www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


POETI YNË BEQIR  BUZUKU Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


POETI YNË BEQIR  BUZUKU Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 POETI YNË BEQIR BUZUKU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU EmptySun Aug 29, 2010 1:04 am

Beqir Buzuku u lind më 1948 në fshatin Tygjec të komunës së Kamenicës të Kosovës. Shkollën

tetëvjeçare e kreu në vendlindje, gjimnazin në Kamenicë, ndërsa Shkollën e lartë pedagogjike,

dega gjuhë dhe letërsi shqipe në Gjilan. Në vitin 1990 ai duke pa pozitën e rëndë sociale të

punëtorëve shqiptarë, të cilët Serbia me dhunë i largoi nga puna, u inkuadrua në Shoqatën

Humanitare “Nëna Terezë” të Kosovës, dega në Gjilan, ku punoi plot 12 vjetë. Në vitin 2003, për

shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, u pensionua para kohe.
Veprimtaria krijuese

Beqir Buzuku- Gjatë kohës derisa ishtë gjimnazist, gjatë viteve 1966/68, qe korrespodent i

gazetës Rilindja për komunën e Kamenicës. Brenda asaj kohe, përkatësisht deri në vitin 1969,

përveç gazetarisë u mor edhe me poezi për fëmijë. Botoi ca vjersha në revistën Pionieri dhe në

Rilindja për fëmijë. Në vitin 1979 boton kryesisht poezi për fëmijë, por herë-herë edhe tregime, të

cilat i botonte në revistën Pionieri, Rilindja për fëmijë, GEP-i, Flaka e Vëllazërimit, BAT (Bazat e

arsimit teknik) etj. Në këtë të fundit botoi disa tregime me tematikë fantastiko-shkencore. Beqiri

shkroi poezi, poezi satirike, humoristike dhe humoreska (në prozë) të cilat i botoi në Rilindja,

Jeta e re dhe Zëri i rinisë. Beqir Buzuku është anëtar i Lidhjes së Shkrtimtarëve të Kosovës që

nga viti 1996. Jeton në Gjilan.
Veprat

Përveç rreth 500 poezive e tregimeve të botuara në revista e gazeta ka botuar edhe këto vepra

letrare:

* Pesha e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1995,
* Etje për buzëqeshje (poezi për të rritur), Jeta e re, Prishtinë, 1995,
* Çupëza e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1996,
* Përtej të sotmes, novelë fantastiko-shkencore (për të rinj), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë,

1997,
* Lahuria e lulemollëve (poezi për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2001,
* Çelësat majë lapsi (poemë për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2004,
* Rrëshqitje në udhëkryq (poezi për të rritur), Galabroi, Prishtinë, 2005 dhe
* Tri ditët e shtojzovalles (novelë për të rinj), Lidhja e Shkritmtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2009.

Beqir Buzuku është prezentuar:

* Leksikonin e shkrimtarëve për fëmijë 1872-1995 të Odhise Grilos, në Historia e letërsisë

shqiptare për fëmijë, Elbasan, 2001.
* Portrete shkrimtarësh, Prishtinë, 2002, në (Hasan Hasani)
* Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë e të rinj, të botuar para pak kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU EmptySun Aug 29, 2010 1:04 am

NË PESHOJË KOHE



Bota shikohet

me dy parë sy...

Me sy terri shohim natën

me sy drite

presim diellin,

diellin e së nesërmes.



Në vendnumërim

shtohet dergja e pritjes.

Me hapa përpara

shkurtohet rruga,

rruga drejt pikëcakut.



E ç’kuptim ka maksima

në udhëkryq:

Udha e gjatë

jeta e shkurtë,

udha e shkurtë e pasigurtë...



Ruletfati

ndodh na del mashtrim,

po mendjemprehtësia

e fundja dorëtakati

thonë sjell shpëtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU EmptySun Aug 29, 2010 1:06 am

HILJA



Në Dëbëllde e gjetiu

tkurret mezhda e tokës sonë,

kot ankohen fshatarët,

ankesat kurrë s’kanë peshë

për njerkën e për hileqarët.



Andej e këndej

të gjithë janë shqiptarë.

Pse u shty

guri i mezhdës së kufirit,

o hileqarë?!



Në tokën tonë stërgjyshore

Sikur t’ishim ardhacakë,

na shikojnë vëngërr,

paria jonë gjithnjë e përgjumur,

mrekulli sheh në ëndërr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU EmptySun Aug 29, 2010 1:06 am

LUMI ME EMËR TË RI



Ibri s’është më Ibër

tash ka emër të ri:

K u f i...



Në mes të Mitrovicës

molla e sherrit,

në shpinë të Ibrit

mbi urë, mur.



Ndërtuesit e murit

sot na shkruajnë recetë

recetë për mu(l)ti jetë.



O ju kopshtarë,

të mollave të sherrit,

ne nuk i kemi sytë

për zyze të territ...



përtej lumit, përtej urës

shikohet në mes gishtash,

kur e lyp nevoja

nuk përdoret stopi...

Këtej çdo gjë hidhet n’peshojë,

çdo imtësi shikohet

me sy mikroskopi



Kosova e lodhur,

Kosova e tkurrtë

Meriton atë që synon.

Assesi imponim të shurrtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU EmptySun Aug 29, 2010 1:07 am

IRRITIMI



Ca mjeshtër të padukshëm

gjenden diku,

në fundmoshën pus pa fund,

në trupin tonë ushtrojnë zejen e vet;

nisin të punojnë,

punojnë me dekretligje natyre,

dita-ditës na tisin energjinë,

mbjellin viruse e bakterie,

na e ndjellin pleqërinë.



Netët bëhen vite,

zgërdhihet pagjumësia,

peshëbjeshkën mbi shpinë

na e hedh plogështia.



Dhe më në fund

disi çdo gjë duket

sikur e përmbysur,

dielli i zbehtë,

qielli më i ngrysur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU EmptySun Aug 29, 2010 1:08 am

MËDYSHJE



Shi e sqotë

porta me rezë

tavan i ëndrrës

plot krahnezë



Ngrohtësinë joshëse

e gllabëroi mjegulla

çatisë së shpresës

i mungojnë ca tjegulla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU EmptySun Aug 29, 2010 1:09 am

PENGESA



Kur hapërimi bëhet

me këmbë breshke

në shpinë na hudhet

një peshë bjeshke



Kur në qepalla

vërshon heshtja

zemrën përvëlon etja



Kur shtegu

është i ngatërruar

dikush Lulëkuqes

ia ndërsen

klyshëzit e tërbuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU EmptySun Aug 29, 2010 1:09 am

ILAÇI



Shtatë pash thellë

fundos zymtësia

për t’pushtuar

majët e shkallëve

mungon fuqia



N’shkrumb të shpirtit

helm e pelim

mjegull e terr

një bashkëdyzim



Urë e dreqit

leqe-leqe

lypset shpikur një ilaç

lypset shporrur

ëndrrën e keqe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU EmptySun Aug 29, 2010 1:10 am

NJË PIKËPYETJE



Punët e vogla

kokorisjet

në shtrëngata

e po a trembet

muzgu nga mesnata
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty
MesazhTitulli: Re: POETI YNË BEQIR BUZUKU   POETI YNË BEQIR  BUZUKU Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

POETI YNË BEQIR BUZUKU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» NGA POETI YNË HYSEN KËQIKU
» NGA POETI YNE ARIF MOLLIQI
» NGA POETI YNË RAMADAN MUSLIU
» HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum