| SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:22 pm | |
| UNË DASHUROVA
Cilën poezi t’ia them të dashurës
Nuk mund të digjem
Përditë për të si qiri i Naimit
Poetët e këtij shekulli
Me ngrohje globale
Shkruajnë për ata që s’vdiqën
E vashave u japin lule
Nëse i gjej poetët
Do t’u mësoj një elegji
Për pavdekësinë e dashurisë
Që të mos vajtojnë kurrë
Që të mos vdesin kurrë
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:23 pm | |
| EJA
Eja
Nëpër tymin
E shpirtit tim që kallet
E ma lidh plagën
Me një gjethe trëndafili.
Eja
Edhe nëse jam e vdekur
E harruar
Zemra- zemrës i flet
Në emër të dashurisë
Eja
Edhe nëse nuk më njeh
Të plagosur nga vetmia
Në shtratin tim të dhimbjeve.
Kur dola bregut të lumit
Portreti yt
Ishte bërë pikturë në valë |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:24 pm | |
| DY
Dy
Këngë
Për zogun
Në kafazin prej hekuri.
Dy
Lule
Për vashat e malësisë
Në vegjë kur tjerrin dashurinë
Dy lot
Për ty
Në burgun e ndryshkur.
Dy këngë
Dy lule
Dy lot
Për ty malësore
Që ik me buzëqeshjen e kallur
Për mua që presë
E qaj për ty
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:24 pm | |
| VETMI
Kur të pashë
As s’të thirra në emër
As s’më shikove në sy
E kishe pas shaluar atin pa fre
Unë ika
Dola pas shkëmbit
Për ta kërkuar
Humbjen time shkretëtirës
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:25 pm | |
| PA TY
Pa ty
Kënga e zogut
Më duket vaj kukuvajke
Shpirti sa nuk pëlcet në heshtje
Yjet duken si plagë të përgjakura.
Vullkan në shpirtra
Magma e kallur shpërtheu
E unë
Një copë guri në shkretëtirë.
Nuk e di
Me cilën ngjyrë
Ta ngjyrosi vetminë.
Të kërkova
Te Drini i Bardhë
Në ujin e tij si loti
Shpirti i vrarë nga dhimbja
M’u bë dallgë
Herë Zogë
Herë qyqe rremi
Duke pritur
Të ktheheshe nga harrimi
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:25 pm | |
| UNË E TI
Në teatër
Shfaqej tragjedia e Trojës
Unë dhe Helena
Veshur me vello prej tymi.
Spektatorët vinin
Me nga një lule në duar
Varret prej hirit t’i mbulojnë
Me blerimin e kallur
Nuk e di pse
Në aktin e parë
Vritem unë
Në aktin e fundit
Ringjallet Helena.
Zjarre
Pak hi nga ti
Pak shkrumb nga unë
Portret prej flake Troja.
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:26 pm | |
| SONTE
Në pentagramin
E Himnit të Flamurit
Notat e krenarisë
Heqin vallen e re.
Sa e gjatë
Nata dhe terri
Nëpër dritë
Më mirë
Shihemi sy më sy |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:26 pm | |
| TRE KANDILAT E NDEZUR
Kur niset mërgimtari
Në Lëndinën e Lotëve
E puth një gur
Dhe ndez kandilin e parë
Kur nëpër valë deti
Dridhet varka e lundrimit
Në rrashtën e guacës së djegur
Ndez kandilin e dytë
Kur i thonë mbahu
I mërzitur ofshan tri herë
Dhe ndez kandilin e tretë
Kur niset mërgimtari
E kujton kthimin
Me lindjen e diellit të ri
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:27 pm | |
| DHIMBJET E PËRFLAKURA
Në shpirtrat e trazuar
Thyhen epruvetat e dhimbjeve
Dhe aty luhet
Himni i jetës pa lot
Diku në teatrin e vjetër
Luhet premiera e tragjedisë
Mos u tremb
Nëse përgjaken aktorët
Që në aktin e parë
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:29 pm | |
| SHPIRTI I DJEGUR
Ka kohë që eci
Buzë lumenjve të shterur
Jam shtangur nëpër
Udhët me kalldrëme të shembura
Rajna bën zhurmë
Dallgët trembin peshqit
Te Drin i Bardhë i lava sytë
Në Detin e Zi varka mu bë copë-copë
Shpirtit të djegur edhe përtej brigjeve
I dëgjohen klithmat
SHPIRTI I DJEGUR
Ka kohë që eci
Buzë lumenjve të shterur
Jam shtangur nëpër
Udhët me kalldrëme të shembura
Rajna bën zhurmë
Dallgët trembin peshqit
Te Drin i Bardhë i lava sytë
Në Detin e Zi varka mu bë copë-copë
Shpirtit të djegur edhe përtej brigjeve
I dëgjohen klithmat |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:29 pm | |
| Tokë e qiell e det.
Orkestër
Me daulle në Çamëri
Me lahutë në Vlorë
Me kavall në Guci
Me dirigjent në Prizren
Me solist në Tetovë
Me flamur rreth e rrotull planetit
Aty ku bukës i thonë bukë
E ujit ujë
Denbabaden është Iliri
Mbuluar me prush betejash. |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:30 pm | |
| TRISHTIM
Kur e preve në besë
Të zuri trishtimi
U verbove në të dy sytë
Kur e vrave
Dashurinë e fshatares
T’u shter zëri
Me duar nuk flitet
Të paska zënë trishtimi
Kurrë mos thyej besë
E paguan me dritën e syve.
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:31 pm | |
| BUZËQESHJET E SKAMNORES
Blerinës në blerimin e kallur
I fala një luledielli
Më uroj
Për dritën e syve.
Kur ia dhashë një laps
E pikturoi diellin në lindje
Sikur u ngrohë
Dhe buzëqeshi.
Një brushë dhe një letër ia dhashë
Sa bukur i pikturoi
Një qepë dhe kripë deti,
Një bukë misri të pjekur në prush
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:31 pm | |
| PRITJA
Prita shumë përtej kufirit
Sa nuk pëlcita
Në gjykatore më thanë:
Edhe gjarpri nën gur duron.
Prita deri në kulmin e çmendurisë
Më thoshin hesht
Mos u bërë kurban i kohëve të liga.
Dua t’ia them amanetin djalit tim
Ua thashë disa herë dhe heshta
Nuk pres as nuk heshti më
Le të thyhen digat
Le të gurgullojnë valët
Lë të kthjellen gurrat. |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:32 pm | |
| KUR
Kur zogu
Në vend të këngës gjëmoi
M’u kujtuan plakat e lagjes
Kur klithnin të habitura
Kiameti s`është larg.
Kur u dogj kulla
Oxhaku mbeti deri te retë
Kjo është formula e rritës thashë
Kur e dashura
Hoqi unazën me dhëmbë
Dhe e vari në degën e qershisë
Heshta nga dhimbja e ndarjes.
Por kur ma prekën
Gjeografinë e truallit
Shtat e hi ia fala dritës |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:32 pm | |
| MË PRISNI
Si gjarpër i plagosur
Zvarritet treni i ndryshkur
Në stacionin e parë
Zbriten nxënësit e shkollës ”Liria”
Malësori me shallin kuq e zi
Të lidhur rreth kësulës
Dëgjonte këngën
”Thërret Prizreni mori Shkodër”.
Nga malet e Çiçavicës
Zbriten të gjithë
Me kobure me brez
Më prisni edhe mua
Ushtonte mali e fusha |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:33 pm | |
| DASMA NË MALE
Në dasmën në male
Nuses në vend të unazës
I dhurohet flamurin me shqiponjë
Dhëndrit në vend të puthjes së parë
I dhurohet një kobure
Martesa në male
Muzikën e ka batare krismash
Vallja e përflakur
Është fitore e betejës së re
Nusja dhe dhëndri
Bashkë në dasmën në male
Bashkë në dasmën e luftës
Bashkë në lapidarin e lirisë |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:33 pm | |
| BARIU ME DELE
Sa herë e harroja fyellin
Te Kroi i Gurit
Dhe ujkun s’mund e trembja
Kur ma mori ogiçin.
Qengjat blegëronin
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:34 pm | |
| ZOGJTË E IKUR
Kur të ikin zogjtë
Rozafa do ta shkruaj
Biografinë e gurit
Gurgullimën e gjirit krua
Shushurimën e gurrës qumësht
Duke kërkuar shqiponjat e trembura
Në filmin “Hi e gjak”
Aktorja mbledh fëmijët
E vrarë mbetet shpresa
Toka Dardane me pesë
Nishane të kuq
Kur të ikin zogjtë
Do të eci rreth e rrotull
Gjeografisë së tokës sime |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:35 pm | |
| NË MËRGIM
Një buqetë lule dielli kërkova
Vajza me buzëqeshje më tha
Vyshken shpejt
Merri këto ferra të freskëta.
Kur e kërkova një bukë
Gruaja që e shikonte
Akuariumin e peshqve më tha:
Mbaj dietë
Se të prishet bukuria
Kur kërkova ujë
Djaloshi me flokë teh thike më tha:
Shko nën strehë e mblidh shiun
Nën urnën e dhimbjes
Vdekja gërryen pahetueshëm
Biografinë tënde
Më thotë gjithmonë
Dikush këtu në mërgim
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:36 pm | |
| DURRËSI
Te shkëmbi i Kavajës
E vura kokën mbi gur
Më ranë dy lot
Shkëmbi ma dha
Ngrohtësinë e Nënës
Mëmë e bir
Skalitëm hartën e mëmëdheut
Duke ecur
Në evolucionin e përflakur .
Pushova
Nën pishat e blerta
Kur ecja nëpër rërë
Mbeteshin gjurmë të reja |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:36 pm | |
| PRITJA NËPËR FURTUNË
Furtuna shkulte edhe lisa
E unë të prisja
Duke m’u rrokullisur lotët
Në pentagramin e rrudhave.
Nuk me duhet kamertoni
Ta akordoj vajin e mallit
Më mirë të isha Rozafa
Krua që nuk shter
Më mirë guri të isha.
Më mirë të ishe zog a dallëndyshe
Që kur të vije nga shtegtimi
Kishe pushuar e prehur
Në supet e mija prej guri. |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:39 pm | |
| SYRI PA DRITË
E paskam shkelë
Çerepin ku nëna gatuante bukë
Dhe nuk paskam thënë falem o Zot
U mbështeta në gurin futë të oxhakut
Dhe bërtita deri në kupë të qiellit
Mësoje anamnezën e sëmurjes time:
Jam verbuar mbrëmë
Nënë, moj!. |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:42 pm | |
| MOLLA E KUQE
Mollës së kuqe
Ia prenë pesë degë
Dallëndyshet thurin foletë më lartë
I ngrohin puplat nën diell
Zogjtë këndojnë simfoninë e fundit
Kur i bien gjethet mollës së kuqe
Më zë dhimbja
Për blerimin e vyshkur.
Një nga një i ruaj në shportë
Dhe tërë dimrin
Lutemi bashkë
Për pranverat e reja. |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ Sun Aug 22, 2010 6:42 pm | |
| MOS MA OPERONI PLAGËN
Kirurgu merr skalperin
Ma bën me kokë
Që t’i mbyll sytë e dritës.
Pasi heshta pak
Buzëqesha nëpër krismë dhëmbësh
Opiumin e lashë varë
Në kapilarin prej gome
Mos ma operoni plagën
Pëshpërita ngadalë
Kur hyra në atelienë time
Në sytë e Mona Lizës pashë lot
Kirurgun e paska zen opiumi
S`ka lojë me trupin me plagë
Kështu jetova që një shekull |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ | |
| |
|
| |
| SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ | |
|