www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptyFri Nov 05, 2010 12:04 am

Ketu mund te Postoni gjdo gje per Personalitetet shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptyFri Nov 05, 2010 12:07 am


Hashim Thaci


Hashim Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Vitet e fëmijërisë
Hashim Thaçi u lind në Burojë të Skenderajit me 24 Prill 1968, në kohën kur Kosova ndodhej nën okupimin serbo-jugosllav. Hashimi është i biri i Haxhiut dhe Hyres nga Buroja e Skenderajit.Në familje, ai i mësoi vlerat e familjes dhe komunitetit. Në fermën e babait të tij Hashim Thaçi, mësoi disiplinën dhe shpërblimin për punët e vështira. Në këtë rreth, Hashimi filloi ta vlerësoi ambientin që e rrethon. Ai u rrit në familje të madhe, në mesin e 4 vëllezërve dhe motrave, ku kuptoi se ishte e nevojshme të dallohej. Në këtë familje të madhe u farkëtua shpirti i liderit të ardhshëm. Mësimet e para i ndoqi në shkollën fillore “Liria” në Turiqevc. Si fëmijë dallohej në rrethin e tij për interesimin që kishte ndaj lexim të Librave. Mësimet e mesme pastaj i ndoçi në Tuqevcë dhe Qendren e Arsimit të Mesem të Skenderajit “Ramiz Sadiku”.
Studimet
Në fund të viteve të tetëdhjeta, Thaçi regjistrohet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Historisë. Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe shkencave politike, deri në fillim të vitit 1998.
Aktiviteti Politiko-Ushtarak 1990 - 1997
Pas diplomimit si Prorektor, Hashim Thaçi, fillon të merret në mëmyrë aktive me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtetmbajtësit e asja kohe. Pas një kohe bie në sy të pushtetit dhe për më se dy vite kalonë në ilegalitet. Nga ilegaliteti kalon në Zvicër ku vazhdonë më tej veprimtarin e tij kundër okupimit serb në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Univeritetin e Cyrihut (Zürich). Në Zvicër, Hashim Thaçi antarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet ne krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Kështu ai disa herë hyn në Kosovë ilegalisht dhe vendos lidhjet me grupin e armatosur, nga bërthama e të cilit më vonë do të krijohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës në kuadër të UÇK-së. Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993.
Gjatë kësaj periudhe sa ishte në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren. Në vitin 1997, Hashim Thaçi merr pjesë në një nga aksionet e famëmadhes UÇK, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe shokët e tjerë, sulmojnë stacionin policor të Drenasit. Për këtë shkak, Hashim Thaçi dënohet 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari me 20 vite burg.
Lufta Çlirimtare 1998-1999
Z. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992). Si bashkthemelues i saj, gjatë viteve të luftës, ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë post ia beson Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Këtë post e mban deri me 19 shtator 1999, kur UÇK transformohet në TMK.
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999) z. Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës. Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.
Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).
Aktiviteti në bërjen e Shtetit të Kosovës 1999 - 2007
Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.
Në tetor të vitit 1999 së bashku më shokët e tij të LPK-së, e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).
Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet. Është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore. Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.
Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.
Zgjedhja Kryeministër dhe Shpallja e Shtetit të Kosovës 2008
Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptyFri Nov 05, 2010 12:09 am

Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 dhe vdiq më 21 janar të vitit 2006, ishte politikan shqiptar, president historik i Kosovës.

Biografia

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.

Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.

Dr. Ibrahim Rugova vdiq më 21 kallnor 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Veprat

* Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971,
* Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978,
* Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën),
* Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin),
* Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980
* Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982,
* Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
* Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987,
* Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991,
* Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994,
* Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Sh.B. Faik Konica, Prishtinë, 2005

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë

* Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
* Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
* Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
* Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe i qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
* Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
* Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
* U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
* Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
* Në vitin 2006 Persidenti i Shqipëris, Alfred Moisiu dekoroi Presidentin Dr. Ibrahim Rugova (post mortum) me çmimin “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”

Simbolet e Kosovës të propozuara nga Presidenti Rugova

* Flamuri i Dardanisë
* Himni Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptyFri Nov 05, 2010 12:10 am

Ismail Kadare

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin “Gorki”. Është poet, prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i endrrave(1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.

Libri që botoi Kadare në vitin 2006 “Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë”[1] pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur “Realiteti i shpërfillur”[2], thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman.

Tituj të veprave
* Frymëzime djaloshare - 1954
* Shekulli im - (1961)
* Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
* Përse mendohen këto male - 1964
* Dasma - 1968
* Motive me diell - (1968)
* Kështjella - roman - 1970
* Kronikë në gur - roman - 1971
* Koha (1976)
* Dimri i madh - roman - 1977
* Ura me tri harqe - 1978
* Prilli i thyer - 1980
* Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
* Nata me hënë - 1985
* Koha e shkrimeve - 1986
* Koncert në fund të dimrit - 1988
* Vepra Letrare - 1981-1989
* Dosja H - 1990
* Piramida - 1992
* Shqipëri - 1995
* Pallati i ëndrrave - 1996
* Dialog me Alain Bosquet - 1996
* Spiritus - roman- 1996
* Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
* Poezi - 1997
* Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998
* Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
* Ikja e shtërgut - tregim - 1999
* Qorrfermani - roman - 1999
* Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
* Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
* Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
* Breznitë e Hankonatëve - 2000
* Vajza e Agamemnonit - 2000
* Bisedë përmes hekurash - 2000
* Elegji për Kosovën - 2000
* Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
* Unaza në kthetra - 2001
* Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
* Qyteti pa reklama - roman - 2001
* Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
* Pasardhësi - roman - 2004
* Shkaba - 2004
* Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
* Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006
* Spiritus - 2007
* Çështje të marrëzisë -
* Poshtërimi në Ballkan -
* Muzgu i perëndive të stepës -
* Darka e gabuar - roman - 2008

Skenare filmash

* Cendres et sang (2009)
* Abril Despedaçado (2001)
* Avril brisé (1987)
* Të paftuarit (1985)
* Generale dell’armata morte, Il (1983)
* Ballë për ballë (1979)
* Radiostacioni (1979)
* Kur vjen nëntori (1964)

Mirënjohjet

* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
* Man Booker International Prize, Britani, 2005

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptyFri Nov 05, 2010 8:22 am

Aleksander Moisiu

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro - Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor shqiptar.

Jeta
Moisiu u lind Kavajë. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku ai me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë si dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).

Citate
* “Zëri dhe gjestet e Moisiut na prezantuan deri tani me diçka të paparë në skenën evropiane.” - Franz Kafka
* “Hamlet është shkruajtur për Moisiun, dhe Moisiu ishte lindur unik për të interpretuar Princin e Danimarkës.” - Max Brod
* “Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtet qe kërkoja.” - Max Reinhard

Filmografia
* “Das Schwarze Los”, 1913
* “Die Augen des Ole Brandis”, 1913
* “Kulissenzauber”, 1915
* “Sein einziger Sohn”, 1915
* “Pique Dame”, 1918, me Johanna Terwin
* “Der Ring der drei Wünsche”, 1918
* “Erborgtes Glück”, 1919, me Käthe Dorsch
* “Der Junge Goethe”, 1919, me Käthe Dorsch
* “Zwischen Tod und Leben”, 1919, me Maria Zelenka
* “Figaros Hochzeit”, 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schwarz, Gertrude Welcker
* “Die Nacht der Königin Isabeau”, 1920, mit Fritz Kortner,
* “Kean”, 1921, Kean, me Camilla Horn
* “Die Königsloge”, 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn
* “Lorenzo de Medici”, 1935

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptyFri Nov 05, 2010 8:24 am

Andon Zako Cajupi

Andon Zako Çajupi, (27 mars 1866 - 11 korrik 1930), ishte poet i shquar, veprimtar patriot dhe demokrat revolucionar.

Biografia

Andon Zako Çajupi lindi në Sheper të Zagorisë. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga ana e A.Zogut.

Pothuaj në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare Çajupi e nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin”Baba Tomori”, një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore në brendi dhe në formë Çajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”. Vjersha e gjatë “Baba Tomori”, me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, Ç’jemi? …. Ku kemi lerë?, Vaj etj. në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, Shqipëtar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku dhe shqiptari. Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratike të Çajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Çajupi përfundoi poemën Baba Musa Lakuriq, që mbeti dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratike, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa. Në këtë vepër u shfaq me forcë të veçantë demokratizmi revolucionar dhe ateizmi e afetarizmi i autorit.

Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij Katërmbëdhjetëvjeç dhëndër dhe Pas vdekjes (shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë. Në komedinë e parë, autori vuri në lojë me një humor të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar, të cilin e dha me ngjyra të gjalla e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etnografike. Pas vdekjes është një komedi politike, ku me anë të situatave komike të gjetura bukur, përshkroi me sarkazëm dërrmuese portretin e politikanit që bënte lojën e xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia Burri i dheut (botuar më 1937),

Çajupi u mor edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në Baba Tomori, më 1921 nxori në dritë Përralla të zgjedhura të vjershëtarit të madh La Fontenit, në të cilat, duke u nisur nga kërkesat ideore të shoqërisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çështjet politike, shoqërore, morale etj. të jetës së kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë.

Çajupi është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare. Me veprat e tij, që shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri Popullor, spontaneiteti dhe realizmi në pasqyrimin e jetës, ai dha një ndihmesë të çmuar në përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë sonë kombëtare.

Shkrimet e Çajupit u Sollën ne Shqipëri nga Sofokli Çapi.

Veprat
* Baba Tomorri (Kajro, 1902)
* Dhjata e vjetër e shfaqur - satirë
o ose Baba Musa lakuriqë
* Burri i dheut - tragjedi (1908)
* Pas vdekjes - komedi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 06, 2010 8:56 am

Abaz Shehu

Pjesëmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit lindi në Bënçë të Tepelenës, në një familje me tradita patriotike. Mori pjesë aktivisht në Revolucionin e Qershorit 1924.

Më 1925 i shtrënguar nga regjimi zogist shkoi në Francë, ku u bë anëtar i PKF. Aktivitetin e tij revolucionar në Francë Abazi e vazhdoi për 6 - 7 vjet deri aty nga viti 1931 kur vendosi të kthehej në Shqipëri. Aktiviteti i tij antizogist bie në sy të autoriteteve qeveritare dhe, pa kaluar shumë kohë, duke u cilësuar si element i kuq, arrestohet si pjesëtar i organizatës së Vlorës dhe dënohet në fillim me vdekje, por pastaj dënimi i kthehet në burgim të përjetshëm.

Jeta e tij në burg zgjati 5 vjet, pas të cilëve, me ndihmën dhe përpjekjen e miqve, u lirua. Abazi, si revoludonar me eksperiencë të madhe i dha një ndihmë të veçantë Luftës Nacionalçlirimtare në krahinën e Tepelenës. Fjala e tij e mprehtë, diskutimet dhe thirrjet plot zjarr, që i bënte popullit, linin kudo gjurmë të thella në zemrat e patriotëve, të njerëzve të thjeshtë, të cilët mbushnin vullnetarisht radhët e çetave partizane. Me zgjerimin e rreshtave partizane Abazi punon për organizimin e batalionit “Baba Abaz”, në krye të të cilit ai kreu aksione të rëndësishme, duke u dalluar për trimëri e heroizëm.

Në tetor të vitit 1943, me urdhër të Shtabit të Zonës I Operative Vlorë - Gjirokastër, Abaz Shehu, u caktua komandant i grupit të Vlorës dhe më vonë u ngarkua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare si komandant i Brigadës V Sulmuese, që ishte në formim e sipër në qarkun e Vlorës. Por Abazi nuk arriti dot ta fillojë detyrën e re se ra në luftën e përgjakshme të Gjormit, që u zhvillua më 12 dhjetor të vitit 1943 kundër forcave gjermane.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 06, 2010 8:56 am

Abdullah Zeneli


Abdullah Zeneli, lindi më 25 mars të vitit 1952, është poet, prozator dhe editor i shtëpisë botuese Buzuku, Prishtinë, Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Nga viti 1973 ka punuar në shtëpinë botuese “Rilindja”, duke kontribuar në përhapjen e librit shqip kur qenia shqiptare ishte nën trysninë e tmerrshme të diktaturave. Pasioni për librin dhe misioni i shenjtë i përhapjes së tij nuk i mundësuan krijimtari të rregullt dhe komode, edhe pse shkrimin e parë letrar, poezinë Rrëfime kohe e pati botuar në revistën më prestixhioze letrare shqiptare Jeta e re qyshkur ishte nxënës i normales së Prishtinës (1967-1971). Në shtypin dhe periodikun shqiptar i janë botuar rregullisht poezitë e Zenelit . Është autor i dy përmbledhjeve tregimesh: Gryka e Drinit, Rilindja, Prishtinë, 1990 dhe Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, Buzuku, Prishtinë, 1997) dhe një libri impresionesh nga jeta 100-ditëshe si refugjat në Korçë (prill-korrik 1999) me titull Toka shqiptare (Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000) përkthyer edhe në rumanisht: Glia albaneză (Bukuresht, 2007). Ka kontribuar shumë në veprimtarinë botuese shqiptare veçanërisht me shtëpinë e parë botuese postkomuniste Buzuku (themeluar më 1990), duke krijuar një klimë të re në fushë botimesh në gjithë hapësirën shqiptare. Poet ndijimesh të thella, kritik dhe polemist i pakursyer. Ka në dorëshkrim dy romane (Zjarri i Marietës dhe Portreti i artistit në fluturim), tri drama (Nëna lutet për ne - me temë Nënën Tereze, Anabela - belanë e Anës gjatë luftës së 1999-tës dhe Luleshkronjat - për Kongresin e Manastirit në 100-vjetorin e ngjarjes që i parapriu mëvetësisë shqiptare), shumë tregime të shkurtra, poezi, vështrime kritike për libra të botuar tek Buzuku si dhe një mori artikujsh gazetaresk e intervistash në mediumet e shumta shqiptare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe themelues i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, njëkohësisht koordinator i panairit të librit të Prishtinës, i cili që nga viti 1999 i ofron Kosovës dhe lexuesve të shumtë të saj të arriturat e fundit në fushë botimesh.

Tituj te veprave

* Gryka e Drinit, Rilindja, Prishtinë, 1990
* Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, (Sh.B. Gjon Buzuku, Prishtinë, 1997)
* Toka shqiptare (Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000)

Te tjera

* Shoqata e Botuesve të Kosovës

Mirënjohjet

* Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 06, 2010 8:58 am

Abdyl Frasheri
Abdyl Frashëri lindi në vitin 1839 në fshatin Frashër, Shqipëri dhe vdiq më 23 tetor të vitit 1892 në Stamboll, turqi ishte patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Lindi në Frashër (Përmet) në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar; vëllaj i madh i Naim Frashërit dhe Sami Frashërit. Abdyl Frashëri e kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e Perandorisë Ruse, të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane dështuan gjithashtu mbasi as Athina nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të Pavarur në kufijtë e saj etnikë.

Në fund të vitit 1877, Abdyl Frashëri (atëherë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman), u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll (Komiteti i Stamboilit). Si kryetar i tij ai dha një kontribut të rëndësishëm në përpunimin e platformës politike që adoptoi lëvizja kombëtare pas fitores ruse mbi Perandorinë Osmane dhe sidomos pas nënshkrimit të Traktatif të Shën Stefanit. Sipas tezës së Abdyl Frashëri. në kushtet e krijuara nga prirjet ekspansioniste të Rusisë cariste, nga interesat e fuqive perëndimore për ta mbajtur më këmbë Perandorinë Osmane dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinjë për ta copëtuar Shqipërinë, zgjidhja më e përshtatshme (një zgjidhje kjo e përkohshme) ishte krijimi i një shteti autonom shqiptar nën suzerenitetin e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane, i cili, po të realizohej, do të sanksiononte kufijtë etnikë të Shqipërisë dhe të drejtat kulturore të shqiptarëve.

Si një nga autorët kryesorë të platformës politike të Komitetit Qendror të Stambollit, të cilën Abdyl Frashëri e parashtroi publikisht edhe me anën e artikujve që botoi në disa organe të shtypit evropian gjatë pranverës së vitit 1878, ai mori pjesë aktivisht në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas themelimit të Lidhjes, e cila e adoptoi këtë platformë, Abdyl Frashëri. u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Nuk e shkëputi asnjëherë luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nga lufta për autonominë e Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet kryesore që u organizuan nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet ndërkrahinore të saj. Kudo udhëhoqi krahun autonomist të lëvizjes. Në Kuvendin themelues të Lidhjes së Prizrenit u zgjodh kryetar i koinisionit të punëve të jashtme të saj. Ai përfaqësoi Toskërinë në Kuvendin e Parë të Dibrës (1 nëntor 1878), ku u miratua rezoluta me të cilën kërkohej zyrtarisht nga Porta e Lartë krijimi i vilajetit të bashkuar autonom të Shqipërisë. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Në pranverën e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes që vizitoi kryeqytetet e Fuqive të Mëdha për të mbrojtur nga afër tërësinë territoriale dhe të drejtat për autonomi të Shqipërisë. Abdyl Frashëri, ishte promotori i projektit që miratoi Kuvendi i Dytë i Frashërit për të formuar qeverinë e përkohshme. Ai udhëhoqi gjithashtu Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës që u shpreh për krijimin e shtetit autonom shqiptar me anën e lëvizjes së armatosur.

Abdyl Frashëri, e mbrojti programin e Gjirokastrës në Kuvendin e Dytë të Dibrës ku udhëhoqi si gjithnjë krahun radikal të lëvizjes. Edhe pse programi i autonomisë nuk u pranua nga përfaqësuesit e rrymës së moderuar, ai kaloi në Kosovë dhe aty së bashku me bashkëluftëtarët e vet kosovarë, vuri në jetë vendimet e Gjirokastrës. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme që u formua në Prizren në fillim të vint 1881 dhe dha një kontribut të rëndësishëm né përgatitjet politike dhe ushtarake që u morën për mbrojtjen e autonomisë kundër ekspeditës ushtarake osmane.

Pas shtypjes së Lidhjes, u arrestua dhe u dënua me vdekje nga gjyqi special osman, por dënimi u kthye në burgim të përjetshëm. Megjithatë, pasi qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj, për arsye shëndetësore u lirua, por me kusht që të, hiqte dorë nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i sëmurë dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinë patriotike derisa vdiq në Stamboll më 23 tetor. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë më 1978.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 06, 2010 8:59 am

Adem Demaci

Adem Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Sot ai angazhohet për të drejtat e pakicave në Kosovë dhe respektohet shumë nga vendorët dhe të huajit. Ishte (2005-2007) kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Biografia

Adem Demaçi lindi, zyrtarisht, më 26 shkurt 1936, kurse, si mësojmë nga romani “Libër për Vet Mohimin”, që ka pjesërisht edhe karakter autobiografik, u lind, në të vërtetë, në kosimet e dyta, dikund në korrik 1935. Që nga lindja, me sa shihet, si çdo njeri të madh, do ta ndjekin vazhdimisht skajet e tipit shkurt-korrik. Se, derisa për njërën palë (Shqiptarët) do të jetë engjëlli mbrojtës i çështjes shqiptare, për palën tjetër (Serbët) do jetë satanai.

Nëse lufta për liri shënon shkallën më të lartë të emancipimit kulturor të individit dhe të popullit, atëherë mund të thuhet me gojën plot se Adem Demaçi është artikulimi më i kulluar dhe më i fushqishëm i aspiratave liridashëse të popullit tonë.

Adem Demaçi u rrit në një familje të varfër të Prishtinës. Babai, Zeqiri, i vdiq shumë herët nga tuberkulozi. Demaçi nuk i kishte mbushur as plot tetë vjet. Gjithë barra e familjes ra mbi të vëllanë e tij të madh, Maliqin, i cili, si gazetashitës, ia doli me shumë vështirësi të siguronte kashatën e gojës për familjen (tregimi “Një Natë Bajrami”). Por, pas pesë-gjashtë vjetësh i vdiq edhe i vëllai Maliqi po nga tuberkulozi. Atëherë, për t’i mbajtur në jetë dy fëmijët e mbetur, Ajshen dhe Ademin, nënë Nazifja iu qep vekut dhe duke endur pëlhura të ndryshme, arriti t’i ushqente disi fëmijët, madje edhe ta shkollonte Demaçin (tregimet “Vegjëtarja”, “Vegjëtarja në treg”). Demaçi do ta mbarojë shkollën fillore në Prishtinë më 1946, ku do ta kryejë edhe Gjimnazin real. Studimet në Degën e Letërsisë Botërore do t’i ndjekë plot pesë semestra në Universitetin e Beogradit, të cilat do të shtrëngohet t’i ndërprejë për shkak të sëmundjes së nënës. Ndaj, u kthye në Prishtinë dhe gjeti punë në veprimtarinë botuese të ndërmarrjes “Rilindja”. Burgosjes së Tij të parë, më 19 nëntor 1958, do t’i paraprijë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve në Turqi (“Kthimi”, “Mestani”), aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit. Do ta goditë sidomos burgosja e gazetarit të devotshëm Sedat Dida, e cila do të ngjallë frikë e panik në mesin e punëtorëve dhe gazetarëve të “Rilindjes”. Në procesin gjyqësor të marsit të vitit 1959 të Gjyqit të Qarkut të Prishtinës, Demaçi do të dalë hapur me kërkesën që pa bashkimin e Kosovës me Shqipëri, nuk do të ketë paqe në Ballkan. Për këto qëndrime të tij u dënua me 5 (pesë) vjet burg të rëndë. Gjyqi Suprem i Serbisë ia vërtetoi dënimin në 3 (tre vjet), të cilat i vuajti në kazamatin e Sremska Mitrovicës.

Pas lirimit nga burgu, nuk e linin të zinte punë, me qëllim që t’u kallnin edhe më shumë datën të tjerëve për pasojat që mund të kishin. Për më tepër, me ardhjen e Hrushçovit në Shkup, pas tërmetit, më 1963, e izoluan dhe e mbajtën në burg gjatë gjithë qëndrimit të tij në ish-Jugosllavi.

Megjithatë, në fillim të viteve ‘60 ishin formuar në disa qytete të Kosovës, si në Pejë, Gjakovë e gjetiu, organizata të ndryshme, që luftonin në mbrojtje të kauzës kombëtare. Duke parë disponimin e masës për t’iu kundërvënë terrorit dhe dhunës së shtetit totalitar, veçmas politikës së egër antishqiptare, Demaçi bëri çmos të formohej Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, si dhe hartoi (bashkë me Ramadan Shalën, tash të ndjerë) Statutin dhe Programin e Lëvizjes. Lëvizja formoi komitetet e saj në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan; ndërmori një varg aksionesh për ngritjen e flamujve kombëtarë, u përpoq të vinte kontakte me lëvizjet e ndryshme revolucionare dhe ta propagandonte sa më shumë çështjen e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Megjithatë, kjo LRBSH u zbulua mjaft herët dhe Demaçi si kryetari i saj u dënua me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të rëndë, të cilat në fillim i vuajti në Nish, e pastaj, për ta larguar sa më shumë nga familja, e dërguan në Pozharevc, ku në kohën e ish-Jugosllavisë kishin vuajtuar dënimet shumë atdhetarë shqiptarë, midis të cilëve edhe Azem Bejta. Po e theksojmë këtë fakt, sepse kjo mbase do të jetë arsyeja që Demaçi të shkruajë në shtator të vitit 1969 dramën e parë me titull “Popu” (shkurtim i fjalëve po-litika dhe pu-shka), dorëshkrimin e së cilës e nxori nga burgu Xhafer Mamuxhiku, kryerat i Komitetit të Prishtinës, në një arkë me dy kapakë.

Pas ndryshimeve dekorative politike në ish-Jugosllavi më 1966, dënimin ia zvogëluan në 10 (dhjetë) vjet, të cilat i vuajti ditë më ditë deri më 8 qershor 1974.

Për herë të tretë ra në burg më 6 tetor 1975 dhe në procesin e montuar politik u dënua përsëri me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të rëndë, vite këto të cilat do t’i vuajë në burgun famëkeq të Stara Gradishkës. Më 21 prill 1990, me urdhrin e Kryesisë shtetërore të ish-Jugosllavisë, lirohet pesë muaj e gjysmë para se ta kryente dënimin e plotë.

Janë proverbiale fjalët e tij pas daljes nga burgu: Që nga 21 prilli i këtij viti ndodhem në burgun më të madh në botë, që e njeh historia e njerëzimit - në burgun e Kosovës, ku më se dy milionë Shqiptarë nga regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist janë zhveshur nga të gjitha liritë dhe të drejtat më elementare njerëzore e kombëtare. Si luftëtarit më të paepur për lirinë e mendimit, si mbrojtësit më këmbëngulës të lirive dhe të drejtave të njeriut, Paralamenti Evropian, më 10 dhjetor 1991, i dha Çmimin Saharov. Të theksojmë se këtë çmim deri më tash e kishin marrë: Saharovi, emrin e të cilit e mban, Dubçeku, Nelson Mandela, Marçenko, Aung Sun, disa nga të cilët (Mandela, Aung Su) u bënë më vonë edhe fitues të çmimit Nobel.

Me këtë rast, në Parlamentin Evropian, Demaçi tha se duke më nderuar mua, keni nderuar popullin tim të shumëvuajtur, por gjithmonë liridashës, paqedashës e krenar.

Më 1993, Klubi i Rektorëve Universitarë në Madrid i dha Çmimin Special për Paqe, kundër racizmit, ksenofobisë, për qëndrim paqësor e tolerant dhe për përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të mbështetur në të drejtat e njeriut dhe në shumësi kulturore, që do t’u bënin të mundshme grupeve etnike të ish-Jugosllavisë të jetonin së bashku në paqe e harmoni… Dhe kjo ndodhi pikërisht në kohën, kur qarqet shoviniste serbe e akuzonin për luftënxitje?! Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan shkrimtarin Adem Demaçi për çmimin Nobel. Edhe në shtator u kandidua sërish për çmimin Nobel për Paqe, me ç’rast theksoi se ky është një nder për mua dhe një mirënjohje për popullin shqiptar.

Ndërkaq, më 14 dhjetor 1995 Adem Demaçit iu dorëzua Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Universitetit të Oslos. Demaçi, duke shprehur falënderimin për këtë çmim, tha: Këtë mirënjohje nuk e kuptoj vetëm si mirënjohje të punës dhe të luftës sime për të drejtat e popullit tim, por edhe si dëshirë të qeverisë e të intelegjencisë paqedashëse norvegjeze që t’i tërheqë vëmendjen opinionit të gjerë ndëkombëtar për problemin e Kosovës.

Veprat letrare

1. “Gjarpinjtë e gjakut” (roman), Jeta e Re, 1958.
2. “Gjarpinjtë e gjakut dhe novela të tjera” (zgjedhje), Nju-Jork, 1983.
1. “Gjarpinjtë e gjakut” (ribotim), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1984.
2. “Gjarpinjtë e gjakut” (ribotim), “Lumi”, Lubjanë, 1984.
3. “Gjarpinjtë e gjakut” (ribotim i kthyer në gjuhën letrare), “Buzuku”, Prishtinë, 1990.
3. “Kur Zoti harron” (vëllim me tregime), Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1990.
4. “Libër për Vet Mohimin” (roman), botoi autori, Prishtinë, 1994.
1. “Libër për Vet Mohimin” (ribotim), Rotanor Boksproduksjon AS, Skien Norway, 1994.
5. “La metamorfosi di Vet Mohim” (përkthyer nga Nermin Vlora Falaski), Romë, 1995.
6. “Tung, vargu im”, “Rilindaj”, Prishtinë, 2002.
7. “Heli dhe Mimoza”, botoi autori, Prishtinë, 2006.
8. “Dashuria kuantike e Filanit”, “Infopress” & “Buzuku”, Prishtinë, 2007.
9. “Alb Prometeu”, QNK “Arbnori”, Tiranë, 2008.

Librat me intervista

1. “Kosova flet vetë” (intervistoi M. Emërllahu), “Zëri i Rinisë”, Prishtinë, 1990.
2. “Njëzet e tetë vjet - as i gjallë, as i vdekur” (intevistoi M. Hanzhek), “Lumi”, Lubjanë, 1990.
3. “Republika e Kosovës është shpallur në zemrën e popullit tim” (vëllim me intervista), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1990.
4. “Dhjetë mijë ditë robëri” (intervistoi F. Radonçiq), Danas, Zagreb, 1990.
5. “Kosova në udhëkryq”, “Albanian Esperanto-Institut”, Tiranë, 2005

Shënim: Libri i tregimeve “Kur Zoti harron” ishte gati që më 1958, por botohet pas plot 32 vjetësh. Në atë kohë botohen edhe dy fragmente: “Maliqi” dhe “S’ka paqe ndër kasolle” të romanit “S’ka paqe ndër kasolle”, të cilin ia konfiksoi dhe nuk ia ktheu kurrë më policia. Më 1969 autori shkruan dramën, si e përmendëm edhe më lart, “Popu”, e cila edhe sot e kësaj dite ngeli në dorëshkrim.[2]

Për veprën letrare të Demaçit kanë shkruar: Hasan Mekuli, Nermin Vlora Falaski, Rexhep Qosja, Sadri Fetiu, Sefedin Fetiu, Agim Vinca, Arben Hoxha, Teki Dërvishi, Rexhep M. Shala, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Shkëlzen Maliqi, Kadrush Radogoshi, Sabile Keçmezi-Basha, Abdullah Konushevci etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 13, 2010 9:26 am

Afrim Krasniqi (1972) politolog. Është diplomuar në fakultetin Histori – Filologji, Universiteti i Tiranës (1994). Ka kryer studimet pasuniversitare në Gjermani dhe ka mbrojtur titullin Master në Universitetin Evropian Viadrina, Frankfurt (Oder), Gjermani (2003).

Gjatë viteve 1991-1994 dhe 2000-2002 ka ushtruar profesionin e redakorit dhe komentatorit politik në disa nga gazetat më të njohura në Shqipëri. Për një periudhë të shkurtër ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më pas është angazhuar në politikë, fillimisht si kryetar i FRPD-së (1994-1998) dhe më pas deputet në Kuvendin e Shqipërisë (1996-1997). Që nga muaji tetor 2002 bëri pjesë në stafin e këshilltarëve politike të Presidentit të Republikës.

Është autor i një numri studimesh për revista politike dhe institute shqiptare e ndërkombëtare.

Aktualisht, nga vera e vitit 2007, ai mban postin e Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Shendetesise.

Libra të botuar
* Rënia e demokracisë. Tiranë 1998, 313 Faqe.
* Fundi i Siberisë Shqiptare. Tiranë 1999, 332 Faqe.
* Shoqëria civile në Shqipëri. Tiranë 2004, 160 Faqe.
* Partitë Politikë në Shqipëri. Tiranë 2006, 386 Faqe.
* Partitë Politike dhe Sistemet Politike, Tirane 2008, 430 faqe.
* (Mbi)pushteti i Partive Politikë në Shqipëri, Tirane 2008, 240 faqe.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 13, 2010 9:27 am

Agim Çeku, lindi në Pejë më 29 tetor 1960, është ushtarak, politikanë shqiptarë nga Kosova. Ishte kryeministër i qeverisë së Kosovës.

Gjeneral (aktiv) i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës, dhe me përfundimin e luftës mori drejtimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, po ashtu si gjeneral.

Karriera ushtarake
Ai kreu dy vite të akademisë ushtarake në Beograd dhe dy të tjera në Zarë të Kroacisë ku i’u bashkëngjit Armatës Popullore të Jugosllavisë. Kur filloi lufta në ish-Jugosllavi në tetor 1991, ai i’u përgjigj kushtrimit të gardës kombëtare të Kroacisë dhe fitoi komandën e njësive artilerike në Zarë, dhe pastaj u bë zëvendës-komandant i divizionit luftarak. Në shkurt 1992 i u besua komanda e divizionit luftarak Masleniçko (Masleničko), e pastaj komanda e divizionit anti-tankist e garnizonit në Gospiç (Gospić) në ushtrin Kroate.

Çeku morri pjesë aktive në luftën që pasoi me Republikën Serbe të Krajinës e cila kërkonte ndarjen nga Kroacia. Në shtator 1993 gjatë luftimeve në Medak, Qitluk (Čitluk) dhe (Počitelj), si pjesë e Operacionit “Toka e Zjarrtë”, Çeku u plagos. Aty ai e fitoi gradën gjeneral dhe pastaj mori pjesë në stërvitjen që instruktorët e ushtrisë amerikane u ofruan oficerëve dhe ushtarëve kroatë. Gjatë dy viteve në vazhdim ai ndihmoi në freskimin e doktrinës dhe taktikave të ushtrisë kroate, duke planifikuar Operacionin Stuhia më 1995 i cili i dha fund luftës në Kroaci. Ai u dekorua nëntë herë nga kryetari kroat Franjo Tugjman duke arritur gradën gjeneral brigade.

Ardhja në UÇK
Çeku vendosi kontakte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës rreth mesit të viteve ‘90. Ai dha dorëheqjen nga posti ne ushtrinë kroate në shkurt 1999. Pas dështimeve fillestare të UÇK-së, në 14 maj 1999 Çeku emërohet komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke zëvendësuar Sulejman Selimin – Sulltanin. Ai menjëherë filloi riorganizimin e UÇK-së dhe vendosjen e një strukturë të re ushtarake. Në ditët përmbyllëse të Luftës së Kosovës, UÇK-ja filloi t’i ofrojë NATO-s informata të rregullta si dhe të sulmojë forcat serbe për t’i vënë në pahë të avionëve të NATO-s. Sipas raporteve në atë kohë, Çeku ishte ndërmjetësi kryesor mes NATO-s dhe UÇK-së.
Agim Çeku dhe Uesli Klark inspektojnë gardën e TMK-së

Me përfundimin e luftës në qershor 1999, Çeku mbikëqyri çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Si komandant i përgjithshëm i TMK-së, Çeku mbajti gradën gjeneral-leftnant. Serbia ende mban një fletë-arrest ndërkombëtar ndaj tij që nga luftimet në Krajinë që ka çuar deri te arrestimet e përkohëshme në tetor 2003 në Lubjanë dhe në shkurt 2004 në Budapest. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi ka bërë të ditur se ai nuk kërkohet për krime lufte.

Çeku është i martuar me një grua kroate dhe ka dy djem e një vajzë që jetojnë në Kosovë.

Emërimi kryeministër
Më 2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi dhe pastaj kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu e emeroi Agim Çekun për kryeministër të katërt të Kosovës së pasluftës. Kuvendi i Kosovës e aprovoi atë kryeministër më 10 mars të vitit 2006. Post që e mbajti deri më datën 9 janar 2008.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 13, 2010 9:28 am

Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe.

Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit e dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare.

Jeton dhe punon në Prishtinë.

Tituj të veprave
* Feniksi (poezi, 1972)
* Bregu i mallit (poezi, 1975)
* Në vend të biografisë (poezi, 1977)
* Aspekte të kritikës sonë (studim, 1977)
* Qasje (kritikë, 1980)
* Buzëdrinas (poezi, 1981)
* Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe (1945-1980) (monografi historiko-letrare, 1985)
* Iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (antologji, Sarajevë, 1985)
* Arna dhe ëndrra (poezi, 1987)
* Orët e poezisë (kritikë letrare, 1990)
* Populli i pandalur (publicistikë, 1992)
* Alternativa letrare shqiptare (kritikë letrare, 1995)
* Kohë e keqe për lirikën (poezi, 1997)
* Shqiptarët mes mitit dhe realitetit (publicistikë, 1997)
* Dri’ (poezi, përzgjedhje, Tiranë, 1999)
* Sonet i vetmuar (poezi të vjetra dhe të reja, 2001)
* Kurs i teorive letrare. Prej antikës deri te postmodernizmi (libër teorik, 2002)
* Panteoni i ideve letrare (libër teorik, 2003)
* Fije të pakëputura (sprova letrare dhe kulturore, 2004)
* Kënga e hapur (antologji e komentuar, 2005)
* Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 13, 2010 9:28 am

Ahmet Bej Zogu, mbreti Zog (8 Tetor 1895 - 9 Prill 1961), ishte një politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm, 30. 1. 1920 – 14. 11. 1920, kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbreti i parë i Shqipërisë nga 1928 deri më 1939.

Jeta
Ahmet Bej Zogu (Zogolli) lindi në Burgajet, Shqipëri. Prindërit e tij ishin Xhemal Pasha Zogu dhe Sadije Toptani.Shqipëria u bë Mbretëri së bashku me Zogun I mbret. Mbreti Zog kishte marredhenie shume te mira me Jugosllavine deri sa rimori pushtetin ne dhjetor 1924. Pastaj ai largohet nga Jugosllavia dhe i drejtohet Italise, qe ne kete kohe ishte me nje qeveri me mbizoterim fashist. Ndermjetesi i ketyre marredhenieve ishte Konti Ciano, qe ishte gjithahtu dhendri i Bennito Musolinit. Ai filloi te vinte shpesh ne Shqiperi dhe filloi ta dashuronte ate. Keshtu fillon qe t’i kerkoje Musolinit pushtimin e ketij vendi(pas vitit 1925). Qe ne kete moment fillon te plotesohet marrja e ketij vendi juridikisht. Ne 1925 nenshkruhen 2 pakte per krijimin e nje banke me kapital kryesisht me kapital italian. Po kete vit ai i jep Shen Naumin Jugosllavise ne shenje falenderimi per ndihmen per ta risjelle ne pushtet. Ne 27 nentor 1926 nenshkruhet pakti i pare i Tiranes dhe nje vit me vone, ne 22 nentor 1927 nenshkruhet edhe pakti i dyte. Fale ketyre pakteve Italia rriste shume ndikimin e saj ne Shqiperi. Mund te hynte me forca te armatosura per zgjidhjen e konflikteve brenda vendit. Me 1 shtator 1928, krijohet monarkia shqiptare me Ahmet Zogun mbret. Ne dhjetor te po ketij viti miratohet Statuti Themeltar i Monarkise, e cila e shpallte Shqiperine:”Monarki parlamentare, demokratike dhe te trashegueshme.”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 13, 2010 9:29 am

Aleks Buda lindi në Elbasan (Shqipëri) në vitin 1911 dhe vdiq në Tiranë në 1993. Është shkolluar në Itali dhe Austri. Krijoi Akademine e Shkencave te Shqiperise dhe njekohesisht u zgjodh kryetari i pare i saj ne 1972.

Pasi kryen studimet e mesme dhe të larta në Vienë për letërsi, ai fiton titullin profesor dhe bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe kryetar i saj që nga krijimi e deri në fund të jetës së tij. Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare. Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I” dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të “Skënderbeut” për entrogjenezën e popullit shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 13, 2010 9:29 am

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro - Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor shqiptar.

Jeta
Moisiu u lind Kavajë. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku ai me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë si dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).

Citate
* “Zëri dhe gjestet e Moisiut na prezantuan deri tani me diçka të paparë në skenën evropiane.” - Franz Kafka
* “Hamlet është shkruajtur për Moisiun, dhe Moisiu ishte lindur unik për të interpretuar Princin e Danimarkës.” - Max Brod
* “Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtet qe kërkoja.” - Max Reinhard

Filmografia
* “Das Schwarze Los”, 1913
* “Die Augen des Ole Brandis”, 1913
* “Kulissenzauber”, 1915
* “Sein einziger Sohn”, 1915
* “Pique Dame”, 1918, me Johanna Terwin
* “Der Ring der drei Wünsche”, 1918
* “Erborgtes Glück”, 1919, me Käthe Dorsch
* “Der Junge Goethe”, 1919, me Käthe Dorsch
* “Zwischen Tod und Leben”, 1919, me Maria Zelenka
* “Figaros Hochzeit”, 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schwarz, Gertrude Welcker
* “Die Nacht der Königin Isabeau”, 1920, mit Fritz Kortner,
* “Kean”, 1921, Kean, me Camilla Horn
* “Die Königsloge”, 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn
* “Lorenzo de Medici”, 1935

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 13, 2010 9:30 am

Aleksi Andrea (Durrsaku, 1425-1505) lindi në Durrës, ishte veprues i zellshëm në disa lëmi të arkitekturës, njëherit ishte piktor dhe skulptorë që la gjurmë në kohën e rilindjes dalmatine. Karakteristikë e Aleksi Andreas ishte që në punimet e tija, shënonte mbishkrimin në të cilin shkruhej origjina e tij.

Që në rini shkoi në Split të Dalmacisë dhe aty studioi pran skulptorit Mark Troja.

Është autor i statujave të lozhës së tregtareve në Ankonë të Italisë, i 1454 afreskeve në një kishe të ishullit Arabe të Dalmacisë. Kryevepra e tij mbahet Pagëzimorja e Trogirit.

Veprat
Skulpturë
* Statujat e lozhës së tregtarëve - Ankonë, Itali
* 1454 afresket - një kishe në ishullin Arabe, Dalmaci.
* Pagëzimorja e Trogirit

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare EmptySat Nov 13, 2010 9:30 am

Alfred Spiro Moisiu lindi më 1 dhjetor 1929 në Shkodër si biri i Spiro Moisiut dhe ishte President i Republikës së Shqipërisë që nga 24 qershori i vitit 2002 deri më 24 korrik të vitit 2007.

President i Shqipërisë
Moisiu u zgjodh president i Shqipërisë nga parlamenti më 24 qershor të vitit 2002 dhe e mori detyrën më 24 korrik 2002 duke zëvendësuar presidentin paraardhës Rexhep Meidani. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007

Edukimi dhe kualifikimi
* 1941-1945 Studime në gjimnazin e Tiranës.
* 1946-1948 Shkolla e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg, Rusi.
* 1952 - 1958 Akademia e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë. Laureuar me Medalje të Artë.
* 1967 -1968 Kursi i Lartë i Shtabit i Përgjithshëm. Akademia e Mbrojtjes në Tiranë.
* 1995 Kursi për Personalitete të Larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s, Romë

Karriera profesionale
* 1943-1945 Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste NÇL.
* 1948-1949 Komandant toge në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë
* 1949-1951 Instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.
* 1958-1966 Në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.
* 1966-1971 Komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë.
* 1971-1981 Drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit ne Ministrinë e Mbrojtjes.
* 1981-1982 Zëvendësministër i Mbrojtjes, deri në Tetor 1982.
* 1982-1984 Komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel.
* 1985-1991 Pension
* 1991-1992 Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike.
* 1992-1994 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.
* 1994-1997 Zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes.
* 1994 President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.
* 24 qershor, 2002 President i Republikës së Shqipërisë.

Aktivitete
* 1994 Organizator dhe drejtues i shtatë konferencave ndërkombëtare për Problemet e Paqes dhe të Sigurisë (Shoqata Shqiptare e Atlantikut).
* 1998-2002 Organizator dhe drejtues i tre konferencave kombëtare për Problemin e Grumbullimit të Armëve.
* 2002 Organizator dhe drejtues i Konferencës Rajonale për Problemet e Kontrollit të Armatimit dhe Sigurisë Njerëzore.
* 2002 Propozohet për t’u zgjedhur Zv/President i Shoqatave të Atlantikut, organizatë ndërkombëtare ku bëjnë pjesë Shoqatat Kombëtare Atlantike të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve anëtare të PFP-s.
* 2002 Zgjedhur anëtar i Komitetit të Patronëve të ATA-së
* 2001 – 2002 Prezanton në Bruksel, Zagreb dhe në Bukuresht projektin “Integrimi i 6000 Ushtarakëve në Lirim në Ekonominë e Tregut”, përfshirë në agjendën e Paktit të Stabilitetit

Veprat
Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.

Tituj shkencore

* 1979 Doktor i Shkencave Ushtarake

Dekorata dhe medalje

* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
* Medalja “Shërbime Ushtarake”
* Urdhri “Ylli i Kuq”
* Urdhri i Skënderbeut, Klasi III
* Urdhri “Shërbime Ushtarake”
* Medalja e Çlirimit
* Urdhri i Skënderbeut, Klasi II
* Medalja e 10-vjetorit të Ushtrisë
* Qytetar Nderi i Bajram Currit
* Qytetar Nderi i Barit (Itali)
* Urdhri i Shën Mikelit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)
* Urdhri i Shën Gjergjit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




 Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare    Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Biografi të matematikanëve të shquar
» Formimi i Kombesise Shqiptare
» Arti dhe Kultura shqiptare!
» Trashegimia Kulturore Shqiptare
» Fakte të reja për monarkinë Shqiptare
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum