www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Astma, shkaqet e semundjes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Astma, shkaqet e semundjes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Astma, shkaqet e semundjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Astma, shkaqet e semundjes Empty
MesazhTitulli: Astma, shkaqet e semundjes   Astma, shkaqet e semundjes EmptyWed Dec 22, 2010 6:41 am

Cilët janë faktorët kryesorë që shkaktojnë alergji dhe si t’i shmangim-Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe ekspertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje. Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri. Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë. Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen nëpërmjet alergjisë. Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.

Kundërpërgjigjja ndaj alergjive-Thuajse gjysma e të rriturve që kanë astmë vuajnë edhe nga alergjia, e cila në më të shumtën e rasteve e ka origjinën nga fëmijëria. (Te pacientët, ku astma shfaqet në moshë të madhe, zakonisht faktori alergji nuk luan ndonjë rol kryesor). Faktorët kryesorë që shkaktojnë alergjitë janë disa.

Pluhuri-Pluhuri i shtëpisë, i cili zakonisht përmban enzima me alergjenë të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i alergjive në ambientet e shtëpisë, si dhe kafshët shtëpiake

Poleni-Një krizë astme nga alergjia e shkaktuar prej polenit ka më shumë të ngjarë që të ndodhë gjatë ndryshimeve dhe aktiviteteve drastike atmosferike, të tilla si rrufetë.

Myku-Sipas një studimi të vitit 2002, myku mund të shkaktojë krizat më të rënda të alergjisë te personat e rritur, në krahasim me alergjenët e tjerë.

Kërpudhat-Furrtarja e zezë. Është një nga shkaqet kryesore të astmës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda në funksionimin e mushkërive edhe te personat që nuk kanë probleme astmatike.

Karburantet-Disa lloje karburantesh mund të jenë shkaqe alergjish. Mendohet se lëndët djegëse të përpunuara, të tilla si vajguri, për shembull, janë shkaqe alergjish.

Procesi alergjik-Quhet ndryshe atopi dhe ende nuk është zbuluar lidhja që ekziston mes tij dhe astmës. Në të bëjnë pjesë shumë alergjentë ajrorë, të cilët shkaktojnë një sërë trazimesh në sistemin imunitar, që çojnë në infektime dhe hiperaktivitet të rrugëve të frymëmarrjes.

Kush e përkeqëson gjendjen astmatike?-Roli i infeksionit në përkeqësimin e gjendjes së astmës është i ndërlikuar. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes mund të luajnë një rol në astmën e të rriturve, por mund të jenë mbrojtës në astmën e fëmijëve të vegjël. Si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, infektimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes është shumë i dëmshëm. Studiuesit janë veçanërisht të interesuar për organizmat adenoviruse Chlamydia pneumniae dhe Mycoplasma pneumoniae. Ato janë shkaqet më të mëdha të infeksioneve të lehta e të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe dyshohet se janë ndër shkaqet kryesore të krizave të rënda të astmës te të rriturit. Në rastet kur te pacientët astma ndodhte pas infeksionit, kriza ishte shumë më e rëndë se në rastin kur ajo ndodhte për shkaqe të tjera. Astma e ngacmuar nga infeksioni, megjithatë, ka një kohëzgjatje 5 deri në 6 vjet. Në çdo grupmoshë infeksioni është një faktor përkeqësues dhe shkakton më shumë probleme te njerëzit që e kanë ndërkohë astmën. Rhinovirusi (virusi i zakonshëm i gripit), mendohet të jetë një nga infeksionet më të zakonshme që ka lidhje dhe ndikon në ashpërsinë e sulmeve të astmës. Ky virus lidhet me 61% të përkeqësimit të astmës te të vegjlit dhe 44% te të rriturit. Disa studiues sugjerojnë që të ftohtët e shton mundësinë e infeksionit alergjik dhe rrit intensitetin e dobësimit të rrugëve të frymëmarrjes për javë të tëra.

Astma dhe faktorët që e shkaktojnë-Fjala astmë vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë pikturë. Në thelb, sëmundja e astmës konsiderohet si sëmundja e pamundësisë së të marrit frymë.

- Është sëmundje kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes, ose e thënë ndryshe tubat që transportojnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.

- Kur je me astmë muret e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes infektohen lehtësisht dhe janë shumë të ndjeshme. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ato, përveçse irritohen, edhe ngushtohen duke pakësuar sasinë e ajrit që shkon në mushkëri. Kjo shkakton simptomat e kollitjes, marrjen e frymës, apo teshtimën.

- Astma nuk mund të kurohet, por pjesa më e madhe e njerëzve që e kanë mund ta kontrollojnë dhe si pasojë të kenë një jetë normale.

- Kur situata rëndohet, atëherë kemi të bëjmë me një krizë astme. Në raste të tilla, rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen në mënyrë të tillë që të mos arrijnë ta çojnë dot oksigjenin e mjaftueshëm tek organet jetike. Njerëzit mund të vdesin nga kriza të tilla.

- Të kujdesesh për astmën është shumë e rëndësishme. Duhet të bashkëpunosh ngushtë me mjekun për të mësuar se si të manovrosh në raste të ndryshme.

- Studimet ende nuk e kanë nxjerrë në dritë se cilat janë rastet që shkaktojnë astmën, megjithatë dihet se nëse në një familje është dikush me astmë, anëtarët e tjerë janë më të prirë ta kenë një gjë të tillë.

Magnez kundër astmës
Shkencëtarët amerikan të Universitetit në Kenmore këshillojnë konsumimin e rregullt të magnezit për të frenuar në një nivel të caktuar astmën. Hulumtimi është zhvilluar në 50 pacientë të moshës nga 21 deri në 55 vjeçare të cilët vuajnë nga astma. Ata janë përcjellë për 6.5 muaj dhe rezultatet kanë treguar një përmirësim të jetës së tyre te personat që kanë konsumuar rregullisht magnez. Funksioni i mushkërive është përmirësuar për 6%, ndërsa bronket janë bërë për 20% më rezistuese në ndikimin e faktorëve bronko-konstriktor (substanca të cilat ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes), që së bashku ka sjellë deri te ajrosja më e mirë e mushkërive dhe një ndjenjë e përgjithshme më e mirë. Për një efekt të tillë, që është arritur në rastet astmës së lehtë ose mesatarisht të rëndë, ka qenë i nevojshëm konsumimi ditor i një sasie prej 340 mg të magnezit.

Vitaminë D për të sëmurët nga astma
Studimet në të cilat kanë marrë pjesë 54 persona joduhanxhinj dhe të cilët vuajnë nga astma kanë vërejtur një nivel të ulët të vitaminës D te këta pacientë. Niveli i kësaj vitamine në gjak te personat me probleme në funksionimin e mushkërive ka qenë më i vogël se 30 ng/ml. Në anën tjetër studiuesit kanë vërejtur se nivelet më të larta të vitaminës D kanë pasur efekt më të mirë në funksionimin e mushkërive. Në bazë të rezultateve të studimeve autorët kanë arritur në përfundim se personat që vuajnë nga astma mund ta ulin intensitetin e simptomave duke marrë sasi sa më të mëdha të vitaminës D në formë të ushqimit ose tabletave shtesë.

Peshku dhe ushqimet e grurit mbrojnë nga astma
Personat që konsumojnë rregullisht peshk dhe ushqime me bazë gruri janë të mbrojtur nga rreziku i shfaqjes së astmës. Ky është përfundimi I një studimi të kryer nga një ekip studiuesish holandezë të “National Institute of Public Health and the Environment”, të cilët kanë analizuar lidhjen që ekziston mes shfaqjes së astmës dhe sjelljeve ushqimore të 598 fëmijëve me moshë nga 8 deri 13 vjeç. Pas analizimit të të dhënave të marra nga prindërit ka rezultuar, se nuk ekzistonte ndonjë lidhje e dukshme mes shfaqjes së astmës dhe konsumimit të disa ushqimeve si: fruta, perime dhe bulmetra, përveç peshkut dhe ushqimeve me bazë gruri. H. A. Smit, i cili ka drejtuar ekipin që punoi për këtë studim, ka shpjeguar për revistën “Thorax” se vështirësitë në frymëmarrje ishin verifikuar në gati 19.4% të fëmijëve që konsumonin rregullisht këto dy lloj ushqimesh. Me fjalë të tjera, konsumimi i shpeshtë dhe i rregullt i ushqimeve me bazë gruri dhe peshku, është i lidhur me uljen e rrezikut për të shfaqur astmë dhe më konkretisht ky rrezik ulet nga 54% deri në 66%”, ka përfunduar studiuesi holandez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Astma, shkaqet e semundjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Shkaqet e lumturisë
» Alzhaimer, shkaqet dhe trajtimi
» Reumatizma, shkaqet dhe trajtimi
» SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT
» Te fiketit, shkaqet dhe parandalimi
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum