www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Nora Istrefi: Nuk e kuptoj këtë fushatë shpifjesh kundër meje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Nora Istrefi: Nuk e kuptoj këtë fushatë shpifjesh kundër meje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nora Istrefi: Nuk e kuptoj këtë fushatë shpifjesh kundër meje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Nora Istrefi: Nuk e kuptoj këtë fushatë shpifjesh kundër meje Empty
MesazhTitulli: Nora Istrefi: Nuk e kuptoj këtë fushatë shpifjesh kundër meje   Nora Istrefi: Nuk e kuptoj këtë fushatë shpifjesh kundër meje EmptyMon Nov 08, 2010 6:03 pm

Nora Istrefi: Nuk e kuptoj këtë fushatë shpifjesh kundër meje Nora-istrefi-010



“Në profesionin tim xhelozia dhe inati janë të pashmangshme”

E bukur, me një fizik të mahnitshëm dhe jashtëzakonisht e talentuar, këngëtarja Nora Istrefi përveç admirimit që ka nga fansat e saj, si duket tek dikush ka ngjallur edhe xhelozi e inate për këto tipare që i posedon. Në ketë intervistë ajo flet për pjesmarrjen në “Këngën Magjike”, propagandën që po bëhët kundër saj me anë të një grupi në Facebook dhe planet per të ardhmen .

Nga Fjolla Sinani

Nora, jeni pjesë e festivalit “Kënga magjike” , e kujt ishte idea për bashkëpunim?

Idea ishte e Lindës. Ajo bëri tekstin e këngës dhe më ftoi në këtë bashkëpunim. Kënga më pëlqeu jashtëzakonisht shumë dhe vendosa që së bashku me Lindën e Big D të jemi pjesë e festivalit.

Pretendoni çmim?

E rëndësishme është të pëlqehet kënga dhe të dëgjohet. Sigurisht ky do të ishte suksesi më i madh, por përderisa kemi konkuruar, pse jo edhe çmim.

I frigoheni konkurencës?

Jo aspak, secila këngë është e veçantë në stilin e vet edhe këngëtaret po ashtu, unë u uroj suksese të gjithëve..

Nora, ka disa jave që disa foto të publikuara në një grup në “facebook” ju akuzojnë për kopje të imazhit të disa kengëtareve me famë botërore, cili është komenti juaj?

Po, e kam parë grupin, por në qoftese ngjyrat kanë qëlluar të jenë të njëjta unë nuk do ta quaja kopje, sepse nuk mund të dalim jashtë atyre ngjyrave që janë të njohura. Unë sigurisht që nuk mund të shpik diçka të re, kurse sa i përket modeleve, po t’i shikoni me kujdes e vëreni që nuk kanë ngjashmëri me njëra tjetrën..

Ju jeni inspiruar nga veshjet e tyre, apo thjesht është një koinçidencë?

Të them të drejtën asnjëra nga këto. Une veshjet e mia ose i kam të dizenjuara nga kreatorë me emër në fushën e modës ose të blera dhe nuk do ta quaja konçidencë përderisa nuk kam veshur të njëjtat rroba si ato…

Ku i bleni veshjet zakonisht?

Profesioni im si këngëtare më mundëson edhe të udhëtoj shpesh në Europë. Dhe sigurisht që e shfrytëzoj rastin për blerje.. Në Kosovë është mungesë e zgjedhjes në veshje, kurse unë jam një tip që i kushtoj një kujdes jashtëzakonisht të madh veshjes dhe paraqitjeve të mia skenike, prandaj synoj të dukem e veçantë në paraqitjet e mia dhe në hap me modën ..

A keni dijeni kush qëndron prapa kësaj propagande që po bëhet kundër jush?

Jo dhe me thënë të drejtën as që më intereson ta di kush është.. Në profesionin tim ndodhin gjëra të tilla. Xhelozia dhe inati janë të pashmangshme. Por shihet që personi në fjalë ka shumë kohë të merret me mua përderisa ka qenë në gjendje të mbledhë gjithë ato fotografi.. Sigurisht që ka njerëz të tillë që tentojnë të prishin imazhin e dikujt, por unë do të përdorja një shprehje për këte gjë.. “Any publicity is a good publicity”

A mendoni se kjo propagandë e dëmton imazhin tuaj?

Absolutisht jo. Ato nuk e dinë që vetëm i kontribuojnë ngritjes së imazhit tim, kështu që le të vazhdojnë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Nora Istrefi: Nuk e kuptoj këtë fushatë shpifjesh kundër meje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Nora Istrefi përdor drogë?
» Nora Istrefi: Mirëkuptojmë njëri-tjetrin
» Rikthehet Nora Istrefi, tenton të eksperimentojë me look-un e saj
» Nora Istrefi bën “bum” me videoklipin e ri ! [OFFICIAL VIDEO]
» Nora Istrefi dhe Linda Halimi perjashtohen nga “Kënga Magjike 2010”
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum