www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


10 momentet që krijuan festivalin e këngës në RTVSH Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


10 momentet që krijuan festivalin e këngës në RTVSH Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 10 momentet që krijuan festivalin e këngës në RTVSH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

10 momentet që krijuan festivalin e këngës në RTVSH Empty
MesazhTitulli: 10 momentet që krijuan festivalin e këngës në RTVSH   10 momentet që krijuan festivalin e këngës në RTVSH EmptyWed Dec 01, 2010 7:23 pm

Këngët e tyre vazhdojnë të dëgjohen me të njëjtin pasion edhe sot. Ishte festivali që mblidhte familjet shqiptare përpara ekranit të vogël, pjesë e festimeve të fundvitit, tempulli i muzikës moderne. Sot, gjërat kanë ndryshuar. Pavarësisht se falë jetëgjatësisë, vazhdon ende të jetë një prej festivaleve më të rëndësishëm për shqipet, cilësia dhe vlera e tij ka kohë që është shndërruar nga floriri në ndryshk. Ajo çka ka mbetur nga ky festival, është historia e tij dhe nostalgjia për vitet kur këndoheshin valset e lumturisë. Nëpërmjet këtij shkrimi, ne po sjellim 10 momentet më kryesore të këtyre 20 viteve të fundit, që sollën ndryshimet për mirë apo për keq e që e shndërruan festivalin e dhjetorit në festivalin e acartë, të cilin kanë frikë t’i afrohen dhe emrat më të njohur të muzikës, emrat që u zbuluan pikërisht nga kjo skenë, sepse shpesh herë ka treguar se po ashtu siç ia dhuroi respektin dhe adhurimin e publikut, ia mori në mënyrën më ofenduese.

“Jemi emri i vetë jetës”

Ashtu si dhe në sistemin politiko-shoqëror, ndryshimet në festival në fillim të viteve ’90 erdhën nga të rinjtë. Grupe të tilla si “Tingujt e jetës”, “Ritfolk”, “Arb”, “Djemtë e detit” etj., dhe pse në moshë adoleshente, i dhanë skenës së festivalit atë çka i ishte mohuar prej dekadash, Liri. Ritme të thjeshta me tekste optimiste, zëra melodioz dhe veshje rrok, bën që publiku të vlerësonte më tepër “Natën e të rinjve” sesa natën e “Emrave të mëdhenj”. Me shpresat e tyre, hapën një kapitull të ri në muzikën shqiptare dhe u bënë pjesë e historisë së saj.


Ishin (’90-’91) dy prej edicioneve më të mira të këtij festivali, i cili po të kishte ecur në të njëjtin ritëm do të vazhdonte të mbante statusin e mëparshëm, gjë që fatkeqësisht nuk ndodhi. Këtë e kuptuan dhe vetë këta artistë të rinj, që prej vitesh i janë larguar dhe nuk tentojnë t’i rikthehen më kësaj skene.

“Kosovarët Are Comming”



Ishim shqiptarë, i njëjti gjak, e njëjta gjuhë, të ndarë vetëm nga një kufi, por shumë pak e njihnim muzikën e njëri-tjetrit, ndaj dhe kur disa prej artistëve shqiptarë të Kosovës treguan se do të merrnin pjesë në këtë festival, kureshtja ishte e madhe. Ndryshe nga miqtë e tyre në Shqipëri të influencuar më së shumti nga muzika italiane, artistët nga Kosova dhe Maqedonia sollën shqip dhe pop perëndimor. Veshje ekstravagante dhe interpretime që nuk ishin parë asnjëherë në këtë skenë. Të lirshëm dhe të lëvizshëm, Armend Rexhepagiq, Adelina Ismaili, Gili, Edona Llalloshi, Agron e Naxhije Berisha, Fitnete Tuda, Naim Krasniqi etj., më shumë se një pjesëmarrje ishin dhe një event përbrenda eventit në ato net dimri. Ata jo vetëm sollën disa prej krijimeve më të mira në repertorin e “Festivalit të Këngës në RTVSH”, por rrëmbyen dhe çmime.

“Unë live, ti live, ajo me playback”



Festivali gjithmonë ka qenë live ose të paktën kështu është thënë, megjithëse në më shumë se një herë mund ta keni vënë re orkestrën të bëjë gallatë në sfond kur dikush është duke kënduar. Në të vërtetë, kur vjen puna tek ky rregull, jo të gjithë janë të barabartë përpara tij. Nga fundi i viteve ’90 një grup do të ngjitej në skenë duke u prezantuar sikur po këndonin live, ndërsa një vit më pas menaxheri i tyre do të tregonte se ato kanë përdorur superpozim. I famshëm është dhe rasti i Bleona Qerretit, e cila doli të këndojë në skenë, por stonoi pothuajse gjatë gjithë këngës. Ajo më pas do të tregonte se në momentin e fundit i kishin ndërruar mikrofonin, ankesë të cilën do ta përsëriste vite më vonë dhe Miriam Cani në debutimin e saj tek “F.K RTVSH”.

“Sa e shite këngën”

Për të hyrë në festival duhej të paguaje $300 tek persona të caktuar, të cilët më pas të kërkonin dhe të vendosnin emrin e tyre në listën e krijuesve… ndoshta të ndryshonin dhe këngëtaren e këngës, e të shtonin një treshe vajzash të bukura në sfond për të shoqëruar me A të madhe të shtypit dhe a të vogël të shtypit. Për shumë artistë, të cilët nuk i përkisnin Estradës Shqiptare, ky ishte një rregull i pashkruar në letër, por, nëse kërkoje suksesin… mund ta gjeje shumë kollaj. Mjafton të dije ku t’i postoje zarfet. Normale që nga 1992 shuma vinte e rritej, por artistët kurrsesi nuk guxonin të flisnin. Duke qenë i vetmi portal prezantimi për tek publiku shqiptar, atyre iu duhej t’i mbanin marrëdhëniet e mira me organizatorët e festivalit… derisa një ditë të bukur Armend Rexhepagiqi nuk duroi dot më dhe tregoi sesa i ofenduar ndihej nga kjo sjellje e kolegëve të tij në Shqipëri dhe se kishte vendosur të mos kthehej më në atë skenë.

“Zhvishet Adelina”



Kur u zhvesh Adelina është një nga ato momente, të cilat të gjithë e mbajnë mend se ku kanë qenë e çfarë po bënin. Ne ishim duke ndjekur festivalin dhe teksa filluam të lëviznim pak nën ritmin supercool të këngës “Zemrën nuk ta fal”, po qeshnim sesi në bluzë kishte të stampuar Hash për Dash, e teksa ajo zhduket pas skene… rikthehet në të brendshme dhe një fustan të hollë transparent. Dukej sikur koha ndali dhe nuk po na besohej që këngëtarja nga Prishtina bëri atë që ne po mendonim se bëri. Ishte një interpretim i guximshëm jo vetëm për skenën shqiptare, por dhe atë botërore (Vite më vonë, një interpretim i tillë i Britney Spears çmendi median amerikane). Vazhdon të mbetet një prej interpretimeve më të mira në “F.K RTVSH”, i cili e bëri Adelinën po aq të njohur në Shqipëri, sa edhe në Kosovë.

“Kërcënohet Mariza Ikonomi”

Mariza Ikonomi ishte një prej të parave artiste, e cila u ankua publikisht për mënyrën e padrejtë të dhënies së çmimeve. Ajo haptazi tregoi se nuk ka më dëshirë të shkojë në festival dhe se sistemi i vlerësimit është i korruptuar. Kjo deklaratë e këngëtares nuk u prit mirë prej organizatorëve, të cilët më pas nuk ngurruan t’i telefononin Marizës dhe ta kërcënonin në mënyra të ndryshme. Gjithsesi, premtimi i këngëtares nuk zgjati shumë. Ajo do t’i rikthehej festivalit dhe pas kërcënimeve, por pa arritur të fitojë ndonjë çmim.

“Një tjetër Vaçe”



Prej vitesh organizatorët dhe publiku po luteshin që Zoti, të na falte një tjetër Vaçe Zela. Shumë këngëtare, kishin ardhur e shkuar, me interpretime të mira, e këngë shumë të bukura, por asnjëra nuk mund t’i afrohej zërit magjik të këngëtares legjendare. Në 1996, e veshur në uniformë sikur sapo kishte dalë nga shkolla, e pafajshme, pothuajse engjëllore, Elsa Lila iu ngjit skenës për të pyetur lotin dhe çka ndodhi më pas është histori. Kur u rikthye një vit më pas, do të përsëriste të njëjtin sukses, por ndërsa kishte të gjitha shanset për të vazhduar hapat e Vaçes, në rikthimet e tjera Elsa vendosi të bënte diçka tjetër… rolin e prezantueses. Fatkeqësisht, duket se rikthimi i saj si këngëtare në këtë skenë nuk do të ndodhë, gjë që Elsa shpesh herë e ka treguar nëpër intervista.

“Molla e sherrit e ka emrin Alban”



Alban Skënderaj, është një prej kantautorëve të rinj, por që festivalin dhe funksionimin e tij e njeh shumë mirë, pasi jo vetëm që ka konkurruar në të, por dhe ka drejtuar dhe gjykuar. Ishte pikërisht kjo e fundit, për të cilën ai do të mbahet mend gjatë në historinë e tij. Sjellja amatoreske gjatë gjykimit, mosha e tij e re dhe vlerësimi me zero pikë që i bëri këngës pretendente “Jeta kërkon dashuri” kënduar nga Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, u pasua me shumë debate dhe shumë shkrime negative në shtypin shqiptar, sidomos në Kosovë. Teksa dukej se Flaka dhe Doruntina po fitonin, pasi u vlerësuan me pikët maksimale nga katër anëtarët e parë të jurisë (12 pikë), Alban Skënderaj dhe Gjergj Xhuvani e vlerësuan çuditërisht këngën me zero, çka bëri që të shpallej fituese këngëtarja e re Olta Boka.

“Çmimi që nuk ekzistonte”

Kur Shqipëria zyrtarisht vendosi të shkonte në Eurovision, zgjodhi që seleksionimi të bëhej në RTVSH. Stafi organizues i festivalit të dehur nga suksesi i kësaj lëvizjeje, vendosën të shpiknin dhe një çmim të pa qenë “Eurovision për të rinjtë”, çmim i cili u fitua nga Vesa Luma, Rona Nishliu dhe Teuta Kurti me këngën “Flakaresha”. Tre vajzat pas suksesit në “Ethet…” ishin në pritje që të niseshin drejt vendit organizator, vetëm të mësonin prej “RevistaAlbaniac.com” se një festival i tillë nuk ekzistonte. Të zhgënjyera dhe të ofenduara, ato i qëndruan për vite me radhë larg festivalit. Organizatorët jo vetëm që nuk morën mundimin t’i kontaktonin për t’i sqaruar, por as nuk kërkuan falje për këtë sjellje të palejueshme për një event kaq prestigjioz.

“Shqipëria në Eurovision”



Duke dashur të përsëris suksesin e Elsa Lilës, në edicionin e 42- të, fituese e festivalit u shpall e sapokurorëzuara fituese e “Etheve…” këngëtarja debutante Anjëza Shahini. Pavarësisht se e pëlqyer prej publikut dhe jurisë, në rrethet artistike fitorja e saj u prit me pak çudi kur u mësua se në atë vit Shqipëria për herë të parë do të përfaqësohej në Eurovision. Çudia nuk kishte të bënte me fitoren e Shahinit më tepër sesa me idenë se; Në një prezantim mbarëkombëtar, të paktën për të parën herë, ideja ishte që të shkonte një emër i njohur dhe më me eksperiencë në muzikën tonë. Gjithsesi Shahini nuk zhgënjeu. Ajo u rendit në vendin e katërt në natën finale, duke qenë dhe artistja shqiptare më e vlerësuar në garën e festivalit europian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

10 momentet që krijuan festivalin e këngës në RTVSH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Genta pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës së 50-të në RTSH
» Ryva me klipin e ri të këngës “Hipnotizon”
» Dilo respekton Festivalin në RTSH
» Linda me hip-hop në festivalin “Nota Fest”
» Genta nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum