www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Telefonat, a jane te rrezikshem? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Telefonat, a jane te rrezikshem? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Telefonat, a jane te rrezikshem?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Telefonat, a jane te rrezikshem? Empty
MesazhTitulli: Telefonat, a jane te rrezikshem?   Telefonat, a jane te rrezikshem? EmptyFri Dec 17, 2010 7:37 am

Telefonat, a jane te rrezikshem? Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaz

Shpesh kemi dëgjuar të thuhet se telefonat mund të shkaktojnë tumore në tru. Nuk është e vërtetë, janë absolutisht të sigurt. Prej vitesh diskutohet mbi këtë çështje dhe ata që nuk kanë dashur ta marrin parasysh këtë shqetësim kanë pasur të drejtë. Alarmi është shkaktuar sërish nga publikimi në “Journal of Computer Assisted Tomography” i një studimi të ri që rihap sërish debatin dhe vendos nën akuzë jo vetëm telefonat, por edhe aparatet e tjera wireless në shtëpi.

Historia përsëritet
Në vitet e fundit, protagonistët kryesorë të kësaj beteje janë rreshtuar në dy kampe: në të parin janë ndjekësit e suedezit Lennart Hardell, i Universitetit të Orebro në Zvicrën qendrore dhe nga na tjetër, mbështetësit e kërkimit më të madh të publikuar deri më tani për këtë argument, studimi i “Interphone”, i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe e financuar pjesërisht nga kompanitë e mëdha të telefonisë celulare të pranishme në tregun botëror. Suedezi është një mbështetës i thekur i ekzistencës së një rreziku real, sidomos për zhvillimin e gliomave, tumore të rralla cerebrale dhe të neurinomave akustike, tumoret beninje që zhvillohen në vesh dhe që mund të çojnë drejt shurdhimit të plotë. Sipas rezultateve të studimit të “Interphone”, nuk ekziston asnjë lidhje, por vetëm një rritje e vogël e rrezikut më zhvillimin e gliomës te personat që kalojnë nga 5 deri në 12 orë në ditë duke folur në telefon: një rritje thuajse e papërfillshme duke parë se sa e rrallë është kjo sëmundje. Pjesa më e madhe e institucioneve shkencore, mes të cilave edhe agjencia ndërkombëtare për kërkimet mbi kancerin, janë bashkërenduar për shpërndarjen e sinjaleve pozitive, duke arritur në përfundimin se për momentin telefonat nuk duhet të jenë në bankën e të akuzuarve për shkak të mungesës së provave.

Studimi
Ai që ka dashur të thotë argumentin e tij për këtë problem është Rash Bihari Dubey, kërkues i Apeejay College of Engineering, në Indi: studiuesi deri tani i njohur në fushën e kërkimeve mbi efektet shëndetësore të valëve elektromagnetike ka marrë rolin e një “gjyqtari” që ka analizuar rezultatet e të gjitha studimeve shkencore dhe ka ekzaminuar pasojat e një përdorimi të paktën dhjetëvjeçar të aparaturave wireless. Mes 11 publikimeve të marra në konsideratë nga kërkuesit indianë, është edhe studimi Interphone dhe punët e firmosura nga studiuesi suedez. Në pritje për ta parë studimin me detaje kur do të publikohet, zërat e parë të bazuar në komunikatat për shtyp të shtëpisë botuese të bëjnë të mendosh se kësaj here peshorja anon drejt hipotezës që askush nuk donte t’i besonte. Dubey arrin në përfundimin se mbi bazën e të dhënave që janë sot në dispozicion, përdorimi për një kohë të gjatë i telefonave celularë mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të një gliome apo neurinome akustike në hemisferën e djathtë cerebrale, hemisfera cerebrale më në kontakt me aparatin telefonik

Eksperti
Në një mospërputhje totale me përfundimet e nxjerra shprehet edhe Paolo Vecchia, drejtues i kërkimeve në Institutin superior shëndetësor dhe president i Komisionit ndërkombëtar për mbrojtjen nga rrezatimet jo të jonizuara. “Analiza e bërë nga Dubey rrezikon të provokojë sërish alarme të kota. Besueshmëria e pakët e kësaj pune tregohet edhe nga tipi i revistës ku publikohet. Para se të publikohej nuk u mor gjykimi i ekspertëve për vlerën e tij shkencore”. Organizmat ndërkombëtarë që merren me shëndetin publik, para së gjithash OBSH, në vitet e fundit kanë arritur në përfundime të ndryshme dhe pjesa më e madhe e ekspertëve janë unanimë në shpërndarjen e një mesazhi sigurues. “Nga komunikata për shtyp e dalë nga Lippincott Williams Wilkins, shtëpia botuese e revistës që ka publikuar analizën, të krijohet përshtypja se studimi i “Interphone” do të gjykohet si i pavlerë për faktin se ka marrë një pjesë të financimeve nga kompanitë prodhuese të teknologjive wireless. Vetëm për këtë mendohet se rezultatet duhet të kenë qenë të falsifikuar në një farë mënyre, pa marrë parasysh se është ndjekur nga ekspertë përkatës dhe se të dhënat e arritura janë certifikuar nga organizata botërore e shëndetësisë”.

Mes të tashmes e të ardhmes
Shpresa për të gjetur përgjigje të qarta nga rreziqet e pranishme me të cilat ndeshemi çdo ditë duke kaluar orë të tëra në celular i besohet tani një studimi të ri të quajtur Cosmos, për të cilin ka nisur rekrutimi në pesë vende europiane (ku përfshihet: Britania e madhe, Finlanda, Holanda, Suedia dhe Danimarka) i rreth 250 mijë të rriturve kushtet fizike të së cilëve do të monitorohen në kohë reale për të paktën 20 vjet në lidhje me përdorimin që do t’u bëjnë teknologjive të reja wireless. Por ndërkohë çfarë duhet të bëjmë? Kërkuesi indian u drejtohet atyre që janë të interesuarit direkt për këtë çështje duke këshilluar që të reduktojnë ekspozimin me katër lëvizje të thjeshta: të limitosh sa më shumë të jetë e mundur numrin dhe kohëzgjatjen e telefonatave, t’u japësh përparësi përdorimit të sms-ve dhe t’u vendosësh rregulla të ashpra fëmijëve për përdorimin e kufjeve sidomos të atyre pa fije. Por Deby u drejtohet edhe kompanive prodhuese të telefonave dhe institucioneve përgjegjëse sipas studiuesit që qëndrojnë pa vepruar përpara një rreziku të tillë: nga njëra anë i fton prodhuesit e aparateve wireless të nxjerrin teknologji më të sigurta për të reduktuar emetimet, nga ana tjetër u kërkon qeverive të kenë nën vëzhgim më të madh qytetarët e tyre duke marrë në konsideratë kohën e ekspozimit që dikton ligji.

“Për sa i përket kësaj pikës së fundit dua të shtoj se kompanitë e mëdha celulare prej kohësh po bëjnë hapa përpara në këtë drejtim, sepse reduktimi i emetimeve ofron avantazhe të mëdha për sa i përket autonomisë së baterive dhe reduktimit të interferencave. Nga ana tjetër, për sa i përket kërkesës për të ulur kohën e ekspozimit mendoj se deri kur nuk do të kemi të dhëna të sakta të vendosësh limite nuk do të shërbejë për asgjë veçse do frikësojë popullsinë kot më së koti”, përfundojnë ekspertët.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Telefonat, a jane te rrezikshem?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» TeLeFoNaT DaShUr!e"
» Krijojnë sistem të ri, telefonat jashtë përdorimit
» Skype vjen edhe ne telefonat Android
» Cka Jane Karbohidratet
» Hamann: Bayerni është i rrezikshëm për United
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum