www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Te jetosh bashke Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Te jetosh bashke Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Te jetosh bashke

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Te jetosh bashke Empty
MesazhTitulli: Te jetosh bashke   Te jetosh bashke EmptySat Nov 13, 2010 9:25 am

Generation rent”. E quajnë kështu: brezi i qirasë që vendos të bashkëjetojë në të njëjtën shtëpi me miq apo të panjohur jo vetëm për të ndarë shpenzimet. Është kjo tendenca e shekullit të ri, zgjedhja që i bashkon të gjithë dhe nga e cila përfitojnë të gjithë. Historitë e atyre që jetojnë me qira shtohen dita-ditës sepse një shtëpi, për të rinjtë e sotëm është vërtet një ëndërr. Një apartament me qira, duke parë çmimet në treg mund të jetë i papërballueshëm edhe për një çift. E kështu bashkëjetesa bëhet gjithmonë e më shumë përgjigjja e kësaj pyetjeje, e vetmja rrugëdalje për të mos qëndruar në shtëpi me prindërit. Por jo vetëm kaq. Për më tepër të jep mundësi të jetosh në shtëpi të bukura dhe shoqëri të mirë. Kështu shkruhet edhe nëpër gazeta ku lajmërimet për të ndarë së bashku shtëpinë janë të shumta: “Kërkoj të ndaj shtëpinë me dy persona, të shoqërueshëm dhe të sjellshëm”. Shtëpi të përbashkëta me miqtë, jo vetëm kur je student, por edhe kur ke një punë dhe i ke kaluar të 30-at. Gjithmonë e më shumë të rriturit e sotëm po jetojnë si miqtë në serialin e famshëm “Friends”. Në shumë vende të Europës në tre vitet e fundit, numri i 35-vjeçarëve që bashkëjetojnë është dyfishuar. Paolo, një bankier në Paris, paguan 400 euro për një dhomë, ndërsa shtëpinë e ndan me një konsulent për energjinë alternative, kurse Maria, 39 vjeçe, kërkon një shoqe dhome për të ndarë shpenzimet dhe për të pasur shoqëri të mirë. Një fenomen gjithmonë e në rritje jo vetëm për motive ekonomike, shpjegon sociologu Vanni Codeluppi, docent në Universitetin e Modenas në Rexhio Emilia: “Fëmijët e viteve ‘80, të përkëdhelur nga prindërit dhe me një ide të fortë për bashkëpunim, kërkojnë të largohen nga familja, por me kushtin që të kenë mbrojtjen e grupit, një çerdhe për të ndarë problemet dhe përgjegjësitë”. Në botë, po lulëzojnë gjithmonë e më shumë faqet e internetit që u kushtohen lajmërimeve të tilla. “Okroommate” është një sajt që ofron dhoma me qira në 5000 qytete të 50 vendeve. Ndërkaq anglezja “Easyroommate” tregon se janë rreth 2,700,000 të rinj në Britaninë e Madhe që ndajnë bashkë banesën, detyrat dhe radhën për të bërë punët e shtëpisë. Në Francë sajti “Colocation” i krijuar dhjetë vjet më parë të ofron lloj-lloj mundësish për ta zgjedhur ashtu siç duhet shokun e dhomës. Aty mund të gjesh, sipas preferencave të tua, moshën dhe seksin, nëse shoku është duhanpirës apo jo dhe shumë detaje të tjera për njeriun me të cilin do vendosësh të ndash jetesën. Edhe Italia nuk ngelet pas. Bashkëjetesa mes miqve apo personave që nuk njihen fare e që e gjejnë njëri-tjetrin përmes internetit apo lajmërimeve në gazetë është diçka fare e zakonshme. Për të mos u lodhur shumë mjafton të navigosh në faqet e internetit “easystnza.it” apo coinquilini.it (me më shumë se 120 mijë të regjistruar) “affittostanza.it”, për të fotografuar një vend ku nuk janë më vetëm studentët ata që kërkojnë një shok për të ndarë shpenzimet e një shtëpie me qira. Shifrat e konfirmojnë plotësisht. Nëse në vitin 2007, 38 për qind e atyre që donin një banesë të përbashkët përbëhej nga profesionistë, tanimë nëpunësit përbëjnë mazhorancën e tregut: 52 për qind. Edhe mosha është rritur në mënyrë befasuese: personat 35-vjeçarë përfaqësonin 3 vjet më parë 8 për qind të atyre që jetonin me qira, ndërsa tani kjo shifër ka shkuar në 15.3 për qind. Ja se çfarë tregon Roko, që e ndan shtëpinë me “vëllezërit” e tij. Ata në shtëpi janë tetë 30- vjeçarë që vijnë nga vende të ndryshme të Francës. Tashmë pas tre vitesh bashkëjetese janë bërë të gjithë miq me njëri-tjetrin. Histori dhe punë të ndryshme, nga kameraman te baby sitteri, nga informaticieni tek aktori. Janë sistemuar nga dy për dhomë, të cilën e paguajnë nga 300 deri në 500 euro në muaj, në varësi të madhësisë në një apartament në veri të Parisit. “Kemi një sallon të madh, një kuzhinë të bukur, dy tualete, hapësira dhe mundësi të mëdha nëse mendojmë shpenzimet tona”. Ndonjë vështirësi në këto tre vjet ka pasur në organizimin e punëve të shtëpisë, por eksperienca është pozitive, përfshi këtu mbrëmjet e këndshme së bashku, mes takimeve të reja dhe privatësisë. Të fejuarat apo të dashurat janë dakord. Në pritje të një shtëpie vetëm për të dy, tani mënyra më e mirë është jetesa e përbashkët. Pierre, 43 vjeç, me profesion grafist, që prej dhjetë jetësh jeton në një apartament me qira. “I kam ndarë shpenzimet e shtëpisë në këto vite me shtatë shokë, përfshi edhe të fejuarën time. Shokët vijnë e ikin, por unë që këtu nuk lëviz”, tregon ai.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Te jetosh bashke

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 10 Ore Gjume Ne Dite Mund Te Ndihmojne Te Jetosh 100
» Grupi “TDS” sërish bashkë
» Motrat Ismajli bëhen bashkë
» Naim & Mihrija: Dashuria që ndajmë bashkë
» Manekinia paguan djemtë për ta përcjellë bashkë kampionatin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum