www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS Empty
MesazhTitulli: HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS   HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS EmptySat Aug 14, 2010 2:53 pm

HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS


Shkruan:Shaban Cakolli


Atje në fshatrat e Gallapit në një fshat të komunës së Dardanës(Velegllavë)
me bukën e djersës dhe ujin e freskët që njomë gjakërat e burrave të guximshëm
u rrit Hysen Këqiku,i cili nga rinia e tij e hershme nuk u shkëput nga hallet e familjes,të afërmëve dhe kombit
u stërvit dhe fitoi qëndrushmëri të shkrij gjitha idealet që lidheshin me shkollimin,edukimin
,afirmiminm e brezave,dhe dëshirën e lartë të largpamësisë dhe përhapëjes të dritës së diturisë.Hysenin nuk e njihëja
edhe pse ishim të një komune,por që shqetësimet dhe hallet na shpërndanë dhe nuk na lanë të njihemi.

Edhe pse nuk e njoha, dëshira për të e njohur më gufonte gjithnjë.Kam lexuar për te nga të tjerët dhe nga ai si krijues i madh
andaj sa më shumë që lexoja nga ai,dëshira për të e njohur më bëhej më e madhe.Si të mos e njihja njeriun e idealeve të forta,pishtarin

e arsimit kombëtarë që një jetë ju dhuron brezave të ri dritën e diturisë,krijuesit i cili përmes librave kombëtarë

preku çështje të mprehëta kombëtare dhe fitoj rrespekt dhe dashuri nëpër breza.

Një ditë sa bëra një vizitë në vendlindje këmbëngula të e takoj:I bëra një telefonatë dhe i shpreha dësahirën për një takim.Vendimi
i tij më ngrohu;do të takohemi më tha Hyseni,por ne edhe mund të mos njihemi!E njihni Demir Krasniqin e pyeta?Po mu përgjegj,atëherë unë jam
me Demirin dhe do të takohemi në Hotelin"Kristal" në Gjilan i thash unë.Nuk vonoi disa minuta dhe Hysen Këqiku u gjind në mes nesh.Një shtrëngim duarsh dhe një përqafim
të ngrohët me te më bëri që të lë gjitha hallet pas dhe një kohë të shkëpusim shumë gjëra me këtë personalitet të verqantë,pedagog i vënë në shërbim të së mirës
të përhapëjes së dritës së diturisë nëpër breza,librit dhe kulturës kombëtare.Një njeri i urtër,i dashur,i afërt me njerëz të gjitha moshave,që intelektualisht
din të hap dhe zgjedh problemin,lexues i pasionuar dhe krijues i pendes dhe dijes së mprehtë.Me te biseduam gjatë për shumë halle,për arsim e kulturë,për jetën e
njerëzve në Kosovën e pas luftës,për rindërtimin e disa trevave të Gallapit,për brengën e braktisjes së disa fshatrave nga popullate për disa shkaqe...
Koha me njerëz që kanë personalitet të shquar ikën shpejt,ne duhej të ndaheshim dhe para ndarjes më firmosi gjitha librat e krijimtarisë së tij,që do të jenë kujtimet
më të shtrenjëta,të begatëshme që do i ruaj me kujdes të madh.Të shkruash për Hysen Këqikun duhet lexuar shumë nga ky personalitet i shquar në shumë veprime.
Të flasim pak për biografinë e tij:Hysen KËqiku u lind më 1944 në fshatin Velegllavë komuna e Dardanës.Shkollën fillore e filloi
në vendlindje dhe e mbaroi në Vaksincë e Llojan të Kumanovës.Gjimnazin e kreu në Preshevë,kurse SHLP,grupi Gjuhë dhe letërsi Shqipe në Shkup.Me shkrime ka filluar të merrej si nxënës
i shkollës fillore,ku përherë të parë botoi në"Zëri i Rinisë" në vitin 1963 në Prishtinë.Si krijues letrar është i prezentuar në disa vepra të autorëve kolektiv,në revista jubilare dhe leksikone.
Autorë të ndryshëm:"Libri që po shkruhet"Gjilan 1979,Autorë të ndryshëm"Bamirësia",SHHBK;"Nëna Terezë" Gjilan 1992,Autorë të ndryshëm"Agurrona",Klubi letrar"Rexhep Elmazi",Gjilan 1993
,Odhise Grilo Leksikon-Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë1972-1995,Tiranë 1997,revista"Pioneri" numri jubilar i i 50 vjetorit të daljes,nr 1 Prishtinë 1998,Demir Behluli"portrete shkrimtarësh",Prishtinë 2002
,Hasan Hasani"Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001",Prishtinë 2003.
Hysen Këqiku ka bërë redaktimin dhe recenzimin e dhjetëra librave për fëmijë dhe të rritur.Është editor i shtëpisë botuese"Kurora" në
Gjilan dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës,i cili jeton dhe vepron në Gjilan.
Hysen Këqiku ka shkruar këto vepra:

1"Nëpërkëmbësi",poezi për të rritur,1994

2"Ti dil nga loja";Poezi për fëmijë,1995
3"Kufij që preken",dramë për të rritur,1997
4"Dritë mbi Lotinë";poezi për të rritur,1999
5"Ujvarë e patharë";poemë për fëmijë ,2000
6"Qëndresë me besa-besë";poemë për fëmijë,2000
7"Velia Glaua ëndërr e ripërtrirë I-monografi 2001
8"Velia Glaua ën dërr e ripërtrirë II, gjenealogji 1720-1996";2001
9"Kujtim malli për shkollën time" poezi për fëmijë.Gjilan 2004
10"Psherëtimë për tokën I",panoramë letrare,2004
11"Melodi e pritjes",poezi për të rritur,2005
12"Kujtim malli për shkollën time II";Poezi për fëmijë,2007
"Nazif Përlepnica hero në mes të heronjve",monografi,2008
14"Demir Behluli",monografi 2008
15"Një atdhe me dashuri";poezi,2008
16"Vegim i përflakur",kurorë sonetesh,2009
17"Melodia e pritjes"në gjuhen rumune e përkthyar nga Baki Ymeri,Bukuresht 2009

18"Në ty e kam shpirtin" 2010

Lexuesit tanë do të begatohen me leximin e veprave të krijuesit tanë Hysen Këqiku,do të njohin botën shpirtërore të tij,m,ev poezi
që lidhen me atdheun,lirinë,arsimin që plot dyzet vite shkriu gjithçka nga vetja për të përhapur horizontin e diturisë nëpër breza
.Veprat e tij sjellin dritë dhe dituri,realitet si dhe njohëje të historisë kombëtare,dashurinë e tij ndaj njerëzve dhe atdheut,protestën këmbëngulëse mes artit që i bënë uzurpatorit
të cilën e shpreh
"Një Atdhe me Dashuri",është përmbledhja e tij e kohës të viteve 1989,kur krijuesi në ankth të pritjes se çfarë do i sjell e
nesërmja popullit që masakrohej deri te fëmijët përse donin pragje të lira,proteston me vargje rrënëqethëse:

(Edhe bishat


E egra



Për fëmijë
Kanë mirësi).



*******

Armata
Jote
Shkuli


Edhe sy.

Hysen Këqiku është njeriu i urtër ,udhërrëfyes,poet i cili frymëzoi shumë breza,i cili njohu vlerat e të tjerëve dhe i afirmoi
krijuesit e rinjë në gazeta dhe revista,në forume dhe faqe shqiptare në net,si dhe hartoi shumë
antologji ku përfshiu krijuesit e të gjitha moshave njëra ndër të cilat"PSHERËTIMË PËR TOKËN" është
panoramë moderne letrare ku përfshihen krijuesit e Gallapit.Ai dha një kontribut të pashoq në revistat"Gallapi" dhe "Nositi"
që botohen atje.Hysen Këqiku është nji yll që ndriqon si intelektual,mendimtar,i veshur me dashuri për atdheun,traditën a,arsimin
dhe kulturën kombëtare.Për veprën e tij nuk mund të përmbyllim me një shkrim të shkurtër,por që duhet të shkruhet shumë e shumë....

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS Empty
MesazhTitulli: Re: HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS   HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS EmptySat Aug 14, 2010 2:54 pm

DEMIR KRASNIQI

"GJAKON KOSOVA"

GJILAN,1998


KËNGË DHIMBJESH DHE KRENARIE


Vitet kur po shkruhej kjo përmbledhje e këngëve nuk ishin kohë këngësh,
ishin vite sfidash e tmerresh,dhëmbjesh e ofshamash,të dalura nga zemrat e një
populli,i cili ishte nisur rrugës së qëndresës,kushtrimit,për të i thënë vdekjes:
Ja ku jam për lirinë"Këtu më ke,sot dhe kur të duhem".Nuk është thën që moti rastësisht:"
Vaji i burrit është kënga":Atë kohë autori i këtij libri"GJAKON KOSOVA",Demir Krasniqi,ishte i ngarkuar
me këto dhëmbje kohe,kohë kur pushtuesi i egër barbar,para syve të botës së quajtur demokratike,po i rrëmbente
popullit liridashës shqiptar gjithçka nga liria,edhe pse në këto katrahura e sfidime,populli liridashës nuk po lëkundej
nga qëndresa,por secili prej tij mundohej të vënte nga një gurë në themelet e kështjellës,qëndreses,
arsimit,duke hapur shtigje të reja nën breshëri plumbash,për të i dalur zot Kosovës martire,duke
mbrojtur me gjak të gjitha vlerat që e karakterizojnë shqiptarin si popull liridashës.
Ishte kohë kur pragjet shqiptare po mbroheshin me gjak,ku gjaku po rridhte rrëke,në njerën anë
nga trimat e lirisë që po mbronin me armë trojet e tyre duke luftuar pushtuesin barbar,
dhe në anën tjetër nga veprimet e ndyra tinëzare të armikut qyqar,i cili në pamundësi të matej në beteja me trimat,
masakronte njerëz të pambrojtur,fëmijë,gra dhe pleq,masakra këto të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Pra ishte kohë kur Kosova lahej në gjak,andaj autori Krasniqi me të
drejtë e titulloi librin"GJAKON KOSOVA".Përmbledhja me rrapsodi"GJAKON KOSOVA"e Demir Krasniqit
padyshim është një vulë e kohës,një kronikë dhëmbjesh,për ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin
e popullit tonë,të cilin padrejtësisht pushtuesi e kishte nëpërkëmbur,
dhe tani ky popull liridashës po detyrohej që me gjak të mbroi pragun,shtëpinë,familjet dhe tokat shqiptare.
Këto përmbledhje këngësh janë këngë të dhembjes dhe krenarisë:Ja përse:
Këngë të dhembjes nga se autori në shpirtin e tij ndjeu thell dhembjen mbi torturat,masakrimet,djegëjet dhe përndjekëjet
që po ua bënte armiku popullit të tij,dhe me dhembje proteston mes këngëve të shkruara,na jep
vargje që i ofrohen një poezie plot me vlera artistike,e cila do të
mishërohet me ndjenjën dhe përjetimin,e cila do të mbetet një histori
e kapshme që do u përcillet brezave,qoftë dëgjuesit si këngë,qoftë lexuesit si vepër e begatëshme.
Këngë krenarie nga se theksi i veqantë i këngës gjëthnjë bie mbi qëndresën dhe optimizmin
e një populli,i cili i rënë nën veprimet çnjerëzore të pushtuesit,nuk po lëkundej asnjë çast
nga mbrojtëja e pragut,por flijonin me vendosmëri për liri,dhe kjo vendosmëri tregonte se
fitorja bie në anën e tyre.Ishte kohë kur bota demokratike ende po
qëndronte e luhatur ndaj Kosovës,kohë kur para syve të kësaj bote,pushtuesi i egër serb
po ushtronte kasaphanë mbi shqiptarët,andaj Demiri po protestonte me vargje kundër këtyre luhatëjeve,duke i ftuar
botën demokratike për një vënje drejtësie,ku shprehet:

"Unë jam biri i Nënë Terezës
Bijë shqiptare,nënë e botës,
unë me motra e vëllezër
Jam familje e Evropës"


Rrapsoditë e përmbledhëjes "GJAKON KOSOVA",e autorit Demir Krasniqi,
janë dhe do të mbesin dëshmi para botës,para brezave tanë,për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë,të mbështjella
me tmerret më tragjike në histori.
Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur,përmblidhet kështu:


"Presin fëmijë,ata famëkeq
Pleq e plaka 90 vjeç

Therrin në bark shtatëzëna t´mbeta
Nxjerrin fëmiun me bajoneta"!

Autorit iu është dashur të fur rrapsodi të gjata,sepse vetëm si të tilla autorit i jepnin mundësinë që në formë kronolo-
gjike të paraqes ngjarëjet tragjike të vitit 1998.,të shkaktuara nga një ushtri armike,që të
vetmin art kishte ushtrimin e krimit mbi një popull liridashës.
Përmbledhja"GJAKON KOSOVA" përbanë njëzet rrapsodi,mbi të cilat apostrofa është figurë
e pranishme,figurë e cila i bënë të fuqishme kushtrimin dhe ndjenjën e një populli,e cila e gërshetuar me gradacionin
rritë ndjesinë dhe e bënë vargun,strofën,poezinë të ndjeshme,të kapur,të dashur,dhe melodinë
që i ka dhënë autori mishërohet gjithësesi me ndjenjen e lexuesit dhe dëgjuesit.
Demir Krasniqi edhe si krijues,kompozues,këngëtar me mjeshtri përdor figurat si:epitetin,krahasimin,simbolin,metaforen
ku me mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrëje dhe krenari,e bënë këtë
përmbledhëje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me elemente të begatshme jo vetëm për të e lexuar,por edhe për të e kompozuar
dhe kënduar.Si e tillë përmbledhëja"GJAKON KOSOVA",merr vulën e një përmbledhjeje të mirëfilltë
e cila do u qëndroj të gjitha kohërave.Lexuesi i vemendshëm dhe dëgjuesi i mirëfilltë i kësaj
muzike të traditës historike,do të kenë në dorë një libër të fuqishëm,si
dhe një reportuar këngësh të dhimbjes dhe krenarisë,që është përplot mbushur begati e ndjenja
krenarie dhe dhembshurie,por i përmbyllur me plot vlera.Përmbledhja me
rrapsodi"GJAKON KOSOVA" ishte dhe do te mbetet vulë e kohës,një kronikë
dhembjesh për gjithë ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin e popullit tonë,
por edhe e veshur me krenari qendrese të popullit të palëkundur që mbi
të gjitha synonte lirinë.
Tani lexuesi apo dëgjuesi nuk di cilën rrapsodi ta vë në vendin e parë:
-Unë jam biri i nënë Terezës
-Masakra në Drenicë
-Ose vdekje,ose liri
-Gjaku tu bëftë dritë
-Rroftë Ushtria Çlirimtare...... nga se në të gjitha gjenë kronikë dhembjesh,por edhe krenarie.


Jehuan këngët shqipëtare

Rroftë Ushtria Çlirimtare
Na i zgjidhë prangat e robërisë
Na i sjell rrezet e lirisë.

Po,Demiri nuk lë pa i vuar në thumb edhe tradhëtarët e kombit,të cilët atë botë bashkëpunonin
me pushtuesin.




O ky tradhëtari kudo qoftë

Shumë kollaj është për ta njoftë
Mendje prishur-ftyra t´mjera,
Pleh i kalbur-ju vjen era


O,për komb t´vet-njeh kombe tjera!

Demir Krasniqi ka botuar 16 libra me këngë,por kohën kur botoi"GJAKON
KOSOVA",në Kosovë po lundronte gjak,atë botë ky ishte libri i tretë
i Demir Krasniqit,por lexuesi që e lexon në tërësi do të bindet se kemi të bëjmë me një libër të historisë të vuajtur
kombëtare,plot vlera që do ju shërbejnë brezave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU
» SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ
» NGA POETI YNË RAMADAN MUSLIU
» NGA POETI YNE ARIF MOLLIQI
» POETI YNË BEQIR BUZUKU
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum