www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Besimi islam në tokat shqiptare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Besimi islam në tokat shqiptare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Besimi islam në tokat shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lambiano
Anëtar/e me përvoj
Anëtar/e me përvoj
lambiano

Numri i postimeve : 362
Data regjis. : 08/12/2011
Location : Earth

Besimi islam në tokat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Besimi islam në tokat shqiptare   Besimi islam në tokat shqiptare EmptyMon Dec 12, 2011 6:50 am

Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve evropianë. Islami u shfaq për herë të parë në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).

Spanja ishte më e ndikuara nga kultura arabo-islame në Evropë, ishte vendi përmes të cilës në Evropë u përcoll kultura shkencore arabe duke përfshirë këtu të gjitha sferat si mjekësinë, fizikën, astronominë, filozofinë etj. ku edhe pas tërheqjes së sundimit arab nga ai vend aty mbeti stili i ri i të jetuarit i sjell nga ai sundim. Depërtimi i Islamit në Evropë dhe në trojet shqiptare para paraqitjes së Perandorisë Osmane u bë përmes Spanjës.

Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe përhapësve të islamit i takojnë shekullit të 13-14-të.

Edhe para zgjerimit të Perandorisë Osmane mbi trojet shqiptare dhe Ballkan Islami ishte i pranishëm në trojet shqiptare, por në një pasë shumë të kufizuar. Pas zgjerimit të Perandorisë Osmane nga të gjithë popujt e Evropës Osmane pjesa dërmuese e popullit shqiptarë dhe atij boshnjak pranuan Islamin si fe të tyre.

Nga shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit islami (xhami).

Islami u përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme si dhe në territoret shqiptare që tashmë ishin nën pjesën sllave. Në shekullin e 18-19-të islami pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letërsia e bejtexhinjve”, që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më parë në Spanjë.

Islami la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa normave të sheriatit. Por sheriati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve. Pranimi i islamit nga shqiptaret shpjegohet edhe me rolin që do të luante kjo fe për diferencimin e shqiptareve prej sllavëve (zona e Kosovës) dhe grekëve (zona Çamërisë) të cilët sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar një politike asimiluese ndaj shqiptarëve.

Feja Islame në Shqipëri është karakterizuar kryesisht nga prezenca e shumicës së myslimanëve sunitë dhe pakicës së urdhrit bektashi.

Në kushtet e një shteti të pavarur shqiptarë dhe të pasluftës së parë botërorë myslimanët Sunite riorganizohen në 1921 në një aleancë kombëtare myslimane. Më 1923 bashkësia sunite do të ndahet nga kalifati i Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranës. Në këto vite në Islamin shqiptarë shfaqet një dell reformator pasi ndalohet formalisht poligamia, dalin përkthime në shqip të Kur'anit. Më vitin 1923 del edhe revista "Zani I Naltë" me ndjenja të theksuara patriotike dhe reformatore.

Më 1929 mbahet një kongres i myslimanëve ku u vendos përdorja ekskluzive e gjuhës shqipe, unifikimi i medreseve etj. Ka vend të besohet se në këtë reformë ka gisht Zogu me qëllimet e tij për te bashkuar vendin dhe për ta oksidentalizuar Shqipërinë duke ia hequr përfundimisht imazhin e një vendi islam. Thuhet se edhe Ata Turku, reformatori me i madh i kësaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pëlqente qe ky i fundit t'ia kalonet atij në këtë drejtim.
[redakto] Bektashizmi

Bektashizmi e ka origjinën prej një doktrine mistike të baballarëve turkmene të shekullit XI-XII në detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nën ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi për tu fuqizuar si sekt mysliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jeniçerëve (që kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Për aresye te konfliktit me vete myslimanizmin bektashizmi fitoi një tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi në jetën fetare. Predikonin barazinë e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera të tjera që ishin farë të papëlqyeshme për Islamin. Për nga ky pozicion tolerant i bektashizmit dhe për rolin patriotik që kanë luajtur shumë Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe të huaj te të gjithë kohërave se Bektashizmi do të ishte një fe e përshtatshme për Shqipetaret. Nder këta është edhe poeti i madh kombëtar Naim Frasheri.

Në Shqipëri bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të 13-të. Në 1925, kur Ataturku ndërmori reformat e ashpra laicizuese të shtetit për krijimin e Turqisë moderne, Shqipëria u bë vendi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipëria, ky vend i vogël, është seli e një kryeqendre botërore të besimeve. Është interesant të vihet re se edhe gjatë periudhës së ateizmit nuk pati pretendime nga shtete të tjera ku ka bashkësi besimtarësh bektashinj për të marrë rolin e kryeqendrës. Bashkësia bektashije e Shqipërisë u shpall e pavarur në vitin 1921.

Shume teqe bektashishj u bënë qendra rezistence kundër italianeve dhe kundër gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftës rreth 6000 bektashij të organizuar.



Besimet fetare në periudhën 1944 – 1990

Pushteti i vitit 1945 e vuri në shenjë kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye, qysh në fillim, Kishës Katolike Shqiptare iu kërkua të bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Te dy peshkopët katolikë, imzot Gaspër Thaçi dhe imzot Vinçenc Prendushi nuk e pranuan një gjë të tillë. Shteti komunist i burgosi të dy, duke dënuar me 20 vjet burg imzot Vinçenc Prendushin, klerik dhe poet dhe duke dënuar me pushkatim imzot Gaspër Thaçin. Pas shumë mundimesh në burg, vdiq në vitin 1949 dhe imzot Vinçenc Prendushi, ipeshkv i Durrësit dhe i Tiranës. U arrestuan 30 françeskanë, 15 jezuitë dhe mjaft seminaristë. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqën të munduar nëpër kampe përqendrimi dhe në punë të detyruar. Në vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po këtë vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj. Volaj, at Ciprian Nika. Në vitin 1946 u dënua dhe u pushkatua në Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.

Fjalët e tyre të fundit ishin : “Rroftë Krishti mbret ! Rroftë Shqipnia dhe pa ne !”. Në vitin 1950 u shpall argjipeshkëv i Kishës Katolike të Shqipërisë Bernardin Shllaku, por atij i vunë një mbikëqyrje të fortë. Ndërkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik që vepronte në dioqezat e Shqipërisë, u dëbua qysh në vitin 1946.

Në vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist të rinisë. Argjipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh në vitin 1964 dhe u dënua me 25 vjet burg. Vdiq në spitalin e Tiranës në vitin 1980. Atëherë u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithë vuajtjet, doli gjallë nga burgu por vdiq si kardinal në vitin 1997.

Këta dhe shumë të tjerë ishin martirë të Kishës katolike Shqiptare në shekullin e 20. Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri në vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen. Kisi vdiq më 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri në vitin 1949 Sinodi IV i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më 25 Gusht të vitit 1949, me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, Paisi Vodicën. Ky u shpall Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.

Paisi Vodica njoftoi menjëherë Patrikanën Ekumenike të Konstandinopolit për Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë. Vodica për arsye politike e lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.

Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre për të filluar serish pas lëvizjeve demokratike të vitit 1990. Lëvizja kundër institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial komunist u mbulua gjoja me një lëvizje të rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. Atëherë u burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.

Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas këtij kodi u dënuan shumë ish-klerikë, por edhe laikë.

Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetëra intelektualë, studiues me emër, poetë e shkrimtarë, si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin etj, kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.

Shpallja e Shqipërisë (e tokës prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali, e tokës së Skënderbeut që u fut në historinë kishës si mbrojtësi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist në të gjithë globin tokësor, kishte habitur të gjithë botën. Vatikani nuk e reshti asnjëherë luftën për të mbështetur besimtaret e vet të cilët e vazhdonin jetën fetare në mënyre ilegale por kësaj radhe të ndjekur nga diktatori Enver Hoxha që ishte shumë herë më i egër se sa perandori Trajan.

Pavarësisht regjimit të egër komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa të lashta aq edhe moderne në kushtet e një varfërie të tmerrshme, te një furnizimi me lista dhe triska deri më 1990. Në këtë ilegalitet të përgjithshme dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerancës fetare.

Ndikim shumë të madh tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar–humanitar i Nene Terezës, i shenjtores më të dalluar të shekullit XX, që gjithçka e bënte në emër të Jezu Krishtit.

Pas përmbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më 4 Nëntor 1990, patër Simon Jubani që ishte mbyllur 26 vjet në burg, si dhe Karlo A. Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria qe në vitin 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit, në kapelën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. pjesëmarrja në meshë ishte e jashtëzakonshme. bPo atë ditë, u dha një dǘa në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët.

Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.


Besimet fetare pas vitit 1990


Pas rrëzimit të regjimit komunist i cili ishte frymë materialiste dhe të tërë zhvillimin dhe jetën e bazonte në forcat e veta, përsëri ri filloi jeta kulturoro-fetare. Populli në këtë fillim të rrëmujshëm fetarë edhe për kundër asaj se kishin objektet fetare si dhe njohuritë për prejardhjen e tyre fetare përsëri ishin shumë të kufizuar në fenë e tyre.

Gjatë kësaj kohe shumë misionarë të tëgjitha besimeve fetare, grupacioneve tendencioze, sekteve të ndryshme zunë vend në Shqipëri duke proklamuar platformat e tyre duke përdoru metodat e shumta për të tërhequr rininë kah veti. Në këtë drejtim nuk kurseheshin as fjalët as invetimet e shumta në drejtim të inicimit të rinisë për t'u bërë pjesë e tyre. Gjatë kësaj kohe rifilluan misionin e tyre edhe emisarët e njohur fetarë që për shkak të qëndrimeve të tyre fetare kaluan pjesë të jetës së tyre nëpër burgjet e komunizmit.

Edhe përkundër tendencave të grupeve të shumta të reja si dhe tendencave të mëparshme të njerëzve eminent (si Ismail Kadare dhe Ramiz Alia) për përdorimin e tëgjitha metodave në vendosjen e krishterimit si besim të vetëm fetarë në Shqipëri përsëri kjo nuk ndodhi dhe në Shqipëri nga pabesimi ose hutia në pabesim populli në përgjithësi përsëri kaploi fenë Islame, Krishtere dhe Ortodokse.

Udhëheqësit fetarë të këtyre besimeve që ishin me ndikim dhe që kishin vuajtur nëpër burgjet e komunizmit për qëndrimet tyre fetar gjatë kësaj kohe rii filluan punën e tyre në ligjërimin e besimit të tyre, në ringjalljen e objekteve fetare, rindërtimin e tyre si dhe ndërtimin e objekteve të reja fetare në vendbanimet me mungesë të tyre. Këto aktivitete zakonisht janë zhvilluar me vetëfinancim ose të përmbajtura nga organizata fetare nga jashtë Shqipëria duke përmbajtur secila grupin e vetë fetarë.

Po kështu është përtërirë në mënyrë të dukshme Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete.

Në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë shqiptarë gjithashtu nuk janë pjesëtarë të një besimi fetar kështu që në Maqedoni shqiptarët janë të besimit Islam, në Kosovë gjithashtu shumica i takojnë këtij besimi (92 %), në Mal të Zi shqiptarët i takojnë besimit të Krishterë (70 %), dhe në Çamëri i takojnë besimit Islam.


Toleranca fetare

Shqiptarët janë dalluar në shekuj për një tolerancë unike ndërfetare gjë cila ka lidhje edhe me vete historinë e pranisë dhe bashkëjetesës së besimeve të ndryshme fetare në trojet e populluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes së krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me anë të "vijës së Teodosit" që kalon diku mes lumenjve Shkumbin dhe Mat të Shqipërisë ashtu edhe si pasoje e përqafimit të islamit kryesisht për ti u rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke në fund të shekullit XVIII dhe XIX.

Shqiptaret kanë qenë tolerante dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare. Mark Milani, kryeministër i Malit të Zi pohon se "sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katoliket kundër myslimaneve apo anasjelltas e kishim betejën e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë". Ekzistencën e tolerancës fetare e vunë re edhe fashistet italiane të cilët hartuan një strategji për ta ruajtur këtë ekuilibër sa që katoliket e ndjenë veten si të lëne pas dorë.

Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura "kapitulacione", të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.

Në Shqipëri mund të gjesh shpesh dy fe (krishterim e islam) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si mysliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u bë mysliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t'u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.

Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Është krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij "Çeta e profetëve", citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të myslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).

Myslimanët shqiptarë festojnë Shën Gjergjin e Shën Mërinë, një pjesë tjetër Shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore myslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).

Ka shumë raste të treguara dhe të jetuara kur priftit i është dashur të këndoje syret e Kuranit për të nderuar një mysliman të vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej dëborës apo motit të keq.

Në një qytet si Shkodra, ku popullsia myslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po në Shkodër kanë qenë familjet bujare myslimane që mbrojtën ndërtimin e kishës katolike kur disa fanatike filluan shkatërrimin e themeleve natën. Ndërtimet e kishës vazhduan kur bujaret myslimane dolën në mes popullit duke thëne “mos i preki njëri se këto janë themelet tona”.

Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë myslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kanë pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e myslimanëve përkon me ditën e zanës - Dianës tek latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit”. Kjo dhe të tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarprin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.




~lambiano~
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Besimi islam në tokat shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Besimi në botën tjetër
» Këshilla në Islam
» Mëshira në Islam
» Sistemi moral në islam
» Kultura dhe qytetërimi islam
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum