtimin intensiv të pacientëve që kanë mbijetuar nga ndonjë infarkt. Bëhet fjalë për ta “ftohur” pacientin, duke e çuar atë në një temperaturë nga 32-34 gradë Celsius për 12-24 orë dhe duke e mbajtur me mjete të thjeshta për t’u përdorur, siç janë edhe qeset me akull. Hipotermia terapeutike pas një infarkti rrit mbi të gjitha mundësinë që pacienti të rikuperohet pa asnjë lloj dëmtimi neurologjik.

Faktorët e rrezikut
Infarkti është një nga sëmundjet më të rrezikshme të zemrës dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjeve, ku çdo vit humbin jetën plot 500 mijë persona. Faktorët më të mëdhenj të rrezikut janë pirja e duhanit, alkooli, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Por vrasësi kryesor është stresi. Është parë se personat e stresuar vuajnë më shumë nga sëmundjet e zemrës dhe preken më shumë nga infarktet. “Personat e stresuar dhe që i përballojnë problemet me vështirësi janë më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe vdesin më herët. Kura më e mirë e zemrës është lumturia. Personat optimistë i përballojnë shumë herë më mirë problemet”, thonë mjekët.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Masazhi kardiak shpeton me shume jete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Eva Mendes dëshiron më shumë të jetë e zgjuar se seksi
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj
» Pse Masazhi Eshte I Mire Per Shendetin
»  Shpëton fëmija me 8 gjymtyrë
» Bie nga kati i gjashtë dhe shpëton
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum