www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Thaçi: Do të befasoheni  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Thaçi: Do të befasoheni  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi: Do të befasoheni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Thaçi: Do të befasoheni  Empty
MesazhTitulli: Thaçi: Do të befasoheni    Thaçi: Do të befasoheni  EmptySun Nov 28, 2010 11:10 pm

Thaçi: Do të befasoheni  Uuuuuuuuuuuuuuus
Kryeministri në largim Hashim Thaçi në një intervistë për “Kohën Ditore” thotë se në rast se PDK-ja del e para në zgjedhjet e 12 dhjetorit, qeverinë e re ai do ta ndërtojë me njerëz të përgjegjshëm, reformatorë dhe të fuqishëm, të cilët do t’i nxirrte jo vetëm brenda partisë së tij por edhe nga shoqëria civile.
“Njerëz të përgjegjshëm, reformatorë, të freskuar dhe shumë të fuqishëm, edhe nga PDK-ja, edhe nga jashtë PDK-së, edhe nga personalitete kredibile publike, nga shoqëria civile, bile do të befasoheni”, thotë kryeministri.

Derisa mandati i parë, të cilit nuk i ka shkuar deri në fund, ka qenë mandat i shpalljes së pavarësisë dhe i sigurimit të njohjeve të shtetit, mandati tjetër, sipas Thaçit, do të jetë mandati i integrimit të vendit në NATO dhe BE.

“Nëse mandati i kaluar ka qenë mandati i Kosovës së pavarur dhe sovrane, i njohjeve nga 72 shtete të botës, i anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar, i zhvillimit të Kosovës, i krijimit të vendeve të reja të punës, i rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve, i reformave të thella në legjislacion, në ekonomi, mandati i ardhshëm katër vjeçar i qeverisë së Republikës së Kosovës që do ta udhëheq unë është mandati i integrimit në NATO dhe BE. I siguroj dhe i garantoj të gjithë qytetarët e vendit se vetëm për 15 muajt e parë të qeverisjes së ardhshme që do ta udhëheq do të kemi liberalizim të vizave dhe do të punojmë intensivisht për ta anëtarësuar Kosovën në NATO dhe në BE. Pra, së pari Kosova pastaj prioritetet adekuate”, shprehet Thaçi.

Në këtë intervistë, kreu i PDK-së nuk tregon se me cilën parti do të hynte në bashkëqeverisje, por përjashton mundësinë e krijimit të partneritetit me njerëz që braktisin institucionet. Në pyetjen nëse do të bënte koalicion me “Vetëvendosjen”, kryetari i PDK-së përgjigjet: “Unë do të bëj koalicion me ata njerëz që respektojnë parimet demokratike, atë parti që e respekton vullnetin e popullit të Kosovës, që e fiton mandatin në mënyrë legjitime, që ka një orientim euroatlantik”.

Ai thotë se nuk do të ketë telashe me FMN-në nëse ua rrit rrogat mësimdhënësve, shërbyesve civilë dhe policisë, ndërsa pranon se nuk i ka përmbushur të gjitha premtimet që i ka bërë tre vjet më herët, por arsyetohet se i është shkurtuar për një vit mandati, për shkak të rënies së qeverisë.

Kryetari i PDK-së krenohet me të arriturat në veri, ndonëse nuk e mohon që ajo pjesë ende nuk është integruar si duhet në shtetin e Kosovës. Ai beson se shumë shpejt atje do të hapen gjykatat, e njëkohësisht do të rritet kontrolli doganor. E para së gjithash, është optimist se më 12 dhjetor, qytetarët serbë të asaj ane do t’u drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi shprehet i bindur se PDK-ja me partnerët e vetë, me shoqërinë civile, me biznesin, me gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe mbështetës të PDK-së, të vizionit tonë shtetformues, më 12 dhjetor do të shënojë një fitore të thellë dhe do të garantojë një mazhorancë të fuqishme në parlamentin e ardhshëm të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Thaçi: Do të befasoheni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Thaçi pa kundërkandidat për kreun e PDK-së
» Thaçi “peshkon” deputetë në LDK
» Thaçi udhëtoi në Dubrovnik
» Thaçi premtoi dyfishimin e buxhetit
» Hashim Thaçi – kryetar ilegjitim i PDK-së
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum