www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 6:22 pm

First topic message reminder :

UNË DASHUROVA

Cilën poezi t’ia them të dashurës

Nuk mund të digjem

Përditë për të si qiri i Naimit

Poetët e këtij shekulli

Me ngrohje globale

Shkruajnë për ata që s’vdiqën

E vashave u japin lule

Nëse i gjej poetët

Do t’u mësoj një elegji

Për pavdekësinë e dashurisë

Që të mos vajtojnë kurrë

Që të mos vdesin kurrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 6:58 pm

DUROVA

Dhe durova

Jo pse u besoja lugetërve

Dhe durova

Ushunjëza të uritura më trembnin

Dhe durova

Edhe pse isha i lidhur me zinxhir

Dhe durova

Jetën në pranga që herrte buzëqeshje

Dhe durova

Deri në agun me rreze të pavarësisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 6:59 pm

HIJA E ZEZË

Krejt njësoj

Jeta dhe vdekja

Në planetët e egra.

Kur të vdes

M’i këpusni zinxhirët

I vdekur bile

Të jetoj pa pranga

E kam nënshkruar vdekjen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:01 pm

TORZO

„Lisin më se miri e çan pyka e vet“

Populli

Athua populli im

Je lis i prerë

Pesë gjymtyrët

T’i paskan bërë pyka

Ta paskan shëmtuar bukurinë

Krejt trupin torzo ta paskan bërë

Edhe në grykat e maleve

T’i paskan bërë digat prej betoni

Të mos e vërshosh botën

Sa bukur do të të rrinë gjymtyrët

Kur ta ndërrosh trupin tënd

Dhe të bëhesh më i madhi Atdhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:01 pm

VARRI I RI

Mos e hapni atë varr

A e shihni

Sa bukur ka bleruar fusha.

Mos ia varrosni buzëqeshjet

Se lotët nga dhimbja

I shpërthejnë digat e Detit të Zi

Mos e varrosni atë meteor

Nëna

E kërkon me një kandil

Nëpër errësirë

Dhe mallkon vetminë

Nusja e përlotur

E djeg vellon e bardhë

Stalaktitet dhe stalagmitet

Lot pikojnë

Mos e varrosni atë yll

Se fëmijëve u kallën lojërat

Nëpër natë

Mos e mbuloni me dhe atë djalë

Se me pat ftuar për tridhjetë pranverat

Që i paska zënë pikëllimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:02 pm

I DEHUR

Një natë dimri

Kam pirë

Raki rrushi

Derisa janë dehur

Edhe zanoret e vargut.

Pa ekuilibrin e eshtrave

Kam fjetur skaj një lisi

Dhe kur jam zgjuar

Më thanë

Ke munguar pa leje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:02 pm

VALLËZIMI ME SHTRIGA

Le të pëlcasin

Daullet e harrimit

Loja me shtriga

Është dasma

Buzë varrit të shembur.

Më mirë vallëzo

Me hijen e trupit tënd

Edhe kur përkulesh

Edhe kur trembesh

Rri vertikalisht i pa shtangur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:03 pm

VALLËZIMI ME SHTRIGA

Le të pëlcasin

Daullet e harrimit

Loja me shtriga

Është dasma

Buzë varrit të shembur.

Më mirë vallëzo

Me hijen e trupit tënd

Edhe kur përkulesh

Edhe kur trembesh

Rri vertikalisht i pa shtangur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:03 pm

SKULPTURË E GJALLË

Një kurm pa dhënë shpirt

Në mes të shkretëtirës

Lidhur për trungun

E vidhit të thatë

A janë gjymtyrë

A skulpturë e sakatuar

Nga shpata e xhelatit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:04 pm

PAK DRITË

Të marrtë djalli

Të marrtë

U verbove nëpër terr

Edhe mua m’i fike

Kandilat e dritës

Sa keq

Tash edhe ylberin e gjuan

Me gurë rrufesh mali

Mirë e di

Edhe unë vdes

Në terr

Andaj dua

Pak dritë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:04 pm

SHTIGJET E DRITËS

LOTI

Në syrin tënd të zi

Jam dritë

Jam loti i djegur.

Në buzëqeshjen tënde

Jam nektar

Buqetë dashurie.

Në plagën tënde

Jam dhimbje

Jam shpirti i plagosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:05 pm

DHIMBJA

Më thanë

Ka vdekur Mimoza

Unë nuk qava.

Më thanë

Sot bëhet varrimi

I mora dy luledielli

Mbi varr ia vendosa

Ato nuk e duruan dhimbjen

Pranë nurit të saj u veniten
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:06 pm

LOTËT

(Motrës, Rukijes)

Dy zogj

M’i qëndise në bluzën e bardhë

Që ta kam jetën me këngë

Këngën ma dogji loti për ty

Jemi ndarë pa lamtumirë

Motër

S’e prita se këputen

Buzëqeshjet tona

Kur të fashit dhimbja

Loti

Moj motër

M’u bë krua i shterur

Për ylberin e ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:06 pm

TESTAMENT

Ndizen flakë yje e vetëtima

Është koha e zjarreve

Nata s’ka besë, ditën gjarpinj nëpër këmbë

Është ky shpirt kamikazësh për liri

Sot o kurrë ta ruajmë gjeografinë e tokës.

Sa herë shoh kullën e gurit në flakë e di që

I yni është dielli dhe toka e varret

Malet digjen historia prush bëhet

Emri shqiptar e Shqipëri të jetojnë.

Amanet

Malet janë djepa e varre për shqipet

Armët na i ruajnë sytë nga thikat,

Nënë moj, sa pak ke jetuar në dritë

E toka Arbërore – gjak i shprishur shekujve

Trimat dëshmorë vdesin duke kënduar për të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:07 pm

NUK E NËNSHKRUAJ

(Poetit Din Mehmeti)

A mos po lëkundet

Barka nëpër valë deti

Apo vorbulla e gjakut

Të çoj peshë pas dritës

Ka kohë që s`të pashë poet

As në Grykë të Rugovës

As te Drini i Bardhë

Shkrimtarët mërgimtarë të presin

Ta lexosh deri në agim

Librin “Fatin tim nuk e nënshkruaj”

Nuk e humb betejën:

Më jep pushkën pa rrip

Për rekuizitë në muzeun e vjetër

Pallton e grisur furtunave

Pendën e rilindur vargjeve

Mozaikun e rrudhave ballit

Si hartë e atdheut të plagosur.

Më pendë u bëre

Arkeolog i hirit

I dheut, i gurit, i varreve

I lavdisë, i diellit….

Te vargu yt

E takova dashurinë për vashën

Plagët dhe dhimbjen

Prushin dhe zjarrin në kulla

Malet dhe krismat e Lirisë.

“Jam pakëz i përbuzur nga dielli “…D.M.

Pakëz i kërrusur-por shkëmb

Pakëz i përgjakur në shtegun e dritës

Pakëz i thyer -por vertikalisht drejt

Pakëz i hidhëruar në heshtjen e pendës

Nesër kthehu me dallëndyshet

E stinës së bukur- pranverës se re.

Dhe të lutem shumë të lutem

Asgjë mos nënshkruaj

O Din Mehmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:07 pm

POEZIA E SHKRUMBUAR

Mos ia prek asnjë shkronjë

Nga loti le të fiket flaka

Që e shkrumbon vargun

Vasha nuk e di ku mbeti

Vargjet e dashurisë

Si sytë i pata ruajtur

Dhe u dashurova

Kam gërmuar me thonj

Që t’i gjej hieroglifët

E shkrumbuar të vargut

Dua t’i gjej

Biografitë e engjëjve

Dhe urrejtjet e djajve

Në kthimin e dallëndysheve

U dashurua poezia e dashurisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:08 pm

I KËRKOVA

I kërkova

Në Untergrupenbach

Jusufi Kadriu e Bardhoshi

Në pikë dite

Bënin një sy gjumë

Nën diellin e agimeve te reja

Pranë luleve të këputura në erë

Vrapova nëpër Bruksel

Në udhëkryqin e përgjakur.

Kurrë s’e takova Enver Hadrin

Në Munih

Eca e eca

Xheva e Fehmi Lladrovci

Atje nën diell pushonin

Deri në betejën e re.

Në Gjenevë

Agimi i agimeve të reja

La brushat mbi pikturë

Mori çekanin

Për t’i thyer gurin kufirit

Siç kishin bërë moteve

Trimat e dheut

Burrat e vatanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:08 pm

USHTARËVE TË LIRISË

Sa shumë dua të them

Pak më duken shkronjat

E alfabetit djegur nëpër arka.

Kam mbledhë

Pentagramin e gjatë

Deri rrëzë diellit

Më duket se jam memec

Sa shumë dua t’ju përqafoj

Në lapidar kur i puth gurët

Ushtarë të lirisë

Nuk është kjo kënga ime e parë

As fundi i flakadanëve që digjen

Tani e kemi lirinë

Dhe nuk na censurohet më

Himni BESA- BESË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 EmptySun Aug 22, 2010 7:09 pm

SHËNIME PËR AUTORIN

Liman Zogaj lindi më 1960 në fshatin Lladroc të Kosovës. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme - Drejtimi biologji-kimi, e mbaroi në Ferizaj. Ka studiuar letërsinë dhe gjuhën shqipe në Fakultetin filologjik në Universitetin e Kosovës në Prishtinë.

Me krijimtari letrare filloi të merret që nga shkolla e mesme, duke i botuar krijimet e tij në “Rilindja”,”Bota e Re”, “Zëri i Rinisë”, si dhe në faqet e gazetave dhe revistave të tjera. Poashtu ka botuar shkrime poetike edhe në revistat e gazetat e kohës në Shkup, Shqipëri, etj.

Liman Zogaj shkruan: poezi, pjesë teatrale, por merret edhe me gazetari dhe regji. Tekstet teatrale dhe regjit e bëra nga ky krijues janë interpretuar dhe janë shpërblyer në festivale serioze teatrale në Kosovë.

Që nga viti 1983 jeton, punon dhe krijon në Gjermani, ku ka themeluar dhe ka udhëhequr vatra kulturore të mërgimtarëve tanë në: Shvelm, Enepetal dhe Essen, për ta begatuar jetën kulturore për shqiptarët e mërguar. Tani është viti i katërt që Liman Zogaj aktron në Teatrin Gjerman në Essen.

Krijimet poetike të tij janë prezantuar në antologjinë poetike ”Metafora e arratisur” e botuar në Tiranë më 2003, si dhe në antologjinë “Asht e gjak Arbërie”, botuar në Gjermani në vitin 2007.

Liman Zogaj deri tash ka botuar librin me poezi “Kosovë nuk ta mora diellin”, Tiranë më 2007.

Përmbledhja poetike “Shtigjet e dritës” është libri i dytë i këtij autori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ   SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» "SHTIGJET E DRITËS" LIMAN ZOGAJ
» HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum