www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lamtumirë ftohjes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lamtumirë ftohjes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lamtumirë ftohjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Lamtumirë ftohjes Empty
MesazhTitulli: Lamtumirë ftohjes   Lamtumirë ftohjes EmptySat Dec 25, 2010 9:47 pm

Lamtumirë ftohjes Ftohja_742164_thumb_large
Lamtumirë hundëve të zëna, fytit në flakë, kollës dhe teshtimave. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë zbuluar kurën për të zhdukur ftohjen.

Nga Express më 08 nëntor 2010 në ora 09:56
Sëmundja që prek çdo vit miliona njerëz në të gjithë botën tashmë mund të luftohet falë antitrupave të pranishëm në sistemin tonë imunitar dhe një proteine që sulmon virusin duke e shkatërruar. Brenda një dhjetëvjeçari, mendohet se do të jetë gati një ilaç, ndoshta një lloj spray, në gjendje të na çlirojë nga shqetësimi që shfaqet në vjeshtë, në dimër dhe ndonjëherë edhe në sezonet e tjera. Për industrinë farmaceutike duket një minierë ari për sa u përket fitimeve, ndërsa për autorët e këtij zbulimi mundësia për të fituar çmimin “Nobel”.

Po ashtu, edhe për të gjithë personat që preken shpesh nga ftohja po afron fundi i hundëve të bllokuara, dhimbjes së fytit dhe teshtimave pareshtur. Ky zbulim gjigant është fryt i studiuesve të një qendre të famshme në të gjithë planetin: laboratori i biologjisë molekulare në Universitetin e Kembrixhit, të quajtur ndryshe “fabrika e Nobelit”, për shkak të numrit të çmimeve që ka fituar (14). Ka shumë mundësi që ky numër të shkojë në 15, sigurisht kur impakti i këtij zbulimi të ri të fillojë të ndihet.

Studimi
E gjithë merita i takon një ekipi të vogël studiuesish, të udhëhequr nga doktor Leo James. Një grup ku bën pjesë edhe kërkuesi 26-vjeçar William McEwan, një mbiemër ky shumë i njohur: babai i tij është Ian McEwan, një prej shkrimtarëve më të afirmuar në Mbretërinë e Bashkuar, autor i romaneve bestseller në të gjithë globin.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për djalin tim. Ai ishte i dashuruar me shkencën që kur ishte fëmijë. Në moshën 3-vjeçare shkonte në shtrat me atlasin apo enciklopedinë në dorë. “Nobelin” në familjen McEwan mund ta fitojë më parë i biri se i ati. Biologjia mund të mbizotërojë betejën me letërsinë në këtë fushë. Risia e zbulimit të realizuar nga shkencëtarët anglezë është kjo: për herë të parë kanë verifikuar se mbrojtja e sistemit imunitar të trupit të njeriut mund të shkatërrojë virusin që shkakton ftohjen, pasi ky ka hyrë në brendësi të qelizave njerëzore.

Deri pak kohë më parë kjo shihej si e pamundur. Doktor James dhe bashkëpunëtorët e tij kanë treguar se antitrupat e sistemit imunitar mund të hyjnë në qelizë bashkë me virusin “pushtues” dhe aty brenda vetë qelizës mund të arrijnë ta shkatërrojnë atë me një shpejtësi ekstreme.

“Është si një lloj prite që antitrupat i bëjnë virusit. Sapo mekanizmi imunitar hyn në veprim, virusi eliminohet në këtë hapësirë pas një ore apo dy ore. Është një proces shumë i shpejtë”, shkruan doktor James në revistën “Proceedings” të Akademisë angleze të Shkencave. Agjenti që largon ftohjen është një proteinë e quajtur Trim 21, që gjendet në qelizë. Duke punuar mbi këtë proteinë në të ardhmen do të jetë e mundur të prodhohet një spray nazal, në gjendje të mposhtë ftohjen.

Por jo vetëm kaq. Zbulimi i radhës dhe ideja që antitrupat mund të shkatërrojnë një virus edhe pas hyrjes së tij në qelizat e njeriut, mund të eliminojë shumë të tjerë, nga ata që provokojnë të vjellat, tek ai që shkakton diarrenë dhe gastroenteritin, viruse këtu që u marrin jetën shumë fëmijëve në vendet në zhvillim. Me pak fjalë, vlera e këtij zbulimi të bërë në Kembrixh është vërtet historike.

Viruset janë “vrasëset” më të këqija të njerëzimit, duke shkaktuar dyfishin e viktimave që humbin jetën nga tumoret. Mënyra për t’i larguar është me të vërtetë një xhevahir, një gur themeli për mjekësinë. Jo rastësisht ndodhi në “fabrikën e Nobelit”, i njëjti laborator ku në vitin 1935 Jim Watson dhe Francis Crick zbuluan sekretet e ADN-së. Lajmi u publikua në faqet e para të të gjitha gazetave angleze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Lamtumirë ftohjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lamtumire ftohjes
» SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË
» Ramos: Lamtumirë La Liga!
» LAMTUMIRË SYZEVE PËRGJITHMONË!
» Lamtumire Google Wave
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum