www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sistemi moral në islam Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sistemi moral në islam Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sistemi moral në islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Sistemi moral në islam Empty
MesazhTitulli: Sistemi moral në islam   Sistemi moral në islam EmptyMon Nov 09, 2009 6:09 am

Definicioni i moralit në terminologji

Morali në terminologji: “Një mori botëkuptimesh dhe cilësish, të ngulitura në shpirtin e njeriut, nën dritën e të cilave vepra përshkruhet si e mirë apo e keqe tek njeriu, e pastaj ose i qaset ose i largohet asaj (vepre)”.

Pozita e moralit në Kur’an dhe Sunnet

Allahu lëvdon Pejgamberin, alejhi selam me moral të mirë. Thotë Allahu:

Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit !”. (Kalem, 4)

Pastaj në shume ajete tjera, Allahu urdhëron te pajisemi me moral të mirë, pastaj lëvdon njerëzit me moral te larte, përbuzë njerëzit me moral te ulte, ku për te parët ka caktuar shpërblim ndërsa për këta te fundit ndëshkim.

Pejgamberi, alejhi selam, fenë e kishte definuar si “moral i mire”. Kur ishte pyetur: O i dërguari i Allahut! Çka është feja? Tha: Morali i mirë”.

Pastaj, sipas rrugës profetike, besimtari më i mire është ai, qe është me i moralshmi. Kur Pejgamberi, alejhi selam qe pyetur: Cilët besimtare kane besimin me te mire?, kishte thënë: Ata, qe kane moralin me te mire”.

Pejgamberi, alejhi selam tërhoqi vëmendjen se morali i mire është kusht për shpëtimin prej zjarrit dhe hyrjes ne xhennet. Pejgamberit, alejhi selam i rrëfyen për një grua, e cila falej natën, agjëronte ditën, por megjithatë kishte moral te keq; shqetësonte fqinjët e saj me gjuhe. Pejgamberi, alejhi selam tha: Nuk ka hajr në të, ajo është prej banorëve te Xhehennemit”.

Rëndësia e moralit

Shtrohet pyetja: perse moralit ne fenë islame i është kushtuar rëndësi e veçante? Kjo është për dy shkaqe:

Ngase morali ka ndikim te madh ne jetën praktike te njeriut dhe ne veprat, qe burojnë prej tij, dhe

Ngase shendoshmeria e veprave te njeriut është e lidhur ngushtë me shendoshmerine e moralit te tij.

Veçoritë e sistemit moral në Islam

Përgjithësimi i moralit. Islami ka ftuar ne virtyte te larta me një ftese te përgjithshme. Thotë Allahu:

“All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”. (Nahl, 90)

Ndërsa Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:

T’ia kesh friken Allahut kudo qe te jesh, te keqen pasoje me te mire e fshin, dhe shoqëroji njerëzit me moral te mire”.

Detajizimi i moralit.

Nga Kur’ani Fisnik:

· Përmbushja e premtimit. Thotë Allahu: “Premtimin zbatonie, pse për premtimin ka përgjegjësi”. (Isra, 34)

· Ndalimi nga ekstravaganca dhe shpenzimi i tepërt. Thotë Allahu: “po mos shpenzo tepër e pa rrugë 27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij”. (Isra, 26-27)

· Ndalimi nga koprracia. Thotë Allahu: “Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt)”. (Isra, 29)

Nga Sunneti i Pastër:

· Ndalimi i hidhërimit. Një njeri e kishte pyetur Pejgamberi, alejhi selam ta këshillonte dhe i kishte thënë: Më këshillo! Pejgamberi, alejhi selam, i tha: Mos u hidhëro!

· Nxitja dhe stimulimi për turp. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “I tërë turpi është i mirë”.

· Ndalimi nga morali i munafikëve. Ka thene Pejgambri, alejhi selam: Shenjat e hipokritit janë tri: Kur te flet gënjen, kur premton nuk mban premtimin dhe kur t’i besohet diç (amanet), ai tradhton”. (Buhariu)

Gjithëpërfshirja e moralit. Morali ne Islam përfshin dy gjëra:

Te gjitha veprat, qe kane te bëjnë me vet njeriun, dhe

Te gjitha veprat e njeriut qe kane te bëjnë me te tjerët; individ, shoqëri apo shtet qofte.

Përmbajtja gjerave, te parashtuara nga morali është obligim i kërkuar si në mjete po ashtu edhe ne qëllime te ligjësuara.

Lidhshmëria e moralit me besimin dhe devotshmërinë. Morali ne Islam është i lidhur ngushtë me besimin dhe devotshmërinë. Thotë Allahu: “Pos atyre idhujtarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S'ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit”. (Tewbe, 4)

Ndërsa Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Pasha Allahun nuk ka besuar! Pasha Allahun nuk ka besuar! Pasha Allahun nuk ka besuar! U pyet: Kush o i dërguari i Allahut? Tha: Ai, nga te këqijat e te cilit nuk është i sigurte fqiu i vet”. Hadithi tregon qarte se morali I keq bie ndesh me besimin dhe se ata nuk bashkohen njeri me tjetrin.

Shpërblimi. Morali e keq, te cilin e ka ndaluar feja, është shkak i ndëshkimit ndërsa ai, për te cilin ka urdhëruar te stolisemi me te, është shkak i shpërblimit. Ndëshkimi për atë që kundërshton moralin, mund te jete ne dunja, siç ishte rasti me popullin e Lutit, te cilët i shkatërroi Allahu. Por, ndodhe qe te jete edhe ne ahiret, ku do te hyjnë ne Xhehennem. Argument për këtë merret edhe fjala e Pejgamberit, alejhi selam, për ata, qe lëshuan këtë bote duke mos e besuar Allahun ashtu siç duhet: Kush vdes duke i përshkruar Allahut shok ne diç, ai hyn ne zjarre (përgjithmonë)”.

Morali a përfitohet dhe a përforcohet?

Njeriu ka mundësi ta përfitoje moralin e mire nëpërmjet mësimit dhe praktikimit te cilësive te mira. Argument për këtë është fakti se Islami na ka urdhëruar qe te pajisemi me virtyte te larta dhe na ka ndaluar nga ato te ulëtat, dhe sikur te mos kishte mundësi te përfitoheshin virtytet morale, atëherë urdhërua islame do te ishte e pavend, ndërsa një gjë e tille për fenë islame është e pamundur. Pra Islami urdhëron vetëm gjerat e mundshme dhe te logjikshme.

Si realizohet përfitimi apo përforcimiiI moralit?

Mbizotërimi mbi moralin e keq, përmbajtja e tij dhe mos ekzekutimi i gjerave, qe rrjedhin prej tij. P.sh: hidhërimi. Njeriu ne raport me hidhërimin është i obliguar qe te mbizotëroje mbi te, te mos i ekzekutoje gjerat, qe lindin nga hidhërimi. Duhet cekur se kjo nuk do te thotë qe hidhërimi te s’rrënjoset tërësisht, por vetëm pasojat negative te tij dhe përmbajtja e tij, ne mënyrë qe ti ta kesh atë ne dore e jo ai ty. Thotë Allahu: “Dhe ata që iu shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin,”. (Shura, 37)
Këtë e sqaron edhe Pejgamberi, alejhi selam, i cili thotë: “I forti nuk është me mundje luftarake, por i forte është ai, qe përmban veten gjate hidhërimit”. (Buhariu)

Eliminimi i qëllimeve te ulëta nga morali si dhe realizimi i tyre sipas formës se vërtet. Ne këtu si shembull do te merrnim trimërinë dhe guximërinë. Përforcimi apo përmirësimi i këtij morali behet nëpërmjet zhveshjes se tij nga qëllimet e devijuara, si: mbytja e njerëzve te pafajshëm. Ndërsa realizimi korrekt i tij do te ishte me ndihmësen dhënë te dobëtit, shpëtimin e atij, qe i është bere zullum-padrejtësi, si dhe ngritjen e fjalës se Allahut. Thotë Pejgamberi, alejhi sealm: Kush lufton për ngritjen e fjalës se Allahut, ai është ne rrugën e Allahut”. (Buhariu)
Zëvendësimi i moralit te keq me atë te mirin, si: zëvendësimi i gënjeshtrës me sinqeritet, padrejtësisë me drejtësi, etj. Kjo gjë është e mundur siç po shohim tek ata, qe janë penduar sinqerisht tek Allahu.
Mjetet për përmirësimin e moralit

Njohja e moralit te mire, qe ta pasosh dhe njohja e moralit te keq, qe t’i shmangesh. Burimi i njohjes se këtyre dy llojeve te moralit është Kur’ani, Sunneti, tradita e shokëve te Pejgamberit, alejhi selam, dijetareve te shquar, etj.

Përforcimi i botëkuptimeve te besimit ne zemër, lidhjes se besimit me moralin, ngase besimi i pastër është baze e moralit te pastër, besimi i pastër është mjet për zgjidhjen e shume problemeve te shoqërisë.

Kryerja e veprave te mira, te cilat shpijnë ne moral te mire.

Kryerja e adhurimeve, lutjeve dhe bamirësive te ndryshme, si: falja e namazit, i cili me garanci hyjnore, te largon nga te këqijat, etj.

Kryerja e veprave, te ndryshme nga ato qe shquhen si moral i keq. P.sh: për shërimin e zilise duhet nxituar tek istigfari (kërkimi falje) i shpeshte, dhe duaja (lutja) për njeriun, te cilit i ke bere zili. Kjo automatikisht ia largon zilinë.

Shoqërimi me njerëz te mire.

Marrja shembull Muhammedin, alejhi selam, i cili ishte njeriu me i përsosur ne aspektin moral.

Largimi nga shoqëria, ambienti dhe atmosfera e rishte dhe kalimin ne një ambient tjetër te mire. Një shembull për këtë do te mund te merrej rasti i njeriut, qe kishte vrare 99 veta, e pastaj edhe te 100-in. Kur shkoi tek njeriu i mire e urdhëroi qe te shkonte ne një vend tjetër ngase vendi i tij ishte i keq.

Kureshtja për stolisje te përhershme me virtyte te larta.

Ushtrimi i shpirtit për pranimin e këshillës se sinqerte, ngase feja është këshillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sistemi moral në islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Mëshira në Islam
» Këshilla në Islam
» Kultura dhe qytetërimi islam
» Ish-futbollisti i Liverpoolit kthehet në Islam
» Besimi islam në tokat shqiptare
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum