www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:52 am

SHTEGËTAR I SHTEGUT TË SHTEGËTIMEVE


1.

O lumth

asnjëherë nuk bëre

udhëtim të shlirshëm

prore nëpër përplasje

me stërkala shkapërderdhur



i mbshtjellë

me freskinë

e mjegullës

së strukur

në perëndim të yjeve





nga vrojtimi

i përditshmërisë

do të ta fal

o lumth

me stërkala loti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:53 am

Rrugës

për në kalvar

tok me ofshamën

e renkimeve

të sofërzbraztëve

pëshpëritë pareshtur

për ngarkesën që bartë

me kërcëllimat e dhëmbëve

nga acari

dimërgjatë

bart

dhe vetëm bart

rënkimin e dhembjeve

eunë të kundroj

po e di

domosdonë e dhembjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:54 am

Ti o lumth

udhëtimin mos e ndal

se më nuk do të jesh lumë

e unë do të ta këndoj

apokalipsën

mua më ke bashkëudhëtar

me rënkime e stërkala



e di

vetëm ti

e kupton dhe e flet

gjuhën time

me përcëllimat

e acarit veror



në ty

shuajta etjen

në valëzat

e pushimeve

të rrafshta

të përkëdhela

dhe tok me ty

në fushë të bardhë

derdha stërkala

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:54 am

Rënkimet të mbesin

prapa meje

prapa meje

o lumth

i rënkimeve të largimit



ti nuk lodhesh



për këtë po të lus

ec

dhe mos ke drojë

nga mundimet

për në golgotë



ti çan brigje

e unë i çalë



nuk mund të të ndjek



ti çanë brigje

e unë memec

nuk më del përshëndetja



ti çel rrugë

e unë kërkoj shtegun

të të ndjek

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:55 am

Ti o lumth

]çel rrugë

i lagur fare

nga loti yt



ec deri në cakun

e pafundësisë



unë bashkëudhëtari yt

t’i dëgjoj

rënkimet

për idilën



lumthi

i kujtimeve

të bulëzuara

pranverave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:56 am

Thatësia

mos rëntë në ty

o lumth



në ty

Ylberat e njomin ngjyrën

pas shiut



në ty

e shuan etjen e dashurisë

shtegëtari i etur



në ty

bilbili miklon

me sqepin

pendë

për pentagram



në ty

dreri me drenushën

spërkatin

kurorën

deri në fund

të këngës.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:56 am

E di dhe të ankoj

lagesh me lotin tënd

se nuk mund të kthehesh

për t’iu shtrirë

shtratit

me trupin tënd

e bëre

aq të përshtatshëm

të të mos dëgjohet

rënkima

e ndarjes

nga rrapët

pjekur e djegur



ti o lumth

ec

dhe pas

lë pastërti



bredh

edhe nëpër bukuri

të akullta



me vërshima

trotuareve pastron

gjurmë


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:57 am

Këndellje

fushës

e sëmurë nga thatësia



ke kokëdhembje

prandaj

në ecje

trupi të avullon



ec o lumth

ec pash burimin

që nuk t’shterron

ec

dhe në ecje

bëhu një

me degët

që të ndjekin



futi thellë

mu në zemër

le t’i fshijnë

djersët e largimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:58 am

T’i dëgjoj

pëshpëritjet

me dënesje

nga vaji i djeshëm

nën hijen e rëndë

të zezëresë



ec dhe pastroji

me kthjelltësinë tënde



mos i harro

grafitet ogure

të katër esistëve

bredharakë



as llavërimat

as skërmitjet

e dhembëve

brejtës

të brejtësve

që në brerje

brejtën

ditët tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:58 am

Bëmirës

i bëmirësive

ec pash ofshamat

e baladave

të ruajtura

nga thellësia e mbamendjes

njomi

me freskinë

tënde

ngarendjet pas dritës

të humbur kaherë



mos e ndal atë hap

se m’ndalet ora në dorë

e rrapave të tretur

baladave

do t’u shuhet

romanca

e unë

o lumth

mbetem pa pasqyrë

se shoh dot veten

në vijat e ballit

as shtegun

nga hyra

as nga duhet dalur



11.

Po të pyes

o lumth

çka t’i bëj vetes

i mbetur

diku

vetëm

krejtësisht i vetëm

me pëshpëritjet e pafundme

të Velia Glauas

në bredhje amshimi

për një relikt

të përlotur

ti në shtratin tënd

unë pranë teje

kaprroz[1]

anemik

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:59 am

Sa herë u futa

në ty

o lumth

dikush lëshoi

ushunjëza



dhe po të mos

pëlcitnin

nga gjaku im

i thithur

do t’kishte

ushunjëza

për tërë gjakun

e gjaqeve

të gjakut

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 4:59 am

Nuk e di

o lumth

aortë e vendit tim

nga më vjen

një mendim

të të rrëfej

diçka



le të kalërojë

me rrjedhën tënde

se kush u la



në ty

në shi

njollat u mbetën

të pashlyera

në histori



barte me vete

deri në pafundësi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 5:00 am

Çka të të rrëfej

o lumth

me rrudha

në këtë pikë

të gjerë

të kësaj bote

të vogël

aq të vogël

e të ronitur



me lecka

këndëve shpërndarë

si fustani i (Sy)Monikës

nga trillimkeqët

ogurzi

mendjeprishur

nga një dashuri

e barabartë me urrejtjen

me helm nepërke

shtrirë mjerisht

në rrafshin mesmaleve

Mjellmat për t’i helmosur

Për syrin e (Sy) Monikës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 5:01 am

E gjora

bredharake

dorë më dorë

shtigjeve pa shteg

murale

syverbër



përballë altarit

me kryq orto....



ku u fsheh korbi

sqepgërryer

i syrit

me shikim të largët

përtej maleve

me ngricë

nga vapa përcëlluese

e ditëve

të bjerra

shtigjeve pa shteg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU EmptyThu Aug 19, 2010 5:01 am

Ku mbet brusha e piktorit

për një pikturë ferishte

me abcënë e pamësuar

të shpërndarë si stërkalat

e tretura në buzët e thara

nga thatësia

e verës në verig

pa asnjë lugë miell

në kusinë e përvëluar

nga vala



m’lejo lum lumthi

të pushoj

për pak frymë vendlindjeje

se m’duket

zbret nga maja

e Velia Glauas

Vata i Lekë Fanit

si Odiseja

për ta prekur me shpirt

ashtin e të parit

në Itakën e tij

pranë kishës së Kujarkës

në Velia Glauan

shkëmb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty
MesazhTitulli: Re: NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU   NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS
» NGA POETI YNË RAMADAN MUSLIU
» NGA POETI YNE ARIF MOLLIQI
» POETI YNË BEQIR BUZUKU
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum