www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NGA POETET TANË - Faqe 2 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NGA POETET TANË - Faqe 2 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NGA POETET TANË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:02 pm

First topic message reminder :

Baki Ymeri (Maqedoni/Rumani)
U lind më 1 gusht 1949, në Shipkovicë të Tetovës, nga një baba shqiptar dhe nga një nënë rumune. Njihet si
poet, përkthyes, eseist dhe publicist. Kreu Gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Kosovës. Vazhdoi
studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe Bukuresht (1975). Është veprimtar i dalluar i Bashkësisë Kulturore
të Shqiptarëve të Rumanisë, inisiator për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Rumuno/Shqiptare, kryeredak-
tor i revistës Albanezul / Shqiptari në Bukuresht, të gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht, pa kurrfarë të
ardhurash. Kontributi i tij për afirmimin e Kosovës në gjuhën rumune është i jashtëzakonshëm. Është autor i 25
librave origjinalë e të përkthyer (poezi, antologji poetike dhe dy monografi mbi diasporën shqiptare të Ruman-
isë), njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i mbi njëmijë artikujve të botuar, zbulues i thesarit
të shoqërisë “Drita”, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nomi-
nalizuar nga Instituti Biografik Amerikan: “Njeriu i Vitit 2001”.
Page 23
KËNGË POPULLORE
Nëpër Parajsë duke rendur
Mbi qylimin e erës
Duke zbritur
Gjinjtë e saj dridheshin
Dallgët e tyre më qëllonin
Dhe përtoke më rrëxonin
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:19 pm

KU TA GJEJ
Ku ta gjej
Atë melodi
Që e këndoja
Veç si fëmi?
Ku ta gjej
Atë fuqi
Që ushqehej
Nçifteli?
Rrëzonte shtete
E mbretëri
Për vatan
Bëhej fli.
Ku ta gjej
Atë maturi
Që nodë matej
Me burrëri?
Ku ta gjej
Atë trimëri
Që ushqehej
Me shqiptari?
Zëra m’vijnë
Nga tmiat troje
- tgjalla i ke,
Përmendore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:20 pm

GJURMË
Më kujtohen ditët e para në fletë,
në një fletë plot aromë
edhe diellin e nxehtë
dhe hirin e bukur të yjeve.
Më kujtohet ramja në tokë
Dhe triumfi i territ
Mbaj mend mend lumin e lotëve
Në ditën që u zhduke.
Sikur shoh trupin tënd në vransirë
Degën e zgjeruar të dashurisë sate
Unë fryti yt tuj ra
Nga trupi i pemës tënde jetë.
Pëllumb i qetësisë mëngjesore
Vetëm mall mbjell në thhellësitë zemrore
Por ska gjë, vazhdo me këngën tënde ti
Për hatrin e fjalëve veç dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:20 pm

A MBAN MEND FILLORINË!
Kujto këngën që ta solla
Asaj vjeshte në Prishtinë,
Kujto vjershën që ta shkorva
Atij marsi Fillorinë.
Atë këngë sot kur e këndoj
Loti-lotin nuk e pret,
Atë vjershë sot kur e lexoj,
Dhimbja zemrën fort ma vret.
E më godet dhe më pladosë
Thuaj se shpresat mi fundosë
Dhe kur dukem si i pafuqi
Nis e këndoj prap për ty.
A të kujtohet Fillorinë
Nata e fundit në Prishtinë?
Ti braktise industrinë,
Unë e lash gazetarinë
Nmendje kishim Suedinë.
Ne po niseshim për vizitë
Megjithëse e kem ditë...
Me krih tmërgimit fluturojmë
Nshifra veten do e shndërrojmë
Nat vend Verit plot lavdi
Nisëm jetën përsëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:22 pm

ME TERRIN E JANARIT 2000
Poezi nuk mund të shkruaj sot
As letër
Shkarravis në letën e bardhë kot
Këtu bëj në shtyllë me një tabelë
Sekondat kalojnë
Për një fillestar edhe hapat e vegjël
Sukses i vlerësojnë
Me të thënë,
Shumë më ke munguar,
Është instikt i ultë njerëzor
Kush s do ta dëshiroje këmben pas amputimit?
Me ttregua dashurinë
Sa qesharak, prap instikt i ultë.
Për mua
Ti mbetesh më e mira
Megjithëse ende pa drita
Po futem tek Ty
Me terrin e janarit 2000.
Nesër mund të nisem
E ti më mungon edhe më shumë
Dhe pa ty
Smë ecën fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:23 pm

Bajame Hoxha (Shqipëri/Belgjikë)
U lind në Shqipëri dhe u rrit nëpër kampet e intërnimit me punë të detyruar. Pas viteve ‘90 doli nga kampet
e përqëndrimit dhe vazhdoi studimet. Ndërkohë iu dha e drejta për të botuar të gjitha ato që sistemi i kalbur i
E.H. ia mohoi. Ajo tani jaton bashkë me familjen e saj, burrin e tre fëmijët në Bruksel (Belgjikë), ku fitoi Azilin
politik. Është Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1998. Ka botuar pas
demokracisë nëntë libra dhe pesë libra i ka në shtëpi botuese ku së shpejti do të dalin në qarkullim. Shkruan në
prozë, në poezi, për të rritur dhe për fëmijë. Librat që ka shkruar: Përtej dhimbjes (roman), Nata e një martese
(roman), Vajet e pranverë (roman), Diku aty, poezi, Gjyshja ime (poezi), Puthm (poezi), Ana dhe Klajdi (poezi
për fëmijë), Miu miu kaçamiu (poemë për fëmijë), Tomi dhe Xherri (poezi për fëmijë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:24 pm

DY PIKA LOTI
Dy pika loti u dukën
Në syrin tënd të zi
I putha
Por buzët më mbetën aty!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:24 pm

VARGJET E MIA
Oh,sa vargje kemi thurrë,
Me ritme zemre, me kthjelltësi...
Si të ligës iu bëre urë,
U trete, humbe në padrejtësi?
Po ku shkuan,po ku vanë
Vargjet e mia plot trishtim,
Atje ku lotët e mia u thanë,
Kampeve ku mbeti dhe shpirti im...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:25 pm

DUA
Dua të hap krahet,
Të perqafoj lëndinat,
T’u marr aromën luleve,
Shqerrkave, blegërimat.
Dua të hap zemrën,
Për ty, ja tani,
Dua të puth ëndrrën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:27 pm

PO QAN MUA APO VETEN
Endërr jam a zhgjëndër jam,
Hap sytë e shoh verdallë,
Sytë me lot s’ti kisha parë,
Pse sot erdhe për të qarë?
Më qan mua apo veten,
Kush nga ne të dhemb më shumë?
Zemra ime larg e tretur,
Apo zemra jote gur?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:28 pm

Sokol Demaku
BALADË E PËRFLAKUR FLAMMANDE BALLAD
Redaktor i lëndës në gjuhën shqipe: Baki Ymeri
* * * * *
Redaktor në gjuhën suedeze: Sven Esselius
Botim i Redaksisë së Revistës Shqiptari
Bukuresht (2009) Bukarest
Page 5
Në vend të parathënies
URA E SHËNDETIT
Ja edhe një album i ri që lumturon lexuesin dhe një grup autorësh që kanë fat ta dëgjojnë me zërin e shpirtit se si
tingëllon vargu i tyre në gjuhën dashurisë ndaj artit poetik! Balada e përflakur e Sokol Demakut është libri i parë
i një zhanri të këtillë që del në gjuhën shqipe dhe atë suedeze. Autori ka zgjedhur dhjetë autorë nga trojet etnike
dhe diaspora shqiptare, duke i rikënduar disa nga perlat e tyre edhe në gjuhën e një populli të urtë e të mençur
që ka hapur portat e mikpritjes edhe për etnosin shqiptar. Duhet thënë në këtë kontekst edhe ajo që dihet, shi-
het dhe ndjehet: se lirika shqipe është shprehja e jetës sentimentale, sociale, patriotike dhe mendimtare të një
populli të lashtë që ka ditur t’i bëjë ballë jetës dhe sfidave të saj.
Rëndësia e përkthimit në gjuhë të huaja ka qenë, është dhe do të jetë nevojë permanente për t’i treguar botës se
jemi ata që kemi qenë, një popull fisnik që respekton artin, gjuhët dhe popujt. Një popull trim dhe besnik që din
të krijojë edhe vlera artistike. Përkthimi është një domosdoshmëri permanente që e përforcon urën e shëndetit
duke krijuar miqësi, duke afruar gjuhë, kultura, vende e popuj. E kemi thënë dhe vlen ta përsërisim se gjuha e
Europës është përkthimi i gërshetuar me admirim dhe dashuri. Balada e përflakur është drita e dashurisë, besa,
qëndresa dhe shpresa, dallgët e durimit dhe flatrat e fluturimit. Këtë do ta vëreni edhe vetë duke i shijuar buzët
e femrës që digjet për dashuri, duke ateruar nga shtrati i erës mbi shtatin e gruas, duke fluturuar me kuajt e erës
përtej detit, duke e përjetuar mërgimin si një dhurratë ekzistenciale për ta mbajtur gjallë shpirtin tënd atje ku ke
lerë.
Vargjet e zgjedhura në këtë album poetik janë perla lirike të mbrujtura me dritën e dashurisë. Fjalë të zjarrta,
elegji të turbullta, ndjenja të çiltërta, ëndërra të paskajshme, betime hyjnore ndaj gjakut të kuq, shqiponjës së
zezë dhe Kosovës së bardhë. Guri dhe flamuri, besa dhe shpresa, fate të harruara, ëndërra të vrara, gjaku i lirisë,
janë disa nga titujt dhe subjektet e kësaj vepre me vlerë. Autori ka zgjedhur një numër të përkufizuar autorësh,
edhepse numri i tyre është i shumëfishtë. Kjo është e drejtë e çdo autori, siç është e drejtë e historianëve të letër-
sisë, për të krijuar projekte të ngjashme, për prezantimin e lirkës shqipe në të gjitha gjuhët e botës. (Baki Ymeri)
Page 6
Kapitulli i parë (në gjuhën shqipe)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:28 pm

Adnan Mehmeti (Kosovë/SHBA)
U lind më 15 korrik 1964 në Letovicë të Bujanocit (Lugina e Preshevës). Pasi u diplomua në Universitetin e
Prishtinës, në Fakultetin Filologjik (1989), punoi mësues në Zvicër. Nga viti 1995 jeton dhe krijon në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Aktualisht është Presidenti i Shoqatës Së Shkrimtarëve Shqiptaro/Amerikanë, anëtar i
Shoqatës së Poetëve Amerikanë dhe i PEN Qendrës Amerikane. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, span-
jisht, rumanisht, duke qenë e përfshirë në antologji të poezisë angleze, amerikane, rumune dhe shqipe. Adnan
Mehmeti është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për letërsi. Bibliografi letrare: Bota e men-
dimeve (aforizma, Tiranë, 1996), Diellin e kam futur në xhep (poezi, Tiranë, 2001), Ikje nga vetmia (poema,
Tiranë, 2004), Leave the door open (vëllim poetik në anglisht, Dallas, Texas, 2005), Gjekë Marinaj, më shumë
se poet (NY, 2007), Deti në mes (poezi, NY, 2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:29 pm

ME KUAJT E ERËS PËRTEJ DETIT
Merreni dashurinë
Çojeni përtej detit
Për ta murosur në vendlindje.
Nuk do të vonohet shumë për trupin tim,
Ndofta njëqind vjet,
Ndofta njëmijë vjet…
Trupi im, nga vonesa
I gjysmëmbetur rrugëve të botës,
Baladë e heshtur,
Do të qëndiset në pëlhurën e hijes sime
Për të ardhur me kuajt e erës
Përtej shtatë maleve,
Përtej shtatë detrave
Përtej shtatë kontinenteve.
Dashuria ime
Është bar i gjelbër
Mbij aty ku nuk shkelem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:30 pm

BUZËQESHJA E LUMIT MISISIPI
Lumi Misisipi kryeneç dhe i palodhur,
Nuk çlirohet nga dëshira e rebelimit.
Disa e shajnë, e mallkojnë këtë gjarpër
Të paftuar,
Të rrëmbyeshëm.
U futet fushave, shtëpive
Duke ua vjedhur ëndërrat,
Për t’i përpirë në shtratin e pafund.
Vetëm gratë e përdala,
Si buzëkuq i vjetëruar
Hedhin mbi valët e tij
Grimca nga dashuria e tyre e pashfaqur.
Në ditët e paqes
Lumi Misisipi është i qetë,
Vizitorëve u fal buzëqeshje të lehtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyMon Aug 16, 2010 1:36 pm

VJESHTA NË LUFKIN
Në kopshtin tim gjethet bien nga pemët
Për t’u nënshtruar, për t’u shkelur me këmbë.
Duke pirë kafen e mëngjesit, me mallëngjim,
Ndjeva dridhje të ftohtë në trupin ti
Fëmijët, me qenin e tyre të lazdruar
Vrapojnë me shpejtësi; po lodhje nuk dinë.
Gruaja me një fustan të verdhë veshur,
Paradë mode, nga veranda, i bën vjeshtës.
Duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit,
Ndjemë dhembje për gjethet që bien.
U ngritëm, i mblodhëm frutat e dardhës
Dhe kërcyem një vals rreth trupit të saj.
Gjethet bien mbi flokët tona të thinjura,
Dielli gjysmë i përgjumur shahet me erën,
Zogjtë shtegtarë në Shqipëri bëhen gati për udhëtim;
Mos vallë, ata vijnë në Teksas për strehim?
Page 11
Zogjtë shtegtarë, të lindur për dashuri,
Janë farefis i udhëtarëve të stërvuajtur.
Rrugë të gjatë, edhe ju, edhe ne bëjmë
Për një fole të ngrohtë dhe rreze dielli – flijohemi.
Unë dhe gruaja flasim gjuhën tuaj,
Gjuhën e udhëtarëve të shpresës së mirë.
Eni të gjithë në kopshtin tim
Të huazojmë diellin e të rrimë në vendin tonë.
Në kopshtin e shtëpisë sime në Lufkin
Pemët turpërohen prej zhveshjes së tyre,
Gjethet i merr era, për të mos i kthyer.
Mirësevjen, vjeshtë, bashkë me zogj shtegtarë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 7:12 am

ELINDA MARKU
HUMNERA E TRISHTIMIT
Do te varem
ne humneren e pafuqise,
se bashkimit me ty.
Te jetoj pa ty.
Nuk mundem,Jo.
Fjalet e lamtumires,
do ti lidh litar
e do varem!
Syte e mij driteshkurter
qe u munden,
nga pamundesite e mundhme
jane te trishtushem
ne thellesi.
Do te varem
ne humneren...
e trishtimit tim.
Ne humneren e trishtimit tone
do te varem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptySun Aug 22, 2010 7:11 pm

UNË MËRGIMTARI
————–

SIKUR VALA E DETIT GURËVE

KUR PËRPLASË TË BARDHËN SHKUMË
NGA DHEMBJA E MALLI NË MËRGIM
PËRPËLITEM E TRETEM UNË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptySun Aug 22, 2010 7:12 pm

NË KURBET
——–

I THASHË GJUHËS
KURRË MOS E HARRO
KURRË MOS E HESHT FJALËN
ME RRËNJË NË ZEMËR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptySun Aug 22, 2010 7:13 pm

PËR ATDHEUN
———–

MOS E VRANI QIELLIN

QIELLI ËSHTË VUAJTJA IME
PËR ATDHEUN

MOS E NDOTNI AJRIN
AJRI ËSHTË FRYMARRJA IME
PËR ATDHEUN

MOS E TRAZONI DETIN

DETI ËSHTË MALLI IM
PËR ATDHEUN

MOS E PËRBUZNI TOKËN
TOKA ËSHTË LLAVA E DHEMBJES SIME
PËR ATDHEUN

MOS E PËSHTYNI DIELLIN
DIELLI ËSHTË
DASHURIA IME PËR ATDHEUN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptySun Aug 22, 2010 7:13 pm

Tri poezi
Yllka Sheqiri
Vetmi
Unë jam e vetëmuar
Si një diell pa qiell
Unë jam e zbrazët
Si një krua pa ujë
Unë jam tutje e harruar
Si një ëndërr e ndrydhur në jetën e njeriut
Unë jam për së gjalli e vdekur
Si një trup pa zemër
Ti
që më mbyte të tërën
Ishe ti
Tash të them me çiltërsi
Të urrej të urrej të urrej
Vetmi!
©Yllka Sheqiri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptySun Aug 22, 2010 7:14 pm

©Yllka Sheqiri
Page 2
Pa titull
* * *
Princesha
deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi
©Yllka Sheqiri
Dy fjalë për autoren
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptySun Aug 22, 2010 7:14 pm

Yllka Sheqiri, (1987) u lind në Prishtinë. Si katërvjeçare bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe
shkollën e mesme drejtimin natyror i kreu në Karlskrona. Është studente dhe studion dramaturgji dhe film. Si fëmijë ka
ilustruar disa libra fëmijë, por valljadhe krijimtaria letrare janë pasion i saj i veçantë. Është prezentuar në disa antologji
me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në ”Urat tona”, etj. Disa vite ka shkruar skenar për
teatër me grupin e skenarit të shkollës. Ka themeluar dhe ka udhëhequr një kohë grupin e fëmijëve vallëtar të vegjël
”Gliter” në Karlskrona.Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për
gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.Gjatë studimeve ka qenë asistente e
regjisë për dramën ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në
Lund.Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo
gjithmonë), ndërsa më 2008 ka botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por). Në vitin 2007 me poezinë
”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)” Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes
mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë botuese Verbum ndërsa më
2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.Yllka
Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një krijuese që premton shumë jo vetëm në fushën e
letërsisë, por edhe të dramës e të filmit. Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar vitin e kaluar
me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Në Festivalin e filmit
të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me Çmimin për aktrimin më të mirë në filmin e saj
“Në pus pa fund”. Ndërsa në Festivaline filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn në shtator filmi “Në pus pa fund i Yllkes mori cmimin e publikut


Edituar për herë të fundit nga Shaban Cakolli në Thu Aug 26, 2010 12:58 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyThu Aug 26, 2010 12:57 am

http://www.tribunashqiptare.com/




Dhimbje pa thinja



NGA POETET TANË - Faqe 2 4559Makfire Canolli

Poezi nga Makfire Canolli

Makfire Canolli

20 August 2010


Nga Makfire Canolli

[size=12]
PËRKUSHTIM

[/size](Nënës sime, që t’i bëhet

dritë fjala ime e parë,

epitafi në shpirtin tim,

që thotë jetën e saj dhe

dashurinë time për të!)


Dhembje pa thinja

Tërë jetën e lume
vetëm një emër kam thirrur,
fjalën e shenjtëruar prej gjakut.
NËNË në të gjitha kohët,
në të gjitha stinët.
NËNË në bahçe,
në lëndinën e lotëve,
NËNË në bukë e kripë,
në një mal, në një saraj,
edhe sa herë shkoj te varri i saj
pa pritur zakonet e përvjetorëve,
në atë lëndinë me kocka njerëzish,
me emrin “nënë” thith ajrin aty,
flas me nënën njëlloj,
si kam folur tërë jetën.
Mes mijëra fijesh bari,
gjej pak dhe që pret gishtat e mi,
e shpupurit, pastaj e rrafshoj me pëllëmbë,
si dikur moti,
kur kruaja shpinën e saj,
sa herë ndërronte hëna.
Çdo grimcë e dheut paska pritur lotin tim,
të ujitet që të mbijë bar,
përjetësia e saj e blertë,
as gjysmën e rrugës pa e bërë,
në jetën lidhur me zinxhirë.

Nena
ime nderroi jete ne moshen 49 vjecare, dy vite pas burgosjes se tre
djemve te saj ne vitin 1982, te burgosur politik. Isha ne nje moshe
fare te re kur shpirti im njomak e kishte veshtire t'i perballonte te
gjitha ato dhimbje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyThu Aug 26, 2010 1:00 am

http://www.tribunashqiptare.com/




Dhimbje pa thinja



NGA POETET TANË - Faqe 2 4559Makfire Canolli

Poezi nga Makfire Canolli

Makfire Canolli

20 August 2010


Nga Makfire Canolli

[size=12]
PËRKUSHTIM

[/size](Nënës sime, që t’i bëhet

dritë fjala ime e parë,

epitafi në shpirtin tim,

që thotë jetën e saj dhe

dashurinë time për të!)


Dhembje pa thinja

Tërë jetën e lume
vetëm një emër kam thirrur,
fjalën e shenjtëruar prej gjakut.
NËNË në të gjitha kohët,
në të gjitha stinët.
NËNË në bahçe,
në lëndinën e lotëve,
NËNË në bukë e kripë,
në një mal, në një saraj,
edhe sa herë shkoj te varri i saj
pa pritur zakonet e përvjetorëve,
në atë lëndinë me kocka njerëzish,
me emrin “nënë” thith ajrin aty,
flas me nënën njëlloj,
si kam folur tërë jetën.
Mes mijëra fijesh bari,
gjej pak dhe që pret gishtat e mi,
e shpupurit, pastaj e rrafshoj me pëllëmbë,
si dikur moti,
kur kruaja shpinën e saj,
sa herë ndërronte hëna.
Çdo grimcë e dheut paska pritur lotin tim,
të ujitet që të mbijë bar,
përjetësia e saj e blertë,
as gjysmën e rrugës pa e bërë,
në jetën lidhur me zinxhirë.

Nena
ime nderroi jete ne moshen 49 vjecare, dy vite pas burgosjes se tre
djemve te saj ne vitin 1982, te burgosur politik. Isha ne nje moshe
fare te re kur shpirti im njomak e kishte veshtire t'i perballonte te
gjitha ato dhimbje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyThu Aug 26, 2010 10:05 am

NEHAT JAHIU



TE KERKONIM O TRIM



(dëshmorit të kombit Ismet Jasharit-

Komandant Kumanovës)



Të kërkonim nëpër male

nëpër shkrepa e livadhe

të kërkonin tek Drini e në Bistricë

atje diku në Llap e në Drenicë



Të kërkonin në Kaçanik-në Karadak

nëpër male gjithëkund në Goolak

të kërkonin në Deçan- në Junik

në grykë të Caralevës- në Dugagjin



Të kërkonin në male të Berishës

bashk me dasmorët e Drenicës

të kërkonin në grykë të Llapushnikut

në maje të maleve të Pashtrikut



Të kërkonin o komandant shumë

të kërkova në çdo katund

të kërkova në Malishevë

fjalë e besë ishe gjithëkund



Të kërkonin të kërkonin natë e ditë

të kërkonin ty aty në konak në Luzhnicë

të Kërkova në Suharekë- në Shirokë

të kërkova gjithkund në Kosovë



Të kërkova shumë e dikur të gjeta

të thanë o komandant kjo është Kleçka

kjo është Kleçka me vajzat e djemtë e lirisë

në ballë u prinë ti o vigan o dëshmor

në ballë u prinë në altarin e lirisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 EmptyThu Aug 26, 2010 10:06 am

E j u p K O C I



ËSHTË



Është një

Njeri,

Nuk janë dy.

Shpirt

Është një,

Nuk janë dy.

Zemër

Është një,

Nuk janë dy.

Galakësi

Është një,

Nuk janë dy.

Perëndi

Është një,

Nuk janë dy.

Fytyrë

Është një,

Nuk janë dy.

Dhe sa herë

Që janë dy,

Njëri është kopja e tij.

O njeri, kopja e kujt je ti?

Është një

Lindje,

Nuk janë dy.

Një jetë është,

Nuk janë dy.

Është një

Vdekje.

Nuk janë kopje,

Asnjëra nga të fundit tri.

O njeri kopja e kujt

Je TI?!



Skenderaj,

14.06.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

NGA POETET TANË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Amerika...Miq apo Armiq tane...?
» KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
» DORUNTINA ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM
» NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË MËRGIMTARËT TANË SHËNUAN DITËN E FLAMURIT
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum