www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Google dhe shpikja e fundit “Instant Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Google dhe shpikja e fundit “Instant Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Google dhe shpikja e fundit “Instant

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Google dhe shpikja e fundit “Instant Empty
MesazhTitulli: Google dhe shpikja e fundit “Instant   Google dhe shpikja e fundit “Instant EmptyFri Nov 12, 2010 9:28 am

Mesatarisht, një kërkim në ““Google”” zgjat 24 sekonda. Për të mos folur për përpunimin e të dhënave dhe dhënien e përgjigjeve që bëhen me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, madje me shpejtësinë e mendimit. Pikërisht shpejtësia, madje fraksionet e sekondës janë ato për të cilat luftohet aktualisht mes motorëve më të mëdhenj të kërkimit në botë nga “Google”, “Yahoo”, apo “Bing”. Objektivi është gjithmonë shkurtimi i kohës për të marrë përgjigjen e dëshiruar dhe mënyra më e mirë e përzgjedhjes së këtyre përgjigjeve që t’u afrohet sa më shumë kërkesave të kërkuesve, pra klientëve.

Kërkimi online është diçka mes artit dhe shkencës për vetë natyrën tranzitore. Ky është mendimi i Brin, një nga dy djemtë që themeluan “Google” së bashku me Larry Page. Ai pas masterit në matematikë i braktisi studimet për doktoraturë për të themeluar “Google” dhe sot në moshën 37-vjeçare ka një pasuri e cila vlerësohet 18 miliardë dollarë duke qenë kështu një nga njerëzit më të pasur të planetit. Ai është në krye të një kompanie që çdo vit bën rreth 500 shpikje të vogla dhe të mëdha dhe që ka një vlerë tregu prej 200 miliardë dollarësh. Përveç faktit se është siç thamë më sipër motori i parë në planet me një cilësi të lartë, “Google” është edhe një nga mbledhësit më të mëdhenj të reklamave online.

Duket se ju të “Google”-it jeni të gjithë të fiksuar me shpejtësinë e kryerjes së operacioneve tuaja, pra për shpikjen e softuerëve të cilët reduktojnë ndjeshëm kohën e kërkimit të një materiali, apo të një fjale. Mendoni se koha, pra shpejtësia në këtë rast është kaq e rëndësishme?

Objektivi ynë është që të transformojmë “Google” në një motor me të vërtetë të shpejtë që tua kalojë të gjithë të tjerëve, sepse vetëm kështu do t’u shpërbejë më mirë atyre që e përdorin. Për sa i përket kohës, ajo është gjëja më e çmuar që kemi dhe reduktimi i saj është objektivi ynë së bashku me cilësinë dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve të ofruara. Jemi të bindur që në një të ardhme shumë të afërt do të mundemi që ta reduktojmë edhe më dhe të arrijmë një objektiv shumë të kënaqshëm kohor për të gjithë.

Me funksionin tuaj të ri “Instant” rezultatet e kërkimit shfaqen që në momentin që shkruhen germat e fjalës që kërkohet dhe në fund të shkrimit rezultatet kanë dalë tashmë. Nuk është e mjaftueshme një gjë e tillë?

Jo. Idealja do të ishte ajo e daljes së të gjitha rezultateve që në germën e parë që shtypet në kompjuter dhe pikërisht ky është edhe objektivi ynë,. Është në njëfarë mënyre si të hysh në trurin e njeriut dhe t’ia marrësh në fluturim mendimin dhe ndërkohë t’i japësh në një kohë po aq të shkurtër edhe rezultatin e kërkimit të tij. Duam që të kuptojmë se si mendon klienti ynë, sa shpejt, çfarë ka në mendje, cilat janë preferencat e tij, çfarë i pëlqen, cilat janë interesat e tij. Në këtë mënyrë optimizojmë dhe personalizojmë rezultatet duke reduktuar të gjitha kohët shtesë dhe të kota.

Sot nëse shikojmë në rrjet dhe shtypim germën “A” fjala e parë që na del është ajo “Amazon” …

Është termi që fillon me germën “A” më i kërkuar në internet. Por me kalimin e kohës çdo kërkim personalizohet dhe ne përpiqemi që të njohim shijet dhe gustot e përdoruesit në mënyrë specifike. Kjo bën që nëse fillimisht; për të gjithë del “Amazon” për të tjerë me kalimin e kohës të dalin fjalët e tyre të preferuara dhe më të përdorura.

Po, por kjo është në njëfarë mënyre edhe mbledhja e informacionit për individët, pra e preferencave të tyre, e fjalëve më të përditshme, e pjesëve të jetës së tyre. A nuk ju duket një gjë e tillë shkelja e privacisë?

Për ne privacia e përdoruesve të motorit tonë të kërkimit është një nga gjërat më serioze dhe më të çmuara që kemi. Të ruajmë besimin është një nga gjërat më të rëndësishme dhe te të cilat punojmë më shumë. Çelësi i suksesit tonë qëndron pikërisht te besimi që përdoruesit kanë te ne, te siguria e tyre se ne nuk do t’i tradhtojmë dhe nuk do t’ua përdorim të dhënat. Jam i sigurt se siç kemi bërë deri më tani do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, pra në këtë linjë besimi. Dhe kjo jo vetëm për sa i përket motorit të kërkimit, por edhe e-mail-it.

Nëse do ta kategorizonit shërbimin tuaj të ri “Instant” nga këndvështrimi i novacionit që ai përbën, si do ta përcaktonit?

Për mua ai ndryshon linjën e kërkimeve online dhe jo vetëm për sa i përket të qenët shumë intuitive, por mbi të gjitha për potencën që ka. Mos harroni që tani të kërkosh sjell rezultate shumë të shpejta që me shtypjen e germës së parë, diçka që nuk mund të imagjinohej më parë dhe ky është një shkurtim shumë i madh kohe. Për ne “Instant” është ndër shpikjet më të fuqishme dhe më të dobishme që kemi bërë që nga themelimi i motorit tonë të kërkimit.

Vijmë te lajmi dhe kriza e gazetave të shkruara. “Google” cilësohet një nga “vrasësit” e mediave të printuara, por nga ana tjetër ka shumë nga ata që e shohin si shpëtimtarin e mediave…

Ekzistenca e një shtypi që bëhet mirë dhe që gëzon reputacion në të gjithë botën është në radhë të parë në interes të vetë botës. Ne sigurisht që mund të kontribuojmë në këtë drejtim, por nuk mund të zgjidhim një problem kaq të madh dhe mbi të gjitha nuk mund ta bëjmë të vetëm.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Google dhe shpikja e fundit “Instant

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Edicioni i fundit i VW Beetle
» Fjalet e fundit te botes
» Poni me "një fjalë të fundit"
» Moda e fundit në Hollywood
» Moda e fundit e kepuceve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Teknologji-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum