www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Këshilla në Islam Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Këshilla në Islam Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Këshilla në Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Këshilla në Islam Empty
MesazhTitulli: Këshilla në Islam   Këshilla në Islam EmptyWed Nov 25, 2009 7:38 am

Këshilla në Islam



Nga Ebu Rukajje Temim ibn Evs ed-Darijje, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Feja është këshillë, feja është këshillë, feja është këshillë.” Thamë: “Për kë (o i Dërguar i Allahut)?” Tha: “Për Allahun, librin e Tij, për imamët (krerët) e muslimanëve dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre."

Këshilla në Islam ka një vizion të qartë, kur dihet se ajo është shkaku kryesor për përmirësimin e individit dhe shoqërisë, është esenca e ndërtimit dhe e përmirësimit të umetit, ajo është ndriçuesja e bashkimit dhe unitetit në mes muslimanëve, gjithashtu është pengesë e ndarjes dhe konflikteve në mes të njerëzve.

Shejtani me eksperiencën e vet dhe palodhësinë e tij mundohet të mbjellë konflikt dhe përçarje mes muslimanëve. Meqë humbi shpresën se Gadishulli Arabik do t’i nënshtrohet, ai u zotua se do të punojë që t’i përçajë dhe të fusë grindje mes tyre.
Ai filloi me këtë se kjo është fillimi i armiqësisë, grindjes, konfliktit, që dërgon gjer tek vrasja dhe dobësimi i safave të muslimanëve.
Hadithi që tregon rëndësinë e këshillës është hadithi që e tregon Imam Muslimi në koleksionin e tij nga Temim ed-Darij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Feja është këshillë, feja është këshillë, feja është këshillë.”

Pra, ky hadith ka një karakteristikë, tregon themelet e fesë dhe qëndrueshmëria është vetëm me këshillë, me prezencën e këshillës forcohet feja dhe zbatohet në jetën e përditshme, kurse me humbjen e saj hyjnë risit dhe mangësitë në fe, kështu që humb i gjithë umeti.

Të gjithë të Dërguarit e Allahut kishin një mision me popujt e tyre duke i këshilluar ata dhe duke pasur një përkujdesje të veçantë për ta. Më se miri e shohim këtë në fjalën e Nuhut alejhi selam duke i folur popullit të tij.

Këshilla është fjalë që në vetvete ka mirësi dhe dashuri atij që i thuhet dhe kuptohet se kur thuhet këshillë, ka për qëllim një ose shumë të mira për të të thënë. Nuk ka fjalë më kuptimplote se kjo në këtë kontest.

Këshilla patjetër duhet të ketë tri gjëra:

E para: Sinqeriteti ndaj Allahut, që është esencialja e çdo vepre. Pasi këshilla është obligim i besimtarit për besimtarin, atëherë obligohet të largohet nga epshet, nga gjërat personale dhe të largohet nga mendimet e këqija të cilat i prishin veprat e mira.

E dyta: Butësia dhe gradualiteti gjatë këshillës. Pra, nëse këshilla nuk ka butësi, atëherë ajo ka gjasa që edhe të mos pranohet. E, ai i cili është privuar nga butësia është privuar nga shumë të mira, sikurse ka treguar për këtë Pejgamberi ynë alejhi selam.

E treta: Të ketë parasysh që t’ia mbulojë turpin, veset e këqija dhe gjërat që i di dhe i njeh për atë person. Gjithashtu prej urtësisë gjatë këshillimit është që këshilluesi t’i vlerësojë njerëzit, t’u japë hakun ashtu siç e meritojnë, të jetë i qetë dhe i mëshirshëm me të moshuarit, të gjejë kohën e përshtatshme, t’i gjejë fjalët më të mira, të jetë i buzëqeshur gjatë këshillës etj.

Ka thënë Aliu, Allahu e mëshiroftë: “Besimtarët janë këshillues, ndërsa hipokritët janë mashtrues.”

Njëri nga selefët kishte thënë: “Besimtari ia mbulon të metat vëllait të tij, ndërsa i brishti i zbulon dhe publikon ato.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Këshilla në Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 100 Keshilla edukative per femijet nga aspekti Islam
» Mëshira në Islam
» Sistemi moral në islam
» Kultura dhe qytetërimi islam
» Besimi islam në tokat shqiptare
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum