www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NGA POETET TANË - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NGA POETET TANË - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NGA POETET TANË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 3 EmptyMon Aug 16, 2010 1:02 pm

First topic message reminder :

Baki Ymeri (Maqedoni/Rumani)
U lind më 1 gusht 1949, në Shipkovicë të Tetovës, nga një baba shqiptar dhe nga një nënë rumune. Njihet si
poet, përkthyes, eseist dhe publicist. Kreu Gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Kosovës. Vazhdoi
studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe Bukuresht (1975). Është veprimtar i dalluar i Bashkësisë Kulturore
të Shqiptarëve të Rumanisë, inisiator për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Rumuno/Shqiptare, kryeredak-
tor i revistës Albanezul / Shqiptari në Bukuresht, të gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht, pa kurrfarë të
ardhurash. Kontributi i tij për afirmimin e Kosovës në gjuhën rumune është i jashtëzakonshëm. Është autor i 25
librave origjinalë e të përkthyer (poezi, antologji poetike dhe dy monografi mbi diasporën shqiptare të Ruman-
isë), njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i mbi njëmijë artikujve të botuar, zbulues i thesarit
të shoqërisë “Drita”, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nomi-
nalizuar nga Instituti Biografik Amerikan: “Njeriu i Vitit 2001”.
Page 23
KËNGË POPULLORE
Nëpër Parajsë duke rendur
Mbi qylimin e erës
Duke zbritur
Gjinjtë e saj dridheshin
Dallgët e tyre më qëllonin
Dhe përtoke më rrëxonin
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETET TANË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETET TANË   NGA POETET TANË - Faqe 3 EmptyThu Aug 26, 2010 10:12 am

ZEQIR GËRVALLA

GJAKU IM KOSOVË

Një pikë në hartë
Një pikë në glob
Një botë-në zemër

Në gjithësi në shpirt...
Lulishtë e Evropës
Dielli im
Gjaku im-Kosovë.

Etja e blertë

Luadhi ynë-lot i përgjakur
Luadhi ynë-etje e përflakur
Luadhi ynë- zgjim në behar
Shumë herë i kositur kurrë i tharë.

Në lindjen e vargut

Sonte nata po më gëlltit me thonjtë e zinj
E unë po lindem bashkë me vargun e ri.
Sote kam shumë gjëra për t’i thënë
Para botës... Para teje, o Nënë!

Zëri ynë liridashës

Zëri i tërë botës së shtypur
Është zëri ynë liridashës

Të gjithë njerëzit e përvujtur
Janë vëllezërit tanë në zgjim

Të gjjithë njerëzit e harruar
Janë kujtimi ynë i përhershëm

Të gjithë njerëzit e rënë për liri
Jetojnë në këngën tonë të re

Kënga e tërë botës së shtypur
Është kënga jonë liridashëse.

Amshimi

Ne
Më kot merakosemi e vuajmë
Për ndërrim formash e avullimesh...
Vdekja nuk ekziston -
Vetëm lindjet me lindjet shumëzohen

E bota
As e madhe
As e vogël(!)...

Sa është e vjetër bota
Në rrethin e mendimit pa fund?!

Feniksi
Diçka më shumë se legjenda është e
Ne
-rreze njerëzore
Amshimi në Mirësi...

Koha

Fryjnë erërat-në grusht i shti
Shkrep rrufeja-e strehoj në gji
Nxeh dielli-thithi rrezet e tij
Bie shi-blerojnë sytë e mi.

Nëpër shekuj

Duke ruajtur emrin
Më quajtën numër!
Tani kur emri më bën dritë
Kurrë më s’lejoj të jetoj
Nën thundër.

Shpresë

Shpresoj se një ditë prej ditësh n’udhëtim
Kjo stuhi dashurie sërish na bashkon-
Lotët e gëzimit do t’i thithim n’atë kremtim
Edhe pse pranvera do varre i gjelbëron…

(1963)
_________________________
Nga libri: “ME O(R)Ë KOSOVE” Prishtinë 2009


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

NGA POETET TANË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Amerika...Miq apo Armiq tane...?
» KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
» DORUNTINA ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM
» NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË MËRGIMTARËT TANË SHËNUAN DITËN E FLAMURIT
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum