www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:03 pm

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË
Vijnë kohë e pa kohë
kërcejnë,ngatërrojnë rendet
sulmojnë atdhetarët
dhe njerëzit e penës.!!!

Po për ju vëlla Ibro,si të nisë protestën?Personalitetin tënd e stolisnin virtyte të larta,modestia,çiltëria,afërsia me njerëz,guximi për të u bërë ballë sfidave
të kohës që nuk ishin pak,përgaditja me njohuri dhe aftësi të gjëra nga fusha e arsimit,kulturës,traditës dhe historisë kombëtare.
Ishe shpirtkërkues si në shkrimin e poezisë,si dhe në edukimin e brezave të ri.Ti pishtar i arsimit
edukove shumë e shumë gjenerata,kreve misionin tënd duke sjellur shumë dritë e dituri,u shpalle shpesh mësuesi më i ndritshëm i Kosovës,e nesër do të
ndjejnë mungesën tënde shkolla dhe nxënësit,fëmijët dhe familjarët tu,po do të ruajnë krenarinë
që ty të kishin fisnikun,bujarin dhe të sinqertin që shkëlqeve në çdo mes të pranisë suaj.

IBRAHIM IBISHI

KAFJA E MËNGJEZIT

Në mëngjes zakonisht pi kafe

me aromën e ëndrres që ikë
...
Në sumbullën e tavanit të kajmakut
...
Gruaja e ëndërres lakuriq rri në divan

E unë i dehur harlisem

në vallen që nuk e luaj me të.

Në mëngjes pi zakonisht

kafe pa raki

Më mjafton ëndrra ime

e shprishur si lesh parajsor

në përrallen e paarritshme.

Mund të shoh edhe gjëra të parëndësishme

në rrugë

Si ta zëmë,një grua me flokë të verdhë

kah i përzien yjet me gërshetin grindavec

Atje tutje një makiato që avullon

me të zotin e humbur në shqetësimin

e natës që kaloi

dhe një zog si pikë e kaftë

në malin karshi

kur të dashurën e thërret

me mallin e bandilit të zhgënjyer

Zakonisht pi kafe

me mërrolat e pronarit të picerisë

Dhe dashurinë time e përcjell

deri në kthesën e parë

atje ku duket pikëllimi i njeriut

të gënjyar nga mosha

Sot e andej unë nuk jam

ai që isha dhjetë minuta më herët

Mbi tavanin e kafesë

ajo gruaja që më çmend

djersitet në vallen e urrejtjes

Dhe më bën xheloz.

Ibrahim Ibishi Ishte i lindur në Kremenatë të Gallapit, më 16 dhjetor 1953. Me profesion ishte mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai kishte afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Ai ishtes poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.

Ibrahim Ibishi deri më sot ka botuar këto vepra letrare: vëllimin poetik “ Varr në qiell “, botuar në vitin 1995, librin me tregime “ Shiu për kërpudha “, i botuar në vitin 1995, nga RL “ Jeta e re “, në Prishtinë, librin tjetër, po ashtu me tregime, “ Korbat mbi muranë “, e botoi në edicion të SHB “ Rilindja “, në vitin 1996, në Prishtinë, romanin

“ Shtjella e vetmisë “, e botoi SHB “ Rilindja “, në vitin 2000, i cili roman për periudhën kohore, tetor 1999 – tetor 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë, romanin “ Trëndafil në varrezë “, e botoi në vitin 2000 në edicion të SHB “ Rozafa “, në Prishtinë, në vitin 2002, në edicion të SHB “ Faik Konica “, në Prishtinë, botoi vëllimin poetik “ Kaçurrelja që vrapon pas erës “ dhe, në vitin 2004, ky autor botoi romanin “ Njerëzit e vjeshtës … “, finansuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës, e botuar nga SHB “ Rozafa “, në Prishtinë.

Në vitin 2008 botoi librin me poezi “ Baladë shiu “, finansuar nga Ministria e Kulturës e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës dhe librin me ese dhe shkrime diskursive “ Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit”, finansuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Këta dy libra dolën nën edicionin e SHB “ Rozafa “ e Prishtinës. Ndërsa në process të botimit është edhe libri me vjersha e tregime për fëmijë “ Hajni topi dhe peshqit “, në edicion të SHB “ Faik Konica e Prishtinës.

Ibishi ka bashkëpunuar me shumë revista, gazeta e mediume të shikuara, si: “ Bota e re “, “ Zëri i rinisë “ ( më vonë “ Zëri “ ), “ Rilindja “ ( më vonë “ Bujku “, “ Pionieri “, “ fjala “, “ Jeta e re “, “ GEP – i “, “ Kosovarja “, “ Shkëndija “,“ Bota sot “, “ Koha ditore “, “ Ylliria Post “, “ Lajm “, “ RTK “,“ “ Nositi “, Dardanë “, Jehona “ e Bujanocit, “ Kalendari letrar “, “ Verbi “ e ndonjë tjetër.

Ibrahim Ibishi ishte po aq i suksesshëm edhe në profesionin e mësimdhënësit. Këtë e ilustron më së miri mirënjohja që iu dha nga Ministria e Arsimit të Kosovës, me rastin e 7 Marsit të vitit shkollor 2007 / 2008 , ku ai radhitej ndër mësimdhënësit më të mirë të Kosovës.

ishte njëri ndër bashkëthemeluesit e Klubit Letrar “ Nositi “ të Dardanës ( ish Kamenicë).

Ibrahim Ibishi jeton dhe vepron në Prishtinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:34 pm

IBRAHIM IBISHI JETON PËRMES VEPRAVE TË TIJ

"Njeriu jeton për aq sa do të jetojë kujtimi për të dhe veprat e tij"

Motra e vëllezër të dashur, duke qenë i vetdijshëm se jo të gjithë kanë pasur rastin të lexojnë gazeten prishtinase KOSOVA SOT të datës 29 nëntor 2010, në shenjë përkujtimi të jetës dhe vepres së shkrimtarit të shquar e mikut tonë të dashur Ibrahim Ibishi i cili u nda nga jeta duke mos arritur të na jepte edhe shumë nga vetja e krijimtaria e tij letrare-artistike, e gjeta të arsyeshme qe të të ripublikoj raportimin e reporterit të kësaj gazete, zotëri I.Musliu duke kërkuar ndjesë në qoftë se eventualisht nuk kam bërë besnikërisht përshkrimin e artikullit të tij.

29 nëntor 2010,

RIPUBLIKIM I RAPORTIMIT TË REPORTERIT TË GAZETËS KOSOVA SOT, Z I. MUSLIU

Vjeshta letrare e Gjilanit

Ibrahim Ibishi, poeti që rrëmbeu vjeshtën

“Ishte poet që rrëmbeu përjetshëm në krijimtarinë

e tij stinën e vjeshtës, në të cilën erdhi dhe iku nga kjo botë”,

Tha Sabit Rrustemi

Vjeshta letrare e Gjilanit, e cila ka filluar këtu para tri javësh, në organizim të klubit letrar “Beqir Musliu” kësaj here iu kushtua shkrimtarit Ibrahim Ibishi, i cili vdiq para pak ditësh. Duke folur për krijimtarinë e tij, Sabit Rrustemi tha se Ibishi ishte poet që rrëmbeu përjetshëm stinën e tij të jetës. Ishte në majat e shpërthimeve krijuese, në moshën e tij më të mirë. Me afërsinë njerëzore e shpirtërore, krijuese, me butësinë e njeriut të mirë të kësaj toke, me ndjeshmërinë e përhershme dhe ndërrimet e papritura të gjendjes shpirtërore, njësoj si vet stina e lindjes dhe jetës së tij – vjeshta. Sa shumë kishte shkruar për vjeshtën, sa shumë ishte identifikuar e mishruar me këtë stinë. Mes kësaj edhe kishte lindur. Lajtmotiv i muzës së tij ishte bërë vjeshta. Edhe shumëçka kishte për të shkruar për vjeshtën, të dashurën, jetën. Sapo kishte filluar për ta shpalosur këtë stinë që rrëmben aq furishëm. I dashuruari çmendurisht në vjeshtën, po udhëtonte që moti drejt saj, për ta nxënë përjetshëm si stinë të prehjes së tij, tha Rrustemi.

Kurse, Albina Idrizi theksoi se ekzistojnë disa njerëz, me të cilët nuk ka nevojë të flasësh për t’i kuptuar, nuk ka nevojë t’i shohësh për të ndjerë praninë e tyre. Të tillët kanë fuqinë e fjalës që dëgjohet edhe pa folur. Të tillët kanë fuqinë e pranisë edhe që ndjehet edhe pa i parë. Ndikojnë në çdo ditë tëndën edhe pa e ditur ti. Pahetueshëm të ndihmojnë në formim,, në bindje, në ide, në shpalim ndjenjash, mendimesh, horizontesh. Dhe vetvetiu i ndjenë të afërt, të dashur, pjesë të jetës dhe të personalitetit tënd. I tillë ishte Ibrahim Ibishi. Ndërkaq, Nexhat Rexha nënvizoi se vepra letrare e Ibrahim Ibishit është formulim i ndjenjave të thella shpirtërore. Ibrahim Ibishi, në jetën kulturore ishte aktiv gjithën dhe iu përkushtua asaj deri në fund të jetës së tij. Vepra letrare e Ibishit është formulim i ndjenjave të thalla shpirtërore. Në tërësinë e veprës së tij letrare ka ndjeshmëri për jetën dhe njeriun. Ai çmonte dinjitetin e çdo njeriu deri në skajin e të pamundshmes.

Beachten Sie: Forencode und Smiley-Button sind nicht sichtbar, aber trotzdem nutzbar!

gaforrja (Benutzer)
Antar Ekspert
Beiträge: 547
graphgraph
Benutzer online Klicken Sie hier, um diesem Benutzer eine private Nachricht zu schicken Hier klicken, um das Profil dieses Benutzers zu sehen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:38 pm

NUK VDIQËN JO,ATA RRUGËTUAN DHE U NGJITEN NË MAJË TË LETRAVE SHQIPE

Populli ynë është përballur kohë të gjata me pushtues të ndryshëm. E pushtuesit cilët do ishin atakishin lakminë për të na mbajtur të pushtuara begatitë shqiptare,që natyra dhe zoti vet na i dhuruan.Me këtë pushtim populli ynë nuk u pajtua,qëndroi dhe nuk u gjunjëzua kurrë.Po,ama pushtuesit cilët doqenë ata,përdorën format më të vrazhdta të dhunës,për të ruajtur pozitën e tyre sunduese.Nga këto forma duhet tëcekim:Dhunën fizike për asgjësimin e popullit tonë,që vepronin në kundërshtim me interesat e pushtuesit.Po forma tjetër po aq e rrezikshme,që ndërmirrej për të rrezikuar qenien gjithëkombëtare të popullit tanë ishte dhuna kulturore.Luftapër zhdukëjen e saj ishte shumë e përhapur,sepse pushtuesit e kishin të qartë se kultura kombëtare ishte shtylla më e fuqishmee një populli.Cenzura ndaj saj ishte shumë e egër,ajo ndiqte të gjithë ata që zhvillonin krijimtarikulturore,prej të cilëve shumë të zgjedhur i zhduki. Kjo formë e dhunës është shumë e vjetër,porgjeti zbatim të gjërë deri në fundin e viteve të nëntëdhjeta.Si pasojë e kësaj dhune shpesh ështëbërë shkapërderdhëja e kuadrove tona krijuese,të cilët shkonin drejt viseve të perendimit,bënëemër të madh në kulturat e huaja dhe ngritëja e emrave të tyre na ngrohu,na ngrohu sepse kishim të bënimme emra të mëdhenj shqiptarë.Emra si këta u paraqitën nëpër periudha të Rilindjeve tona kombëtare.si Moisiu Konica e shumë-shumë të tjerë deri te Kadare,i cili bëri famë botërore.Unë dua të shkruaj krejt tjetër,pordisi gjatë këtij shkrimi mendja mú përqëndrua te Martin Camaj.Si fëmijë e pata lexuar Martin Camajn,jo që njohëja këtëemër por më preferoi i dashuri i madhi bacë Azem Shkreli.Kur e pata lexuar Martin Camajn,disi u frymëzova shumë,isha i ripo kurrë nuk mu shlya nga kujtesa,madje në atë kohë asesi nuk më bëhej e qartë përse këta krijues të mëdhenj veprojnëjashtë atdheut?!Ishte një kohë kur krijuesi ynë dhe plak i urtë e zemërdlirë Anton Çeta me ne pongjitej lugjeve të pajtimit,për të shuar hasmërinë në popull nga se i tillë ishte xhaxhai,donte të shihte popullin të bashkuar.Ishte rast ky të e pyetja rreth kësaj teme që më rëndonte.Zemra më rrahte si tik-take ore,dhe kisha frikën në mos mirrja përgjigjeapo jo?!Më shiqoi me një shiqim të ngulitur që hë për hë më ngjalli një lloj frike,po plaku i urtërxha Antoni i qetë më vuri dorën mbi supe dhe me një ofshamë filloi bisedën:Ah cenzura,cenzura,cenzura më e egër është ushtruarmbi popullin tonë,vazhdoi xha Antoni.Të mirreshe me krijimtari atëhere ishte shumë vështirë,duheshe të mirreshe me diçka përparimtare,e për këtë udbashët të sakatonin!Ali Aliun e Preshevës e patën sakatosur njëherë e mirë thoshtexha Antoni,ishte Esat Mekuli që kishte prirëje të i dallonte krijuesit,po edhe unë nisa shkrimet atë kohë thoshte xha Antoni;E pata shkruar blenin e parë"Këngë Kreshnike të rrethit të Shales" vazhdonte xha Antoni,eh po nuk kishte kush të bënte një recension për te,bile edhe ja dhanë një serbit për ta bërë sepse nga të tanët nuk kishte!PO,krijuesit e mirëfilltë i përbuznin,i ndiqnin larg,e disa çka mbetnin këtu shkruanin sa për vete,në heshtëje,sepse nuk donin fort të hynin nëtelashe me regjimin.Kështu rrëfente xhaxha Antoni,e mua përpos atij recensionit të serbit në librat tona,nuk më dukej fort interesante,sepse një cenzurë e tillëishte edhe këtyre kohëve,cenzurë e njejtë vetëm ndoshta e maskuar më mirë.Atë cenzurëe përjetoi edhe Azem Shkreli,edhe Din Mehmeti,edhe Ferit Ramadani,e edhe Ibrahim Ibishi,i cilidje u nda nga ne!! Eh,armiqët na shtynin rrugëve të ekzodit e ne prisnim dikush të na hapi shtigje për kthim në vatrat ku shkruhetshqip.Institucione të kulturës sonë nuk e kanë qarë aq kokën as për krijuesit në atdhe,mos të flasim për ne në ekzod,vetëm çlirimtarët me mund e gjak i hapen këto shtigje.Po para se të ndodhëte kjo Azem Shkreli ishte institucion dhe më tepër se institucioni kulturës tonë për mërgimtarët.Ai e ndjente dhimbjen në zemër për këta bijë e bija shqipesh qëbënin jetë strehëve të huaja.Vinte dhe na vizitonte shpesh,na jipte zemër me vargjet,këshillat dhe mesazhet e tija.Azem Shkreline kam njohur kur isha shumë i ri,rastësisht ishim takuar dikund ndër miq dhe na kish rënë të ulemipranë njëri tjetrit.Jo si të tjerët që më shiqonin me një sy përules se isha fëmijë dhe i pa rëndësishëm,por ai mu përkushtua muatë tërin.Fillimisht i flisja me droje sepse e njihnim emër të madh,por Azemi si në krijimtari,si nëbisedën e thjeshtë ishte i ëmbël,i urtër,i dashur,me një fjalë Azemi ishte vet poezia,si në ndeja,si në libra.Më pas kam pasur gjithnjë kontakte me te deri kur viteve nëntëdhjeta mora rrugën e mërgimit.Me një fjalë unë isha një nxënësi të madhit Azem Shkreli,një nxënës që po mësoja alfabetin,jo në shkollë,por në poezi.Njëherëisha në një restoran me te në Prishtinë dhe erdhi njëri dhe dha një kumt:Ka vdekur filani!Shkrelie shiqoj me një dhimbëje dhe e pyeti:Ka vdekur vetëm gjysmën,apo ka vdekur i tëri?!Atë kohënuk mundja të kuptoja çdomethënje ka kjo pyetje,por tani nuk më hiqet kurrë nga mendja.Kur erdhëm në mërgim Azem Shkrelin nuk e humbëm,ai vinte na vizitonte shpesh dhe vizita e tijna jipte zemër.Herën e fundit kur erdhi ishim në Qendrën Kulturore Shqiptare në Gelsenkirchentë Landit n NRW të Gjermanisë.Kjo Qendër ishte shumë aktive,aty tuboheshin intelektualët më tëmëdhenj.Erdhi Azem Shkreli,po ai kishte shumë miq gjerman,ai kulturën tonë e bënte urë të shkëmbimit të njohëjes së kulturëssonë me kulturën gjermane.Kishte shumë miq gjerman,por të pa ndashëm Hans Joachim Lanksch dhe Bodo Gudjons.Atë orë të madhe letrare pati nderin të e hap Driton Gashi,ku fjalën e mbajti Azem Shkreli i cili u përcoll me një interesimtë madh.Në skenë më ftuan edhe mua për të lexuar pjesë nga libri"Tokë Dardane" që sa e kisha botuar.Me të u kthya nga skenaAzemi më rrëmbeu librin nga dora,nuk kishte durim të priste deri të kryhej takimi të i dhuroja librin,nga se ai ndihej më i gëzuarpër librin tim se sa unë që e kisha botuar.Kohën që oratori mbante fjalë Azemi po lexonte librin tim,erdhi më përgëzoi dhe më tha:Tani më duhet të shkoj në Kosovë,pas dy jave kthehem sërish,do të bisedojmë rreth librit dhe nismës së librit tjetër!Prej këtij takimi u nis në Bocholt që ishte afër kufinit të Holandës,do e përcillte edhe atë takim letrar dhe do udhëtonte për Kosovë.Derisa unë me padurim po prisja atë dy javshin për takim me te,erdhi kumti i vdekjes së tij.Tokana qonte peshë nga dhimbja,në Gelsenkirchen u mbajt mbledhje koomerative për te,një pjesë të fjalës e mbajta unë,familjarët e tijishin mes nesh:U mundova me gjitha forcat të përmbahem,po loti nuk pyeti,ai vërshoj nga syribëri një vazhdë nëpër fytyrën time e cila ndjeu një dhimbje gjatë.Eh jo Azem Shkreli nuk vdiq,aiu ngjit në majë të letrave shqipe dhe atje do të qëndroi nëpër brezni,ai gjeti pavdeksinë.

AZEM SHKRELI

EPISODI ME NE

Erdhëm tú japim gjëraveKuptim të mos vdesin.

Ajri ajërTë ketë dhe koha kohë

Xehe të ketëLiqej dhe mish për eshtra

Udha shteg të ketëTheku thekër

Ujë nën vigTë rrjedhi të jenë kryqëzatat

Penës ngjyrëDhe ngjyrë syrit e detit

Erdhëm tu japim ngjarjeveGjasën të ndodhin.

Me Ibrahim Ibishin ishte ndryshe,ai ishte nga komuna jonë,me te piqeshim më shpesh,si nxënëslexonte shumë dhe kishte aftësi të shkruaj.Kushtet e jetesës nuk ishin edhe të përshtatshmepër shkollime.Vinim nga kodrinoret,rrugëtonim dhjetëra kilometra shtëpi-shkollë në dy drejtime.Ishte nga Kremenata e komunës së Dardanës,në shkollime u dallua i shquar,organizator i mirë i kulturavenë veqanti të grupeve letrare.I ri filloi të shkruaj libra në prozë dhe poezi,po edhe njihte fushëne kritikës letrare.Pas mbarimit të shkollimit u punësua në shkollën e Strezofcit,shkollë kjo në komunën e Dardanës.Herë udhëtonte në fshat,herë banonte në disa banesa në Strezofc,nga se udhëtimi ishte bukur i largët.Ishte mësues i dalluar,unë nuk kam pasur fatin të jem nxënës i tij për pak,por me dëshirë do kisha dashur të jem nxënësi tij.Ishte një burrë i dukshëm,i afërt me njerëz,punëtor i përkushtuar.Më pas shkoi e u punësuamësimdhënës në Hajvali të Prishtinës,ku edhe ke zgjedhur mësuesi më i dalluar.Sfidat që përjetoi në ato kohë pa kohëfilluan të lënë shenja në fytyrën e tij,në shëndetin dhe kokën e tij thinjat ishin bukuri e pleqërisëdhe menqurisë së tij.Në probleme të kohëve dhe stuhirave nuk jipej ishte i palëkundur,për miqët ishte i hapur,i dashur,i ëmbëlgjithnjë i buzëqeshur.Filloj të rregulloi standartin dhe u vendos me vendbanim në Prishtinë.Ibrahim Ibishi ishte personalitet i rrallë,origjinal dhe i veqantë.Si pedagog me tërë qenien shpirtërore u vu në shërbim të përhapjes së dritës së diturisë në shkollat tona,përhapëjes së librit dhe kulturës kombëtare.Për te kanë folur gjithnjë mirë kolektivi punonjës i shkollave dhe nxënësit e tij.Kohën unë kur mora rrugën e kurbetit,çdo herë kur dikush nga mërgimtarëtshkonte në vendlindje ai mes tyre me qonte krijimtarinë e tij dhe revistat që nxirrte.Ibrahim Ibishika lënë mbresa në shoqëriNjeri i dijes,traditës dhe kulturës,ka ndriqua si yll në fushën e arsimitdhe i ka bërë nderë arsimit dhe kombit në përgjëthësi.Po kohën kur na u desh më së tepërmi,vdekja nuk e la mes nesh.Ai nuk ka vdekur po edhe u ngjitë në maje të letrave shqipe,vepra e tij do të jetoi nëpër breza.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:40 pm

MUNGESA JUAJ PO NDIHET I DASHURI MËSUES DHE POETI IBRAHIM IBISHI
nga Shaban Cakoli më 2010-11-27 në orën 3:49.PD

Nuk jam vetëm unë ai që nuk po mund të përballoi mungesën tuaj vëlla Ibrahim.Mungesa juaj po ndihet anë e këndë viseve

shqiptare,sepse ishe,por sot më tepër po e kuptojmë se paske qenë njeriu i dëshirave të përflakura,i idealeve të fuqishme,me

pregaditje profesionale,me aftësi të fituara vetëm nga dashuria për atdheun,aftësi këto që këmba pushtuese u mundonte të na i shtypte me dhunë,po ti ua more me zor.Po i mungon artdashësve shqiptarë sepse ishe njeri i librit dhe botës së librit,po ti nuk ishe vetëm poet,shkrimtarë e kritik letrar,po ishe ai që plotë gjysmë shekulli i shërbeve fushës më të rëndësishme,arsimit kombëtarë,shkollave shqipe,edukove gjenerata rinie e u dhurove dritën e diturisë kombëtare.Ishe shpirtkërkues i madh dhe në procesin edukativo-arsimorë solle shumë dritë e dituri.Nuk u shkëpute nga hallet ndrydhëjet dhe shqetësimet e rinisë që atë kohë nuk ishin edhe pak.Shkove shpejt vëlla Ibro,ti asnjëherë nuk na the se lëngoje nga ndonjë sëmundje!Ndoshta shpirti yt i fortë ishte i pregaditur ashtu që nuk donte të ndiej asnjë ligshtim,ndoshta ti nuk kishe kohë të lëngoje,sepse ti asnjëherë nuk e humbisje asnjë sekond për ankesa?!Nuk di si ishte,vërtetë parmbrëmë ti edhe u përshëndete me ne në Facebook,na le edhe një video përshëndetëse kujtim,po ne nuk e ditëm se kjo ishte përshëndetja e fundit.Mungesa jote po ndihet shumë vëlla Ibro,kjo mungesë sa vjen e bëhet më e dhimbshme,më e theksuar,më e pa duruar,Në shkollën ku ju punuat mësues i madh Ibrahim mësova se dje dhe sot shokë e shoqe tuaja mësues e mësuese derdhën lot,derdhën lot ndoshta tërë nxënësit e shkollës,por për 38 nxënësit tuaj jam i sigurtë ata qanë dje,sot,do të qajnë edhe nesër dhe shumë kohë do të ndjejnë mungesën tënde.

Në blogun tim"Eksperienca"blogal.com,ku unë kam bërë një shkrim për ju,dhe nën atë shkrim këto dy dita po më vijnë komentet e nxënësve tu të dashur,ata ndihen të zemruar dhe pyesin Përse? PËRSE SHKOVE?Në pamundësi të shfaq gjitha komentet e tyre në këtë shkrim të shkurtër,unë zgjodha një që po e veqoj:

mesuesi im

mesuesi im sa veshtir e kam te-te shoh ne fotografi te kam dashur dhe te dua shum shum pa kufi tani po shkruaj diqka per ty.I kujtoj mesimet qe na mesove ti 3 vjet por i pate dhe dy vjet per te na mesuaj mbetem 38 nxenes te merzitur tani po qaj me sa kam fuqi o mesuesi im do te-te dua edhe perfundi dheut edhe pse vdeke une kam deshir qe vetem dhe nje her te-te shoh me syt e mi por jo vdeke dhe na le ne shkoll ne ate dit ndejtem mire pa ber zhurem por e kam ditur qe diqka do te-te ndodh ate dit.Shkove ne koridorin e shkolles dhe e le deren e hapur e ne qajshim me sa kishim fuqi , qjashim rruges duke then o zot ruaje mesuesin ton mesuesin ton por me kot vdeke dhe na le ne klasen e 4 ne na leshoj mesuesi Ragip ne ora 3 por ti na le ne ora 1 o mesues une pa kufi te kam dashur dhe te dua per gjithmon . Per vdekjen tende un nuk munda te vij nuk pata mundesi dhe desha te vij me pa durim per te ta jepur lamtumiren e fondit mesuesi im i dashur .te vija vetem un nga 36 nxenesit. qofsh ne paqe per gjithmon.

e shkruajti Medaljona Llapashtica

Eh nxënës të dashur,ju krijesa engjuj e kuptoi dhimbjen tuaj,është e arsyshme për ju sepse keni humbur pishtarin e diturisë suaj,por për të zvogëluar pak dhimbjen tuaj ju kuptoni edhe këtë:Mësuesi juaj i dashur Ibrahim Ibishi,ka lënë edhe fëmijët e vet që u përkasin moshave tuaja,edhe ata e pyesin kështu si ju:Përse shkove baba i dashur?

Do të doja sikur të kisha mundësi këtë shkrim të ua përcjell familjarëve të mësuesit të madh Ibrahim Ibishi,nxënësve të mësuesit Ibrahim,kolektivit punonjës ku ai punoj,miqëve e të afërmëve të tij,miqëve në Facebook,kudo adhuruesëve dhe lexuesëve të tij,eh kjo shpërndarëje kaq e gjërë është e pamundëshme,por ndoshta të përcillet mik pas miku,sepse ai pat shumë miq:Derdhja e lotëve për te ka kuptimin e vet,po kam frikë se mos lotët do të rëndonin ate.Unë ngushëlloi gjithë të dashurit e tij dhe për ta kam një mesazh:E kemi obligim të përmbahemi,të gjejmë forcë të shiqojmë te ecim përpara sepse jeta duhet të bëhet gjithësesi,po këtë pedagog të mirëfilltë,që shkriu mendjen për të përhapur dituri te nxënësit e tij,që shkriu mendjen për hallet e kombit,të e përkujtojmë gjithnjë,të flasim e shkruajmë për te,të lexojmë veprat e tij dhe ndoshta të plotësojmë dorëshkrimet e tij të mbetura dhe të i hedhim në dritë,vetëm kështu i bëjmë nderë shkrimtarit e mësuesit të madh Ibrahim Ibishi.

Vepra e juaj mos u harroftë për jetë të jetëve i nderuari dhe shumë i dashuri vëlla Ibrahim Ibishi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:41 pm

IBRAHIM IBISHI JETON PËRMES VEPRAVE TË TIJ

"Njeriu jeton për aq sa do të jetojë kujtimi për të dhe veprat e tij"

Motra e vëllezër të dashur, duke qenë i vetdijshëm se jo të gjithë kanë pasur rastin të lexojnë gazeten prishtinase KOSOVA SOT të datës 29 nëntor 2010, në shenjë përkujtimi të jetës dhe vepres së shkrimtarit të shquar e mikut tonë të dashur Ibrahim Ibishi i cili u nda nga jeta duke mos arritur të na jepte edhe shumë nga vetja e krijimtaria e tij letrare-artistike, e gjeta të arsyeshme qe të të ripublikoj raportimin e reporterit të kësaj gazete, zotëri I.Musliu duke kërkuar ndjesë në qoftë se eventualisht nuk kam bërë besnikërisht përshkrimin e artikullit të tij.

29 nëntor 2010,

RIPUBLIKIM I RAPORTIMIT TË REPORTERIT TË GAZETËS KOSOVA SOT, Z I. MUSLIU

Vjeshta letrare e Gjilanit

Ibrahim Ibishi, poeti që rrëmbeu vjeshtën

“Ishte poet që rrëmbeu përjetshëm në krijimtarinë

e tij stinën e vjeshtës, në të cilën erdhi dhe iku nga kjo botë”,

Tha Sabit Rrustemi

Vjeshta letrare e Gjilanit, e cila ka filluar këtu para tri javësh, në organizim të klubit letrar “Beqir Musliu” kësaj here iu kushtua shkrimtarit Ibrahim Ibishi, i cili vdiq para pak ditësh. Duke folur për krijimtarinë e tij, Sabit Rrustemi tha se Ibishi ishte poet që rrëmbeu përjetshëm stinën e tij të jetës. Ishte në majat e shpërthimeve krijuese, në moshën e tij më të mirë. Me afërsinë njerëzore e shpirtërore, krijuese, me butësinë e njeriut të mirë të kësaj toke, me ndjeshmërinë e përhershme dhe ndërrimet e papritura të gjendjes shpirtërore, njësoj si vet stina e lindjes dhe jetës së tij – vjeshta. Sa shumë kishte shkruar për vjeshtën, sa shumë ishte identifikuar e mishruar me këtë stinë. Mes kësaj edhe kishte lindur. Lajtmotiv i muzës së tij ishte bërë vjeshta. Edhe shumëçka kishte për të shkruar për vjeshtën, të dashurën, jetën. Sapo kishte filluar për ta shpalosur këtë stinë që rrëmben aq furishëm. I dashuruari çmendurisht në vjeshtën, po udhëtonte që moti drejt saj, për ta nxënë përjetshëm si stinë të prehjes së tij, tha Rrustemi.

Kurse, Albina Idrizi theksoi se ekzistojnë disa njerëz, me të cilët nuk ka nevojë të flasësh për t’i kuptuar, nuk ka nevojë t’i shohësh për të ndjerë praninë e tyre. Të tillët kanë fuqinë e fjalës që dëgjohet edhe pa folur. Të tillët kanë fuqinë e pranisë edhe që ndjehet edhe pa i parë. Ndikojnë në çdo ditë tëndën edhe pa e ditur ti. Pahetueshëm të ndihmojnë në formim,, në bindje, në ide, në shpalim ndjenjash, mendimesh, horizontesh. Dhe vetvetiu i ndjenë të afërt, të dashur, pjesë të jetës dhe të personalitetit tënd. I tillë ishte Ibrahim Ibishi. Ndërkaq, Nexhat Rexha nënvizoi se vepra letrare e Ibrahim Ibishit është formulim i ndjenjave të thella shpirtërore. Ibrahim Ibishi, në jetën kulturore ishte aktiv gjithën dhe iu përkushtua asaj deri në fund të jetës së tij. Vepra letrare e Ibishit është formulim i ndjenjave të thalla shpirtërore. Në tërësinë e veprës së tij letrare ka ndjeshmëri për jetën dhe njeriun. Ai çmonte dinjitetin e çdo njeriu deri në skajin e të pamundshmes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:43 pm

IBRAHIM IBISHI

KAFJA E MËNGJEZIT

Në mëngjes zakonisht pi kafe

me aromën e ëndrres që ikë
...
Në sumbullën e tavanit të kajmakut
...
Gruaja e ëndërres lakuriq rri në divan

E unë i dehur harlisem

në vallen që nuk e luaj me të.

Në mëngjes pi zakonisht

kafe pa raki

Më mjafton ëndrra ime

e shprishur si lesh parajsor

në përrallen e paarritshme.

Mund të shoh edhe gjëra të parëndësishme

në rrugë

Si ta zëmë,një grua me flokë të verdhë

kah i përzien yjet me gërshetin grindavec

Atje tutje një makiato që avullon

me të zotin e humbur në shqetësimin

e natës që kaloi

dhe një zog si pikë e kaftë

në malin karshi

kur të dashurën e thërret

me mallin e bandilit të zhgënjyer

Zakonisht pi kafe

me mërrolat e pronarit të picerisë

Dhe dashurinë time e përcjell

deri në kthesën e parë

atje ku duket pikëllimi i njeriut

të gënjyar nga mosha

Sot e andej unë nuk jam

ai që isha dhjetë minuta më herët

Mbi tavanin e kafesë

ajo gruaja që më çmend

djersitet në vallen e urrejtjes

Dhe më bën xheloz.

Ibrahim Ibishi Ishte i lindur në Kremenatë të Gallapit, më 16 dhjetor 1953. Me profesion ishte mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai kishte afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Ai ishtes poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.

Ibrahim Ibishi deri më sot ka botuar këto vepra letrare: vëllimin poetik “ Varr në qiell “, botuar në vitin 1995, librin me tregime “ Shiu për kërpudha “, i botuar në vitin 1995, nga RL “ Jeta e re “, në Prishtinë, librin tjetër, po ashtu me tregime, “ Korbat mbi muranë “, e botoi në edicion të SHB “ Rilindja “, në vitin 1996, në Prishtinë, romanin

“ Shtjella e vetmisë “, e botoi SHB “ Rilindja “, në vitin 2000, i cili roman për periudhën kohore, tetor 1999 – tetor 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë, romanin “ Trëndafil në varrezë “, e botoi në vitin 2000 në edicion të SHB “ Rozafa “, në Prishtinë, në vitin 2002, në edicion të SHB “ Faik Konica “, në Prishtinë, botoi vëllimin poetik “ Kaçurrelja që vrapon pas erës “ dhe, në vitin 2004, ky autor botoi romanin “ Njerëzit e vjeshtës … “, finansuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës, e botuar nga SHB “ Rozafa “, në Prishtinë.

Në vitin 2008 botoi librin me poezi “ Baladë shiu “, finansuar nga Ministria e Kulturës e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës dhe librin me ese dhe shkrime diskursive “ Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit”, finansuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Këta dy libra dolën nën edicionin e SHB “ Rozafa “ e Prishtinës. Ndërsa në process të botimit është edhe libri me vjersha e tregime për fëmijë “ Hajni topi dhe peshqit “, në edicion të SHB “ Faik Konica e Prishtinës.

Ibishi ka bashkëpunuar me shumë revista, gazeta e mediume të shikuara, si: “ Bota e re “, “ Zëri i rinisë “ ( më vonë “ Zëri “ ), “ Rilindja “ ( më vonë “ Bujku “, “ Pionieri “, “ fjala “, “ Jeta e re “, “ GEP – i “, “ Kosovarja “, “ Shkëndija “,“ Bota sot “, “ Koha ditore “, “ Ylliria Post “, “ Lajm “, “ RTK “,“ “ Nositi “, Dardanë “, Jehona “ e Bujanocit, “ Kalendari letrar “, “ Verbi “ e ndonjë tjetër.

Ibrahim Ibishi ishte po aq i suksesshëm edhe në profesionin e mësimdhënësit. Këtë e ilustron më së miri mirënjohja që iu dha nga Ministria e Arsimit të Kosovës, me rastin e 7 Marsit të vitit shkollor 2007 / 2008 , ku ai radhitej ndër mësimdhënësit më të mirë të Kosovës.

ishte njëri ndër bashkëthemeluesit e Klubit Letrar “ Nositi “ të Dardanës ( ish Kamenicë).

Ibrahim Ibishi jeton dhe vepron në Prishtinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:45 pm

URNË PËR DASHURINË

( Më lejo të të them

se lufta dhe dashuria

krijuar janë nga zjarri

dhe po me zjarr fashiten

Më pastaj mbetet vetëm hiri )

Më lerë të futem

vetëm një herë brenda teje

Ta ndiej sa e vogël është bota

e sa e ngrohtë nata e parë

dhe e fundit e varrit tim

sa i ëmbël është gjumi

nën hije palme

dhe sa e nxehtë rëra

në plazh ndër grushta thërmuar

Më lerë brenda teje

të shëtis rrugëve të pashkelura

në gjunglën e hirësisë sate

që botën ta shoh aq të vogël

Luftën pastaj të ngjizur ta kem

me dashurinë se i lidh zjarri

Dhe hiri tek e fundit dëshmi

le të jetë – luftë për dashurinë

Më lejo atëherë

brenda teje të futem

Në urnë hiri të shndërrohem

E ti paqja e përjetshme

në mua të flesh

të flesh

të flesh

e të shpërthesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:47 pm

IMAZHE NGA DRITARJA E MBYLLUR

Djali shikon nga dritarja e autobusit

Petalet e trëndafilave tek rrëzohen

Në kopshtin e zverdhur

Dhe vashen tek grimos çerpikët

Me nektarin e harrimit

E mbi degët e plepave pezull rri dielli

Ndanë rrugës që kurrë nuk përfundon

Ndonjë zog flatëron krahët e rënduar

Nga fluturimi shko e eja

Ndërsa djaloshi kthehet në vendlindje

Si dikur moti po me të njëjtin tren

Me kupetë e grisura nga dorë e zhgënjyer

Nga koha që nuk ndalet në asnjë stacion

E koha ecën ecën ecën

E koha ecën

Mbi shilarëz dita thërret

Bilbilin me violinë

Tek gris zemrën me gjembat e trëndafilit

Plot aromë djalërie në ledinë

E dita ecën me mëngjesin

E nuk e di kur do të soset

rrugëtimi rrakadyl nëpër pluhurat e planetit

që ha njerëzit e vet

E koha ecën me vrapin e hamshorit

E koha ecën ecën ecën

Ndërsa vajza pret fundin

E bredhjes nëpër ëndrra

Djali kurrë të zbret nga autobusi urban

E koha shkon

Ku e di nga shkon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:49 pm

KUR HIDHËROHET HËNA

Sonte hëna me mua nuk doli

As shi nuk ra

Pasha t’madhin zot

Pranë rivierës u ndala

Mu në breg të dhembjes

Sonte hëna më mashtroi

As shi nuk pikëloi

I zbrazët ika

Të sodis thashë nga kepi

I zhveshur lakuriq qëndrova

Mes ëndrrës dhe vdekjes

E hëna nuk doli

As ti goca ime

Sonte romantika u gjet

Në pyllin e egër të gjelozisë

Me tingujt e karadyzenit nga veranda

Një turk i thinjur mëngjesin e blertë e thirri

Tërë natën e lume

E hëna nuk doli

As shiu se deshi shushurimën e vet

Sonte unë ika ti mbete

Të kujtojmë thashë ditët e verdha

Në egërsinë e këtij planeti të shkretë

Hëna nuk doli

As idili nuk ndodhi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:51 pm

NJË DITË S’DO TË KETË ËNDRRA

Një ditë nuk do të ketë fare

Dritë elektrike as diell

As ujë

Të zbutim etjen

As fjalë jermi për dashurinë

Një natë s’do të ketë as ëndrra

As fantazma s’do të ketë

As për syrin ekzotikë

Një ditë as unë nuk do të jem

Pos në gjumin e gjatë

Rrugëve qorre duke të kërkuar

Nëpër natë

Por nuk do të vdes

Ose vetëm njëri sy nuk do të mbyllet

Teknikisht

Lart nga qielli do të vigjilojë

Çdo ditë çdo natë

Mbretërinë tënde do ta lakmojë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:53 pm

SHËN VALENTINI

Dhembja e shpirtit s’mund të jetë

Veç një pëshpëritje e shurdhër

Një karafil një ëmbëlsirë një ofshamë

Dhe një kartolinë me intimen e rebeluar

Qiellin e shenjt mund ta lëpijnë

Atje ku është foleja e gjakuar

Atje ku është dhembja e ëmbël

Shën Valentin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:55 pm

VEÇ LOT SHIU

Ky mëngjes i pikëlluar

Veç lot shiu derdh

E unë e ndjell si bletën

Shi shi shi ooooo shi

Kur vdes në ëndrrën time

Të çuditshme

E nuk pikëlon e nuk pikëlon

Sot ky shi i pikëlluar

Përbiruar nëpër ashtin tim të ndezur

Veç lot shiu derdh derdh derdh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:56 pm

E TI KALËRON MBI GJUMIN TIM

Në të gjitha kafeteritë e qytetit

Të kërkova deri në Karagaç

E ti nuk ndodhesh

Në asnjë qytet të botës

Në asnjë stacion treni

Në asnjë bar caffe

Taksisë që më end

Nëpër ëndrrat e humbura

I kërkoj këngën HELLOU

Kur ti nuk ndodhesh

Në asnjë lulishte në asnjë morg qyteti

E çka mund t’i them asaj vajzës në FELLINI

Tek kapet për fillin e ëndrrës së zhdukur

Dhe pret përgjigjen se kur ka filluar

Dhembja e kësaj nate me shi

Kur ti kalëron mbi gjumin tim

Kur unë të kërkoj të kërkoj të kërkoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:57 pm

SHI MBI ÇATI

Shi i mëngjesit

Gjarpërinj të lagësht nga çatia

Në vetminë time

Sitet ngeshëm

Qiellit teposhtë

Lirikë e ëndërrt shkallimi

E më mban peng në dritare

Shi o shi

Puthje të lagura

Mbi çati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  EmptyTue Nov 30, 2010 6:59 pm

Ibrahim Ibishi

(Nga Kaçurrelja Që vrapon pas Erës)

UNË DASHUROJ EDHE PËR SË VDEKURI

Mos u tall me botën time të re

Ti nuk e di se vdekja

është vetëm një lojë e dhembshme

Unë dashuroj edhe për së vdekuri

Edhe për së fjeturi

Puhizën e amshimit ndiej

ninananën kah më merr

matanë qiellit.

Me Seremben dehemi kuvertave

Mes oqeanit mbi valët e pikëlluara

Në errësirë ngatërrojmë

gjurmët e të dashurave

që dje janë nisur për Amerikë

Vogëlushe

Mos më prit

Kapidani ka ndërruar orën e nisjes

Edhe anën e horizontit ka ndryshuar

Qenka më duket një kusar i rryer

Dhe mos rri pa gjumë

Kurrë nuk do të arrijë,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty
MesazhTitulli: Re: SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË    SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lamtumire ftohjes
» Lamtumirë ftohjes
» Ramos: Lamtumirë La Liga!
» LAMTUMIRË SYZEVE PËRGJITHMONË!
» Lamtumire Google Wave
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum