www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Të jesh fëmija i vetëm i një familjeje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Të jesh fëmija i vetëm i një familjeje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të jesh fëmija i vetëm i një familjeje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Të jesh fëmija i vetëm i një familjeje Empty
MesazhTitulli: Të jesh fëmija i vetëm i një familjeje   Të jesh fëmija i vetëm i një familjeje EmptyMon Dec 27, 2010 11:25 pm

Prindёrit presin gjithmonё mё tё mirёn e mundshme nga fёmijёt e tyre, si nё mёsime, ashtu edhe nё sjellje. Te fёmijёt e vetёm, kjo pritje ёshtё shumё mё e theksuar.

Tri breza mё parё, nё Shqipёri, lindja e fёmijёve ishte nё njё numёr tё konsiderueshёm tё lartё. Nё ato kohё, shumica e popullsisё shqiptare jetonte nё fshatra dhe dёshira e prindёrve ishte tё kishin disa fёmijё dhe mundёsisht ata tё ishin djem qё t’i ndihmonin nё punёt e vёshtira tё fshatit. Koncepti i prindёrve tё asaj kohe ishte i ndryshёm nga ai i sotmi. Atёherё, kush kishte shumё fёmijё, kishte mё shumё mbёshtetje dhe krah pune dhe detyrimisht ishte edhe mё i pasur. Ndёrsa nё dy dekadat e fundit, numri i fёmijёve mё shumё se njё ose dy nё njё familje konceptohet si ngushtim i tё ardhurave ekonomike familjare dhe njё lodhje e tepruar dhe e panevojshme pёr prindёrit.

Sot, prindёrit janё mё tё arsimuar dhe me mё shumё ideale dhe objektiva nё jetё sesa mё parё, prandaj pёrdoret rёndom dhe mendohet thellё rreth termit “Planifikim Familjar”. Mendimet dhe analizat rreth planifikimit tё familjes janё tё fokusuara nё shumicёn e rasteve nё dy aspekte: Nё familjet me mё shumё se njё fёmijё duhet njё pёrkushtim mё i madh kohor, sidomos nga ana e nёnёs. Natyrisht, edhe nevojat dhe kёrkesat e fёmijёve janё mё tё shumta nё kёto familje. Nё kёtё planifikim familjar, rreth tё cilit ne diskutojmё shumё, a merret parasysh se si zhvillohet psikologjia e fёmijёs qё rritet i vetёm nё njё familje dhe atij qё rritet mes motrave e vёllezёrve?

Unё jam mё i rёndёsishmi nё botё
Fёmijёt e parё tё njё familjeje gjithmonё mendojnё se tё gjithё janё tё pёrqendruar tek ai dhe vetёm ai ka tё drejtёn tё jetё nё qendёr tё vёmendjes sё tyre. Kur nё familje vjen njё fёmijё i dytё, shumё mendime dhe ndjenja ndryshojnё te fёmija. Fёmijёt e parё mendojnё se me lindjen e fёmijёs sё dytё, atё nuk e duan mё si mё parё, tё gjithё pyesin vetёm pёr fёmijёn e sapolindur, atё e pёrgёzojnё dhe e duan mё shumё. Kjo situatё pёr fёmijёn ёshtё kalimtare, derisa edhe ai vetё ta dojё dhe tё luajё me vёllain ose motrёn mё tё vogёl.

Fёmijёt e vetёm nё familje mendojnё gjithmonё se ata janё mё tё rёndёsishmit nё botё, jo vetёm pёr prindёrit e tyre, por pёr tё gjithё njerёzit qё i rrethojnё. Mё pas, kur pёrballen me realitetin e jetёs, e kanё tё vёshtirё tё pranojnё se si ai vetё, ka edhe shumё tё tjerё. Sipas studimeve tё bёra nё universitetin Phenix, nё departamentin e psikologjisё, Prof. Dr. David Nickelsberg konstaton se: “Fёmijёt e vetёm nё familje e kanё tё vёshtirё tё ambientohen me shokёt e moshёs sё vet dhe me mungesёn e pёrqendrimit tё prindёrve tё tyre mbi ta”. Prindёrit tё cilёt planifikojnё lindjen e fёmijёs sё dytё pas mё shumё se 5-6 vjetёsh diferencё nga fёmija i parё ose ata tё cilёt planifikojnё tё kenё vetёm njё fёmijё, frekuentimi i kopshteve nё moshёn 3-4 vjeçare ёshtё njё nga mёnyrat mё efikase pёr t’i mёsuar fёmijёt nё mjedise publike, aty ku tё gjithё ndjehen tё barabartё, shprehet Prof. Dr. Nickelsberg.

Tё ndash sendet me tё tjerёt
Ndjesia e pronёs private fillon tё konceptohet hershёm edhe nga fёmijёt. Fёmijёt e vetёm nё familje e kanё mё tё vёshtirё t’i ndajnё lodrat e tyre me shokёt dhe shoqet, nё krahasim me ata fёmijё qё i ndajnё vazhdimisht lodrat me vёllezёrit dhe motrat.

Marrёveshjet e bёra nga fёmijёt nё familje pёr shkёmbimin e lodrave personale, si: mё jep makinёn me telekomandё, tё tё jap kukullёn time me flokё tё gjata ose tё jap çfarё tё duash ti nga lodrat e mia, vetёm mos i trego babit dhe mamit pёr gabimin qё bёra, ia rrisin inteligjencёn fёmijёs pёr rregullimin e situatave tё ndryshme dhe, pёr mё tepёr, zhvillohet midis vёllezёrve dhe motrave, mё herёt sesa te fёmijёt e vetёm, aftёsia e bashkёpunimit me njёri-tjetrin dhe e ndihmёs sё ndёrsjelltё.

Sipas njё studimi tё bёrё me fёmijёt e moshёs 15-18 vjeç, janё pyetur 60 fёmijё tё vetёm nё familje dhe shumica e tyre nuk dёshironte tё ndёrtonte njё familje vetёm me njё fёmijё. Disa prej tyre shprehen se pёrkujdesi i tepёrt i prindёrve dhe dёshira e tyre maksimale pёr njё rritje perfekte tё fёmijёs sё tyre, si nё mёsime, ashtu edhe nё sjellje, i ka privuar ata nga çapkёnllёqet mbresёlёnёse tё moshёs.

Njё fёmijё tjetёr shprehet se pёr njё kohё tё gjatё mendonte se ishte gjithçka pёr tё gjithё, por mё vonё e kuptoi se çdokush pёr prindin e vet ёshtё po aq i rёndёsishёm.

Rezalda Shehi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Të jesh fëmija i vetëm i një familjeje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Me mire te jesh apo te mos jesh i dashuruar
» Të Jesh Femër!
» Kur te jesh merzitur shume!
» Ç'do të thotë të jesh Shqiptar!?
»  Shpëton fëmija me 8 gjymtyrë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum