www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Pushtimet e shtetit Ardian (Teuta) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Pushtimet e shtetit Ardian (Teuta) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pushtimet e shtetit Ardian (Teuta)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Pushtimet e shtetit Ardian (Teuta) Empty
MesazhTitulli: Pushtimet e shtetit Ardian (Teuta)   Pushtimet e shtetit Ardian (Teuta) EmptyFri Oct 21, 2011 9:56 pm

Pas shuarjes së kryengritjes që bënë enklejtë me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t’u shkëputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët, ku Glaukia krijoi dinastinë e tij mbretërore. Politika e mbretërve të dinastisë së Glaukisë, në ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumë më aktive dhe më e gjerë. Ndaj maqedonasve u zhvillua një politikë e papajtueshme.
Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti të çlironte të gjitha tokat që maqedonasit ua kishin marrë enkelejve. Pas kësaj maqedonasit u përpoqën të futnin nën varësinë e tyre Dyrrahun e Apoloninë, që do t’i bënte ata zotër të Adriatikut. Pas kryengritjes së vitit 312 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K. Glaukia me një ushtri të madhe zbriti në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi në dobësimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhës i Glaukisë, krijoi marrëdhënie miqësore me Epirin, por këto nuk vazhduan gjatë, se Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri në Shkumbin. Politikën e paraardhësve vazhdoi më me forcë dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bë edhe zotërues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti të rikëmbënte e të forconte shtetin ilir. E gjithë periudha e sundimit të dinastisë së Glaukisë shënon faqe të rëndësishme për historinë ilire. Shteti Ilir i Ultësirës Bregdetare të Adriatikut u bëri ballë synimeve hegjemoniste të Maqedonisë dhe pushtimeve epirote, duke siguruar një zhvillim të hovshëm ekonomik e kulturor në të gjithë Ilirinë.
Ekonomia qytetare gjatë pothuaj një shekulli përjetoi një lulëzim të plotë. U ngritën shumë qytete të reja me arkitekturë urbane bashkëkohore dhe me mure mbrojtëse të fuqishme. Arti e kultura morën një zhvillim të paparë deri atëherë në Iliri. Ndër qytetet kryesore ilire që morën zhvillim janë Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenë edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Këto qytete luajtën rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonominë e kulturën e vendit, por edhe në historinë politike të Ilirisë. Përfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, në shtetin ilir dhe përzirja e banorëve të tyre me ilirët, ndikuan në rritjen e fuqisë ekonomike dhe në zgjerimin e marrdhënieve tregtare me të gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtë tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Pushtimet e shtetit Ardian (Teuta)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ardian Bujupi në Top 5 të DSDS
» Ndryshimi i Ardian Trebickës
» Ardian Bujupi në gjysmëfinale të DSDS
» Eleminimi i Ardian Bujupi ,vendin e tretë
» Ardian Bujupi, favorit për të fituar në “DSDS”
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum