www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mëshira në Islam Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mëshira në Islam Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mëshira në Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Mëshira në Islam Empty
MesazhTitulli: Mëshira në Islam   Mëshira në Islam EmptyMon Nov 09, 2009 6:07 am

Teologjia dhe historia

Islami shoqërohet zakonisht me xhihadin. Por kjo ndodh më shumë për shkak të historisë sesa nga teologjia e tij. Është interesante të përmendim se ndërsa xhihadi në Islam është më shumë historik sesa teologjik, nga ana tjetër, mëshira është më shumë teologjike sesa historike. Libri i shenjtë i Islamit, hapet me Bismilahir –Rrahmani-Rrahim “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!”.

Pra, shihet se Mëshirues, është një prej emrave të Allahut dhe është prej emrave më të njohur të Tij. Një mysliman, që adhuron Allahun duhet të jetë mëshirues, përndryshe adhurimi i tij nuk mund të jetë i plotë. Në Kuran theksohen vazhdimisht katër vlera kryesore: drejtësia (adli), bujaria (ihsani), mëshira (rahmah) dhe urtësia (hikmah); pra bujaria është një prej tyre. Nga ana tjetër, xhihadi nuk është vlerë por mjet për të realizuar disa objektiva të caktuara.

Profeti i Islamit është përshkruar në Kuran si “mëshirë e botëve”. Përderisa profeti është i dërguar i Allahut, edhe ai duhet të përfaqësojë virtytet e Tij në Tokë. Allahu është i përsosur, i tillë duhet të jetë dhe i dërguari i Tij, i cili duhet të përvetësojë cilësitë e Allahut. Kështu që edhe besimtarët e tjerë duhet t’i përvetësojnë këto virtyte, pavarësisht nga kufizimet e tyre.

Besimtari që nuk është i mëshirshëm, brenda kufijve të mundshëm njerëzorë, nuk është besimtar. Një besimtar i vërtetë duhet të përvetësojë të gjitha vlerat e përfaqësuara nga Allahu dhe i dërguari i Tij. Me fjalë të tjera Kurani dhe Suneti janë të detyrueshëm për të gjithë myslimanët dhe për këtë bien dakord të gjithë teologët myslimanë që u përkasin të gjitha sekteve të Islamit.

Profeti (a.s.) jetoi në një situatë historike dhe në një bashkim socio-politik, që në disa raste duhet të përdorte armët, për të mbrojtur veten dhe komunitetin e tij, po kjo nevojë historike nuk mund të llogaritet si e detyrueshme apo e drejtuar nga vlera. Por së shumti mund të themi se është e drejtuar nga nevoja. Al-Kaida dhe disa grupe të ngjashme që përfaqësojnë një pakicë të vogël mes myslimanëve, po e projektojnë xhihadin si vlerë qendrore dhe të detyrueshme. Ky është falsifikim i mësimeve të Islamit.

Le të kujtojmë se nevoja varet nga rrethanat dhe vlerat janë transcendente; nevoja mund t’i detyrojë njerëzit të bënë gjëra që nuk dëshirojnë t’i bëjnë, por vlerat e bëjnë shoqërinë më të njerëzishme. Lufta mund të bëhet nevojë, por rezulton në gjakderdhje, ndaj shkatërrim dhe nevojitet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur, ndërsa vlerat ndihmojnë në ndërtimin e shoqërisë dhe janë të përjetshme.

Nevoja historike nga njëra anë dhe interesat vetjake nga ana tjetër e përdorën konceptin e xhihadit në një mënyrë që dukej se ishte qendrore për Islamin, ku vlerat si mëshira, mbetën të kufizuara në një pjesë të shoqërisë të përfaqësuara nga sufistët dhe shtresat e dobëta dhe prandaj nuk u shfaqën asnjëherë në faqet e historisë që rezervohen për elitën qeverisëse. Të gjithë e dimë se historia flet më shumë për elitën qeverisëse sesa për ata që qeverisen. Drejtuesit dhe klasa drejtuese drejtohen më shumë nga interesi sesa nga vlera, dhe për këtë arsye faqet e historisë janë të përgjakura.

Historia e jetës së profetit është e mbushur me ndodhi të drejtuara nga vlera, por edhe biografët e profetit si Ibn e-Ishaq ose Ibn Hisham janë përqendruar më shumë tek betejat dhe luftërat, sesa tek ngjarjet që hedhin dritë të vërtetë mbi profetin (a.s.). Emri i profetit Muhamed (i lavdëruari), nuk ishte për shkak të luftërave të tij, por për shkak të cilësive të tij njerëzore dhe profeti u njoh si Muhamed, shumë përpara se të bëhej kryetar i ymetit.

Këto virtyte ishin sinqeriteti, urtësia dhe mëshira. Ai e donte drejtësinë, prandaj krijoi një organizatë të quajtur Hizb-el-fudul që të ndihmonte viktimat e padrejtësive në shoqërinë e tij. Ai vetë ishte jetim dhe gjatë jetës kishte pasur shumë fatkeqësi, dhe ndiente shumë keqardhje për pjesën e dobët të shoqërisë në të cilën jetonte. Gjithë kjo u bë pjesë edhe e mesazhit të tij hyjnor.

Allahu i zgjedh profetët e Tij prej shtresave të dobëta të shoqërisë, sepse vetëm kështu njerëzit mund të drejtohen nga vlerat, sepse e dinë rëndësinë e vlerave njerëzore në jetë ndryshe nga klasa qeverisëse që është e drejtuar nga interesi vetjak. Në Kuran vërejmë se të gjithë profetët e përmendur, me përjashtim të Davudit dhe Sulejmanit, vijnë prej shtresave të dobëta të shoqërisë.

Profetët nga kjo shtresë e shoqërisë mund të komunikojnë me bindje mesazhin hyjnor të së vërtetës, drejtësisë, bujarisë, dashurisë, mëshirës, dinjitetit njerëzor dhe barazisë. Të gjithë profetët e Allahut i sollën këto vlera dhe i ilustruan nëpërmjet jetës së tyre. Edhe profeti i Islamit ishte mishërim i këtyre vlerave, veçanërisht i mëshirës. Nga jeta e tij ka shumë ndodhi që tregojnë dhembshurinë e tij ndaj njerëzve pavarësisht nga feja apo mosha.

Një grua çifute i hidhte shpesh plehra profetit, sa herë që e shihte rrugës. Një ditë profeti nuk e pa më gruan, pyeti për të dhe i thanë se ishte sëmurë. Ai shkoi në shtëpinë e saj ta pyeste për shëndetin dhe u lut që ajo të bëhej më mirë. Ajo pa dyshim u trondit nga sjellja e profetit dhe pranoi Islamin.

Nuk është e nevojshme të themi se qëllimi i profetit nuk ishte ta bënte atë të pranonte Islamin, por ishte i shqetësuar për shëndetin e saj. Nëse nuk do të kishte qenë i mëshirshëm nuk do ta kishte bërë këtë gjë. Kjo ngjarje dhe shumë të tjera na tregojnë se profeti i Islamit ishte i mëshirshëm ndaj të tjerëve dhe përpiqej që t’ua lehtësonte fatkeqësitë të tjerëve.

Falja është një cilësi tjetër e rëndësishme që tregon se je i mëshirshëm. Allahu përshkruhet vazhdimisht si Falës dhe Mëshirues në Kuran. Pendimi i sinqertë nga ana e njerëzve shpie në faljen e Allahut.

Edhe profeti falte shumë. Ai falte dhe armiqtë e tij më të këqij. Kur ai pushtoi Mekën pa derdhur asnjë pikë gjak, ai deklaroi se nuk do të dënonte asnjeri, nëse nuk do të luftonin, apo nëse do të dorëzonin armët. Armiqtë e tij, të cilët e kishin persekutuar dhe përndjekur kishin frikë se ai do t’u bënte më të keqen, por u habitën nga falja e tij. Ebu Sufjani dhe gruaja e tij Hinda ishin ata që e persekutuan më shumë profetin dhe shokët e tij, por sërish profeti i fali. Nuk mund të ketë shembull më të mirë faljeje dhe mëshire.

Profeti nuk u mësonte asgjë të tjerëve, nëse nuk e praktikonte atë vetë. Falja e armiqve në Mekë ishte shumë e vështirë dhe asnjeri nuk do të ishte ankuar, nëse profeti do të ishte hakmarrë, sepse ishte norma e asaj shoqërie. Por profeti donte të tregonte epërsinë e vlerave të larta.

Atëherë në botën islame kishte dy rryma paralele, të cilat përbënin rrymën kryesore islame. Këto rryma ishin rryma socio-politike dhe rryma sufiste dhe të dyja kishin mënyrën e tyre përkatëse për të kuptuar xhihadin. Rryma socio-politike, që përbëhej nga klasat e larta dhe qeverisëse dhe nga ana tjetër, që mbështeteshin nga shtresat e dobëta të shoqërisë, edhe pse kjo pjesë e klasës qeverisëse besonte edhe evlijatë sufistë, për shkak të popullaritetit të tyre mes masave të njerëzve.

Ndërsa klasat qeverisëse me xhihad kuptonin mbrojtjen e shtetit islam dhe zgjerimin e kufijve të shtetit islam, një pjesë e teologëve vareshin për mjetet e jetesës nga klasa qeverisëse dhe prandaj diskursi i tyre për xhihadin bëhej kryesisht për të nxitur interesin e klasës qeverisëse. Si rrjedhim, pjesa më e madhe e diskursit teologjik për xhihadin mbështeste pikëpamjen e shtresave qeverisëse dhe ata e mbronin xhihadin në sensin e operacioneve ushtarake.

Nga ana tjetër, xhihad do të thoshte luftë e brendshme për të ndrydhur dëshirat dhe për të kultivuar virtytet e durimit dhe të mbështetjes tek Allahu, për rrymën sufiste të Islamit. Mes shenjtorëve sufistë nuk kishte shumë mbështetje për luftën dhe betejën politike. Shenjtorët sufistë mundoheshin të kultivonin atë që Kurani e quan nefs-e-mutmainna (shpirti i kënaqur) dhe jo nefs-e-ammarah (shpirti që dëshiron). Përderisa duhet të bësh shumë përpjekje që të fitosh nefsul mutmainneh, ishte një xhihad i vërtetë për rrymën sufiste të Islamit.

Le të kujtojmë se nafs-e-mutmeinna krijon qëndrimin e mëshirës. Një shpirt lakmitar që është nafs-el-ammarah nuk mund të tregojë asnjëherë dhembshuri ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe klasat qeverisëse dhe mbështetësit e tyre e kanë këtë lloj shpirti, përderisa lakmia e tyre mund të përmbushet, duke u bërë keq të tjerëve. Prandaj, do të shihet se xhihadi në Kuran nuk është në sensin e plotë të luftës kundër kafirëve siç kuptohet zakonisht.

Nga ana tjetër, xhihadi është një koncept i shtresëzuar dhe është interpretuar ndryshe nga klasa të ndryshme të myslimanëve. Xhihadi është kryesisht shpirtëror dhe profeti i Islamit kishte shumë lloje të ndryshme sfidash, materiale dhe shpirtërore dhe si rrjedhim ai dhe shokët e tij e përdorën xhihadin në kuptimin material dhe shpirtëror. Megjithatë, rëndësia e tij gjendet në luftën shpirtërore dhe sufistët ishin kryesisht të magjepsur nga lufta shpirtërore e profetit, prandaj xhihadi për ta ishte një luftë supreme dhe sfiduese për të ndrydhur nafs-el-ammarah dhe prandaj për ta xhihadi kishte rëndësi si luftë shpirtërore.

Sufistët kujdeseshin dhe i ndanin gjërat me të tjerët, që është një përbërës shumë i rëndësishëm i mëshirës. Ata e shprehën solidaritetin e tyre me njerëzit që vuanin dhe shtresat e dobëta të shoqërisë dhe për këtë arsye mijëra njerëz i respektonin. Edhe pse merrnin shumë para nga përkrahësit e tyre, duke përfshirë dhe anëtarë të klasave drejtuese, ata nuk i shpenzonin asnjëherë për veten e tyre.

Ata hapnin një kuzhinë të përbashkët ku të gjithë pavarësisht nga kasta dhe besimi mund të hanin kur të donin. Pra ata ishin shumë të dhembshur ndaj atyre që vuanin. Ata u frymëzuan nga hadithet kudsi si: “Allahu do të pyesë Ditën e Gjykimit: “Unë isha i uritur dhe ti nuk më ushqeve, isha i etur dhe ti nuk shove etjen time, unë isha i paveshur dhe ti nuk më veshe”. Ai të cilit po i kërkohet llogari do të thotë: “O Allah, Ti je Ai që jep ushqimin, si mund të të ushqeja Ty?” Allahu do t’i thotë: “Robi im ishte i uritur dhe ti nuk e ushqeve. Nëse një njeri është i uritur është si të jem Unë i uritur dhe nëse një person është i etur është si të jem Unë i etur dhe nëse një njeri është i paveshur është si të jem Unë i paveshur”. Sufistët madje rrinin vetë të uritur dhe ushqenin atë që ishte i uritur. Këtë dhembshuri e kishin dhe për kafshët dhe bimët.

Mëshira është shumë e nevojshme për jetesën në tokë. Ajo vetëm e pasuron jetën tonë. Lakmia i bën njerëzit të ashpër kundrejt të tjerëve. Pra një njeri i mëshirshëm nuk duhet të jetë lakmitar. Kurani i këshillon besimtarët ta japin atë që kanë të tepërt për personat që kanë nevojë (2:219).

Gjithashtu Kurani cakton për myslimanët një taksë që quhet zekat, e cila do të përdoret për jetimët, të vejat, të varfrit, nevojtarët, udhëtarët dhe për të liruar të burgosurit. Myslimanët janë të detyruar të shpenzojnë prej pasurisë së tyre për këta shtresa në nevojë. Kjo gjë nuk është e mundur nëse nuk ndien mëshirë për ta.

Është mëshira që na bën qenie të vërteta njerëzore. Njeriu i pandjeshëm ndaj vuajtjeve të njerëzve, kafshëve dhe bimëve nuk mund të jetë qenie njerëzore. Si rrjedhim ndërmjet lakmisë dhe nevojës ekziston një betejë e përhershme dhe është lakmia që triumfon dhe si rezultat shumë njerëz në botë vuajnë.

Ne mund të triumfojmë kundër lakmisë vetëm nëpërmjet dhembshurisë. Në fakt të gjitha fetë duan ta pasurojnë jetën tonë shpirtërore dhe të na mësojnë dhembshurinë, nuk ka fe që nuk mëson mëshirën. Asnjë fe nuk nxit lakminë. Por historia e asaj feje është shpesh histori e klasave drejtuese dhe ato mposhten nga lakmia për pushtet dhe si rezultat shohim gjithë këto gjakderdhje dhe luftëra përgjatë historisë së këtyre feve, duke përfshirë dhe Islamin.

Megjithatë ekziston gjithmonë një rrymë paralele që nuk theksohet asnjëherë në histori është ajo sufistëve dhe shenjtorëve të angazhuar jo në një luftë për pushtet, por luftë për të mbizotëruar, për të mposhtur dëshirën dhe lakminë e tyre dhe për të kultivuar mëshirën kundrejt të tjerëve.

Ne po bëhemi të pandjeshëm dhe për klimën tonë. Ne vazhdojmë të jemi lakmitarë edhe pse po e shkatërrojmë atë. Konsumimi ynë i tepërt dhe pandjeshmëria jonë lidhur me të po na shpie drejt shkatërrimit të klimës.

Ne duhet të tregojmë dhembshuri dhe ndaj klimës. Duke ulur konsumin mund të arrijmë dy qëllime: një, të ndihmojnë njerëzit në nevojë në tokë, që janë privuar nga e drejta e tyre për të ekzistuar dhe së dyti, do të ndihmonte në normalizimin e klimës.

Pra, dhembshuria ndaj vuajtjeve të të tjerëve mund të rezultojë në pasurimin e jetës tonë materialisht dhe nga ana shpirtërore. Shoqëria jonë është shoqëri konsumatore dhe rëndësia më e madhe i kushtohet konsumit që promovohet nëpërmjet reklamave. Kjo garë që nxit konsumin na ka bërë të pandjeshëm kundrejt vuajtjeve të të tjerëve.

Nuk është e lehtë ta ulësh konsumin në tërësi, megjithëse disa individë mund të arrijnë të kenë sukses në këtë gjë. Duhet të kultivojmë me kujdes dhembshurinë ndaj vuajtjeve të të tjerëve për ta arritur këtë objektiv. Unë mendoj se feja mund të bëhet një burim i pasur për të kultivuar tek njerëzit mëshirën, dhembshurinë. Kjo mund të ndodhë vetëm kur njohuritë tona për fenë ndryshohen nga drejtuesit tanë fetarë.

Sot ne e kuptojmë fenë si diçka fetare, por duhet të shkojmë përtej riteve dhe feja jonë duhet të jetë udhëzuesi ynë aktiv për t’u bërë njerëz që kultivojnë dashurinë, mëshirën, altruizmin dhe sinqeritetin. Kjo është fetaria e vërtetë, jo vetëm kryerja e riteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Mëshira në Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Këshilla në Islam
» Kultura dhe qytetërimi islam
» Sistemi moral në islam
» Ish-futbollisti i Liverpoolit kthehet në Islam
» Besimi islam në tokat shqiptare
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum