www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…! Empty
MesazhTitulli: Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…!   Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…! EmptyMon Dec 13, 2010 6:19 pm

Intervista / Ermal Fejzullahu, djali i këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahu, flet për projektet, familjen, gëzimin që i sjell djali i tij 22 muajsh, dhe shpifjet dashakeqe, sipas tij, për mikun e familjes, Sinanin.
Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…! 13117290ds06f04

Ermali është nga ata këngëtarë, këngët e të cilit nuk ndodh të mos bëhen hit. Ka arritur gjithnjë që me këngë të rrokë zemrat e shumë fansave, si në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Edhe pse i ri në moshë, ka marrë përsipër përgjegjësi të mëdha. Ermali është tashmë babai i një djali të mrekullueshëm, Artit dhe bashkëshorti i Arjanës. Kohët e fundit, martesa e tyre është komentuar së tepërmi, sikur po përjeton një krizë për shkak të xhelozisë së Arianës, por Ermali e mohon kategorikisht këtë fakt. “Ariana është shumë e kënaqur kur dikush pëlqen muzikën time, apo Ermalin në përgjithësi…” I pyetur se a është bërë pishman që është martuar kaq i ri, nuk ngurron fare të përgjigjet jo. Familja e tij është gjëja më e shtrenjtë që ka. Nuk mund të linim Ermalin pa e pyetur dhe për thashethemet mbi Sinanin, i cili është dhe një nga miqtë më të ngushtë të Ermalit. Sipas Ermalit, asgjë nga ato që është shkruar e thënë, nuk kanë të bëjnë me Sinanin…
Në këtë intervistë për “SH2-in”, meqë jemi në prag festash, Ermali nuk ka lënë pa bërë një urim për të gjitha familjet shqiptare…
Ermal përshëndetje! Kënaqësi t’ju kemi në faqet e fundjavës. Si ka qenë kjo kohë për ju?
Përshëndetje edhe për ju, kënaqësia është e imja. Kohët e fundit kam pasur agjendën mjaft të ngjeshur duke filluar nga projektet e reja dhe koncertet etj.
Për sa i përket muzikës, a jeni duke përgatitur ndonjë klip për ta hedhur në treg këtë fundvit?
Kam bërë disa këngë të reja për Vitin e Ri. Kam bërë një bashkëpunim me Medën, është një potpuri popullore. Kurse në janar do të realizoj një duet me Nora Istrefin dhe po ashtu kam marrë pjesë në xhirimet e Vitit të Ri me një këngë timen të re që titullohet “Ti ke faj”.
Është përfolur në media sikur, Ariana, bashkëshortja juaj është bërë xheloze për fanset tuaja, në fakt, si po shkon martesa?
Jo, nuk është aspak e vërtetë. Këto kanë qenë disa fjalë, të cilat i shpik dikush nëpër faqe interneti dhe pastaj miza bëhet buall. Përkundrazi, mund të them që është shumë e kënaqur kur dikush pëlqen muzikën time, apo Ermalin në përgjithësi.
Si është djali juaj, Arti, është rritur? A ka vesh muzike, apo ende herët për t’u dalluar?
Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë. Është lezeti i shtëpisë.Tani i ka 22 muaj dhe kur është në makinë me mua, nëse në radio jepet ndonjë këngë e imja, Arti direkt thotë: “BABA”. Kështu që edhe mund të trashëgojë “artin” familjar.
Jeni bërë baba në një moshë relativisht të re. Ka qenë ndonjë moment kur keni thënë: Ç’m'u desh që u martova???
Ha ha ha. Asnjëherë… familja ime është gjëja më e shenjtë për mua dhe jam mjaft i lumtur. Besoj që dashuria nuk njeh moshë. Koncertet besoj ju hanë shumë kohë.
A ju merr malli ndonjëherë për të qëndruar me Artin dhe Arjanën?
Sigurisht, po ja që puna ime është e tillë që në fundjavë thuajse gjithmonë jam nëpër koncerte jashtë Kosovës dhe gjithmonë kur kthehem në aeroport të Prishtinës kam arsye edhe më të madhe të nxitoj për të shkuar në shtëpi sa më parë… Të shoh familjen dhe të çmallem me ta.


Ermali për ‘skandalin’ Sinani-Seldi
T’ju pyesim tani për diçka që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ju, por me një këngëtar tjetër, Sinanin. Të dy njiheni për miqësinë e thellë që keni. Para disa kohësh, mediat shkruan e shkruan për të dhe Seldin. Ju e njihni Sinanin, e keni mik. Si ju është dukur e gjithë kjo histori?
Sinani është një mik i familjes sime. Është një djalë shumë i mirë dhe këto fjalë që janë shkruar e thënë për të nuk kanë të bëjnë me të. E kam parë si diçka shumë shpifëse këtë histori. Edhe njëherë, ju falënderoj shumë dhe të gjithë lexuesve iu uroj Vitin e Ri 2011 shumë fat, jetë të gjatë dhe shumë shëndet në çdo shtëpi shqiptare!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu
» Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë
» Gibson shet shtëpinë në Kosta Rika
» Tekste kengesh nga Sabri Fejzullahu
» Ermal Mamaqi: Bera nje dasme sa per pese
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum