www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Empty
MesazhTitulli: <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>   <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> EmptyMon Nov 15, 2010 12:43 am

[/


Edituar për herë të fundit nga Medina në Mon Nov 15, 2010 1:21 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Empty
MesazhTitulli: Re: <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>   <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> EmptyMon Nov 15, 2010 12:59 am

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Klina

Klina


Historia


Në shek. e parë të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjëndej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç'kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit Dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, e cila dyndje në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin Bizantino-Grek. Pas krishterizmit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë. Profirogoniti në traktin e tij të njohur "Shënime për popujt" shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku - "Desstinik". Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Ç'prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare.Popullësia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.

Klina identifikohet si vendbanim i hershëm Ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150

(në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo date si dhe Ujvara e Mirushës u bënë edhe simbol i amblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina.Banorët e këtyre viseve nuk pushuan se luftuari për liri deri në ditët e sotme.

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> 19446290634594165290595

Projekt i filluar (2009-2010) Objekti i ri i komunës(White House) qe do te jete komuna me e bukur ne Ballkan!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Empty
MesazhTitulli: Re: <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>   <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> EmptyMon Nov 15, 2010 1:04 am

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> 30253015295a26884195b



Peja

Zhvillimi urban i Pejës, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, duke filluar nga kohët më të hershme gjë që dëshmohet nga trajtat e thirrjeve. Në literaturën e deritanishme, në lidhje me emërtimin e Pejës ekzistonin disa periudha të emërtimeve; ajo antike dhe ajo e mëvonshme.

Emërtimin “Siparantum” e gjejmë të Ptolemeu (87-150), në veprën e tij “Gheographia”, që mbështesin edhe shumë historian, arkeolog, gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike ishte në rang të “Muniupiumit” (qytetit), për ndryshe lokaliteti i dytë me rendësi në territorin e Kosovës, pas Ulpianës. Procopi historian bizantin me (565), jep pëshkrimin përlokalitetin e shënuar si “Pentza” që zëvendëson emërtimin si Siparantum e që më vonë merr trajtën “Pek-Pekia-Peja”. Territori i Pejës ka qenë gjatë historisë së vet, se pari pjesë e Dardanisë Ilire, pastaj në kuadër të Romës, Bizantit, Mesjetë e Serbisë, e më vonë e perandorisë Turke. Për historin antike të Pejës, rëndësi të madhe ka pasur vendbanimi antik në lokalitetin “Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimsinë e vendbanimit të mëparshëm Dardan. është zbuluar edhe një numër objektesh arkeologjike që na shtynë të konstatojmë se këtu duhet të ketë qenë një qendër administrative municipiale e tërë Rrafshit të Dukagjinit.

Peja si qytet përmendet që nga viti 1202, gjatë periudhës së feudalizmit të zhvilluar, kurse në kartën e Stevan Prvovençanit rreth vitit 1215, përmendet si fshat në rrefshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, përmendet si “Pek” dhe “Pek arhiepiskupova”. Në shek. XIV Peja përmendet nga Raguzanet dhe Kotorasit që shkonin për të tregëtuar në pejë “in Pecho”, kurse në vitin 1378 përmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Të dhënat historike rreshtojnë se Peja me rrethinë pas betejës së Kosovës 1389 e deri me 1462 administrohet njëherë nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinët.

Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.

Në gjysmën e dytë të shek. XVI, Peja numëron 142 shtepi të kontensionit islam dhe vetëm 15 shtepi të përkatësisë fetare të krishterëve. Islamizimi u përqafua prej një pjese të aristrokracisë shqiptare për të ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu berë musliman ishte emërua për Sanxhakbe të Sanxhakut të Dukagjinit, prej të cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve musliman me emërin Mahmut Begollajt e Pejës. Gjatë shekullit XVII, Peja vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e një shekulli më parë, qyteti i pejës u rrit nme 600 shtepi dhe 130 fshatra dhe përjetoi një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe tregtisë.

Gjatë shek. XVII, ndodhën edhe trazirat dhe luftërat austro-osmane që e përfshinë edhe territorin e Pejës (1683-1690). Këtë kohë e karaktirizon lufta në mes Begollajve të Pejës, Çaushollajve dhe Bushatlijve për sundimin e Shkodrës që vazhdoi gati gjysem shekulli. Gjatë viteve 1782-1784, epidemia (kolera) perfshiu edhe Pejën, e cila shkaktoi shumë viktima. Ndersa në vitin 1835 mori zjarrë kryengritja e përgjithshme që përfshiu edhe Pejën. Mirpo, Turqia, ia doli që ta shunë kryengritjën shqiptare, në këtë situatë pushtuesi turk hyri në periudhën e tanzimatit dhe reformave. Në këtë kohë qyteti i Pejës numronte 12.977 banorë dhe 193 fshatra, kurse pazari i qytetit (çarshia) kishte 550 dyqane të regjistruara. Po në këtë kohë qyteti kishte hyrë në rrugën e një zhvillimi të dukshëm shoqroro-ekonomik. Krijimi i një rrjeti të gjërë dyqanesh e punimesh, marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme e kishin kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme. Qyteti i Pejës në këtë kohë ishte një nga qytetet më të pasura të Rrafshit të Dukagjinit.

Nga pikpamja etnike qyteti i Pejës ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila përbënte pjesën dërmuese të banorve të saj me kulturë, gjuhë, traditë dhe zakone të veta të lashta. Në Pejë në pallatin e Ismet Pashës dukej edhe bibloteka turko-franqeze prej vitit 1836. Peja më 1881-1912 bëhet qendër e sanxhakut të Pejës, kurse mytesarif u emrua Ali Pashë Gucia. Në këtë kohë dokumentat e shumëta tregonin shkallën e organizimit të lëvizjes kombtare shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqipetare të Prizrenit në qytetin e Pejës.Historia e Pejës në fund të shek.XIX ,është e lidhur ngusht me mbajtjen e Kuvendit të Pejës. Duke qenë së rreziku i copëtimit të tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrë krijimin e një organizate të re, që të vihej në krye të Levizjës Kombëtare. Në krye të lëvizjes u vu Haxhi Zeka, një nga udhëheqsit më të shquar të Lëvizjes Kombëtare në Vilajetin e Kosoves dhe në mbarë Shqipërinë. Për këtë qellimë në vitin 1899 në Pejë u mblodh një Kuvend, ku moren pjesë delegat nga gjithë Kosova. Kuvendi formoj një Besëlidhje, që u quajt “Besa-Besë” ose Lidhja e Pejës. Besëlidhja e re udhëheqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejës i kërkoj Sulltanit që tokat shqiptare të drejtoheshin nga shqiptarët, dhe në shkolla e në zyra të flitej gjuha shqipe. Perandorija Osmane, e frikësuar, dërgoj ushtri të mëdha dhe e shpërndau Lidhjen e Pejës, me ç’rast, vrau edhe shumë patriotë shqiptar, midis tyre edhe udhëheqsin Haxhi Zeka me 1902.Perpjekjet e popullit shqipëtarë për çlirim vazhduan edhe më vonë. Në këto rrethana qyteti i Pejës pas lufterave Ballkanike u pushtua nga Serbija dhe Mali i Zi, me ç’rast, populli shqipëtarë i’u nënshtrua gjenocidit, shkombëtarizmit dhe asimilimit. Me 1913 në rrethinat e Pejës dhe të Gjakoves, u pushkatuan 400 banorë që refuzuan të ndërrojnë fenë e tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombësin e tyre shqiptare. Shumë prej këtyre nuk pranuan të ndërronin fenë, kështu që, në mënyrë më tragjike e humbnin jetën mbi stufen e skuqur.




Edituar për herë të fundit nga Medina në Mon Nov 15, 2010 1:12 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Empty
MesazhTitulli: Re: <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>   <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> EmptyMon Nov 15, 2010 1:09 am

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Gjakova0002bankkosi



Gjakova


Sipas të dhënave arkeologjike të bëra nga ekipet e përbashkëta nga Shqipëria dhe Kosova, në territorin e Gjakovës, në bazë të materialeve të gjetura është vërtetuar se i përkasin kulturës antike është vërtetuar dhe dëshmuar se këto treva kanë qenë të banuara edhe më parë.

Gjakova si qytet më këtë emër daton nga shekulli XV, por lulëzimi i vërtet i saj fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII. Nga kjo periudhë veçojmë ndërtimin e Xhamisë së Hadumit në vitin1554, Mejtepit, Bibliotekës, Haremit, Hamamit, ndëtimit të Sahat-Kullës, Medreses së Madhe, Hanit të vjetër, Kompleksit të Teqës së Madhe si edhe urave lidhese të qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e Taliqit etj.të cilat edhe sot ekzistojnë. Komuna e Gjakovës sot ka 586 km katrorë të cilën e përbëjnë qyteti dhe 84 fshatra. Sipas regjistrimit të fundit i bërë në vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e Gjakovës ka 150.800 banorë, duke e renditur si komuna e tretë për nga madhësia në Kosovë.

Komuna e Gjakovës ka lidhje të mira me rrugë të asfaltuara me qytetet e Prizrenit, Pejës, Rahovecit, Klinës, Prishtinës, Deçanit, Malishevës etj. Ë shtë me rëndësi të ceket se Komuna e Gjakovës pas luftës së vitit 1999 ka lidhje edhe me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare ate të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës.

Kultura

Qyteti i Gjakovës është i njohur si qendër kulturore, jo vetëm në suazat komunale por edhe si regjionale e besa edhe gjithë kombëtare. Bartës kryesorë të kulturës së qytetit të Gjakovës janë:


- Muzeu
- Arkivi
- Instituti për mbrojtjen e monumenteve
- Biblioteka
- Pallati i kulturës
- Teatri Kombëtar i Gjakovës

Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës së Gjakovës është themeluar me datë 10.06.1990 nga Kuvendi i Komunës së Gjakovës me emërtimin : Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Motivi për themelimin e këtij institucioni është domosdoshmëeria për krijimin e një institucioni për ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisë kulturore në Komunen e Gjakovës. Punët e para të këtij institucioni kulturorë ishin përpilimi i dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e punës. Në këtë kuadër fillimishtë u pranuan me statusin e bashpunëtorëve 13 arkitektë, një arkeolog dhe një prof.i historisë. Ky ekip për afro katër vite ka kryar një punë kapitale në evidentimin,inçizimin,përpunimin dhe dokumentimin e monumenteve të të gjitha llojeve si kulla, Xhamija, Kisha, Hamame, Varreza, lokalitete arkeologjike, komplekse historike, Mullinjë, Kroje dhe objekte të banimit individual. Pallati i kulturës “ Asim Vokshi “ i ndërtuar me vetëkontributin e qytetarëve të Gjakovës ka filluar punën me 7 Korrik të viti 1977. I lokalizuar në qendër të qytetit të Gjakovës ka afro 6000 metra katrorë.

Ekonomia

Deri më datë 31.12.2008 janë regjistruar afro 3120 subjekte ekonomike për të zhvilluar veprimtari afariste, si prodhuese, bujqësore, shërbyese, zejtare, tregtare, hoteljere, e të ngjajshme.

Numri i përgjithshëm i punëtorëve të paraqitur në këto subjekte ekonomike - afariste të regjistruara është afro 9.850. Prej numrit të përgjithshëm të subjekteve afariste të regjistruara 60 janë ndërmarrje në pronësi Shoqërore – Akcionare dhe subjekte tjera dhe 3060 janë në pronësi private si NVM. Nga 60 Ndermarrje ekonomike shoqërore-akcionare, vetëm dy zhvillojnë veprimtari të rregullt ekonomike ajo IMN – Fabrika e tullave dhe tjegullave dhe Fabrika e Gazit. Një pjesë e këtyre Ndermarrjeve kohë pasë kohe kryen ndonjë shërbim për palën e tretë, një pjesë e Ndermarrjeve kanë lëshuar me qera pjesë të objekteve, kurse shumica e tyre presin privatizimin.

Nga 3060 Ndermarrje të vogla dhe të mesme private të regjistruara, 60% e tyre zhvillojnë veprimtarinë afariste, kurse të tjerat për shkak të kushteve financiare dhe tregut nuk funkcionojnë.

Ekonomia e komunës së Gjakovës deri në vitin 1989 ishte relativisht e zhvilluar.

Degët më të zhvilluara të ekonomisë dhe bartëse të zhvillimit ishin: Industria metalike, Industria e tekstilit, Industria e materialit ndërtimor, Industria ushqimore, Industria kimike dhe e gomës, Industria e drurit, Agroindustria, Tregtia, etj ka qenë mjaftë e zhvilluar edhe Operativa ndërtimore (si në ndërtimin e ulët ashtu edhe në atë të lartë, ku ka funkcionuar edhe prodhimi i asfaltit dhe betonit të freskët).

Ekonomia shoqërore në vitin 1989 ka numëruar 45 ndërmarrje ku kanë qenë të punësuar 18.640 punëtorë. Në veprimtaritë joekonomike (arsimi, shëndetësia, kultura, institucionet shtetërore, bankat etj. ) kanë qenë të punësuar 4000 punëtor. Ka qenë e zhvilluar gjithashtu edhe ekonomike private ku kanë qenë të regjistruara 920 subjekte afariste me afro 2000 të punësuar.

Ekonomia e komunës së Gjakovës më së shumti ka pësuar gjatë sanksioneve ekonomike si dhe me rastin e aplikimit të masave të dhunshme nga okupatori serb. Gjendja është keqësuar edhe më tepër gjatë sulemeve të NATO-s si pasojë e veprimeve shkatërruese të forcave të shumta ushtaroko-policore serbe, të cilat kanë qëndruar dhe vepruar në objektet e ndërmarjeve ekonomike, ashtu që gjatë tërheqjes së tyre kanë vjedhur, plaqkitur dhe shkatërruar pjesën më të madhe të mjeteve themelore dhe inventarit, mjetet e transportit, etj.

Humbjet e krijuara nga lufta në ekonominë shoqërore janë afro 190 milion DM kurse në ekonominë private afro 100 milion DM. Me përfundimin e luftës dhe vendosjen e administrimit civil ndërkombëtar (UNMIK) u krijuan kushtet për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e saj ndaj botës.
Vizitor
Vizitor




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Empty
MesazhTitulli: Re: <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>   <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> EmptyMon Nov 15, 2010 1:17 am

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Prizreni02

Prizereni


Historiku
Qyteti i Prizrenit shtrihet ne pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në teritorin e Prizrenit të sotem qysh në antikitet e më përtej, kur njihej me emrin THERANDA e në këtë trevë banonte një popullësi e pastër ilire, Dardanët.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455) Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesin e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sangjaku dhe Vilajeti). Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selin e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni.

Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç'rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944.

Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.

Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Pozita Gjeografike
Komuna e Prizrenit me sipërfaqe prej 640 km2 (5.94 % teteritorit të Kosovës) gjendet ne jugperendim të Kosovës dhe me 76 vendbanime dhe me 220.776 banorë nga të cilët ne Prizren janë_rreth 110.000 banore.

Prizreni me së shpeshti quhet: Ana e Prizrenit, bazeni i Prizrenit ose Rrafshi i Dukagjinit. Kufizohet me Komunat e Gakovës, Rahovedt, Suharekë, Shtërpces dhe Dragashit si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Për këtë arsye rafshi i Prizrenit gjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000 m të lartësis mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme.

Në viset e ulta për shkak të ndikimit të klimës mesdhetare dhe verave shumë të nxehta të korrurat janë nder të parat në Europën juglindore me përparsit e pakrasuheshme për kulturat bujqsore: Hardhija e rrushit, pemët dhe perimet.

Në viset majore, dominon klima e alpeve, për q'arsye deri në Qershor nëpër gropa mbeten sasit e bores me q'rast në mes të verës mund të zbardhohen majet e maleve.

Ky Iloj i konfiguradonit krijon parakushte për pasuri dhe ne resurset tjera, si p.sh:
Në bal të sasis së ujit është një ndër vendet më të pasura.
Kjo pozitë krijon të gjitha parakushtet për zhvillimin e kulturave bujqesore, blegtorisë, industries ushqimore dhe të turizmit në bazë të modelit të Austris, Sllovenis, Zvicrës.
Përmes anës së Prizrenit kalon rruga më e shkurter qe bashkon pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik me detin Adriatik.Kjo rrugë, e dia për arsye politike nga e kaluara sot nuk ka rëndësi aq të madhe , është një rast i mire që me valorizimin e saj te shfrytzohen të gjitha përparsit e saj, duke mare parasysh që në të kaluarën ka pas ndikim primar në zhvillimin e Prizrenit.

Pozita regjionalo-gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit dhe rrafshin e Lumbardhit. Kosova përbëhet prej fushave të Kosovës dhe Dukagjinit.

Ato janë të rrethuara pothuaj nga të gjitha me bjeshkë të larta dhe paraqesin një tërësi të ndarë qartas. Fushat e Kosovës dhe Dukagjinit janë në pjesën e mesme të gadishullit Ballkanik. Kosova dhe me të edhe rrethi i Prizrenit ka karakter tranzit ndërmjet regjioneve Panonike dhe Pontike në njërën anë dhe regjionit të Egjeut-Adriatikut në anën tjetër.

Këto lidhje tranzite mundësuan fushat, rrafshet e lumenjve dhe kalimet maiGre ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunat e Suharekës dhe Rahovecit, në jug me komunën e Dragashit, në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim me kufirin e Republikës së Shqipërisë.

Prizreni gjendet jashtë rrjetës së rrugëve magjistrale të Evropës. Nëpër territorin e tij kalojnë rrugët e rëndësishme të komunikacionit. Afërsia e kufirit dhe lidhjet e pandërtuara të komunikacionit me Shqipërin, si dhe malet e larta të cilat e rrethojnë Prizrenin nga të gjitha anët kanë pas ndikim jo të favorshëm në zhvillimin e këtij regjioni.

Mirëpo, predispozitat natyrore japin mundësi të favorshme për lidhjen me regjionet fqinje më të largëta, ndërsa me formimin e lidhjeve kualitative Prizreni do të ketë një pozitë dukshëm më të mirë si për rrjedhat turistike dhe të mallrave ashtu edhe në lidhje më efikase dhe në integrimin në hapsirat më të gjëra të Kosovës, Shqipëris, Maqedonisë, regjioneve tjera kufitare dhe të Evropës.

Kushtet historike në periudhat e më hershme, pozita relativisht jo e mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme kah regjionet fqinje, Shqiperisë, Malit të zi, Maqedonisë, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësit që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike të klimes mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësis dhe kushtet natyrore për zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe rekreative. E gjithë kjo ka ndikim në strukturën ekonomike të Prizrenit.

Profili fizik jep shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjin e zhvillimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Empty
MesazhTitulli: Re: <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>   <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> EmptyTue Nov 16, 2010 2:24 am

sa mire me njohur historine e atdheut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Empty
MesazhTitulli: Re: <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>   <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> EmptyFri Oct 21, 2011 10:20 pm

Prishtina

Prishtina është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës së Kosovës. Qyteti është komunë dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës. Komuna e Prishtinës ka një popullsi prej 198 214 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011.
Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Komunën e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781 restorante dhe hotele me 6.584 të punësuar.
Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë 1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjithshëm i të punësuarve kap shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50 për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë dhe pakicë.
Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.
Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me 11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë.
Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor, ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restorantet, hotelet, motelet, mensat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me vetëm 3 për qind.
Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë 7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183 veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese shoqërore me gjithsej 14.137 punëtorë.
Edukimi
Komuna e Prishtinës ka 17 biblioteka publike. Biblioteka kryesore e qytetit ka përafërsisht 58.475 libra dhe 16 degë: Pallatin e Rinisë, Bibliotekën Përkujtimore të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, bibliotekën e “Përrallave” dhe, në Llukar, Koliq, Hajvalia, Llaplleselë, Graçanicë, Çagllavicë, Slivovë dhe Viti të Marecit me 108.541 libra, në përgjithësi me 167.016 libra.
Gjatë masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999 dhe luftës, “Dora e zezë” e ka djegur bibliotekën në Hade, ka shkatërruar një numër të librave në bibliotekën e Obiliqit, dhe ka djegur bibliotekën në Koliq dhe Viti të Marecit. Numri i librave të djegur është rreth 23.000.
Muzika klasike
Prishtina si kryeqender e Kosovës është njëherit edhe qyteti në të cilën gjendet edhe instituti i Operës dhe Filharmonisë së Kosovës që udhëhiqet nga dirigjenti Arbër Dhomi.
Sporti
Basketbolli në vitet pas luftës 2000 - 2005 është njëri ndër sportet më të popullarizuara në kryeqendër. Në kë të sport në eliten e klubeve Kosovare, Prishtina është e prezantuar nga dy skuadra.
Futbolli Prishtinas ka një traditë të gjatë sportive. Prirës i kësaj tradite është skuadra që mbanë emrin e qyteti KF Prishtina e cila ndeshjet vendase i zhvillon në Stadiumin e Qytetit.
Taekwondo-ja eshte gjithashtu sport i zhvilluar ne qytetin e Prishtines, ku dallohen Klubet e TAEKWONDO-se Prishtina dhe Akademia e Arteve Marciale Prishtina.
Objekte turistike dhe kulturore
Ndër objektet turistike dhe kulturore më të vizituara në Konunën e Prishtinës janë:
Monumenti i heroit kombëtarë “Zahir Pajaziti”
Shtatorja e parë e vendosur në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Kosovës është e “Zahir Pajazitit” e vendosur nga bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtri e cila e përzuri forcat okupatore serbe në vitin 1999. Shtatorja Komandantit Zahir Pajaziti vizitohet shumë shpesh nga ish ushtarët e UÇK-së, nga Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, nga nxënës të të gjitha shkollave në Kosovë.
Monumenti „Skënderbeu“
Ky monument i përkushtuar heroit kombëtarë Gjergj Kastriot-Skënderbeut gjendet në qendrën administrative të qytetit dhe është ndërtuar pas luftës së fundit. Banorët e shumtë që jetojnë në diasporë e vizitojnë këtë objekt dhe vendasit që me një ceremoni e kanë përcjellë sjelljen e statujës së Skënderbeut e konsiderojnë si ardhje të lirisë.
Teatri Kombëtar
Teatri kombëtar gjendet përballë monumentit “Skënderbeu” dhe i argëton prishtinasit me shfaqjet e shpeshtuara pas luftës.
Parku Nacional „Gërmia“
Është vendi në të cilin prishtinasit e kalojnë kohen e lirë kryesisht gjatë ditëve të ngrohta. Ky park është i pajisur me liqenin dhe restorante e pushimore të ndryshme rreth tij.
Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës
Vetë objekti i kësaj Biblioteke ka një histori të veten që paraqet rrethanat politike e shoqërore kosovare të viteve të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Objekti nga pamja e jashtme është i ndërtuar me disa kupe të cilat në kohërat e kaluara për vendasit simbolizonin “Plisin” simbol i veshjes kombëtare. Përndryshe në këtë objekt ruhen libra të ndryshëm të cilët qytetarët kanë mundësi ë i lexojnë brenda objektit.
Muzeu i Kosovës
Galeria e Arteve
Infrastruktura
Aeroporti i Prishtinës pas luftës është përdorur si vendkalimi kufitar më i dendur në Kosovë. Më 15 qershor, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është dekorua me ‘Çmimin aeroporti më i mirë 2010’ për aeroportet me mbi një milion udhëtarë për vit. Ky nder është prezantua nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). ACI e njohu rritjen mbresëlënëse prej 300 për qind në trafikun e pasagjerëve gjatë viteve të fundit, investimin e madh në objekte, rrjetin e zgjeruar në mënyrë të shpejtë, dhe ndërtimin intensiv të kapaciteteve dhe trajnimin e personelit të aeroportit.[3]
Largësia nga Prishtina:
Shkupi 86 km
Tirana 330 km
Beograd 360 km
Podgorica 298 km
Ferizaj 36 km
Gjilan 46 km
Sektori i bujqësisë, gjuetisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i përgjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish.
Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
Sponsored content




<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Empty
MesazhTitulli: Re: <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>   <Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar> Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

<Sheno nje Histori te nje Qyteti Shqiptar>

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Qyteti Pejës
» Qyteti me një banor
» Qyteti ndryshon emrin në Google
» Susan Boyle hyn ne histori
» Flamuri Shqiptar
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum