www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:36 am

Besimi i Ehli Sunnetit në Emrat dhe Cilësitë e Allahut



“Dhe të Allahut janë të gjithë emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta...” [Al-A’raf: 180]

“Ai fillon krijimin, pastaj do ta përsërisë atë (pasi të jetë zhdukur) dhe kjo është shumë e lehtë për Të. Atij i takon El Methelul A’la المثل الأعلى (përshkrimi më i lartë) në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi më i Urti Gjithëgjykues” (Err-Rrumë 27).

“Asgjë nuk i përngjan Atij dhe Ai është i Gjithëdituri, Gjithëshikuesi” (Esh Shura 11).

Rëndësia e njohjes të Emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të Tij të larta.


Si mundet të nxjerrë në pah pena e robit të dobët e të paaftë, dobitë e madhërishme që i arrin njeriu, me anë të studimit të kësaj teme.
Ata që e njohin Allahun dhe janë të vetëdijëshëm për Madhërinë dhe përkryerjen e Tij, kanë diskutuar rreth mirësisë të madhe që e kanë arritur duke njohur Allahun, ciëlësitë dhe emrat e Tij. Megjithëse me retorikën e tyre në këtë fushë, i kanë mahnitur mendjet, njohuria e tyre, që ka ndriçuar zemrat dhe ka udhëzur mëndjet, mbetet një pikë uji nga deti..

Tekstet e Kur’anit dhe të sunnetit, mbartin sekrete dhe drita, të cilat i shushasin mendjet dhe i ndriçojnë zemrat e njerezve.
Të mjafton që të kuptosh këtë që po sqrojmë fakti, se Njeriu më i ditur rreth Zotit të Tij Muhamedi, i cili është më i frikësuari i tyre prej Zotit, ka theksuar se nuk mundet ti llogarisë lavditë, të cilat i meriton Zoti i robërve. Ai ka thënë duke iu drejtuar Zotit të tij: "Nuk i llogaris dot lavditë e Tua". Në rreshtat që vijojnë, do të përmendim disa pika, ku do të sqarojmë frytet dhe dobitë, që i arrijnë robërit me anë të njohjes së emrave dhe cilësive të Allahut.

E para

Rruga për njohjen e Allahut, është njohja e emrave dhe cilësive të Tij.

Në qoftëse robërit dëshirojnë të njohin Zotin e tyre dhe të shtojnë dijen e tyre rreth Tij, nuk kanëë rrugë tjetër, përveçse ta njohin Atë me anë të argumenteve të sheriatit, që e përshkruajnë atë dhe i deklarojnë emrat dhe veprat e Tij, sepse Allahu nuk shikohet në këtë botë.

Shikoje fjalën e Allahut ku na bën të njohur veten e Tij :
"Allahu është Ai i Cili nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. Ai është El Haj-ju El Kaj-jum (i Përjetëshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). As kotje as gjumë nuk e kap Atë, e Atij është çdo gjë në qiej dhe në tokë. Kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveçse me lejen e Tij. Ai di se çfarë u ndodh krijesave të Tij në këtë botë dhe çfarë do t'u ndodhë atyre në botën tjetër. Ata kurrë nuk do të përfshijnë ndonjë gjë nga dija e Tij, përveç asaj që Ai dëshiron. El Kurrsij-ja e Tij përfshin qiejt dhe tokën. Ai nuk ndjen aspak lodhje në ruajtjen dhe në mbrojtjen e tyre. Ai është më i Larti, më Madhështori" [El Bekare: 255].
Ky ajet njihet me emrin : " Ajetul Kursijj". Ai është ajeti me i madh i Kur’anit siç ka ardhur në hadith të saktë. mbi madhështinë e këtij ajeti, dijetarët kanë thënë: " Ai përmban besimin e drejtë në adhurimin e Allahut dhe në emrat e cilësitë e Tij.”. Për më gjërë, shiko hadithet që ka përmëndur Ibnu Kethiri mbi komentimin e këtij ajeti, si dhe shpjegimin që i ka bërë.

Shiko gjithashtu tre ajetet e fundit të sures Hashër:
"Allahu është Ai, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, i Gjithëdituri i gajbit (i çdo të fshehte dhe të panjohure) dhe të shfaqurës (i çdo të njohure). Ai është Gjithmëshirshmi, Mëshirploti. * Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjthpërsosuri pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë (besimit), Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij,i Gjithfuqishmi, Urdhëruesi i Papërballueshëm, më i Larti Suprem. Lavdi i qoftë Atij. I Lartë është Ai nga gjithë çfarë i mveshin dhe i bashkojnë Atij. *Ai është Allahu, Gjithëkrijuesi, Shpikësi i pashembullt i çdo gjëje, Formësuesi i gjithçkaje. Të Tij janë emrat më të bukur dhe më të lartë. Gjithë çështë në qiej dhe në tokë lavdërojnë Atë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithgjykues." [Hashër: 22-24]

Shiko çfarë thotë Allahu për veprat e Tij në Univers: “A nuk e kanë ditur ata që mohojnë se qielli dhe toka ishin të bashkuara,pastaj ne i ndamë ata?dhe ne kemi bërë çdo gjë të gjallë, çdo lloj gjallese prej ujit. A nuk do të besojnë atëherë,pra? Ne kemi vendosur në tokë male të qëndrueshëm, se përndryshe ajo do të dridhej me gjithë ta: Ne vendosëm në të edhe vend kalime të gjëra (qafa malesh) për ta për të kaluar, që të mund të udhëzohen. Ne e kemi bërë qiellin çati, të sigurtë dhe të mbrojtur më së miri, megjithëatë ata u kthejnë shpinën shenjave të tij (dielli, hëna, yjet erërat, retëe tjer)” [El Enbija 30 – 33.]

Kur e pyeti Faraoni Musain për Zotin e Tij që e ka dërguar tek njerëzit. Musai ia bëri të njohur atij Zotin me anë të emrave, cilësive dhe veprave të Tij. “Faraoni tha: E çfarë është Zoti i botëve. Musai u tha: Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i gjithçkaje që ndodhet ndërmjet tyre, nëse kërkopni të bindeni plotësisht. Faraoni u tha njerëzve përreth tij :A nuk e dëgjoni se çfar thotë? Musai u tha: Zoti juaj dhe Zoti i baballarëve tuaj të parë! Faraoni tha vërtetë që i Dërguari juaj që është sjellë tek ju është i çmendur! Musai u tha : Zoti i lindjes dhe i perëndimit dhe i gjithçkaje që ndodhet ndërmjet tyre, veç sikur ta kuptoni!” [Esh shuara 23- 28.]

Tekstet e sheriatit, që kanë ardhur në lidhje me këtë teme janë të shumtë. Madje i gjith Kur’ani bën fjalë për Allahun. Thelbin e mesazheve të larta qiellore, Kur’ani e ka përmbledhur në një ajet.

"Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se ; nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni" [ El Enbija: 25]

Allahu i Lartësuar ka thënë, duke përmbledhur thelbin e asaj që ia shpalli të Dërguarit Tij Muhamedit: “Thuaju: Mua më është shpallur se i adhuruari juaj është një i adhuruar i vetëm. A do ti nënshtroheni Atij pra.” [El Enbija: 108]

Robërit nuk munden që ta konceptojnë realitetin e adhurimit, ta zbatojnë atë në fjalët dhe punët e tyre, në qoftëse nuk do të njohin cilësitë e Krijuesit të Lartësuar .

Nga kjo që sqaruam arrrijmë të njohim krimin e madh që e kanë bërë ata që mohojnë cilësitë e Allahut, emrat e Tij dhe veprat e Tij ose diçka prej tyre. Sepse në këtë mënyrë ata bllokojnë rrugën e njohjes së Allahut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:36 am

E dyta:

Pastrimi i shpirtërave dhe edukimi i tyre, që të adhurojnë Allahun një, të vetëm.

Mesazhet e zbritura nga Allahu, synojnë të rregullojnë gjendjen e njeriun dhe rruga e rregullimit është, që të edukohen robërit në adhurimin e Allahut. Çelësi, me të cilin hapën të Dërguarit zemrat e njerëzve, ishin ajetet e Allahut, të cilat flisnin rreth Zotit të tyre dhe i lidhnin zemrat e tyre me Të. Kështu drejtohen zemrat dhe fytyrat e robërve, për tek një Zot i vetëm.

Boshti rreth të cilit, sillet i gjithë Kur’ani, është përmbledhja e cilësive të Allahut, përmbledhja e veprave të Tij në univers, sqarimi i Madhërisë së Allahut, ftimi i njerëzve për t’iu përgjigjur ligjeve të Allahut dhe për t’iu larguar gjërave që tërheqin zemërimin e Allahut si dhe sqarimi i shpërblimit, që ua jep Allahu atyre që i binden dhe ndëshkimin, me të cilin do të ndëshkojë të ata që e kundërshtojnë.
Ky diskutim sikurse ka ardhur në Kur’an, ka qënë dhe do të jetë faktori që lëviz zemrat, trondit nefset ( vetet ) dhe zhduk ndyrësirat dhe pisllëqet, që pengojnë nga e mira.

Lexoje fjalën e Allahut, e cila tregon për ndikimin që lënë, në shpirtrat e të mirëve të umetit, këta ajete të zbritura nga Allahu: “Allahu zbriti fjalët më të shkëlqyera, një Libër pjesët e të cilit i përngjasin njëra-tjetrës, në mirësi e vërtetëtsi, shpesh i përsëritur. Lëkurat e atyre që kanë frikë zotin e tyre, dridhen prej tij. Pastaj lëkura dhe zemra e tyre, zbutet me kujtimin e Allahut “.[Ez Zumer: 23]

Njohja e emrave dhe cilësive të Allahut, të mbron nga rrëshqitja në gabime, të ngren pas rënies në gabim (gjynah) të hap derën e shpresës, të ndihmon për durim dhe të mbron nga pesimizmi dhe dembelizmi.

Zemrat e njerëzve, ndoshta dëshirojnë të veprojnë gjynahe, por kur kujtojnë se Allahu i sheh dhe se do të dalin para Tij, tërhiqen dhe largohen nga gjynahu. Njeriu bie në gjynah pastaj kujton mëshirën e madhe të Allahut dhe nuk vazhdon në veprimin e gjynahut, nuk zhytet më shumë në rrugën e shkatërrimit, por kthehet tek Zoti i Tij, i Cili e pranon teuben (pendimin) e robërve dhe i mëshiron ata.

Robin e prekin fatkeqësira dhe gjëra të urryera, por ai nuk shqetësohet dhe nuk shfaq panik. I mbështetet Allahut dhe i përballon gjërat e urryera me zemër të kënaqur. Ibnul Kajim ka thënë: "Prej sekreteve të Kur'anit të madhërishëm, është se ai u drejtohet njerëzve, me shprehje të cilat u shfaqin Zotin e Lartësuar njerëzve, nëpërmjet cilësive të Tij. Në disa ajete, Allahu u shfaqet njerëzve, me anë të cilësive të madhërisë dhe të lartësisë. Këta i bëjnë njerëzit, që të nënshtrohen, tu thyhen zemrat, ti drejtohen Atij me zëra të përkushtuar dhe tu shkrihet mendjemadhësia, siç shkrihet kripa në ujë.

Në disa ajete u shfaqet me anë të cilësive të bukurisë dhe përkryerjes, të cilat tregojnë për bukurinë dhe përkryerjen e qënies. Kjo bën që njerëzit ta duan Allahun, me të gjithë fuqinë e dashurisë, që kanë sipas njohurive të tyre rreth bukurisë dhe përkryerjes, së cilësive të Allahut. Kështu që zemra e robit, boshatiset nga çdo gjë tjetër, përveç dashurisë për Allahun.

Kur u shfaqet me anë të cilësive të mëshirës, bamirësisë dhe butësisë, lëviz fuqia e shpresës nga zemrat e robërve dhe angazhohen për të punuar sa më shumë, që të arrijnë mirësitë e Allahut.

Kur u shfaqet me cilësitë e drejtësisë, hakmarrjes, zemërimit, urrejtjes dhe ndëshkimit, frenohet nefsi që urdhëron për të keqe, dobësohet fuqia e tij për epsh, zemërim,lojë dhe lakmi për haram dhe i shtohet frika, nga ndëshkimi i Allahut.

Kur u shfaqet Allahu me anë të cilësive të urdhërimit, ndalimit, besës, porosisë, dërgimit të të dërguarve, zbritjes së librave dhe ligjvënies. Atëherë lëviz dëshira dhe fuqia e robërve për të zbatuar, për të përcjellë të vërtetën dhe për të besuar lajmet me të cilët kanë ardhur të Dërguarit.

Kur u shfaqet me anë të cilësive të dëgjimit, shikimit dhe dijes, rigjallërohet dhe aktivizohet tek robi, fuqia e turpit. Ai turpërohet nga Zoti i tij, që ta shikojë atë që e urren Ai, ose të dëgjojë atë që e urren Ai, ose të fshehë në zemrën e tij atë që e bën të urryer tek Allahu. Kështuqë do të bëhen lëvizjet, thëniet dhe mendimet e Tij, sipas kritereve dhe standarteve të sheriatit.

Kur u shfaqet me anë të cilësive të mjaftimit, dashurisë, rregullimit të gjërave në interes të tyre, shmangies se fatkeqësive prej tyre, ndihmimit të të dashurve të Tij dhe mbrojtjes se tyre, rigjallërohet tek robi fuqia per t’iu mbështetur Allahut, për ti dorëzuar, sukseset dhe rezultatet e punëve në dorë të Tij dhe për tu kënaqur me atë që e vepron Allahu ndaj robit .

E treta:

Njohuria me e lartë, ndër të gjitha njohuritë, është njohja e Allahut.

Që në të kaluarën, po ashtu edhe në të tashmen, njerëzit kanë patur zell të madh për dituri dhe njohuri. Ata kërkojnë nëpër gërmadha dhe shpella, për të njohur ngjarjet e popujve të kaluar dhe gjendjet e tyre. Studiojnë profecitë që flasin për të fshehtën, që të njohin ngjarjet që do të ndodhin. Shpikin satelitë për të njohur yjet dhe planetet, madje kanë dërguar anijet kozmike, të cilat ecin në hapësirë për të mbajtur njerëz apo mjete, që të zbulojnë universin dhe të sqarojnë atë që nuk dihet rreth tij.

Njerëzit kanë hulumtuar tokën, malet, kodrat, shtresat e tokës. Janë zhytur në dete, për të njohur kafshët dhe sekretet, që gjënden në ta. Kanë studiuar përbërjen e njeriut, bimëve dhe kafshëve. Ata kanë përpiluar libra, për të regjistruar njohuritë, që kanë marrë gjatë kohëravë dhe kanë shkruajtur shkencat e ndryeshme, si historinë, gjeografinë, astronominë, kiminë, fizikën, mjekësinë etj..

Përderisa lartësia e njohurisë, është sipas lartësisë së të njohurës, atëherë padyshim njohuritë që na bëjnë të njohur Zotin tonë, janë njohuritë më të larta. Ai që ka dituri dhe njohuri rreth Allahut, është më i mirë se ai që ka njohuri rreth yjeve, shtresave të tokës, njerëzve, kafshëve e tjerë.

Ka thënë Ibnul Arabi (Allahu e mëshiroftë): "Lartësia e dijes, është sipas lartësisë së të diturës. Krijuesi është më i larti i gjërave të ditura, si rrjedhojë dituria rreth emrave të Tij, është dituria më e lartë.".

Islami i fton pasuesit e Tij për dituri, vëzhgim dhe hulumtim në univers. Por ai i shan ata që dituria e tyre, qëndron në kufijt e jetës dhe nuk i kalon kufijt e jetës, për të njohur Krijuesin e jetës dhe për të kuptuar qëllimin e krijimit të jetës dhe gjallesave.

Allahu i Lartësuar ka thënë: Ata dinë vetëm pamjen e jashtme të jetës së kësaj bote dhe janë krejt të pavëmendshëm, për fundin e punëve në Jetën e Përtejme.” [Err-Rrum: 7]

Nëqoftëse njohuritë fetare, janë njohuritë më të mira dhe më të larta, padyshim se njohuria, që na bën të njohur Zotin tonë, është më e larta ndër të gjitha njohuritë. Prandaj ajetet, që na japin njohuri rreth Allahut, emrave dhe cilësive të Tij, janë ajetet më të mira të Kur’anit. Ajeti El Kursij, sikurqë është përcjellë në hadith të saktë, është ajeti më i mirë në librin e Allahut. Sureja Ihlas, është e barabartë me një të tretën e Kur’anit. Këta ajete nuk janë madhëruar, përveçse nga fakti që bëjnë fjalë, për Allahun, të Adhuruarin e vetëm me të drejtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:37 am

E katërta:

Njohja e emrave dhe cilësive të Allahut, është origjina (baza) për njohjen e çdo gjëje tjetër.

Allahu i Lartësuar, është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Urdhëruesi, që jep urdhërat "El keumij-jeh" për krijimin dhe formimin e gjërave, si dhe urdhërat fetare, që duhet të zbatohen siç ka thënë Allahu në Kur’an: " Padyshim që i Tij është Krijimi dhe Komandimi ( urdhërimi). [El A'raf: 54]

Kështu, ai që nuk e njeh Allahun, me anë të emrave dhe cilësive të Tij, ai nuk njeh origjinën e krijimit dhe urdhërimit. Pra nuk njeh bazën për të njohur çdo gjë tjetër përveç Allahut.

E pesta:

Shtimi i Besimit.


Besimi shtohet me dije dhe me punë. Sa më shumë që të njohë robi rreth Allahut dhe ajeteve te Tij, aq më shumë i shtohet besimi. Po kështu kur robi i përgjigjet urdhërave të Allahut, i shtohet besimi.

Besimi sikurse shtohet me dije dhe me punë, ai pakësohet për shkak të mangësisë së dijes dhe të punës. Allahu i lartësuar ka thënë: Sa herë zbret ndonjë sure, disa prej tyre (hipokritëve) thonë: Cilit prej jush iu shtua besimi? Sa për ata që besojnë ajo e ka shtuar besimin e tyre dhe ndjejnë kënaqësi. Por sa për ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje (medyshije, mosbesim, hipokrizi), ajo do të shtojë dyshim e mosbesim në mosbesimin e tyre. [Et-Teube: 124- 125]

Besimtarët i besojnë ajetet e zbritura të Allahut dhe njohuritë e ligjet, që përmbajnë dhe vendosin të zbatojnë atë që ftohen për t’a zbatuar. Kjo padyshim ua shton besimin. Ndërsa munafikëve ua shton kufrin, ngaqë ata përgënjeshtrojnë dhe nuk pranojnë t’i përgjigjen Allahut.

Nuk ka dyshim se Emrat dhe Cilësitë e Allhut janë prej gjërave më të madhërishme që kanë sqaruar argumentat fetare. Kështu, ai që beson, kupton domethënien e tyre dhe punon sipas saj, atij i shtohet besimi shumë.


E gjashta:

Ai që mëson përmëndësh, emrat e Allahut, kupton domethënien e tyre dhe punon sipas domethënies së tyre merr shpërblim të madh.

Ebu Hurejre ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Vërtet Allahu ka nëntëdhjet e nëntë emra njëqind pa një emër, të cilët janë të tillë që kush i mëson përmendësh, e kupton se çdo të thonë dhe punon sipas domethënies së tyre hyn në xhenet.'' Transmeton Buhariu.

Ibnul Kajim ka thënë, se fjala “ihsa احصاء” që është përmendur në hadithin e Buharit: "Me të vërtet Allahu ka 99 emra të cilët kush u bën “ihsa احصاء” hyn në xhenet.”
Ka për qëllim tre kuptime:

1- Mësimi i këtyre emrave përmendësh. Siç ka ardhur në një transmetim tjetër: " Kush i mëson ato përmendësh hyn në xhennet".
2- Kuptimi i domethënieve të këtyre emrave.
3- Lutja e Allahut me këta emra dhe adhurimi i Tij, sipas domethënies së tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:38 am

E shtata:

Të madhërosh Allahun dhe ti lutesh Atij, me emrat e bukur dhe cilësitë e larta.

Emrat e bukur dhe cilësitë e larta të Allahut, tregojnë për Madhërinë e Allahut, prandaj emrat dhe cilësitë e Allahut, janë të shumtë. Përderisa emrat e Allahut dhe cilësitë e Tij u tregojnë robërve madhërinë e Krijuesit dhe përkryerjen e Tij, nuk ka dyshim se ata janë rruga më e madhërishme, që e marrin robërit për madhërimin dhe lutjen e Allahut.

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar në Kur’an, që t’i lutemi Atij, me anë të emrave të Tij të bukur. Ai ka thënë: “Dhe të Allahut janë të gjithë emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta...” [Al-A’raf: 180]

Lutja më madheshtore, me të cilën robi i drejtohet Allahut është, t’i lutet me emrat e Tij të bukur. Allahu ka thënë: “Dhe të Allahut janë të gjithë emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta...” [Al-A’raf: 180]
Prandaj prej rregullave të lutjes është, që robi të lutet me anë të emrave të bukur. Madje nuk plotësohet besimi në emrat e bukur të Allahut, derisa robi të lusë Allahut me ta.

Lutja është dy llojesh: Dua’ul mes’eletu (lutja e kërkimit) si dhe duaja e adhurimit dhe e lavdërimit “duaul ibadeti ve thena دعاء العبادة و الثناء.”

Duaja e kërkimit (duaul meseleti) është: “të kërkojë robi arritjen e asaj që që i bën dobi dhe largimin e shmangien e asaj që i bën dëm”. Përsa i përket emrave të bukur të Allahut “duaul meseleti” (lutja e kërkimit) bëhet duke i kërkuar Allahut, në çdo kërkesë apo nevojë që e kemi, me emrin që i përshtatet asaj nevoje (kërkese). Gjithashtu duke iu drejtuar Allahut me anë të emrave të Tij të bukur në lutje, si për shembull lutja e robit: “O Allah më fal mua dhe më mëshiro se vërtetë Ti je Mëkatfalës, Mëshirbërës.” Kështu na kanë ardhur lutjet në Kur’an dhe Sunnet, si p.sh. fjala e Allahut: "Zoti ynë mos i bën zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë nga mëshira Jote. Vërtetë Ti je Dhuruesi më i Madh (El-Uehab)." [Al-Imran 8]

Gjithashtu lutja, të cilën Profeti alejhi selam, ia mësoi Aishes që ta thonte në natën e kadrit: “O Allah Ti je Falës. E do faljen e gabimeve e të gjynaheve prandaj më fal mua.” Transmeton Tërmidhiu dhe të tjerë dhe hadithi është i saktë.

Duaja e adhurimit (duaul ibadeti), do të thotë që ta adhurosh Allahun dhe ta lavdërosh Atë, me anë të emrave të Tij të bukur. Pra ta adhurosh dhe ta lavdërosh Allahun me çdo emër të Tijin, sipas domethënies së tij. P.sh.Të pendohesh vazhdimisht sepse Ai është “et-Tevab”.
Të bësh dhikër vazhdimisht sepse Ai është Gjithëdëgjues “Es-Semië’-السميع”.

Ka thënë Ibnu Kajim El-Xheuzije:

"Me të vërtetë njeriu, që bën adhurimin më të përkryer ndaj Allahut, është ai i cili e adhuron Allahun, me të gjithë emrat e Tij, të cilët i dinë njerëzit.

Në temat e ardhëshme inshaAllahu do të kemi shumë ajete dhe hadithe të cilët përmbajnë madhërimin e Allahut me anë të emrave dhe cilësive të Tij si dhe lutjen me anë të emrave dhe cilësive të Tij.

E teta:

Njohja e Allahut në përputhshmëri me metodën e Kur’anit dhe të sunnetit të Profetit.

Është shkak për mëkëmbjen në tokë dhe devijimi nga kjo rrugë është shkak për humbje, poshtërim dhe dekadencë.
Njohja e Allahut të Lartësuar, konform metodës së Kura’nit dhe Sunnetit, e forcon besimin e drejtë në Allahun dhe i bën robërit të ecin në rrugen e drejtë. Ecja në rrugën e drejtë i afron robërit drejt Zotit të tyre. Kështuqë Allahu do të kënaqet me ta, do të zbresë mbi ta mirësitë e Tij dhe kjo do të bëhet shkak për triumfim, fitore dhe mëkëmbje të mulimanëve në tokë. Si rrjedhojë do të realizohet premtimi i Allahut të Lartësuar: ”Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj, që besojne dhe punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t’u sigurojë atyre, vazhdimësi në tokë, ashtu siç jua siguroi Ai këtë atyre, përpara tyre dhe se ai do t’u sigurojë fuqinë për të zbatuar e permbushur fenë e tyre, të cilën Ai e ka zgjedhur për ta. Dhe padyshim që Ai, do t’u japë atyre në shkëmbim, siguri e ruajtje pas frikës së tyre. Këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos bashkojnë gjë tjetër me Mua. Por kushdo që nuk beson pas kësaj, këta janë fasikunë (të pabindur).” [En-Nur: 55]

Nëqoftëse muslimanët, do të devijojnë nga e drejta, që Allahu ka pëlqyer për ta, kjo do të jetë padyshim shkak për rënien e sovranitetit dhe pushtetit të tyre si dhe mëkëmbjes së armiqve kundra tyre.

Argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit tregojnë, që përhapja e kufrit, shirkut, bidadit moszbatimit të islamit të saktë dhe përçarja, është shkaku kryesor i prapambetjes dhe i poshtërimit.

Gjithashtu edhe ngjarjet tragjike, që i ka kaluar bota islame dhe vazhdon të jetë në shumë prej tyre, dëshmojnë se largimi nga islami i saktë dhe përhapja e koncepteve të gabuara rreth islamit është shkaku kryesor i tyre.
Ibnu Tejmija ka dhënë shembuj të shumtë, për pasojat shkatërruese të humbjeve, devijimeve, dhe bidateve në botën islame. Ai ka thënë se: “Qeverija ‘Umuuije’ ka rënë për shkak të bidatit të Xhaëd ibni Derhem i cili mohonte cilësitë e Aleut”.

Në fundin e shekullit të pestë të hixhrit, kryqëtarët filluan të pushtonin fiset ‘shame’ njëra pas tjetrës, derisa e morën “Bejtul Makdesin” dhe më pas e rrethuan Damaskun, kështuqë banorët e Shamit ishin në gjendjen më të rënduar, midis kafirëve të krishterë dhe hipokritëve ateistë.

Ibnu Tejmija në lidhje me këto ngjarje, ka sqaruar: “Shfaqja e hipokrizisë, bidateve dhe e shthurjes, gjëra që bien në kundërshtim me fenë e të dërguarve, ka qënë shkak për të sunduar armiqtë mbi muslimanët.”

Nga ana tjetër ai ka sqaruar, se si ka ndikuar shfaqja e devocionit fetar dhe ndjekja në mënyrë të përpikt e fesë, në kohën e Nured-din Eshehid dhe Salahud-din Ej-jubi për luftimin e “Elubejdij-jin”, renegatëve, njerësve të prishur dhe kryqëtarëve.

Dijetari i shekullit Albani (Allahu e mëshiroftë), pasi që ka sqaruar rëndësinë e besimit sipas asaj që ka ardhur në Kur’an dhe në Sunnetin e saktë ka thënë: “Shumica e davetçijve të Islamit sot, i lënë muslimanët të përçarë në idetë dhe mendimet e tyre dhe nuk interesohen për ti bashkuar në Islamin e saktë, që ka ardhur në Kur’an dhe Sunnetin e saktë. Disa prej tyre, kryesisht interesohen për t’i orientuar në sjelljen Islame dhe disa të tjerë nuk kanë punë tjetër përveçse t’i arsimojnë pasuesit e tyre në politikë, ekonomi dhe të tjera sfera, rreth të cilave vërtitet fjala e shumicës së shkrimtarëve sot. Ndërmjet tyre vërejmë njerëz, që nuk falin namazin dhe megjithatë ata pretendojnë, se do të krijojnë shoqërinë Islame dhe do të gjykojnë me ligjin e Allahut! Sa larg që janë! Padyshim që një shoqëri e tillë, ku do të gjykohet me ligjin e Allahut, nuk mund të realizohet, vetëm nëqoftë se propoganduesit do të fillojnë me atë që filloi i Dërguari i Allahut, duke ftuar në rrugë të Allahut sipas asaj që ka ardhur në Kur’an dhe që e ka sqaruar i Dërguari i Allahut.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:39 am

Pjesa e parë:


1. Bazat e Emrave të Allahut të Lartësuar
2. Nëntëdhjet e nëntë Emra të Allahut të marrë nga Kur’ani dhe Sunneti i saktë.



Bazat e Emrave të Allahut të Lartësuar

Baza e parë:Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, të përkryer dhe të përsosur.

Allahu në Kur’an ka thënë: " Me të vërtetë Allahut i takojnë emrat e përkryer e të bukur prandaj luteni Atë me ta" [El-Isra: 110]

Ata janë të tillë, sepse përmbajnë kuptime dhe cilësi, të cilat janë të përkryera dhe të përsosura.

Shprehjet përsa i përket kuptimit të tyre ndahen në tre grupe:

1) Shprehje apo fjalë, të cilat kanë në mënyrë absolute, gjithmonë kuptim të bukur, të përkryer. Emrat e Allahut janë të gjithë të tillë.
2) Shprehje apo fjalë, të cilat kanë herë kuptim të mirë dhe herë kuptim jo të mirë.
3) Shprehje apo fjalë, të cilat kanë gjithmonë kuptim të mangët, jo të mirë.

Nuk ka dyshim, se emrat e Allahut janë prej shprehjeve të grupit të parë.
Çdo emër i Allahut përmban cilësi të përsosura, të përkryera.

Të sjellim disa shembuj për këtë: Emri i Allahut الحي – El haj –( i Gjalli - i Përjetshmi).
Ky emër i Allahut, përmban jetën e përsosur dhe të përkryer të Allahut të Madhëruar, e cila nuk ka fillim dhe mbarim. Nuk i ka paraprirë Atij mosekzistenca në të kaluarën dhe kurrë nuk do Ti vijë në të ardhmen.

Allahu në Kur’an ka thënë: "Dhe mbështetu tek i gjalli i Cili nuk vdes".

Po ashtu Allahu në Kur’an ka thënë: "Ai Allahu është Një i vetëm dhe i pashok i Gjallë i Përjetshëm ".

Jeta e Allahut në mënyrë të pashmangshme tregon për dijen, shikimin, dëgjimin dhe të tjera prej cilësive të Tija të përsosura dhe të përkryera.

Emri i Allahut العليم - El Alijm – (i Gjithëdituri) përmban dijen e përkryer të Allahut. Atij nuk i ka paraprirë padituria, asgjë nuk ka qenë jashtë dijes së Tij dhe nuk do të jetë më vonë. Ai nuk mund të harrojë asgjë.

Allahu në Kur’an ka thënë:
"Dija e tyre është tek Zoti im në shkresën e duhur Zoti im nuk është i pavetëdijshëm dhe Ai nuk harron." [Taha: 52]

"Dhe tek Ai janë çelësat e të fshehtës që nuk i di ato askush përveç Tij, Ai di çfarë ka në tokë dhe në det, nuk ka asnjë gjethe që bie dhe Ai të mos ketë dijeni për të. Nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në shkrim të qartë " [El-Enam: 59]

"Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin asaj. Ai e di vendbanimin dhe vendruajtjen e saj e të gjitha këto janë në librin e qartë" [Hudë: 6]

"Me të vërtetë Allahut nuk i fshihet asgjë në qiej e as në tokë".
"Ai e di gjithçka që është në qiej e në tokë dhe e di atë të cilën e fshihni dhe e shfaqni, me të vërtetë Allahu është i ditur për atë që fshehin gjokset." [Et-Tegabun: 4]

Emri i Allahut الرحمن –Er-Rahman, ( i Gjithëmëshirshmi.), është një prej emrave të bukur të Allahut. Përmban cilësinë e mëshirës së përkryer për të cilën Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem ka thënë. "Me te vërtetë Allahu është më i mëshirshëm për robërit e Tij se sa kjo grua për fëmijën e saj".
Bëhet fjalë për një nënë, që e gjeti foshnjën e saj ndërmjet robërve, e mori atë, e vendosi në prehrin e saj dhe i dha gji. Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem, pasi vuri re veprimin e nënës së foshnjës tha fjalët e lartëpërmendur.

Emri الرحمان Er-Rrahman tregon se mëshira e Allahut, është Gjithpërfshirëse. Allahu thotë në Kur’an: "Mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë".
Për duanë që melaiket e bëjnë për besimtarët Allahu ka thënë:

"Zoti ynë ke përfshirë çdo gjë me mëshirë dhe dije ".

Çështje:

Çdo emër i Allahut, duke e marr parasysh më vete ka bukuri dhe përkryerje. N.q.s do të përmendet sëbashku me një emër tjetër, ky bashkim përbën një bukuri dhe nje përkryerje tjetër, mbi bukurinë dhe përkryerjen që ka çdo emër më vete. P.sh: emri i Allahut العزيز - El-Aziz tregon për fuqinë dhe krenarinë e plotë dhe të përkryer të Allahut. Ndërsa Emri الحكيم- El-Hakim tregon për gjykimin me drejtësi të Allahut dhe për urtësinë e Tij. Kur këta dy emra përmenden së bashku, kjo tregon për një përkryerje tjetër. N.q.s. i Gjithfuqishmi, Krenari, i Lartësuari, nuk do të ishte i Urtë dhe gjykues i drejtë mund të bënte padrejtësi, sikurse ndodh me njerëzit e lartë në këtë dynja e N.q.s. gjykuesi i drejtë dhe i Urtë, nuk do të ishte i Lartë, i Fortë, Krenarë, ai mund të cilësohej si i dobët, i paaftë siç cilësohen krijesat që janë të drejta dhe të urta por jo të fuqishme. (Nuk do të pranohej gjykimi i tij)

Të gjithë emrat e Allahut, kanë domethënie të qartë, pra të gjithë janë محكمة "muhkeme" që do të thotë:
“Të qartë, të kuptueshëm".

Përsa i përket cilësive, të cilat i përmbajnë këto emra, ato janë محكمة "muhkemetun"nga një anë dhe متشابه "muteshabihe" të pakuptushme për nga ana tjetër.
Cilësitë janë محكمة muhkemetun" për sa i përket domethënies së tyre dhe متشابهة "muteshabihe" (të pakuptueshme, të pakonceptueshme) për sa i përket përshkruarjes së formës dhe mënyrës se si ato janë. Më gjërë rreth kësaj teme do të flasim në kapitullin e cilësive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:39 am

Baza e dytë: Besimi në emrat e Allahut ka tre kushte. Kush nuk plotëson këto tre kushte, besimi i tij në emrat dhe cilësitë e Allahut është i pasaktë:

Kushti i parë: “Besimi në emrat e Allahut.”.

Ky kusht përmban dy rregulla:

A- Pohimi i emrave të Allahut në mënyrë konkrete.

Si p.sh Errahman الرحمن-, Errahijm – الرحيم të dy këta emra ia pohojmë realisht Allahut.
Ka thënë Shejhu Islam ibnu Tejmie رحمه الله: "Të gjithë ata, të cilët ia pohojnë emrat Allahut të Madhëruar, besojnë se Ai është "الحي El-Haj" (i Gjalli, i përjetshmi") realisht dhe"العليم – El-Alijm"(i Gjithëdijshëm) realisht dhe kështu me radhë në të gjithë emrat e Tij.

B-Prej besimit në emrat e Allahut është besimi që Allahu nuk u përngjason krijesave.

Allahu ka thënë në Kur’an: "Asgjë nuk i ngjason atij ”.

Kushti i dytë: “Besimi në domethënien (kuptimin) e emrave të Allahut dhe në cilësitë që përbajnë emrat e Allahut.

Ai që beson, vetëm në emrat e Allahut dhe nuk beson se këto emra kanë domethënie të kuptueshme për ne, besimi i tij në emrat e Allahut nuk është i saktë. Për këtë tregojnë dy fakte;

a- Mosbesimi në domethëniet që kanë emrat e Allahut është الإلحاد - " ilhadi " (devijimi) më i madh nga e vërteta në emrat e Allahut.

Allahu në Kur’an ka thënë:
"Lëri ata të cilët devijojnë në emrat e Allahut, ata do të shpërblehen për atë që kanë vepruar".( Araf 180 )

b- Ne kemi thënë, në rregullin e parë që emrat e Allahut janë të bukur me domethënie të përkryer. Siç dihet emri i bukur nga emri jo i bukur dallohet nga domethënia dhe sikur emrat e Allahut mos të përmbanin domethënie dhe cilësi të përkryera sikurse thonë grupet e humbura atëhere nuk do të ishin të bukur në kulmin e bukurisë.

Çdo emër i Allahut është "علم – Alem" (Emër i përveçëm që tregon për qënien e Allahut) dhe وصف" - uesfun "(Atribut që tregon për një cilësi dhe domethënie të caktuar).

Emrat e Allahut janë të përveçëm duke marrë parasysh faktin që ato tregojnë për qënien e Allahut dhe atribute duke marrë parasysh domethëniet dhe cilësitë që tregojnë për to. Atëherë të gjithë emrat e Allahut janë sinonime përsa i përket faktit që ato tregojnë për një qënie të vetme (Allahun), kurse përsa i përket cilësive dhe domethënieve që tregojnë për to janë të ndryshme, sepse çdo emër tregon për një cilësi dhe kuptim që nuk tregon për to emri tjetër.
Ibnu Uthejmini رحمه الله ka thënë:” Për këtë tregon Kur’ani dhe gjuha arabe. Në një ajet të Kur’anit Allahu thotë:
" Ai është Mëkatëfalësi, Mëshirbërësi " [Junus: 107]

Kurse në një ajet tjetër thotë:
" Zoti yt është mëkatfalësi( El-Gafurr) që ka mëshirë (rrahme) ".

Emrin الرحيم" – Err-Rrahijm të përmendur në ajetin e parë e ka shpjeguar në ajetin e dytë me fjalën e tij: ذوالرحمة – që ka mëshirë. Kjo tregon se, emri i Allahut الرحيم – Err-Rrahiim e ka kuptimin: Allahu ka Mëshirë.

Sikurse Err-Rrahiim po ashtu edhe çdo emër tjetër i Allahut ka domethënie.”
Të gjithë dijetarët e gjuhës arabe dhe të gjithë njerëzit me llogjikë të shëndoshë e mbështesin këtë që e thamë.Nuk mund ti thuhet الحي" – El-Haj"( i Gjalli), vetëm atij që ka jetë dhe nuk mund ti thuhet العليم" – El-Alijm "( i Gjithëdituri), vetëm atij që ka dije,e jo atij që nuk ka dituri.

Nga kjo që sqaruam, del në pah (bëhet i qartë) devijimi dhe humbja e muëtezilive, të cilët i kanë mohuar domethëniet dhe cilësitë që i përmbajnë emrat e Allahut. Muëtezilitët thonë se: po t’i pohonim Allahut shumë cilësi,kjo do të thonte se qëniet e pafillimta janë shumë, kur dihet që i pafillimtë është vetëm Allahu i Lartë.
Kjo arsye është e pasaktë dhe e pallogjikshme. Argumentet e Kur’anit dhe të sunnetit, si dhe llogjika e shëndoshë e hedhin poshtë këtë.

1- Përsa i përket Kur’anit dhe sunnetit, Allahu i Lartë e ka përshkruar veten e Tij në Kur’an, me shumë cilësi e atribute.

N.q.s këto cilësi, do të tregonin se ka shumë të pafillimtë krahas Allahut, atëherë Allahu nuk do të kishte përmendur në Kur’an se Ai është i cilësuar me këto cilësi. Allahu thotë në Kur’an:

" Me të vërtetë goditja e Zotit tënd është e fortë. Me të vërtetë Ai është i Cili e fillon dhe e përsërit krijimin dhe Ai është që i fal mëkatet dhe është i dashur. Ai është Zot i arshit madhështor dhe gjithëveprues i asaj që dëshiron punon." [Buruxh: 12-15]

Gjithashtu Allahu ka thënë në Kur’an:

"Madhëroje emrin e Zotit tënd më të Lartit i Cili krijoi (gjithçka) dhe pastaj e përpjestoi drejt (këtë krijim)" [El- A’ëla: 1-2]
Në këto ajete Allahu na ka bërë të njohur për veten e tij disa cilësi. Sikur të ishte e saktë ajo që thonë muëtezilitët, nuk do t’ia kishte atribuar vetes së Tij këto cilësi.

2- Llogjika:

Llogjika e shëndoshë tregon, se cilësia e një qënie nuk është e shkëputur nga ajo por është veti (atribut) thelbësore dhe e përhershme e saj. Prandaj cilësitë janë veti (atribute) të Allahut i Cili është cilësuar me to.

Mendja e njeriut nuk mund të përfytyroj asnjë ekzistencë të pa cilësuar me disa veti të saj. Çdo qenie domosdoshmërisht është e cilësuar me vetitë e mëposhtme;

1- Cilësia e ekzistimit .
2- Qënia e ekzistimit të saj i mundshëm ose i domosdoshëm,( i detyrueshëm).
3- Kjo ekzistencë është cilësi e një trupi ose është trupi vetë.

Pasi sqaruam, që emrat e Allahut janë të gjthë të bukur, sepse përmbajnë domethënie të përkryera, bëhet e ditur që (الدهر – Ed-dehru) "koha", nuk është prej emrave të Allahut. Kjo fjalë (koha) nuk përmban domethënie të bukur dhe të përkryer që të jetë prej emrave të Aleut dhe sepse الدهر׳ –Ed-dehër׳ është emër i kohës, koha është e krijuar, ajo është – ” kalimi i ditëve dhe i netëvë”.

Allahu Teala thotë në Kur’an për mohuesit e ringjalljes:

" Ata thanë se kjo nuk është gjë tjetër vetëm se jetë e kësaj bote, vdesim e ngjallemi dhe nuk na shkatërron (zhduk) vetëm se(الدهر Ed-dehër) koha."

Këtu bëhët fjalë se shkatërruese është “ed-dehr الدهر׳” e cila është :“kalimi i ditëve dhe i neteve”:. Ndaj -Ed-dehër׳ (koha), nuk ka ndonjë domethenie të bukur, të përkryer që të jetë emër prej emrave të bukur të Allahut.

Përsa i përket hadithit të Profeti s.a.u.s, ku thuhet se Allahu i Lartësuar ka thënë:
" Më bën keq Mua biri i Ademit (më shan, nuk më lartëson, pastron, dlirëson nga të metat), ai e shan kohën kur Unë jam koha. Në dorën time është komandimi dhe rregullimi i çështjeve. Unë bëj ndryshimin e natës dhe të ditës."
Ky hadith nuk tregon se koha është prej emrave të Allahut. Ajo që shanin disa nga bijtë e Ademit, është; “koha në të cilën ndodhin ngjarje të ndryshme dhe e cila përbëhej nga kalimin i ditës dhe i natës”. Të gjitha këto janë të krijuara prandaj fjala e Allahut në hadith - "…Unë jam koha..." - është shpjeguar me fjalët që kanë ardhur pas saj - "…në dorën time është komandimi dhe rregullimi i çështjeve, Unë bëj ndryshimin e natës dhe të ditës.".

Kjo tregon se, Allahu me fjalën “koha ed-dehër” ka patur për qëllim; “ Unë jam krijuesi i kohës, bëj ndryshimin e ditës dhe të natës.”. Në hadith, koha është përshkruar si diçka që ndryshon dhe rrotullohet. Allahu nuk mund të jetë Ai që ndryshon dhe rrotullohet, por Ai që bën ndryshimin dhe rrotullimin.
Të gjitha këto fakte, tregojnë se koha nuk është perj emrave të bukur të Allahut.


Kushti i tretë: Besimi dhe pohimi i veprimeve, i ndikimeve dhe pasojave që rrjedhin nga emrat e Allahut.

P.sh: Emri i Allahut: "الرحيم Err-Rrahim, Mëshirbërësi", tregon se Allahu ka "حمة - rrahmet, mëshirë", dhe si rrjedhojë e mëshirës së Tij është mirëbërja ndaj krijesave të Tij. Futja e disa prej tyre në xhennet, zbritja e shiut e të tjera pasoja, ndikime e veprime që rrjedhin nga mëshira e Allahut. Gjurmët e mëshirës së Allahut nuk mund të numërohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:40 am

Jo të gjithë emrat e Allahut kanë veprime, ndikime,gjurmë dhe pasoja që rrjedhin prej tyre, porse në lidhje me këtë çështje, emrat e Allahut ndahen në dy grupe:

Grupi i parë: Emrat prej të cilëve rrjedhin, veprime, pasoja, ndikime, domethënia e të cilëve mund të quhet kalimtare, veprore.

Si për shembull emri i Allahut "الرحيم – Err-rrahiim, Mëshirbërësi". N.q.s domethënia e emrave të Allahut është veprore kalimtare atëherë duhet të pohojmë tre gjëra.

a- Pohimi që ky është emër i Allahut.
b- Pohimi i cilësisë që përmban ky emër.
c- Pohimi i veprimit, ndikimit dhe i pasojës që përmban ky emër.

Prandaj, dijetarët islam kanë thënë: "Nëse kaçakët (banditët), që dalin në rrugë për të frikësuar njerëzit, për t’i grabitur, apo për t’i vrarë, pendohen para se t’i kapin organet kompetente, masa penale që e ka obliguar sheriati për raste të tilla në të drejtën e tyre nuk zbatohet, por ata falen .

Allahu thotë në Kur’an:
" Përveç atyre, të cilët pendohen përpara se t’i kapni (të hyjnë nën pushtetin tuaj), atëherë dijeni se Allahu është Mëkatfalës, Mëshirbërës."

Dijetarët, këto dy emra i kanë marrë si argument, që tregon se Allahu u ka falur mëkatet atyre dhe i ka mëshiruar me moszbatimin e dispozitës së sheriatit në të drejtën e tyre.

Ibnu Kajim El Xhevzijetu ka thënë: "Vëreni, në veprimet, ndikimet dhe gjurmë e përgjithshme dhe të veçanta të mëshirës së Allahut. Ai me Mëshirën e Tij na ka dërguar të Dërguarit dhe na ka zbritur librin, na ka mësuar pasi ishim të paditur dhe na ka bërë të shikojmë pasi ishim të verbër e na ka udhëzuar pasi ishim të humbur. Me Mëshirën e Tij na ka lajmëruar për cilësitë, emrat dhe veprat e Tij, kështu që ta njohim Atë me to. Me mëshirën e Tij na ka mësuar atë që nuk e dinim. Me mëshirën e Tij ka bërë për ne diellin dhe hënën, ditën dhe natën.

Grupi i dytë: Emrat që nuk rrjedhin prej tyre veprime, pasoja dhe ndikime, domethënien e të cilëve mund ta quajmë joveprore, jo kalimtare.

Në lidhje me këto emra duhet të pohojmë dy gjëra:

a- Besimi (pohimi) i emrit të Allahut.
b- Besimi (pohimi) i cilësisë që e përmban ai.

Shembull, emri i Allahut " الحي El-Haj, i Gjalli i Përjetshmi ", në lidhje me të cilin duhet pohuar.

1- Emri “الحي, Elhaj"
2- Cilësia që e përmban:" الحياة El-hajat, jeta”.

Baza e katërt: Emrat e Allahut janë të gjithë "teukifije -توقيفية" (Teukifij’jetu do të thotë: Emrat e Allahut merren vetëm nga Kur’ani dhe Sunneti i saktë).

Mendja e njeriut nuk ka të drejtë ta emërtojë Allahun, me emra të cilët nuk kanë ardhur në Kur’an dhe Sunnet, sikur kanë bërë filozofët, disa prej muëtezilive dhe sufitë...Por duhet, që emrat e Allahut Teala të merren vetëm prej Kur’anit dhe Sunnetit të saktë.

Ta quajmë Allahun, me emra që nuk kanë ardhur, as në Kur’an dhe as në Sunnet është padrejtësi në të drejtën e Allahut Teala. Është detyrë të jemi të edukuar me Allahun Teala dhe të qëndrojmë në tekstet e Kur’anit dhe të Sunnetit. Ka thënë Allahu i lartësuar në Kur’an:

"Dhe mos e thuaj atë për të cilën nuk ke dituri, se me të vërtetë të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra të gjitha këto janë përgjejgjëse. Secila prej tyre do të pyetet." [El-Israë’: 36]

"Thuaj: (Por në të vërtetë) gjërat që i ka ndaluar Zoti im janë El-Fahisha (gjynahet e mëdha, çdo lloj afrimi me gratë jashtë martesës etj.) që kryhen hapur ose fshehur, gjynahet (e tjera të çdo lloji), shtypja pa të drejtë, vënia shok Allahut në adhurim (adhurimi i të tjerëve përkrah a përveç Atij), gjë për të cilën Ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë dhe asnjë provë si dhe përfolja për Allahun për gjëra për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni. " [Al-A’raf: 33]

"O njerëz! Hani nga çfarë është e ligjshme dhe e mirë në tokë dhe mos ndiqni gjurmët e shejtanit. Padyshim që ai është për ju armik i hapur. *Shejtani ju urdhëron ju vetëm të keqen dhe Fahsha (ç’është gjynah dhe e dënueshme) (si) dhe që ju të thoni kundër Allahut çfarë ju nuk e dini." [El-Bekare: 168-169]

Basa e pestë: Emrat e Allahut, nuk janë të kufizuar me ndonjë numër të caktuar.


Për këtë tregon hadithi i trasmetuar nga Abdullah Ibnu Mes’udi, se Profeti alejhi selam ka thënë: "Nuk e kap ndonjërin kurrë ndonjë brengë, pikëllim apo vështirësi dhe thotë: “O Allah unë jam robi yt, biri i robit tënd dhe biri i robëreshës tënde. Unë jam në dorën tënde dhe në të drejtën time zbatohet gjykimi Yt. Caktimi Yt për mua është i gjithë i drejtë. Të lus Ty me çdo emër që Ti e ke, me të cilin e ke quajtur vetenTënde, ose e ke zbritur në librin Tënd. Ia ke mësuar ndonjërit prej krijesave të Tua, ose e ke ruajtur në dijen Tënde të fshehtë, e cila është tek Ti. Ta bësh Kur’anin e Madhëruar pranverën (gjallërimin, gjelbërimin) e zemrës time dhe dritën e gjoksit tim.Të tillë që të më largojë brengën, mërzitjen dhe vështirësinë time.” Vetëm se Allahu e zhduk brengën, mërzitjen dhe vështirësinë e tij dhe ia zëvendëson atë me gëzim e lumturi.” (Tr. Ahmedi, Hakimi dhe Shejkh Albani e ka bërë të saktë.)

Ky hadith tregon që emrat e Allahut nuk janë të kufizuar me ndonjë numër të caktuar, sepse emrat që i di Allahu, të cilët janë në dijen e Tij të fshehtë, nuk i di asnjëri prej krijesave të Tij. Prandaj nuk i lejohet askujt, që të kufizojë emrat e Allahut me ndonjë numër të caktuar.

Përsa i përket hadithit, ku Profeti alejhi selam thotë: "Me të vertetë Allahu ka 99 emra të cilët kush i mëson përmendësh hyn në xhenet.” (Tr. Muslim), nuk tregohet në të, se emrat e Allahut janë të kufizuar në 99.
Imam Neveviu ka thënë: "Të gjithë dijetarët janë të një mendimi; “ ky hadith nuk tregon se emrat e Allahut janë të kufizuar në 99”, sepse qëllimi i Profetit në këtë hadith nuk është që emrat e Allahut janë të kufizuar në 99 dhe nuk ka emra të tjerë përveç tyre, por qëllimi i Profetit është se Allahu ka 99 emra prej emrave të Tij, të cilët kush i mëson përmendësh Allahu e fut në xhenet.

Kjo nuk do të thotë që, nuk ka emra të tjerë, por këto 99 emra janë të tillë që nëse njeriu i mëson, i kupton dhe punon me ta hyn në xhennet. Kjo është e ngjashme me fjlalët e mëposhtme: "Filani ka 100 derhemë të pregatitur për ti dhënë sadaka.” Kjo nuk do të thotë se ai nuk ka derhemë të tjerë, të cilët nuk i ka llogaritur t’i japë sadaka. Pra fjala e Profetit alejhi selam në hadith "…kush i mëson ato përmendesh hyn në xhennet " është plotësim i fjalisë së parë e jo fillim i një fjalie të re.

Si përfundim qëllimi i Profetit është lajmërimi për hyrjen në xhennet me mësimin e këtyre emrave përmendësh dhe jo lajmërimi për kufizimin e emrave të Allahut.
Përcaktimi i 99 emrave nuk ka ardhur as në Kur’an e as në sunnet të saktë.

Kurse hadithi i transmetuar nga Tirmidhiu e ky nga Veli bin Muslim për përcaktimin e 99 emrave është i dobët, sepse Velidi është i dobët.
Shejkhu Islam ibnu Tejmie ka thënë: “Të gjithë dijetarët që kanë dituri rreth shkencës së hadithit, janë të një mendimi se Profeti nuk i ka përcaktuar 99 emrat, ndërsa hadithi që ka transmetuar Velidi është i dobët.”.
Në një vend tjetër në fetaua ai ka thënë: “Velid bin Muslim i ka marrë këto emra prej disa mësuesve të tij nga Shami sikurse është sqaruar në disa prej rrugëve të hadithit të tij.”.
Ibn Haxher Elaskalani ka thënë: “Defekti që shkakton dobësin e hadithit, sipas mendimit të Buhariut dhe Muslimit, nuk është vetëm fakti që atë e transmeton vetëm Velid bin Muslim, (i cili është i dobët) por ka edhe difekte të tjera si: "idtirrab" (mosmarrveshje në lidhje me trasmentimin e tij), "idrraxh"(shtesa ne tekst) dhe Velid është "mudel-lis".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:41 am

Baza e Gjashtë: Devijimi në emrat e Allahut (Ilhadi)

Përkufizimi i Ilhadit është: Devijimi në emrat e Allahut, me mohimin ose shtrembërimin e realiteteve të tyre dhe të domethënieve të tyre, nga e vërteta që është përmendur në Kur’an dhe në Sunnet.

Ilhadi (devijimi) në emrat e Allahut, ndahet në 4 lloje:

1- Ta emërtosh Allahun Teala me emra që nuk kanë ardhur as në Kur’an e as në Sunnet është devijim, sepse ne kemi thënë se emrat e Allahut janë teukifije. Për shembull siç kanë vepruar kristjanët të cilët e quajtën baba Allahun, ose siç vepruan filozofët që e quajtën “arsyeja vepruese”.

2- Të nxjerrësh nga emrat e Allahut emra për idhujt, është devijim gjithashtu, sepse këto emra janë të veçantë për Allahun Teala, ashtu sikursë ibadeti i takon vetëm Atij. Prandaj emërtimi i të tjerëve me këto emra, në atë mënyrë që i takojnë vetëm Alllahut, me qëllim që tu kushtohet adhurimi përveç Allahut, ose tu dedikohen cilësi që nuk u takojnë, është “Ilhad”. Si psh.: Veprimi i mushrikëve, të cilët nxjerrnin nga emri i Allahut " العزيز El-Azijz – I Potfuqishmi, emër për idhullin e tyre "El-uz’za" dhe El-lat. Nga emri i Allahut "El-Ilah"– I Adhuruari. Menat nga emri i Allahut "El-Menan"– Dhuruesi.

3- Të mohosh emrat ose domethëniet dhe cilësitë që i përmbajnë ata, si dhe të mohosh rregullat dhe veprimet, që rrjedhin prej tyre, është gjithashu deviijim, sepse besimi në emrat e Allahut nuk plotësohet vetëm se duke besuar në të gjithta këto.

P.sh.Devijimi) “Ilhadi” i جهمية i Xhehmive, është mohimi i emrave dhe cilësive të Allahut.(Devijimi) “Ilhadi” i المعتزلة Muëtezilëve, është mohimi i cilësive që përmbajnë emrat e bukur të Allahut. Ata thonë: “Allahu është Mëshiruesi (Err-rrahman), pa mëshirë.

4- Ti përngjasosh cilësitë që përmbajnë këta emra me cilësitë e krijesave është devijimi në emrat e Allahut, sepse ngjasimi i Allahut me krijesat, ose i cilësive të Tij me ato të krijesave është diçka e pamundur dhe jo e saktë.

Allahu në Kur’an ka thënë: "Asgjë nuk i përngjan Atij, Ai është Dëgjuesi Shikuesi".
Nuejm bin Hamad El Huzai ka thënë: "Kush e përngjason Allahun me krijesat e tij bën kufër dhe kush i mohon cilësitë, me të cilat Allahu ka cilësuar veten e Tij, bën kufër.

Nuk ka dyshim, se cilësitë që Allahu, ka përshkruar me to veten e Tij, nuk janë të ngjashme me ato të krijesave.”

Këta ishin katër llojet e “Ilhadit”. (Divijimi)“Ilhadi”, me të gjitha llojet e tij është i
palejuar, sepse Allahu i ka kërcënuar për ndëshkim të rëndë, ata që devijojnë ( bëjnë ilhad) në Emrat e Tij.

Allahu i lartësuar ka thënë: “Allahut i takojnë emrat më të bukur, ndaj luteni atë me ta dhe largohuni shoqërisë së atyre të cilët i përgënjeshtrojnë Emrat e Tij. Ata do të shpërblehen për çfarë kanë vepruar”. [El A’raf:180]
E kundërta e njësimit të Allahut, në emrat dhe cilësitë e tij (teuhidul esma ues’sifat), është shirku dhe ilhadi (Devijimi).

Shirku në cilësitë e Allahut, do të thotë ti vësh ortak ose rival në cilësitë e Tij, ndërsa “Ilhad-in”(Devijimin) e sqaruam më lart.

Për të cilësuar një person të veçantë (i cili pretendon se është musliman, sipas termit të dijetarëve të akides: prej ehlul kible) si qafir, nuk lejohet të nxitohemi, derisa të plotësohen kushtet e tekfirit dhe të elminohen pengesat e تكفير tekfirit. Jo çdo njeri që bie në kufër, bëhet qafir.

Njeriu mund të thotë thënien e kufrit, ose të bëjë punën e kufrit, por nuk cilësohet qafir, përderisa në të drejtën e tij, nuk janë plotësuar kushtet dhe nuk janë eleminuar pengesat e tekfirit. Prej pengesave më të rëndësishme të tekfirit, në lidhje me këtë temë, është interpretimi dhe imitimi. Për më gjerë rreth rregullave të tekfirit mund të kthehemi në librat e akides.

“Kufri në emrat dhe cilësitë e Allahut, bëhet me mohimin e ndonjë emri ose cilësie, që ka ardhur në argument të saktë, pas informimit rreth tyre (d.m.th; mbërritjes së argumentit ). Gjithashtu bëhet me“ilhad-in” (devijimi dhe shtrembërimi i tyre nga e vërteta ), duke ndryshuar domethënien, që tekstet e tyre tregojnë për të, pa ndonjë dilemë(mëdyshje), e cila është e tillë, që personi mund të justifikohet me të”.(Marrë nga komisjoni i përhershëm i fetvasë.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:41 am

Shejkh ibnu Uthejmin ka thënë: "Mohimi i emrave dhe i cilësive të Allahut është dy llojesh.


Lloji i parë: Mohim me karakter përgënjeshtrimi. Ky pa dyshim është kufër. Sikur ndonjëri, të mohonte një emër prej emrave të Allahut, ose një cilësi prej cilësive të tij, që ka ardhur në Kur’an dhe në Sunnetin e saktë, si p.sh, të thotë një person; “Allahu teala nuk ka dorë”, ai është qafir pa kundërshtim tek të gjithë muslimanët. Përgënjeshtrimi i lajmit të Allahut dhe të i Dërguarit të Tij është kufër që të nxjerr nga feja.

Lloji i dyte: është mohim me karakter keq interpretimi (d.m.th. të mos i përgënjështrojë por t’i mohojë) në këtë lloj kemi të bëjmë me dy raste:

1. Rasti i pare: që ky interpretim të jetë i lejueshëm nga ana gjuhësore (d.m.th: interpretimi që i kanë bërë fjalës të jetë një ndër variantet e kuptimit të fjalës në gjuën arabe ). Në këtë rast interpretimi nuk është kufër.

2. Rasti i dytë: interpretimi të mos jetë i lejuehëm në gjuhën arabe (d.m.th. të mos ketë asnjëfarë lidhje gjuhësore ndërmjet fjalës në gjuhën arabe dhe interpretimti që i kanë bërë). Në këtë rats është kufër sepse mohimi është absolut. Ky interpretim në realitet është përgënjeshtrim. Shembulli i këtij rasti është sikur të thotë në fjalën e Allahut: “Përkundrazi të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira” (el Maide 64), të thotë: Qëllimi me dy duart është: qiejt dhe toka. Me këtë keqinterpretim ai bëhet qafir, sepse ky nuk është i saktë në gjuhën arabe, pra ai është mohues, përgënjështrues. Ndërsa shembulli për rastin e parë është sikur të thotë në interpretimin e dy duarve: janë Mirësia dhe Fuqia e Allahut, me këtë interpretim nuk bëhet qafir sepse dora në gjuhën arabe përdoret edhe në kuptimin “ En-nieme – Mirësia” por është në kundërshtim të domethënies së saj të drejtpërdrejtë. (marrë nga El Mexhmeuth-Themin 2:62-63).

Lexo në fundin e këtij libri Gjykimi ndaj mohuesit të cilësive
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:41 am

Nëntëdhjet e nëntë Emra të Allahut të marrë nga Kur’ani dhe Sunneti i saktë.

Pasi sqaruam në bazën e pestë, që 99 emrat e Allahut nuk janë përcaktuar (përmendur) në ndonjë hadith të saktë, do të përpiqemi që të përmendim 99 emra prej emrave që kanë ardhur në Kur’an dhe Sunnetin e saktë sipas principeve që i kanë vendosur dijetarët për marrjen e tytre nga Kur’ani dhe sunneti. Para se të fillojmë duhet të sqarojmë tri çështje:

1. Kemi përmendur që emrat e Allahut nuk janë të kufizuar me ndonjë numër të caktuar, sepse sikurqë ka ardhr në hadithin e Ibn Mesudit ka emra që i din vetëm Allahu dhe askush tjetër përveç Tij dhe ka emra që Allahu ia ka mësuar vetëm disa prej krijesave dhe jo të tjerëve. Pas të gjithë këtij sqarimi lind pyetja: Emrat e Allahut të përmendur në Kur’an dhe në sunnet (pa i llogaritur të tjerët), a janë të kufizuar me 99 apo janë më shumë? Dijetarët kanë dhënë dy mendime:
Mendimi i parë: Është që në Kur’anë dhe sunnet janë përmendur më shumë se 99 emra derisa Ibnul Arabi në “Ahkamul Kur’an” ka përmendur 146 emra dhe ka thënë që ka edhe më shumë. Pastaj përsa i përket përcaktimit të 99 prej tyre kanë dhënëdy mendime:

I pari : Duhet ti mësosh të gjithë emrat që kanë ardhur në Kur’an dhe në sunnet,që të qëllosh 99 emrat sepse janë të përcaktuar, por janë fshehur si ora e ditës së xhumah,nata e Kadrit e të tjerë.

I dyti: Mjafton që të mësosh nga të gjithë emrat 99 prej tyre. Kushdo që i mëson kaq emra e meriton atë shpërblim sepse qëllimi është të mësohen 99 emra prej atyre që kanë ardhur në Kur’an dhe në sunnet pa përcaktim.

Mendimi i dytë: Është që : Emrat që kanë ardhur në Kur’an dhe në sunnet janë të kufizuar me numrin 99 dhe nuk ka më shumë.
Prej studimit të tërësishëm të argumenteve të Kur’anit dhe sunnetit rezulton që në to janë përmendur më shumë se 99 emra, kështu që ai që mëson 99 emra të papërcaktuar nga emrat që janë përmendur në Kur’an dhe në sunnet shpresojmë që të arrijë shpërblimin e përmendur në hadithin e Ebi Hurejres.
2. N.q.s kemi disa emra të cilët janë marrë nga një cilësi e vetme çdo emër do të numurohet në vete si p.sh emri i Allahut :-
El-Kadir-القادر
El-Kadijr-القدير =
El-Muktedir-المقتدر
Cilësia e këtyre emrave është El-Kudretu القدرة, (dhe pikërisht kjo është edhe rrënja e fjalës).
ose emri i Allahut të lartësuar:

El-A'ëla-الأعلى
El-Alij-j العلي
El-Muteal-المتعال
Cilësia është El-Uluu العلو -I lart.

Ndryshimi në disa shkronja, ose shtimi i disa shkronjave bën që të ketë një farë ndryshimi edhe në kuptim prandaj dijetarët janë të gjithë të një mendimi se: الرحمن" - Rrahman" dhe الرحيم " - Rrahim" janë dy emra edhe pse janë marrë nga një cilësi e vetme (nga e njëjta rrënjë, fjale) e cila është "الرحمة - Rrahme". Ky sqarim është marrë nga dijetari i famshëm Ibnu Haxher Elaskalani.

3. Kur përmenden dy emra të Allahut të Lartësuar të shoqëruar me njëri –tjetrin, atëherë duhet ti përmendim të dy sëbashku, por çdo njërin e numërojmë emër në vete sepse çdonjëri prej tyre ka një kuptim që nuk e ka tjetri si p.sh emrat e Allahut, " الباسط القابض El-Kabid – El-Basit”,” المؤخر المقدم, El-Mukadim– El-Muekhirr".Ata duhet të përmenden sëbashku, sepse që të dy bashkë përbëjnë një domethënie e cila tregon se Allahu është gjithrregulluesi i çështjeve krijuesi i vetëm, se nuk ka Zot tjetër përveç Tij dhe domethënia e tyre nuk mund të jetë e bukur, e përkryer vetëm se duke u përmendur të dy sëbashku.
Siç kemi thënë; “Allahu ka emra të bukur dhe të përkryer”, n.q.s ne, do të përmendim çdonjërin pa e shoqëruar me tjetrin, nuk do të ishte lavdërim dhe përkryerje për Zotin tonë.

1- الله -Allah.

Është përmendur në shumë vende të Kur’anit. Ka thënë Allahu në Kur’an:
" Thuaj Ai Allahu është Një." [El-Ikhlas: 1].

Disa dijetarë kanë thënë se ky emër nuk përmban ndonjë domethënie, por ky është një emër i përveçëm që tregon për qënien e Allahut. Ky mendim nuk është i saktë sepse origjina e këtij emri në gjuhën arabe është " ilah" اله, që do të thotë "i adhuruar", rrënja e fjalës إله “ilah” është " ألوهة و إلهة يأله أله “elihe, je’lehu, ilaheten dhe uluheten” që do të thotë; “adhuroi, adhuron, adhurim” kështu që emri Allah الله është i përbërë nga pjesëza “أل” “eli” dhe fjala: “إله” “ilah” (i adhuruar) si rrjedhojë kuptimi i emrit “Allahu” është: “i Adhuruari.”.

Ibnu Abazi ka thënë: "Allahu është Ai të Cilit i takon ta adhurojnë të gjitha krijesat.”.

2- الاحد - El Ehad – një, i vetëm.

Është përmendur në fjalën e Allahut:

"Thuaj, Ai Allahu është Një, i Vetëm." [El-Ihklas: 1].

3- الأعلى - El-Eala – më i Larti.

Është përmendur në fjalën e Allahut: " Madhëroje Emrin e Zotit tënd më të Lartit." [El-A’la: 1].

4- لإلها - El-Ilah – i Adhuruari.

Është përmendur në fjalën e Allahut: "Dhe Ilahu (i Adhuruari) juaj është Një i Adhuruar i vetëm." [El-Bekareh: 163]

5- البارئ -El-Barri’ – Shpikësi i pashëmbullt i çdo gjëje.

Është përmendur në fjalën e Allahut: "Ai Allahu është Gjithëkrijuesi, Shpikësi i Pashembullt i çdo gjëje." [El- Hashër: 24]


6- الأكرم- El-Ekrem – më Fisniku, më Bujari.

Është përmendur në fjalën e Allahut: " Lexo dhe Zoti yt është më Bujari." [Al-’Alak: 3].


7- البر- El-Berru- Bamirësi, Dhuruesi i madh.

Është përmendur në fjalën e Allahut: "Me të vërtetë Ai është El-Berr-rru (Bamirësi, Dhuruesi i madh, Mëshirëbërësi…)." [Et-Tur:28].

8- البصير-El-Basir – Gjithëshikuesi.

Është përmendur në fjalën e Allahut: "Ai është Gjithëshikuesi, Gjithëdëgjuesi." [Esh-Shura].

9- السميع- Es-Semië – Gjithëdëgjuesi.

Argument për të, është ajeti i mëposhtëm.

"Ai është Gjithëshikuesi, Gjithëdëgjuesi." [Esh-Shura].
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:42 am

10- التواب- Et-Teuab - Pranuesi i pendimit prej robërve të Tij.

Është përmendur në fjalën e Allahut: "Me të vërtetë Ai është "Et-Teuabu" (Pranues i pendimit prej robërve të Tij),Mëshirëbërësi." [El-Bekare:38]








11- الجبار- El-Xheb-bar, kuptimi i këtij emri është:

a- Madhështori, i Gjithëfuqishmi.
b- Rregulluesi i çështjeve të robërve të Tij. E pasuron të varfërin, e shëron të sëmuarin, ia mbyll plagën të plagosurit e tjerë.
c- Urdhëruesi, të cilit nuk mund t’i kthehet urdhëri.

Argument është ajeti i parafundit në suren Hashër: "Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar,Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjithpërsosuri pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë (besimit), Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij, El-Xheb-baru(Urdhëruesi i papërballueshëm, i Gjithëfuqishmi)." [El-Hashër:23]

12-الجواد-El-Xheuad – Ai që jep dhe dhuron shumë.

Argument është fjala e Profetit alejhi selam: "Vërtet Allahu është Xheuad (Dhurues i Madh) që e don dhënien dhe bujarin.” Transmeton Ebu Nuajmi në “Elhilje” dhe hadithi është përmendur në "Sahiul Xhamië"

13 - الجميل El-Xhemil – i Bukuri.

Profeti alejhi selam ka thënë në hadith:
" Me të vertetë Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën." Transmeton Muslim

Prej këtij emri është marrë cilësi “dhatije” El-Xhemal (Bukuria) .

Allahut të Lartësuar i takon bukuria absolute. Bukuria e krijesave me të gjitha ngjyrat, llojet dhe artet e saj të shumta, është një pjesë e gjurmëve të bukurive të Tij. Allahu është më me meritë dhe më i denjë, që të jetë bukuria atribut i Tij, sesa çdo i bukur.

Ai që u ka dhuruar bukurinë qënieve patjetër që është kulminacioni i bukurisë. Allahu është i bukur me qënien e Tij, emrat e Tij, cilësitë e Tij dhe veprat e Tij.
Bukuria e qënies, është aq e madhe, saqë asnjë krijesë nuk mund të shprehë qoftë edhe diçka prej saj. Të mjafton si argument për këtë, të dish se banorët e xhennetit, megjithëse gjenden në begati të përhershme, kënaqësi dhe gëzime, që nuk mund të përshkruhen, kur shikojnë Zotin e tyre kënaqen me bukurinë e Tij dhe harrojnë të gjitha kënaqësitë që gjenden në to saqë do të dëshirojnë që të qëndrojnë vazhdimisht, duke shikuar Allahun.

Të gjithë Emrat e Allahut janë, emrat më të bukur dhe më të përkryer. Ata tregojnë për përkryerjen e lavdisë, lartësisë, bukurisë dhe madhështisë.
Bukuria e cilësive të Allahut qëndron, në përkryeshmërinë, lartësinë, lavdinë dhe madhështinë, që i karaktërizon të gjitha ato.

Përsa i përket bukurisë së veprave të Allahut, ato vërtiten (sillen) ndërmjet bamirësisë, bujarisë dhe mirëbërjes, për të cilat lavdërohet e falenderohet dhe drejtësisë për të cilën lavdërohet. Kjo është në përputhje me urtësinë dhe lavdinë e Tij.

Pra në cilësitë e Allahut nuk ka kotësi, marrëzi dhe padrejtësi. Përkundrazi të gjitha janë mirësi, mëshirë, udhëzim, orjentim, drejtësi dhe urtësi.
Allahu i Lartësuar ka thënë: "Nuk ka dyshim që Zoti im është në udhën më të drejtë (në të vërtetën)." [Hud: 56]

Përkryerja e veprave të Allahut rrjedh nga përkryerja e qënies së Allahut dhe cilësive të Tij, sepse veprat janë gjurmë e cilësive. Cilësitë sikur thamë, janë cilësitë më të përkryera, prandaj nuk është e çuditshme që veprat e Tij, të jenë veprat më të përkryera.

14- الحسيب El-Hasijb – Ai që i kërkon llogari robërve të Tij për veprat e tyre. Ai që i mjafton robërve të Tij nëse do të mbështeten tek Ai.

Allahu thotë në Kur’an: "Allahu është i mjaftueshëm për Llogaritës (Hasib)." [En-Nisa’:6]

15-الحفيظ - Elhafiidh – Ruajtësi i çdo gjëje. Mbikqyrësi mbi çdo gjë. Nuk i humbet Atij asgjë prej punëve të robërve të Tij.


Allahu thotë në Kur’an: "Me të vërtetë Zoti yt është mbi çdo gjë "Hafiidh" Ruajtës." [Hud:57]

16 الحق -El-Hak – i Vërteti, i Përhershmi, i Pandryshueshmi.


Ka thënë Allahu në Kur’an: “Dhe ata do ta marrin vesh se Allahu, Ai është i Vërteti i Qarti (El-hakk).” [En-Nur: 25]

17-الحكم El-Hakem – Gjykuesi, të Cilit nuk mundet askush që t’ia kthejë dhe t’ia përballojë gjykimin dhe caktimin e Tij.

Argument është fjala e Profetit alejhi selam: "Me te vërtetë Allahu është “El-Hakem.”. Transmeton En-Nesaiu. Albani ka thënë që isnadi është i mirë.


18- الحكيم El-Hakiim – Më i Urti, Gjithëgjykuesi.

Allahu ka thënë në Kur’an: "…Ai Allahu është (Azijz) i Gjithëfuqishëm (ElHakim), i Urti, Gjithëgjykuesi." [Sebe’ë: 27]

19-الحليم El-Halijm – I Buti, i Durueshmi, i cili nuk nxiton në ndëshkimin e robërve të Tij.

Allahu ka thënë në Kur’an:
"Dhe me të vërtetë Allahu është (Alijmun) i Gjithdijshëm, (Halimun) i Durueshëm, i Butë."

20-الحميد El-Hamijd – I Denji për të gjitha lavdërimet. I Lavderuari që i meriton të gjitha lavdërimet.

Allahu ka thënë në Kur’an: " Me të vërtetë Allahu është më i Pasuri (i lirë nga çdo nevojë). I denjë për të gjitha lavdërimet."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:44 am

21-الحي El-Hajj – i Gjalli, i Përjetshmi.
\

Allahu i Lartësuar ka thënë në suren Ali Imran: "Allahu la Ilahe il-lahuve El HajulKaj-jum."
Gjithashtu ka thënë: "Të gjitha fytyrat do të nënështrohen para ElHaj-ju, ElKaj-jum." [Taha: 111]


22-الحيي- El-Hajijj – Shumë i Turpshmi.


Ka thënë El-Menave: “El-Hajijj është Ai që ka shumë turp. Ka thënë Profeti alejhi selam: " Me të vërtetë Allahu është Elhajij- i Turpshëm….". Transmeton Ebu Daudi. Albani në "Sahihul xhami" ka thënë: “Është i saktë.”


23-الخبير El-Khabijr – I Gjithënjohuri për çdo gjë.


Ka thënë Allahu në Kur’an: "Me të vërtetë Allahu është më i Buti, më dashamiri dhe gjithënjohësi i çdo gjëje (Latifun Habirun)." [Haxh-xh: 63]

24-الخالق El-Khalik – Gjithëkrijuesi.

Ka thënë Allahu në Kur’an: "Ai është Allahu, Gjithëkrijuesi ….". [El-Hashër: 24]. [/colot] Duhet të jemi të qartë se krijimi si veprim i Allahut është gjë tjetër , dhe pasojat e krijimit(krijesat) janë gjë tjetër. Kështu që krijimi është veprim i Allahut me të cilin atribuohet qënia e Allahut, ndërsa pasojat e krijimit ( krijesat ) janë të ndara, të shkëputura nga Allahu.
[ Marre shkurtimisht nga Mexhmul- fetua”]kap:12/435/436.
Një kuptim tjetër i këtij emri është: “Përcaktues i gjërave sipas dëshirës së Tij.”, siç ka përmendur Sheukani në tefsirin e tij.


25-الخلاق El-Khal’lak – Gjithëkrijuesi i çdo gjëje.


Ka thënë Allahu në Kur’an:"A nuk është Ai i Cili krijoi qiejt dhe tokën, i Zoti të krijojë (përsëri) si ata? Po. Nuk ka pikë dyshimi dhe Ai është Gjithëkrijuesi, i Gjithëdituri (El-Khal’laku El-Alijm)." [Ja-Sin: 81]



26-الرازق Err-Rrazik, Gjithëfurnizuesi.


Ka thënë Profeti alejhi selam: " Me të vërtetë Allahu është ElKhalik, ElKabid, ElBasit, Err-Rrazik (Gjithëfurnizuesi) ElMusai-ir (çmim vënësi, Ai që i vendos, i ngre dhe i ul çmimet e gjërave).". Transmeton Ebu-Daudi dhe Tirmidhiu. Ka thënë Albani në "SahihulXhamië" se hadithi është i saktë.


27-الرب Err-Rrab – Gjithëkrijuesi, Sunduesi, Gjithërregulluesi i çështjeve.


Argument është hadithi, që transmeton Muslimi: Profeti alejhi selam ka thënë: "Përsa i përket rukusë në të madhëroni "Err-Rrab” (Zotin)."


28-الرحمان Err-Rrahman – i Gjithëmëshirshmi.

29-الرحيم-Err-Rrahijm – Mëshirbërësi.


Allahu në Kur’an ka thënë: "Lavdërimet dhe Falenderimet i takojnë Allahut Zotit të botëve, i Gjithmëshirshmi, Mëshirbërësi." [Al-Fatiha:1-2]


30-الرزاق Err-Rrez’zak – Gjithëfurnizuesi.

Allahu ka thënë në Kur’an: "Vërtetë që Allahu është "Err-Rrez-zak" Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, më i Forti." [Edh-Dharijat: 58]


31-الرفيق Err-Rrafijk – Dashamirësi, i Buti.


Profeti alejhi selam ka thënë: "Me të vërtetë Allahu është "Rrafijk" (Dashamirësi), i Buti dhe e do butësinë." Transmeton Muslimi.



32-الرقيب Err-Rrakijb – Mbikqyrës i çdo gjëje, Gjithëvëshgues.


Allahu në Kur’an ka thënë:
"Me të vërtetë Allahu është "Rrakijb" Mbikqyrës, Gjithëvëzhgues mbi ju." [En-Nisa: 1]


33-. الرؤوف Err-Rrauuf – Mëshirmadhi, Dashamirësi

Ibnul Farisi ka thënë: “Err-Rrauf” rrjeth nga fjala ”rre’fetun” e cila tregon për butësi dhe mëshirë.”. Allahu ka thënë në Kur’an: "Me të vërtetë Allahu është Rrauuf, Rrahijm." [Nur: 20]


34-السبوح Es-Sub’buuh – I Përsosur, pa të meta, pa mangësi, pa shok dhe pa rival.”.

Profeti alejhi selam thonte në ruku dhe në sezhde: "Sub-buhun, Kud-dusun, Rab-bul melaiketi ue Rr-rruh (Subuuhun, Kuduusun, Zoti i engjëjve dhe i Xhibrilit)." Transmeton Muslimi. Ka thënë imam En-Neueuiu në shpjegimin e këtyre dy emrave "Subuuhun, Kuduusun - kuptimi i tyre është " مسبح Museb’bah, مقدس Mukad’des" i lartësuari, i pastërti, i Dliri, i Shenjti, larg të gjitha mangësive dhe të metave. I Përsosur, pa të meta, pa mangësi, pa shok dhe pa rival.”.



35-الستير Es-Sit’tir, Ai që i mbulon dhe i fsheh të metat dhe gabimet e robërve.


Argument është fjala e Profetit alejhi selam: "Vërtet Allahu është Hajji’jun (i Turpshëm),Sit’tirun (Mbulues i të metave dhe gabimeve të robërve). E do turpërimin dhe mbulimin. Prandaj, kur të lahet çdonjëri prej jush le të mbulohet (në mënyrë që mos t’ia shikojnë pjesët e turpshme njerëzit kur lahet)." Transmeton Ebu Daudi Nesaiu e të tjerë dhe hadithi është i saktë.


36-السلام Es-Selamu.

Argument është fjala e Allahut në Kur’an:
"Ai është Allahu, i Cili nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, El-Melikul Kud-dus-Selamu (Gjithësunduesi, i Shenjti i Gjithpërsosuri pa asnjë të metë)…" [El-Hashër: 23]
Kuptimet i këtij emri:
a- I Pastërti dhe i Dliri nga të metat e mangësitë (i Gjithpërsosuri pa asnjë të metë).
b- Ai që u jep selam robërve të Tij në xhenet.
c- Ka thënë Allahu në Kur’an:

"(Do tu thuhet): Selam (Paqja qoftë mbi ju).- Fjalë nga Zoti (Allahu), Mëshirbërësi." [Ja-Sin: 58].

c-Ai i Cili i ka shpëtuar robërit e Tij nga padrejtësia e Tij, sepse Ai ia ka ndaluar padrejtësinë vetes së Tij.
d- Shpëtuesi i robërve të Tij..



37-الشافي Esh-Shafi- Gjithëshëruesi.


Transmeton Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se kur ankohej ndonjë njeri nga sëmundja të Dërguarit (alejhi selam). Ai e fshinte (e prekte me të djathtën e tij) dhe pastaj thonte: "O Allah, Zoti i njerëzve, zhduke këtë sëmundje dhe shëro, Ti je “Esh-Shafi” Gjithëshëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit tënd. Shëroje me një shërim që nuk lë aspak sëmundje." Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.


38 – الشاكر Esh-Shakir – Vlerësuesi i veprave të mira, të cilat i veprojnë robërit e Tij. Ai që shpërblen robërit e Tij, për punët që veprojnë, qofshin pak apo shumë.

Ka thënë Allahu në Kur’an:
"Kushdo që bën mirë me vullnetin e tij, atëhere pa dyshim që Allahu është "Shakirun" Vlerësues për gjithçka, i Gjithëditur." [El-Bekare: 158]



39- الشكور Esh-Shekur – Ai i cili, vlerson dhe ua çmon punët robërve. Ai i Cili e shpërblen atë që i bindet, duke ia shumfishuar shpërblimin.


Allahu ka thënë në Kur’an: “Allahu është "Shekurun", i Duruari.” [Et-Tegabun: 17]



40-الشهيد Esh-Shehijd – Gjithëdëshmuesi, i Dituri për çdo gjë.


Allahu ka thënë në Kur’an: "Padyshim që Ti je Gjithëdëshmuesi, i Dituri për çdo gjë (Shehid)." [El-Maide: 116]



41- الصمد Es-Samed,

Kuptimi i këtij emri është:

a- Atij që i drejtohen krijesat për çdo nevoje, meqenëse ai është i Fuqishëm ti kryejë.
b- I Përkryer. I ka të gjitha cilësitë, të përsosura në shkallën më të lartë. Ai i Cili nuk ka asnjë të metë.
c- I Përhershmi. Ai i Cili është, i pafillim dhe i pambarim.
d- Ai që nuk ka nevojë për asgjë e të gjitha krijesat kanë nevojë për Të.
h- Është Ai, që nuk ka brendësi. Shumë Selefë (paraardhës) kanë thënë: Es-Samed është Ai i Cili nuk ka brendësi.
Ikrima ka transmetuar se ibnu Abazi ka thënë: "Es-Samed është Ai, të cilit i drejtohen krijesat për nevojat e tyre. Domethënë për zgjidhjen e nevojave të tyre."
Ka thënë ibnu Abazi: "Es-Samedu është: Zotëriu i Cili është i përkryer në zotërinë e Tij. Ai është i Shenjti, i Cili është i përkryer në shenjtërinë e Tij. Është Madhështori, i Cili është i përkryer në madhështinë e Tij. Ai është i Buti, i Cili është i përkryer në butësinë e Tij. Ai është i Urti, i Cili është i përkryer në urtësinë e Tij dhe Ai është i Dituri i Cili është i përkryer në diturinë e Tij.".



42– الغفار El-Gaf’far – Është Ai i Cili fal mëkatet e robërve të Tij dhe ua mbulon të metat.


Allahu ka thënë në Kur’an: "Zotit të qiejve dhe të tokës dhe i gjithë çfarë gjendet ndërmjet tyre. I Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falësi i Madh (ElAzizul Gaf-far)." [Sad: 66]


43-الغفور El-Gafuurr – Mëkatfalësi.

Allahu ka thënë në Kur’an:
"Me të vërtetë Zoti im është Gafuurr- Mëkatfalës Rrahijm." [Jusuf-53]


44- العزيز El-Azijz – I Gjithëfuqishmi, Ngadhnjimtari, Dominuesi mbi çdo gjë.

Argument është ajeti
"Zotit të qiejve dhe të tokës dhe i gjithë çfarë gjendet ndërmjet tyre. I Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falësi i Madh (ElAzizul Gaf-far)." [Sad: 66]

45 – العالم El-Alim – i Gjithëdituri.

Allahu ka thënë në Kur’an: "Për çdo gjë Ne jemi të Gjithëditur." [El-Enbija: 81]


46 –العليم El-Alijm – i Gjithëdituri.

Allahu ka thënë në Kur’an:
"…Me të vërtetë Ai është (Hakijm, Alijm) i Urti, i Gjithëdituri." [Edh- Dharijat: 30]



47 – العظيم El-Adhijm – Më Madhështori.

Allahu ka thënë në Kur’an: "…Dhe Ai është (El-Alijm, El-Adhijm) më i Larti, më Madhështori." [El-Bekare: 255].



48 – العلي El-Alij’j – Më i Larti.

Argument është ajeti

"…Dhe Ai është (El-Alijm, El-Adhijm) më i Larti, më Madhështori." [El-Bekare: 255].


49 – القادر El Kadir – i Gjithëfuqishmi, i Plotfuqishmi.

Allahu ka thënë në Kur’anë:
"Thuaj Ai është “El-Kadiru” i Fuqishëm të dërgoj ndëshkim mbi ju nga lart ose nën këmbët tuaja…" [En-Aam: 65]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:45 am

50 – القاهر El-Kahir – Ngadhnjimtari, i Papërballueshmi.


Allahu ka thënë në Kur’an: "Dhe Ai është “El-Kahiru”, i Papërballueshmi, më i Larti përmbi robët e Tij dhe Ai është më i Urti Gjithgjykues, i Mirnjohuri me çdo gjë." [En-Am: 18]


51 – القهار El-Kah’har – i Papërballueshmi, Ngadhnjimtari.

Allahu ka thënë në Kur’an per Jusufin:
"O shokët e mi të burgut! A janë më mirë shumë zota të ndryshëm, apo Allahu Një i Vetëm “El-Kah-har” i Papërballueshmi, më i Larti." [Jusuf: 39]



52 – القدير El-Kadijr - i Gjithëfuqishmi, i Plotfuqishmi.

Allahu ka thënë në Kur’an:
"…dhe Ai është “El-Kadijrr” i Plotfuqishëm për të bërë çdo gjë." [El-Mulk: 1]


53 – العفو El-Afu’u – Ai që i fshin mëkatet e robërve të Tij.


Allahu ka thënë në Kur’an: "…Me të vërtetë Allahu është Afuvun, Gafuurr (Ai që i fshin dhe i fal mëkatet)." [Haxh: 60}


54 – الغني El-Ganijj – Ai që nuk ka nevojë për krijesat, por të gjitha krijesat kanë nevoj për të.

Allahu ka thënë në Kur’an: "Dhe Allahu është Ganijun (Ai që nuk ka nevoj për asgjë), Halim i Butë, Durimtar)." [El-Bekare:263]


55- الفتاح El-Fet’tah – Gjithgjykuesi me të drejtën.

Allahu ka thënë në Kur’an: "Dhe Ai është El-Fet’tah, El-Alim." [Sebe’ë: 26]


56– القدوس El-Kud’duus – i Shenjti, i Pastërti nga të gjitha të metat e mangësitë.

Argument është fjala e Allahut në Kur’an: "Allahu është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar. Mbizotëruesi, El- Kudus (i Shenjti), i Gjithpërsosuri pa asnjë të metë." [El-Hashër: 23]


57 – الطيب Et-Taj’jib – i Miri.

Profeti alejhi selam ka thënë: "Me të vërtetë Allahu është Ta’jjib, i Mirë nuk pranon përveçse të mirën." Transmeton Muslimi.


58– القريب El-Karijb – i Afërti ndaj atyre që dëshiron tu afrohet prej krijesave të Tij.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe kur robërit e Mi, të pyesin ty (o Muhamed) për Mua, atëhere (përgjigju atyre): “Vërtetë Unë (Allahu) jam “Karib” Aferti, Unë u përgjigjem duave (lutjeve) të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje.” [El-Bekareh: 186].

Të qenurit e Allahut i lartësuar mbi krijesat dhe afërsia e tij ndaj atyre që dëshiron tu afrohet, janë dy cilësi, të cilat nuk bien në kundërshtim me njëra tjetrën.
Ai është i Larti në afërsinë e Tij dhe i Afërti në lartësin e Tij (për më gjatë, shiko në kapitullin e cilësive, cilësinë e afërsisë dhe të afruarit e Allahut ndaj krijesave që don tu afrohet).


59– المجيب El-Muxhijb – Ai që i përgjigjet lutjeve të robërve të Tij.

Allahu ka thënë në Kur’an: "Me të vërtetë që Zoti im është i Afërti (Karijb), Përgjigjësi (që i përgjigjet thirrjes ndaj tij)." [Hud: 61]


60 - المحسن El-Muhsin – Më Mirëbërësi.

Profeti alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është Muhsin-Bamirës dhe e do bamirësinë (mirëbërjen).” Transmeton Taberani dhe e ka bërë të saktë Shejkh Albani në "Sahihul Xhami" dhe në "Elir’ua".


61 – المقتدر El-Muktedir – i Gjithëfuqishmi.


Allahu ka thënë në Kur’an: "Në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet) pranë (Melik) Sunduesit, (Muktedir) të Gjithfuiqishëm." [El-Kamer: 55]


62 - المليك El-Melijk - Mbisunduesi, Gjithësunduesi.

Argument është ajeti
Allahu ka thënë në Kur’an: "Në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet) pranë (Melik) Sunduesit, (Muktedir) të Gjithfuiqishëm." [El-Kamer: 55]


63-الملك El-Melik – Mbisunduesi.

Allahu ka thënë në Kur’an:
"Allahu është Ai, veç të cilit nuk ka të adhuruar të merituar, Mbisunduesi “El-Melik” …" [El-Hashër: 23]


64 – المتين El-Metijn – Shumë i Fuqishëm, shumë i fortë.


Ka thënë Allahu në Kur’an: "Vërtetë që Allahu është Gjithfurnizues, Zotëruesi i fuqisë, shumë i Fuqishëm“El-Metijn”." [Edh-Dharijat: 58]


65 – القيوم El-Kaj-juum – I Vetëqëndrueshmi, i Cili i mban të gjitha krijesat dhe i bën të qëndrojnë. Ai i Cili rregullon çështjet e krijesave dhe i mbron ato, i ruan dhe kujdeset për to.

Argument është fjala e Allahut në Kur’an: "Allahu është Ai, i Cili nuk ka të adhurar tjetër me të drejtë përveç Tij “El-Haj-jul”, “El-Kaj-juum”…" [El-Bekareh: 255]


66 – اللطيف El-Latijf – Më i Buti, më Dashamirësi, Gjithnjohësi. Ai i Cili e njeh çdo gjë, qoftë e vogël, apo e madhe.

Ka thënë Allahu në Kur’an: "Dhe Ai është “El-Latifu”, “El-Habiru”." [En-Am: 103]


67 – المحيط El-Muhijt – Gjithëpërfshirësi i çdo gjëje me dijen e Tij.

Ka thënë Allahu në Kur’an: "Dhe Allahu mbi çdo gjë është Muhijt." [En-Nisa: 108]


68 – المصور El-Musauir – Ai që i ka dhënë formën çdo gjëje, Formuesi i gjithçkaje.

Ka thënë Allahu në Kur’an: "Ai është Allahu, Gjithkrijuesi, Shpikësi i Pashembullt i çdo gjëje, Formuesi i gjithçkaje “Elmusavir”." [El-hashër: 24]


69 – المبين El-Mubijn – i Qarti.

Ka thënë Allahu në Kur’an:
"Dhe ata do ta kuptojnë se Ai Allahu, është i Vërteti i Qarti “El- Mubin”." En-Nur: 25]


70 – المجيد El-Mexhijd – I Lavdishmi, më Madhështori, më i Larti në lavdi.

Ka thënë Allahu në Kur’an: "Vërtetë Ai është “Hamidun”Zotëruesi të gjitha lavdërimeve, “Mexhidun” i Lavdishmi, më Madhështori në lavdi." [Hud: 73]


71 – الكبير El-Kebijr – Më i Madhi.

Ka thënë Allahu në Kur’an:
"…dhe se vërtet Allahu Ai është më i Larti, më i Madhi." [Lukman: 30]



72 –المتكبر El-Mutekeb’bir – Më i Larti Suprem, i Pastërti nga çdo e keqe, mangësi dhe çdo gjë që nuk i përshtatet Madhërisë së Tij. I Vetmi në cilësitë e madhërishme.

Ky emër në gjuhën arabe, rrjeth nga fjala “El-kibër”, domethënia origjinale e së cilës është mospranimi dhe mosnënshtrimi. Kjo cilësi, (El-kibër) kur i dedikohet Allahut është lavdërim, kurse kur i dedikohet krijesave është sharje dhe poshtërim. Argument për këtë emër të Allahut është ajeti i parafundit i sures Hashër:
"… Ai është El-Xheb’bar, El-Mutekeb’ bir …" [El-Hashër: 23]


73 – المتعالي El-Muteali – Më i Larti.

Allahu në Kur’an ka thënë: "I Gjithdituri për çdo gjë, të padukshme dhe të dukshme, më Madhështori, më i Larti (El-Muteali)." [Er-Rad: 9]

Ka thënë Sheukanëi ky emër do të thotë: “Është i lartësuar nga çdo gjë që thonë mushrikët dhe i Lartë mbi të gjitha krijesat me madhështinë e Tij dhe fuqinë e Tij.”.



74 – القوي El-Kauij – Më i Forti, Fuqiploti.

Ka thënë Allahu në Kur’an: “Me të vërtetë Allahu është Kauijjun, Azijzun.” [El-Muxhadele: 21]


75– المقيت El-Mukijt. -I Plotfuqishmi, Ruajtësi, Gjithdëshmuesi. Ai që i jep çdo njeriu ushqimin e tij (Kuptimi i fundit është përmendur nga El-Ferra).

Argument është fjala e Allahut në suren En-Nisa’: "Dhe Allahu është mbi çdo gjë “Mukijt” (i Plotfuqishëm, Gjithdëshmues, Ruajtës)."



76– المهيمن El-Muhejmin – Gjithëvëzhguesi i çdo gjëje.

a- Gjithëdëshmuesi i çdo gjëje.
b- I Ngadhënjyeshmi, i Larti.
c-
Ka thënë Allahu në Kur’an, në ajetin e parafundit të sures El-Hashër:
"…El-Muëminu-Muhejminu …" [El-Hashër: 23]


77– المنان El-Men’nan – Dhuruesi i madh, Ai i Cili jep pa kërkuar shpërblim.

Argument është hadithi i Enes ibën Malikut i cili thotë: "Isha i ulur me Profetin në xhami, ndërkohë që një burrë ishte duke u falur. Ai burri tha: “O Allah unë të lutem Ty sepse Ty të takon lavdërimi. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje, (المنان–El-Menan) Dhuruesi i Madh, Krijuesi i qiejve dhe i tokës. O Ti që je gjithë madhështi dhe gjithë lavdi. O i Gjalli, o i Përjetshmi.” Atëhere Profeti alejhi selam tha: “E luti Allahun me emrin e Tij më të madh me të cilin kur robi i lutet me të Allahut, Allahu i përgjigjet dhe kur i kërkon me të Allahu i jep.”. Transmeton En-Nesaiu, Ebu Davudi etj.. Albani në “Sahih Sunnen Ebi Davudi thotë që hadithi është i saktë.


78 – المؤمن El-Mu’min.

a – Ai, i cili verteton besnikërinë e Profetëve të Tij, me mrekullitë që ua jep. Ai, i cili mban premtimin ndaj robërve të Tij.
b – Ai, i cili i siguron nga frika robërit e Tij besimtarë, në Ditën e Gjykimit.

Thotë Allahu në Kur’an në ajetin e fundit të sures El-Hashr: "…Es-Selamu, El-Muëminu…" [El-Hashr: 23]


79– المولى El-Meula – Përkrahësi, Mbrojtësi, Ai, të Cilit i mbështetemi.

Allahu thotë në Kur’an: "Atëherë dijeni se Allahu është “Meula” (Mbrojtësi, Përkrahësi) për ju, sa Mevla i Shkëlqyer dhe sa ndihmues i shkëlqyer është Ai." [El-Enfal: 40]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:46 am

80 – النصير En-Nesijr – Ndihmuesi.

Argument është ajeti .

"Atëherë dijeni se Allahu është “Meula” (Mbrojtësi, Përkrahësi) për ju, sa Mevla i Shkëlqyer dhe sa ndihmues i shkëlqyer është Ai." [El-Enfal: 40]


81 – الهادي El-Hadi – Udhëzuesi, në dorën e të Cilit është udhëzimi.

Ka thënë Allahu në Kur’an: "…mëse i Mjaftueshëm, është Zoti yt, si Udhëzues dhe Gjithndihmues." [El-Furkanë:31]


82 – الواحد El-Uahid – Një i Vetëm (i pa shok).

Ka treguar Allahu në Kur’an fjalët e Jusufit në burg: “O shokët e mi të burgut! A janë më mirë shumë zota të ndryshëm, apo Allahu “El-uahidu”Një i Vetmi, i papërballueshmi (më i Larti)? " [Jusuf: 39]


83– الوارث El-Uarith – Gjithëtrashëguesi, Ai i Cili trashëgon tokën dhe çdo gjë që ndodhet në të, pasi t’i shkatërroj krijesat e tij sepse Allahu është i Përhershmi, i Përjetshmi.


Allahu ka thënë në Kur’an: "Ne jemi Ata që ngjallim dhe sjellim vdekjen dhe Ne jemi Gjithtrashëguesit." [El-Hixhër:23]



84– الواسع El-Uasi’

1- I Gjithëmjaftueshmi për të plotësuar nevojat e krijesave të Tij.
2- Ai që ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij,

siç ka thënë Allahu në Kur’an: "Ai e ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij."

3- Ka thënë Sheukanëi ky emër tregon për mëshirën gjithpërfshirëse të Allahut, i Cili nuk i ka ngarkuar me atë të cilën nuk e veprojnë dot, dhe i ka bërë të gjitha ritet e fesë të lehta.
4- Ka thënë El-Furadu: "Ai është Bujari, Dhuruesi më i Madh i Cili ka përfshirë çdo gjë me dhuntinë e Tij.” Ka thënë Allahu në Kur’an:
"Vërtetë Allahu është Uasiun, Alijm." [El-Bekare:115]



85– الوكيل El-Uekijl.


a – Ai të Cilit i mbështetemi, për të rregulluar të gjitha çështjet tona.
Ka thënë imam Sheukanëi:"El-Uekijl është Ai, të Cilit i dorëzojmë punët (çështjet) tona.
b – I Gjithmjaftueshmi, i Cili kujdeset për ne.
Ka thënë Allahu në Kur’an: "…dhe thanë: “Allahu na mjafton ne dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve”.". [Ali Imran: 173]



86 – الولي El-Uelij’j – Ai, i Cili i rregullon çështjet në atë mënyrë, që t’i bëjnë dobi robit në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu ka thënë në Kur’an: "Dhe Ai është El-Uelij, El-Hamijd." [Esh-Shuara: 28]



87 – الوتر El-Uiter – i Vetmi, (Teku).

Profeti alejhi selam ka thënë: "Me të vërtet Allahu është Vitër-Tek (i Vetëm) dhe e do tekun." Bukhari,
Ibnu haxheri ka thëhë : Kuptimi i këtij emri është ;që Allahu është një pa shok, pa shembull. Ai është i vetmuar, i ndarë dhe i shkëputur me qënien dhe cilësitë e Tij nga krijesat e Tij. Pra Allahu është një, tek,ndërsa të gjitha krijesat e Tij janë çift. Allahu ka thënë: Dhe nga çdo krijesë ne kemi krijuar dy palë.[Dharijat;49]. Fjala e tij në hadithë e do tekun do të thotë:Allahu e do Tekun në çdo gjë, edhe sikur gjërat tek të bëhen shumë. Prandaj ka urdhëruar që shumë punë të përfundojnë “tek” si p. sh.:Pesë namazet, vitri i natës, numri i herëve të pastrimit, qefinosja e të vdekurit. Teku gjendet në shumë krijesa si ;qiejtë dhe toka e tjerë. [Marrë nga Elfeth]



88 – الوهاب El-Uehab – Dhuruesi më i madh.


Ka thënë Allahu në Kur’an: "Me të vërtetë Ti je (Uehab), Dhuruesi më i Madh." [Ali Imran: 8]


89-90 – الأول El-Eu’uelu dhe الآخر El-Akhiru.

El-Eu’uelu– I Pari, i Cili nuk ka fillim dhe para të Cilit nuk ka pasur asgjë.
El-Akhiru – I Fundit, i Cili është i Pambarim dhe pas të cilit nuk ka asgjë.


Këto dy emra tregojnë, se Allahu është i Pafillim dhe i Pambarim. I Përhershmi, i Përjetshmi. Tregojnë, që Allahu e ka përfshirë kohën.



91-92 –الظاهر Edh-Dhahir dhe الباطن El-Batin.

Edh-Dhahiru – Më i Larti, mbi të Cilin nuk ka asgjë. Ngadhënjyesi.
El-Batin – Më i Afërti (nuk ka gjë më të afërt pranë gjërave se Ai me dijen e Tij. Nuk ka asnjë pengesë ndërmjet Tij dhe krijesave të Tij. Ai e di çdo gjë që fshehet, apo ndodh brenda gjërave).

Këto dy emra tregojnë, se Allahu i ka përfshirë krijesat e Tij. Ai është lart krijesave me qënien e tij dhe më afër tyre se çdo gjë, me dijen e Tij.
Ka thënë Allahu në Kur’an: "Ai është më i Pari (ska asgjë para Tij, Ai është i Pafillim), edhe më i Fundit (ska asgjë pasTIj, Ai është i Pambarim), edhe më i Larti (ska asgjë mbi Të), edhe më i Afërti (nuk ka gjë më të afërt pranë gjërave se Ai me dijen e Tij, nuk ka asnjë pengesë ndërmjet Tij dhe krijesave të Tij). Dhe Ai është i Gjithëdituri për çdo gjë." [El-Hadid: 3]

Komenti i këtyre katër emrave, ka ardhur në një hadith nga Ebu Hurejra se: "Fatimja ka ardhur tek Profetit alejhi selam, për të kërkuar shërbëtor. Profeti alejhi selam i tha thuaj: O Allah Krijuesi i shtatë qiejve dhe tokës. Zotëruesi i Arshit madhështor. Zotëruesi ynë dhe Zotëruesi i çdo gjëje. Ai që bën çarjen e farës dhe të bërthamës. Zbritësi i Teuratit, Inxhilit dhe Furkanëit. Kërkoj mbrojtje tek Ti prej të keqes së çdo gjëje, balli i së cilës është në dorën Tënde (prej sherrit të të gjitha krijesave). O Allah Ti je i Pari (I Pafillim) që s’ka pasur para Teje asgjë. Ti je i Fundit (i Pambarim) që s’ka asgjë pas Teje, Ti je i Larti që s’ka mbi Ty asgjë. Ti je më i Afërti, nuk ka gjë më të afërt pranë gjërave se Ti. Laji borxhet tona dhe na pasuro që mos jemi të varfër ( nevojtar). Transmeton Muslimi.
Në këtë hadithë profeti i ka sqaruar katër emrat, me një koment të shkurtër dhe të qartë. Këta emra tregojnë se Allahu ka përfshirë çdo gjë.
Dy emrat El-Eu’uel dhe El-Akhir tregojnë se ka përfshirë kohën, kurse dy emrat Edh-Dhahir dhe El-Batin tregojnë se Allahu, ka përfshirë të gjitha vendet me dijen e tij. Ibnul Kajjim ka thënë: “Këto katër emra janë të kundërt (të anasjellta). Dy të parët tregojnë, se ai është i Pafillim dhe Pambarim.

Dy të tjerët tregojnë, se ai është lart, mbi të gjitha krijesat e Tij dhe më i afërti ndaj tyre me dijen e Tij. Allahu është i Pafillim. Ekzistenca e Tij u paraprinë të gjitha egzistencave. Ai është i Pambarim. Pafundësia e Tij do të thotë, që Ai është i qëndrueshëm përjetësisht, pas çdo gjëje.
Emri i Tij Edh-Dhahir tregon, se ai është lart mbi të gjitha krijesat dhe emri i Tij El-Batin tregon, se Ai e ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij. Ai me dijen e Tij, është më afër gjërave se sa vetë ata ndaj vetvetes. Kjo afërsi nënkupton përfshirjen e përgjithshme.



93-94– القابض El-Kabid dhe الباسط El-Basit.

El-Kabit, është Ai i Cili ia ngushton rrizkun krijesave, kuj të dëshirojë dhe si të dëshirojë.
El-Basit, është Ai i Cili ia shton rrizkun krijesave, kuj të dëshirojë dhe si të dëshirojë.


Ka thënë Profeti alehji selam: “Me të vërtetë Allahu është El-Khalik, El-Kabid, El-Basit, Errazik, El-Musijr.” Transmeton Ebu Daudi dhe Termidhiu, hadithi është i saktë.


95– 96 – المقدم El-Mukad’dim dhe المؤخر El-Muekhir.

Këta dy emra tregojnë se:
a- Allahu afron kë të dëshirojë për ta mëshiruar dhe për ta udhëzuar, e nuk mëshiron dhe udhëzon kë të dëshirojë. Këtë e ka përmendur imam Neveviu.
b- Allahu ngre atë që deshiron në gradën e njerëzve të mirë e të parë dhe ul atë që dëshiron nga grada e tyre.
Argument është hadithi që transmeton Ebu Musa Elesh’ari se Profeti alejhi selam bënte lutje me këtë dua: "O Allah më fal mua gjynahun tim, paditurinë time, teprimin tim në punët e mia dhe më fal atë për të cilan je më i Ditur sesa unë rreth saj.. O Allah më fal mua atë që e kam bërë serjozisht dhe atë që e kam bërë joserjozisht, atë që e kam bërë gabimisht dhe atë që e kam bërë me dashje e të gjitha këto gjenden tek unë. O Allah më fal mua mëkatet e kaluara dhe mëkatet e vonuara, ata që i kam fshehur dhe ata që i kam publikuar dhe ata që ti i di më mirë se unë. Ti je El-Mukadim dhe Ti je El-Muah-hir dhe Ti je Fuqishëm mbi çdo gjë." Transmeton Buhari dhe Muslimi, ky version është i Muslimit.


97 – السيد Es-Sej’jid,- Zotëruesi.

Transmeton Abdullah ibnu Shekhijrr i cili thotë: "Shkova së bashku me delegacionin e Beni Amirit, për tek i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe i thamë: ti je zotëriu ynë (sej-jidi ynë). Ai tha: Zotëriu ynë (sej-jidi ynë) është Allahu i Lartësuar. " Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Albani e ka saktësuar hadithin në “Sahihul Xhamië”.


98 – الديان Ed-Dej’jan – Ai, që i shpërblen krijesat e Tij, për punët e tyre.


Ka thënë Profeti alejhi selam: "Do të tubohen njerëzit në ditën e gjykimit të zhveshur, të pa bërë sunnet, pa asgjë pastaj Allahu u thërret me një zë, që e dëgjon ai që është larg, sikurqë e dëgjon ai që është afër: “Unë jam “El-Melik” (Sunduesi), Unë jam Ed-Dej-jan"
Transmeton Ahmedi dhe Albani ka thënë se ky hadith është i saktë.


99 – الودود El-Ueduud – Dashamirësi më i Madh.


Allahu ka thënë në Kur’an:
"Dhe Ai është “El-Gafurru” (Falësi i Madh), “El-Veduud” Gjithëdashuri për robët e Tij." [El-Buruxh: 14]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:47 am

Dijetarët i kanë ndarë emrat e Allahut në disa grupe përsa i përket kuptimeve dhe cilësive që i përmbajnë:

I pari: Emri i përveçëm i cili është “All-llah”.

Me të drejtë dijetarët këtë emër e kanë vendosur në një grup më vete ndërmjet emrave të Allahut sepse ai i përmban kuptimet e të gjithë emrave të bukur të Allahut, prandaj të gjithë emrat i atribuohen këtij emri siç ka thënë Allahu:

“ Allahu është Ai vec të cilit nuk ka të adhuruar tjetyër me të drejtë vetëm ai, i Gjithedituri i gajbit dhe të të shfaqures.Ai është i Gjithemsshirshmi, mëshireploti.”

“ Allahu është ai veç të cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm ai, Mbizoteriuesi, i Shenjti, i Gjithpersosuri pa asnjë të metë, Gjithedhuruesi i sigurisë, Gjithevëzhguesi mbi krijesat e Tij i Gjithefuqishmi, Urdheruesii i papaeballueshëm, më i larti Suprem.Lavdi i qoftë Atij! i lartë është Ai nga gjjithë cfarë i mveshin dhe i bashkojnë Atij!”

” Ai është Allahu Gjithekrijuesi, Shpikësi i pashëmbullt i çdo gjëje, formësuesi i gjithckaje. të Atij janë emrat më të bukur e më të lartë.Gjithëçfarë është në qiell dhe në tokë e lavderon Atë.Dhe Ai është i Gjithefuqishmi, më i urti Gjithegjykues.”” [El-Hashër: 22-24]:

I dyti: Emrat që tregojnë për cilësitë “dhatije” si për shembull: Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi etj.

I treti: Emrat që tregojnë për cilësitë “fiëlijeh” si për shembull: El-Khalik (Gjithëkrijuesi), Err-Rrazik (Gjithëfurnizuesi) etj.

I katërti: Emrat që tregojnë për dëlirjen dhe lartësimin e Allahut të cilat përmbajnë mohimin e mangësive dhe të cilësive që nuk i përshtaten Allahut. Si shembull për këta emra kemi emrin El-Kud-dus, Es-Selam etj.

Ibnul Kajim ka shtuar edhe dy grupe të tjera:

I pari: Emrat që tregojnë për shumë cilësi dhe për shumë kuptime të larta si p.sh: “Es-Samed”.
I dyti: Emrat që janë përmendur së bashku tregojnë për një cilësi që nuk tregon për të çdo emër prej tyre më vete si p.sh: “El-Azizul Hakim”.



Emri më i madh i Allahut.

Dijetarët, përsa i përket përcaktimit të emrit më të madh të Allahut, kanë dhënë disa mendime, por më të pranueshmet janë dy.

1- الله Allah
2- الحي القيوم El-Haj El-Kaj-juum.

Mendimin e dytë, e ka zgjedhur dijetari ibnul Kajim El-xhevzije dhe disa dijetarë të tjerë.
Kanë ardhur disa hadithe, të cilat bëjnë fjalë për emrin më të madh, me të cilin n,q,s robi i kërkon Allahut, Ai jep e nëse e lut Ai i përgjigjet. Ata janë siç vijon:

1- Transmeton Burejdetu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se: "I Dërguari i Allahut alejhi selam dëgjoi një burrë duke thënë:“O Allah unë të lutem Ty, dhe dëshmoj se vërtetë Ti je Allahu, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, Një i Vetëm, Es-Samed (Ai që i drejtohen krijesat për të gjitha nevojat e tyre dhe Ai nuk ka nevoj për asgjë, Absoluti me të gjitha cilësitë e përsosura në shkallën më të lartë), i Cili as nuk lind dhe as nuk është i lindur dhe s’ka asgjë të barabartë, ose të krahasueshme me Ty.”

Atëherë Profeti alejhi selam tha: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Ai, i ka kërkuar Allahut, me emrin e Tij më të Madh, me të Cilin kur njeriu i lutet Allahut, Ai i përgjigjet lutjes së tij dhe kur i kërkon me të Allahu i jep atë që e kërkon. " Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe El-Hakimiu ka thënë hadithi është i saktë sipas kushtit të Buharit dhe Muslimit. Albani ka thënë hadithi është i saktë.

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: 1- "Isha një ditë me Profetin alejhi selam në xhami, ndërkohë që një njeri ishte duke u falur dhe filloi ta luste Allahun duke thënë: "O Zoti im, unë të lus ty, sepse Ty të takon falenderimi, lavdia, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, Dhuruesi i madh (ElMen-nanu) krijuesi i qiejve dhe i tokës. O Ti që je gjithë madhështi dhe lavdi, o i Gjalli i Përjetshmi.” Profeti atëhere tha: I është lutur Allahut me emrin e Tij më të madh, të cilin kur robi i lutet me të Allahut Ai i përgjigjet dhe kur i kërkon me Të Ai i jep atë që e kërkon." Transmeton En-Nesaiu, Ebu Davudi, Ahmedi dhe El-Hakimiu e ka saktësuar. Dhehebiu e ka aprovuar gjykimin e Hakimit dhe Albani gjithashtu e ka konfirmuar gjykimin e tyre.

2- Hadithi i Ebij Umame, i cili ka thënë se Profeti alejhi selam ka thënë:
“Emri më i madh i Allahut është në tre sure të Kur’anit: El-Bekare, Ali Imran dhe Taha.” Transmeton Ibnu Maxheh dhe ka thënë Albani hadithi është i saktë. Ka thënë njëri prej transmetuesve të hadithit:

"E kërkova emrin më të madh në këto tre sure dhe vërejta,që ai është “El-Haj, El-Kajuum”."

2- Transmeton Esma Bint Jezijd, se Profeti alejhi selam ka thënë: "Në këto dy ajete, është emri më i madh i Allahut dhe lexoi ajetin 163 të sures Al-Imran; “Dhe Allahu (i Adhuruari) juaj është një i Adhuruar i Vetëm. Nuk ka të Adhuruar tjetër të merituar përveç Atij, I Gjithmëshirshmi, Mëshirploti.” si dhe fillimin e sures Ali imran; “Elif lam mim. Allahu është ai, i cili nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përvec Tij, I Gjalli, Përjetëshmi, I Pafillim dhe I Pambarim. Mbajtësi dhe mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston ".

Duke vërejtur dhe duke bërë krahasimin ndërmjet haditheve të kaluara. Bëhet e qartë që emri “Allah” është përmendur në të gjithë hadithet, ndërsa emri “El-Haju El-Kajuum” është përmendur vetëm në disa prej tyre. Prandaj më e afërta është, që të thuhet se emri më i madh i Allahut është “Allah” e përsa i përket hadithit të Ebi Umames, përcaktimi i emrave në të është thënie dhe ixhtihad (mendim) i transmetuesit.
Imam Tahaviu ka thënë:
"Ka mundësi, që emri më i madh i Allahut në suren Ta Ha, mos të jetë në ajetin që e ka përcaktuar transmetuesi, por mund të jetë në fjalën e Allahut: "Dhe nëse ti (o Muhamed alejhi selam) e thua me zë duanë, nuk ka dyshim që Ai e di të pashfaqurën dhe atë ç’është akoma më e fshehtë në thellësi. Allahu! La ilahe ila Huve (nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me të drejtë përveçAtij)…" [Ta-Ha: 7-8]

Si rrjedhojë emri Allah që është përmendur në fjalën e Tij Ta-Ha "Allahu la ilah il-la huve". Po ashtu, është përmendur edhe në suren El-Bekare dhe Al-Imran "Allahu la ilah il-la huve", prandaj emri më i madh gjendet në to.
Nga kjo kuptojmë, se transmetuesi i hadithit, është përpjekur që të caktojë, emrin më të madh, por ka gabuar, sepse kemi hadithe të tjera në të cilat është theksuar se gjendet në to emri më i madh i Allahut dhe nuk gjëndet në to emri El-Haj-j El-Kajuvm. Ndërsa emri Allah, është përmendur në të gjtha hadithet.
Është transmetuar nga disa selefë, se emri më madh i Allahut është “Allah”. Prej këtyre dijetarëve përmendim: Eshaëbi dhe Xhabir ibni Zejd.

Sqarim: Këta hadithe nuk tregojnë, se pranohet lutja e çdo robi që lutet me emrin më të madh, sepse që robit ti pranohet lutja duhet të plotësojë kushtet e pranimit të lutjes, si p.sh. sinqeriteti dhe mosngrënja e haramit, dhe të eleminojë (evitojë) pengesat e pranimit të lutjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:47 am

Disa dobi në lidhje me emrat e Allahut:

a- Përfundimi i ajeteve Kur’anore me emrat e Allahut Teala ka një domethënie të madhe. Për të kuptuar, se cila është domethënia, çfarë urtësie dhe kush është lidhja ndërmjet emrave, me të cilët ka përfunduar ajeti dhe kuptimit të ajetit, duhet t’i kthehemi librave të tefsirit.

b-Kuptimi i domethënieve të emrave të Allahut, futet tek " الاحصى-el-ihsa" siç thamë. Prandaj është shumë e rëndësishme, që të jemi të interesuar, për të njohur domethëniet e emrave të Allahut Teala dhe për të njohur veprimet që rrjedhin nga emrat e Allahut si dhe influencën e ndikimin e tyre. Ti ndjejmë ata vazhdimisht në zemrat tona dhe ti bëjmë ata të pranishëm në vetvetet tona.

Ka thënë Eliz bin Abduselam رحمه الله: "Njohja dhe kuptimi i emrave të Allahut, është mënyra me anë të së cilës bëhen lidhjet me Allahun Teala, duke kuptuar mirë frytet që rrjedhin nga këto emra. Si p.sh.; mbështetja, shpresa, frika, dashuria etj.
c- Nuk plotësohet besimi i robit në emrat e Allahut dhe nuk u bën “ihsa” (احصاء) atyre plotësisht derisa këto emra të ndikojnë në adhurimin që e bën njeriu me zemër dhe me gjymtyrët e tij.

Sh.-1: Përderisa dimë që Allahu, është i Vetëm në krijim dhe furnizim, në sjelljen e dobisë dhe largimin e dëmeve, duhet t’i mbështetemi vetëm Atij dhe të kërkojmë vetëm prej Tij.

Sh.-2: Përderisa robi e di, që Allahu është Shikuesi, Dëgjuesi, I Gjithdituri, atëherë duhet t'i frikësohet atij, në të gjitha veprat, thëniet, mendimet dhe gjendjet. Kur është vetëm dhe kur është në publik, kur është në vendin e tij dhe kur është jasht vendit të tij, në udhëtim, kur është duke bërë ibadet apo ndonjë vepër a punë të kësaj dynjaje. Pra në të gjitha punët, të ndjejë se Allahu e shikon, e dëgjon dhe e di, çka po punon.

g- Ndryshimet ndërmjet emrit të Al-llahut dhe cilësisë së tij:
I pari; Emrat e Allahut, tregojnë për qënien dhe për cilësitë e Tij të përkryera, të cilat përmbahen në këta emra. Kurse cilësitë e Allahut, tregojnë vetëm për domethënien që është veti (atribut) i Allahut Teala.

Pra Emri tregon për dy gjëra.

1-për qënien e Allahut.
2- për cilësinë që përmban.

Kurse cilësitë tregojnë vetëm për një gjë dhe ajo është, se këto cilësi janë veti (atribute) të Allahut. Si psh. dëgjimi, shikimi, urtësia.

I dyti; Nga çdo Emër rrjedh Cilësi dhe jo nga çdo Cilësi rrjedh Emër.
P sh. zbritja, ardhja e Allahut janë dy cilësi nga të cilat nuk rrjedh Emër.

I treti: Emrave të Allahut u lutesh dhe kërkon prej tyre kurse cilësive nuk lejohet në asnjë mynyrë që t’i lutesh apo të kërkosh prej tyre. Nuk lejohet p.sh. të thuhet: “O fuqia Allahut, o dëgjimi i Allahut më fal.” Ndërsa: “O Gafurr (Mëkatfalës)” lejohet të thuhet.
Ibnu Tejmija në librin e tij “Err-rred’du alel bekrij’j” ka thënë, se kjo është kufër (d.m.th: Të kërkosh prej cilësive).
Vërejtje: Të kërkosh prej cilësive nuk lejohet por duhet të kemi parasyshë gjërat që vijojnë:
1- Lejohet “El-istigathetu الاستغاثة” (këkimi i ndihmës dhe i shpëtimit) me anë të cilësisë si p.sh. duaja e Profetit alejhi selam: "O Haj-ju, o Kaj-jum me mëshirën tënde kërkoj ndihmë dhe shpëtim! Rregulloje të gjithë gjendjen time dhe mos më ler mua për veten time, as sa një vezullim i syrit (sa një hapje e mbyllje e syrit)."

Gjithashtu lejohet, kërkimi i mbrojtjes “El-istiadhetu الاستعاذة me anë të cilësisë. Si p.sh. duaja e Profetit alejhi selam: "Mbrohem me kënaqësinë tënde, nga hidhërimi Yt."

2- Lejohet “teues’sul-i” (përafrimi, t’i drejtohesh Allahut në dua) me anë të cilësisë. Si p.sh. hadithi i Profetit alejhi selam: "O Allah me dijen Tënde rreth të Fshehtës dhe me fuqinë Tënde mbi krijesat, më ler të jetoj, përderisa jeta të jetë më e mirë për mua dhe ma merr jetën, nëqoftëse vdekja është më e mirë për mua." Transmeton En-Nesaiu dhe të tjerë.

3- Lejohet betimi në cilësinë e Allahut.

4- Lejohet ti lutesh Allahut, me anë të cilësive të Tij të veçanta, me të cilat nuk mund të cilësohet ndonjë tjetër përveç Tij. Si p.sh. duaja e Profetit alejhi selam: "O Allah, o Ti që ke zbritur librin, ke lëvizur retë dhe bën të humbasin grupet (e armiqve), mundi ata (bëri të mundur në luftë) dhe na ndihmo ne kundra tyre." Transmeton Buhari.

I katërti; Nuk lejohet që ti dedikohet, veprimi - cilësisë së Allahut. Si p.sh: “Ka dëshiruar fuqia e Allahut që të bëhej kështu.” Ndëkohë që, dedikimi i veprimit - Emrit të Allahut lejohet. Si p.sh.: “Ka dashur i Fuqishmi që të bëhej kështu.”.

e- Ka ndryshim ndërmjet emrave të Allahut dhe lajmërimit rreth Tij. Ndër më të rëndësishmit janë këta që vijojnë:

I pari; Emrat dhe cilësitë janë "teukifije", kurse lajmërimi rreth Tij është më i gjërë dhe nuk është kusht që të jetë tevkifije. Nuk lejohet në fakt që të emërtohet Allahu dhe të cilësohet, përveçse me atë që ka ardhur në Kur’an dhe në Sunnet, ndërsa lajmërimi rreth Allahut është më i gjerë.

P.sh.: Në qoftë se, ndonjëri do të mohojë ekzistencën e Allahut (që Ai është موجود), atij do t’i përgjigjemi se Allahu është “meuxhud موجود ekzistent”, megjithëse kjo fjalë, nuk është përmendur në Kur’an dhe në Sunnet. Pra ky është një shembull, i lajmërimit rreth Allahut, me një fjalë që nuk ka ardhur në Kur’an dhe në Sunnet.

Shembull tjetër: Në qoftëse ndonjëri do të thotë se Allahu nuk është qënie i themi se Allahu është qënie(ذات).

Ibnul Kaj’jim ka thënë: “Emrat dhe cilësitë, që ia dedikojmë Allahut janë teukifije ndërsa fjalët dhe shprehjet që i përdorim për lajmërim rreth Allahut nuk është e detyrueshme që të jenë teukifije. Si p.sh. “القديم El-Kadijm – i Pafillimtë”, “الموجود El-Meuxhud Ekzistent”.

I dyti: Allahut i lutesh me emrat e Tij dhe bën dua me ta, kurse nuk lejohet, që të bësh lutje dhe të kërkosh prej shprehjeve të përdorura për lajmërim rreth Allahut.

Psh. Lejohet të thuash o i Gjallë, i Përjetshëm, por nuk lejohet të thuash o Qënie, o Ekzistues, sepse këto, janë shprehje që përfshijnë çdo ekzistencë.


I treti: Emrat e Allahut të gjithë janë të bukur dhe me domethënie të plotë. Përkryeshmëria dhe bukuria e tyre është absolute, kurse lajmërimi rreth Allahut, pa dyshim që nuk bëhet me fjalë që kanë domethënie të keqe, por mund të bëhet me fjalë dhe shprehje për të cilat mund të gjykohet se domethënie nuk e kanë të përkryer.

Ka thënë Shejkhu islam ibnu Tejmija: "Lajmërimi rreth Allahut nuk bëhet me fjalë që kanë domethënie të keqe, por bëhet me fjalë që kanë domethënie (kuptim) të plotë e të përkryer dhe me fjalë që domethënien nuk e kanë të keqe edhe pse nuk gjykohet që e kanë të përkryer, si psh:
Qënie, Ekzistues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:48 am

1. Baza e Cilësive të Allahut
2. Cilësitë e Allahut






Bazat e cilësive të Allahut.

Baza e parë: Të gjitha cilësitë e Allahut janë të përkryera, të plota, nuk ka në to asnjë mangësie e të mete, si p.sh:الحياة “Jeta”, العلم“Dija”, القدرة“Fuqia”, السمع“Dëgjimi”, الرحمة“Mëshira”, العزة“Krenaria”, الحكمة“Urtësia”, العلو“Lartësia” etj.

Për këtë bazë tregojnë tre lloj argumentesh:

1. Lloji i parë: Argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit:

Ka thënë Allahu në Kur’an: “ Për ata që nuk besojnë në botën e përtejme është përcaktuar shembulli i më të keqës, ndërsa për Allahun është “El-Methelul a’la "المثل الأعلى më i larti shembull dhe më i larti përshkrim dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” (En Nahl 60)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ai fillon krijimin, pastaj do ta përsërisë atë (pasi të jetë zhdukur) dhe kjo është shumë e lehtë për Të. Atij i takon El Methelul A’la المثل الأعلى (përshkrimi më i lartë) në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi më i Urti Gjithëgjykues” (Err-Rrumë 27).

El Halil në komentin e këtij ajeti ka thënë: Allahu është i njohur me cilësimin, përshkrimin më të lartë në qiej dhe në tokë.Ibnu Uthejmini ka thënë: المثل الأعلى"El Methelul Eala, është : përshkrimi më i lartë.

2. Lloji i dytë: Argumenti llogjik

Ai është siç vijon:
Çdo ekzistencë patjetër ka cilësi. Kjo cilësi që e ka, ose do të jetë e përkryer dhe e plotë ose në të kundërt do të jetë e mangët. E dyta është absurde, e pamundur (e paarsyeshme llogjikisht) përsa i përket Allahut, sepse Ai është i Plotë, i Përkryer, i Vetmi që meriton të adhurohet, prandaj Allahu e ka hedhur poshtë adhurimin e idhujve në Kur’an me faktin që ata janë të mangët, të paaftë dhe me të meta. Allahu ka thënë: “Kush është më i humbur se sa ai i cili lut në vend të Allahut të atillë që nuk do ti përgjigjen atij deri në Ditën e Ringjalljes dhe të cilët madje janë krejt të pavetëdishëm për lutjet që u bëhen atyre.” (El Ahkafë 5).

Gjithashtu Allahu ka thënë: “ Ata (idhuj të adhuruar të tjerë çfarëdo e kushdo qoftë veç Allahut Një e të Vetëm) të cilët ata (mushrikët) i adhurojnë e i lusin në vend të Allahut, nuk kanë krijuar ndonjë gjë; madje ata vetë janë të krijuar. (Ata – idhujt dhe të adhuruarit e tjerë janë) të vdekur, pa jetë dhe as nuk e dinë se kur do te ngrihen.” (En Nahl 20-21).

Gjithashtu Allahu na ka treguar për Ibrahimin se Ai i sillte argumente babait të tij duke i thënë: “O babai im! Pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe nuk të sjell dobi për asgjë?” (Merjem 42)

Ndërsa për popullin e tij Allahu ka përmendur se Ibrahimi u ka thënë: “(Ibrahimi) u tha: “A adhuroni atëherë ju përveç Allahut gjëra që, as nuk ju sjellin juve ndonjë të mirë dhe as nuk ju dëmtojnë? Turp për ju dhe përmbi ata që ju adhuroni në vend të Allahut! A nuk keni mend, pra ?” (El Enbija 66-67)

Në të gjitha ajetet e lartëpërmendura vërejmë, se Allahu xh.sh e ka hedhur poshtë adhurimin e idhujve me faktin se ata janë të mangët, të paaftë, me të meta si p.sh: Nuk dëgjojnë, nuk shikojnë, nuk përgjigjen, nuk sjellin dobi, nuk bëjnë dëm etj. Atëherë kjo tregon se Ai që meriton adhurimin patjetër është i Plotë, i Përkryer, larg çdo të mete. Pastaj ne kemi vërtetuar me anë të shqisave dhe vështrimit se krijesat kanë cilësi të përkryera si p.sh: “Shikimi”, “Dëgjimi” etj, padyshim që këto cilësi të përkryera ua ka dhënë Allahu. Përderisa këto cilësi të përkryera ua ka dhënë Allahu, kjo tregon se Ai është më me meritë për të qënë i cilësuar me to, sepse dhënësi i një cilësie të përkryer është më me meritë dhe më i denjë të jetë i përshkruar me të.
Një bazë tjetër logjike për të cilën kanë rënë dakort të gjithë të mençurit thotë: Ai që nuk posedon diçka nuk mund t’ua japë atë të tjerëve. "فاقد الشيء لا يعطيه". Kjo tregon se nqs Allahu nuk do të ishte i Përkryer në cilësitë e Tij, Ai nuk mund t’u jepte krijesave cilësi të përkryera.

3. Lloji i tretë. “El Fitra” ( Natyrshmëria, instikti)

Njerëzit me natyrën e drejtë në të cilën janë krijuar, e duan Allahun, e Madhërojnë dhe e adhurojnë. A mundet që të duash, të madhërosh dhe të adhurosh përveçëse atë për të Cilin e din se është i atribuar me cilësi të përkryera, të përsosura, të cilat i përshtaten të Qenurit të Tij Krijuesi, Sunduesi, Gjithërregulluesi i çështjeve dhe i Adhuruari i Vetëm me të drejtë.
Në qoftë se cilësia është e mangët, e papërkryer, është e pamundur që ajo të jetë cilësi e Allahut të Lartësua si p.sh. vdekja, padituria, harresa, paftësia, verbëria etj.

Më poshtë po përmendim disa ajete në të cilat Allahu ia mohon vetes së Tij mangësitë dhe të metat. Ka thënë Allahu: “Dhe mbështetu e vëri shpresat (O Muhammed) tek i Përjetshmi i Cili nuk vdes kurrë dhe madhëro Lavdinë e Tij” (El Furkanë 58).

Ka thënë Allahu: “(Musai) i tha: “Dija për ta është me Zotin tim me shkresën e duhur. Zoti im as nuk është i pavetëdishëm dhe Ai as nuk harron.” (Ta Ha 52)

Gjithashtu ka thënë Allahu: “....dhe Allahu nuk është i tillë që Atij t’i shpëtojë ndonjë gjë në qiej ose në tokë....” (El Fatir 44).
“Apo mos mendojnë se Ne nuk i dëgjojmë të fshehtat e tyre dhe këshillimet e tyre të ngushta? Patjetër (që Ne dëgjojmë gjithçka) dhe të Dërguarit Tanë (melekë të caktuar me përgjegjësi për njerëzit që të shënojnë çdo punë të tyre) janë pranë tyre duke shkruar.” (Ez – Zuhruf 80)

Edhe profeti në thëniet e tij i ka mohuar cilësitë e mangëta dhe si shembull kemi tre hadithet që vijojnë:

1. “Vërtetë Dexh-xhali është me një sy dhe Zoti i juaj nuk është me një sy (d.m.th: Zoti ynë ka dy sy). Trs. Buhariu dhe Muslimi.

2. “O njerëz duke bërë dhikër uleni zërin, sepse ju nuk po i luteni ndonjë shurdhi dhe as ndonjë të papraninshmi.” Trs. Buhariu dhe Muslimi.

3. “Allahu nuk fle dhe është e pamundur që Ai të flejë.”

Allahu i ka ndëshkuar ata që i atribuan mangësi siç ka thënë në ajetet e mëposhtme:

1. “Çifutët thonë: Dora e Allahut është e lidhur (e shtërnguar, Ai nuk dhuron dhe nuk shpenzon nga Begatitë e Tij.) qofshin të lidhura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar ata për çfarë u nxori goja! Përkundrazi, të dy duart e Allahut janë gjerësisht të shtrira. Ai shpenzon nga begatitë e Tij siç do Ai” (El Maide 64).

2.”Nuk ka dyshim se Allahu e ka dëgjuar fjalën e atyre të cilët thanë:” Vërtet Allahu është i varfër e ne jemi të pasur!” Ne do ta regjistrojmë atë çfarë thanë ata si edhe vrasjen padrejtësisht prej tyre të profetëve dhe ne do tu themi atyre:”Shijoni dënimin djegës” (Ali Imran 181):”

Në shumë ajete Allahu e ka lartësuar, pastruar Veten e Tij nga mangësitë që ia atribuojnë të paditurit, të padrejtët. Më poshtë po përmendim dy prej tyre:

1. ”Lavdi Zotit tënd, Zotit të Nderimit dhe të Fuqisë! Nga gjithë çfarë ata ia mveshin Atij. Dhe paqja qoftë mbi të Derguarit! (Es Saffat 180-181):”

2. ”Asnjë fëmijë nuk lindi Allahu dhe nuk gjindet asnjë të adhuruar ( ilah) tjetër perkrah me Të; Po të kishin qënë shumë zota atëherë ç’të shihje ? Secili zot do të kishte hequr mënjanë çfarë do të kishte krijuar dhe disa do të perpiqeshin të mposhtinin të tjerët! I Lartesuar është Allahu mbi cdo gjë që ata ia mveshin dhe ia ngjisin Atij! ” (El Mu’minun 91):

Nqs cilësia është e përkryer në një rast dhe e mangët (e papërkryer) në një rast tjetër, nuk ia atribuojmë Allahut në mënyrë absolute dhe nuk ia mohojmë në mënyrë absolute, por patjetër bëjmë sqarime. Ajo cilësi i atribuohet Allahut në rastin kur është e përkryer dhe nuk i atribuohet në rastin kur është mangësi.
Këto cilësi janë p.sh: El mekr (kurthvënia, kurdisja e planeve), El kejd (planifikim, kurdisje planesh), El Hidaë - (Mashtrimi) etj.

Këto cilësi janë të përkryera nëse bëhen për përballimin e atyre që veprojnë me të njëjtën gjë, sepse në këtë rast ato tregojnë se vepruesi i tyre është i aftë dhe i fuqishëm për përballimin e armikut të tij me një veprim të njëjtë si veprimi i tij, ose edhe më të fortë. Ndërsa në rastet e tjera përveç rastit të mësipërm, janë mangësi, prandaj këto cilësi Allahu nuk i ka përmendur në mënyrë absolute, por i ka përmendur në pozicionin e përballimit të atyre që veprojnë ndaj Tij dhe ndaj të dërguarve të Tij me të njëjtën gjë.

Në ajetet që vijojnë janë përmendur disa nga këto cilësi:

“Kujto edhe kur mosbesimtaret thurën komplot kundër teje për të të mbajtur ty në pranga, për të të vrarë ose për të të përzënë nga shtëpia jote; ata po kurdisnin plane, por edhe Allahu po thurte plane, dhe Allahu është më i Miri i planifikuesve. (El Enfal 30)

Në këtë ajet është përmendur المكر “El Mekr” (kundërvënia).

“Ata që nuk pranojnë ajetet Tona, ne pak e nga pak do t’i mbërthejme me dënim nga rrugë që as nuk do ta kuptojnë: Dhe Unë do t’u jap kohë. Padyshim që plani Im është i fuqishëm.” (El Araf 182-183):”

Në këtë ajet është përmendur الكيد “El kejd” (planifikimi i kurtheve).

“Thonë me të vërtetë jemi me ju, në të vërtetë ne vetëm talleshim. Allahu tallet me ta dhe ua shton më shumë të këqiat që të sorollaten verbërisht” (El Bekare 14-15).

Duke marrë parasysh sqarimin që e bëmë del në pah arsyeja pse nuk ka përmendur Allahu në Kur’an që Ai i tradhëton ata që e tradhetojnë , por ka thënë: “Nëqoftëse ata mundohen të të tradhëtojnë ty, ata vërtetë që kanë tradhëtuar Allahun, kështu Ai tashmë të dha forcë mbi ta. Dhe Allahu është i GjiëthëDituri, më i Urti, Gjithëgjykuesi.” (El Enfal 71).

Pra ka thënë: “Të dha forcë mbi ta” dhe nuk ka thënë: “Dhe Ai i tradhëtoi”, sepse tradhëtia është mashtrimi në diçka që të është besuar, të është lënë amanet, kështu që ajo është mangësi në të gjitha raste.

Baza e dytë:

Tema e cilësive të Allahut është më e gjërë se tema e emrave të Tij. Cilësitë e Allahut të Madhëruar që janë përmendur në Kur’an dhe sunnet, janë më shumë se emrat e Allahut që janë përmendur në Kur’an dhe sunnet, sepse çdo emër përmban cilësi siç është sqaruar në bazat e emrave të bukur të Allahut dhe sepse prej cilësive të Allahut janë edhe veprat e Tij. Veprat e Tij nuk mbarojnë, sikurse edhe fjalët e Tij nuk mbarojnë. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe sikur të gjitha pemët dhe tokët të ishin pena dhe deti me shtatë dete pas tij, për t’ju shtuar atij, prapëseprapë fjalët e Allahut nuk do të shteronin.Me të vërtetë Alalhu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” (Lukman 27).

Nga cilësitë e Allahut të cilat janë vepra (punë) të Tij, po përmendim këto që vijojnë:
1. الإتيان El Itjan (ardhja).

Allahu i Lartësuar ka thënë në Kur’an: “A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse tu vijë Allahu .” (El Bekare 210).

Në fjalën e Tij: “Të vijë Allahu” bëhet fjalë për cilësinë e Tij "El Itjan". .

2. Shtrengimi (ndeshkimi) البطش “El Batshu”.

Allahu Lartësuar ka thënë në Kur’an “Vërtetë shterngimi (ndeshkimi) i Zotiti tënd është i ashpër” (El Buruxhë 12). Në këtë ajet ka përmendur “El Batshu”..

3. الإمساكEl Imsak. (Kapja mbajtja).

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ai e mban qiellin të mos bjerë në tokë, veçse me dëshirën dhe lejen e Tij” (El Haxh 65)

4. الأخذEl Ekhdhu. Marrja (në ndëshkim, shkatëriimi i atij që Allahu dëshiron ta shkatërrojë për shkak të gjynaheve të tij.)

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kështu që Allahu i mori, i mbërtheu me ndëshkim, shkatërrim për shkak të mëkateve të tyre” (Ali Imran 11).

5. الإرادة El Irradetu. (Dëshira).

Allahu ka thënë: “Allahu dëshiron për ju të lehtën dhe Ai nuk dëshiron për ju të vështirën.” (El Bekare 185)

6. المجيءEl mexhi. Ardhja.

Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Dhe vjen Zoti yt me melekët rrallë rrallë.” (El Fexhër 22)

7. النزولEn Nuzulu.(Zbritja).

Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem ka thënë në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejrja: “Zoti ynë zbret për në qiellin e dynjasë në 1/3 e fundit të natës” (Buhariu dhe Muslimi)

Këto vepra ia atribuojmë Allahut si cilësi të Tij, ashtu siç kanë ardhur në argumente dhe nuk e emërtojmë Allahun me to. Si p.sh.: nuk lejohet të themi, se prej emrave të Allahut është: الجائي -ardhës, marrë nga vepra e Tij El Mexhij, Ardhje" dhe as النازل -En Nazil, Zbritës marrë nga vepra e Tij En Nuzul (Zbritja) etj.
Megjithëse është e lejuar të lajmërohet me këto fjalë rreth Allahut, si p.sh. të thuhet الجائي El Xhai,( Ardhësi), النازل El Nazilu, (Zbritësi), duke mos patur për qëllim emërtimin e Allahut me to, por lajmërimin për veprën që trrgojnë për të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:49 am

Baza e tretë: Cilësitë e Allahut ndahen në dy lloje:

1. Lloji i parë: صفات ثبوتيةCilësi të pohuara.
2. Lloji i dytë: صفات سلبية (منفية)Cilësi të mohuara.

Cilësitë ثبوتية “Thubutijje” (e pohuara) janë të gjitha cilësitë që Allahu ia ka pohuar (atribuar) Vetes së Tij me anë të Kur’anit dhe haditheve të sakta të Profetit.

Cilësitë “Thubutijje” (e pohuara) janë të gjitha të përkryera, të përsosura dhe nuk ka në to asnjë lloj mangësie.Disa shembuj për cilësitë “Thubutijje” kemi: العلم El Ilm, Dija, القدرة El Kudretu, Fuqia, الاستواء على العرش El Istiua, (Lartësimi mbi Arsh), النزول إلى سماء الدنيا En Nuzul, (Zbirtja në qiellin e dynjasë), الوجه El Uexhh (Fytyra), اليد El Jed (Dora), etj.

Këto cilësi, është detyrë që t’ia pohojmë (atribuojmë) Allahut të Madhëruar, siç i përshtatet Madhështisë së Tij. Për këtë tregojnë argumentet fetare الدليل السمعي dhe argumenti llogjik:

a. الدليل السمعي Argumenti fetar :është fjala e Allahut të Lartësuar: “ O ju që keni besuar! Besoni Alalhun dhe të Dërguarin e Tij, dhe librin të cili Ai ia ka zbritur të derguariut të Tij dhe librat e parë të cilët Ai ua zbriti atyre para tij. Dhe kushdo që mohon Allahun, meleket e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe ditën e Fundit, atëherë Ai vërtet ka humbur rrugën tepër larg.” (En Nisa 136).

Besimi në Allahun, përmban edhe besimin në cilësitë e Tij, besimi në librin (Kur’anin), që e zbriti mbi të Dërguarin e Tij, pëmban besimin në të gjitha cilësitë që janë përmendur në të dhe besimi që Muhamedi sal-lAllahu alehji ue sel-lem është i dërguar i Allahut përmban besimin në çdo gjë që ka lajmëruar për të Dërguarin e Tij, i Cili është Allahu. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaju: A ju e dini më mirë apo Allahu?” (El Bekare 140)

Për sa i përket të Dërguarit të Allahut ne e kemi detyrë të besojmë në çdo gjë që ai na ka lajmëruar rreth Allahut, sepse ai nuk ka folur nga dëshira e nefsit të tij por ka folur sipas shpalljes. Allahu ka thënë në Kur’an: “Ai nuk flet nga dëshira. Është vetëm shpallje që i frymëzohet.” (En Nexhm 3-4):

b. الدليل العقلي -Argumenti logjik. Allahu na ka lajmëruar që është i atribuar me këto cilësi, pa dyshim që Ai i din më mirë nga të tjerët Cilësitë e Tij. Askush nuk mundet të thotë fjalë më të drejta dhe më të vërteta se Allahu. Allahu i Lartrësuar ka thënë në Kur’an: “Dhe kush është më i vërtetë në fjalë se Allahu?” (En Nisa: 87).
Prandaj është detyrë që t’ia pohojmë cilësitë e Tij siç ka lajmëruar, pa lëkundje sepse lëkundjet në besimin e një lajmi lind kur lajmi buron nga një që mundet të jetë i paditur, të gënjenjë dhe të jetë i paaftë për të shprehur atë që dëshiron. Të gjitha këto të meta janë të pamundura në të drejtën e Allahut të Lartësuar, prandaj është detyrë të pranohet lajmi i Tij ashtu siç ka lajmëruar pa hezitim.

Po kështu themi për cilësitë që Profeti ia ka atribuar Zotit të lartësuar, sepse Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem është më i dituri i njerëzve rreth Zotit, më i drejti dhe më i besueshmi në lajmin që e përcjell dhe më i afti për ta shprehur qartë atë që dëshiron, atëherë është detyrim të pranohet lajmi rreth cilësive të Allahut ashtu siç ka lajmëruar.

Cilësitë سلبية“Selbij-je” (e mohuara) janë të gjitha cilësitë të cilat Allahu ia ka mohuar Vetes së Tij në Kur’an ose me anë të haditheve të sakta të Profetit. Të gjitha cilësitë e mohuara (Selbij-je) janë mangësi (të papërkryera, me të meta) në të drejtën e Allahut, prandaj Allahu e ka mohuar atribuimin e qënies së Tij me to, sepse Ai është i përkryer në Qënien dhe cilësitë e tij. Prej cilësive që Allahu ia ka mohuar Vetes së Tij është: الجهل padituria, النسيان harresa, العجز paaftësia, التعب lodhja, الموت vdekja etj.

Është detyrë që cilësitë “Selbij-je” t’ia mohojmë Allahu duke pohuar të kundërtat e tyrë në mënyrën më të përkryer dhe më të plotë, sepse Allahu me cilësitë që ia ka mohuar Vetes së Tij ka pasur për qëllim mohimin e tyre për të pohuar dhe për të theksuar të kundërtën e këtyre cilësive dhe jo vetëm thjesht për t’i mohuar,sepse mohimi nuk është përkryeshmeri vetëm nqs bëhet për të treguar të kundërtën e tij, prej përkryerjes dhe përsosmërisë. Pra mohimi i cilësive “Selbij-je” nuk bëhet thjesht për të mohuar por për të pohuar dhe për të theksuar të kundërtën e tyre prej përkryerjes dhe përsosmërisë.

Arsyet që tregojnë se mohimi i thjeshtë nuk tregon përkryeshmëri:

1. Mohimi i thjeshtë tregon për mosekzistencë (ëdem عدم ) dhe mosekzistenca (ëdem العدم ) nuk tregon për asgjë ekzistente e jo më, të tregojë për përkryeshmëri. النفي عدم و العدم ليس بشيء


2. Mohimi i një atributi të një trupi mund të bëhet për shkak të paaftësisë së tij për të vepruar. Ky mohim nuk tregon përkryeshmëri p.sh: sikur të thuash "الجدارلا يظلم":“El xhidaru la judhlimu”(muri nuk bën padrejtësi).

Kjo nuk tregon që muri është i drejtë sepse padrejtësia nuk është mohuar për të treguar drejtësinë por për të treguar paaftësinë e murit për të vepruar .

3. Sepse mohimi, mund të bëhet për shkak të pamundësisë, për të bërë diçka, siç ka thënë poeti: قبيلة لا يغدرون بذمة و لا يظلمون الناس حبة خردل
“Është një fis që nuk e thyen besën. Dhe nuk u bën padrejtësi njerëzve qoftë edhe një grimcë.”

Ky varg nuk është lavdërim për këtë fis, sepse poeti dëshiron të thotë me këtë se ata nuk kanë mundësi të thyejnë besën dhe të bëjnë padrejtësi, meqënëse kanë frikë fiset e tjera dhe jo sepse nuk duan të thyejnë besën dhe të bëjnë padrejtësi, pasi e kanë mundësinë për këtë gjë.

Atëhërë në të gjitha këta raste, mohimi tregon për mangësi dhe jo për përkryeshmëri, prandaj metoda e Kur’anit në mohim, është që të mos mohohet asnjë cilësi në të drejtën e Allahut me një mohim të thjeshtë, që nuk përmban cilësi të lavdëruar dhe të përkryer. Pra në Kur’an dhe në Sunnet, nuk mohohet ndonjë cilësi mangësie, vetëm nëse përmban cilësi të përkryer, të lavdëruar, ndryshe nga ajo që veprojnë disa grupe të cilët mohojnë cilësi në të drejtën e Allahut me një mënyrë krejtësisht të thjeshtë, pa marrë parasysh se cilësia që e kanë mohuar, a tregon për përkyeshmërinë e të kundërtës së saj apo jo?

Të përmendim disa shembuj në lidhje me këtë që përmendëm:

1. Fjala e Allahut: “Mbështetuni tek i përjetshmi, i Gjalli (El Haj-j), i Cili nuk vdes kurrë” (El Furkanë 58).

Pra mohimi i vdekjes nënkupton përkryeshmërinë e jetës (El hajat).

2. Fjala e Allahut: “Zoti yt nuk i bën askujt padrejtësi” (El Kehf 49).
Mohimi i padrejtësisë nënkupton përkryeshmërinë e drejtësisë.

3. Fjala e Allahut: “Allahu nuk është i tillë që ta bëjë të paaftë,(pa mundësi për të vepruar) ndonjë gjë në qiej ose në tokë” [El Fatir 44].
Mohimi i “El axhz” (paaftësisë, pamundësisë), nënkupton përkryeshmërinë e drejtësisë dhe të fuqisë së Tij, prandaj pas këtij fragmenti në ajet ka thënë: “Padyshim që Ai është i Gjithëditur, i Gjithëfuqishëm.”. Sepse العجز “El axhz” (paaftësia, pamundësia( shkaktohet ose nga injoranca rreth shkaqeve (faktorëve, elementeve) të krijimit, ose nga pamundësia për të krijuar.

Nga kjo arrijmë në përfundimin se përkryeshmëria e dijes së Allahut dhe fuqisë së Tij, tregon se Ai është i Gjithëfuqishëm për të bërë atë që dëshiron dhe se asgjë nuk mund ta bëjë Atë të paaftë për ta vepruar atë që e dëshiron. Nga shembulli i fundit ne mësuam se ka prej cilësive “Selbij-je” (të mohuara) të cilat nënkuptojnë më shumë se një përkryeshmëri.

Në përfundimin e kësaj çështje, themi se çdo cilësi që Allahu i ka mohuar Vetes së Tij ose që ia ka mohuar i Dërguari i Tij, ajo detyrimisht tregon për një ose më shumë cilësi “thubutij-je” (të pohuara, të përkryera), për të cilat lavdërohet Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar nuk i ka mohuar diçka Vetes së Tij në mënyrë krejtësisht të thjeshtë, pa nënkuptuar cilësi “thubutij-je” (të pohuara, të përkryera). Kjo na bën të kuptojmë qartë, se ata që e teprojnë në përmendjen e mohimeve (të cilat i quajmë: Es sulub) gabojnë, sepse mohimi nuk përmban lavdërim dhe përkryerje, përderisa nuk nënkupton cilësi të pohuara “thubutij-je”. Baza që vijon këtë e sqaron edhe më shumë.

Baza e katërt: Cilësitë “thubutij-je” janë të gjitha cilësi të përkryera, të përsosura sa më shumë që të jenë dhe sa më të llojllojshme që ti kenë kuptimet aq më shumë shfaqet përkryerja e të atribuarit me to (Allahut të Lartësuar). Prandaj cilësitë thubutijje që ia ka atribuar Allahu Vetes së Tij në Kur’an dhe në sunnet janë më shumë se cilësitë “Selbijje” që ia ka mohuar vetes së Tij.

Kryesisht cilësitë “Thubutij-je” janë përmendur në mënyrë të shkoqitur (me “Tefsil”). Shembujt e “Tefsilit” për pohimin e cilësive të Allahut në Kur’an dhe në sunnet janë të shumtë, prej tyre është fjala e Allahut të Lartësuar në fundin e sures El Hashr: “Allahu është Ai, veç të Cilitt nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, i Gjithëdituri i gajbit (i çdo të fshehte dhe të panjohure) dhe të shfaqurës (i çdo të njohure). Ai është Gjithmëshirshmi, Mëshirploti. Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjthëpërsosuri pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë (besimit), Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij, i Gjithfuqishmi, Urdhëruesi i Papërballueshëm, më i Larti Suprem. Lavdi i qoftë Atij. I Lartë është Ai nga gjithë çfarë i mveshin dhe i bashkojnë Atij. Ai është Allahu, Gjithëkrijuesi, Shpikësi i pashembullt i çdo gjëje, Formësuesi i gjithçkaje. Të Tij janë emrat më të bukur dhe më të lartë. Gjithë çështë në qiej dhe në tokë lavdërojnë Atë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithgjykues.” [Hashër: 22-24]

Këto ajete përmbajnë më shumë se 15 emra, çdo emër përmban një cilësi, dy ose më shumë. Gjithashtu ajetet e sures El Haxh: “Eshtë e vërtetë se Ai do ti bëje ata të hyjne në një vënd në të cilin ata do të jenë të kënaqur, sepse Allahu është i Gjithëdituri, tepër i Durueshëm.”
“Kjo kështu është! Dhe kushdo që shpaguan me të njëjtën masë të asaj që ka vuajtur dhe pastaj persëri i është bërë padrejtësi, është e sigurtë se Allahu do ta ndihmojë atë. Vërtet që Allahu është ai që ju ndjen, gjithnjë falës i madh.”
“ Kjo ngaqë Allahu ndërfut natën tek dita dhe Ai ndërfut ditën tek nata. Dhe vërtet Allahu është gjithëdëgjues, Gjithevëzhgues.
“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i vërteti i Përhershmi dhe gjithçka që ata lusin në vend të Allahut, ose përkrah Tij është batil9e pavlefshme) dhe vërtet Allahu është më i Larti , më i Madhi.”
A nuk e shihni se Allahu zbret ujë nga qielli dhe pastaj toka bëhet e blertë ? Vërtet që Allahu është me i Buti dhe më Dashamirësi, i Gjithënjohuri për çdo gjë.
“ Të Atij janë të gjitha çfarë është në qiej dhe gjithë çfarë është në tokë dhe me të vërtetë që Allahu, Ai është më i Pasuri, i denjë per të gjitha lavderimet.”
“ A nuk e shihni se Allahu ka nënshtruar për ju gjithë çfarë është në tokë, se edhe anijet të lundrojnë në det me urdhërin e Tij?- A e mban qiellin që të mos bjerë në tokë, veçse me dëshirën dhe me lejen e Tij. Vërtet që Allahu është ndaj njerëzimit gjithë mirësi, Mëshirëplotë.” [El haxh 59-65].


Të gjitha këto ajete kanë përfunduar me nga dy emra prej emrave të bukur të Allahut, çdo emër përmban një cilësi, dy ose më shumë. Ndoshta cilësitë “Thubutij-je” mund të përmenden në mënyrë të përgjithshme (me ixhmal) , por janë përmendur më shumë në mënyrë të shkoqitur se sa të përgjithshme. Si shembull për “Ixhmalin” kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Të Allahut janë të gjithë emrat më të bukur kështu që luteni Atë me ta.” (El A’rafë 180) dhe fjalën e Tij: “Atij i takon المثل الأعلى përshkrimi më i lartë.” [Err Rrumë 27].Ndërsa cilësitë “Selbijje” (e mohuar), që Allahu ia mohon vetes së Tij, kryesisht janë mohuar në mënyrë të përgjthshme, sepse kjo është më e fortë (lartë) në Madhërimin e Allahut dhe më e përkryer në Lartësimin e Tij. Nuk ka dyshim që mohimi në mënyrë të shkoqitur, pa ndonjë shkak domethënës, është tallje dhe mangësim, ndaj atij që e përshkruan.

Çfarë mendon sikur të lavderoje një mbret duke i thënë: ...Ti je bujar, trim, i fortë, i papërballueshëm nga armiqtë... e të tjera prej cilësive të lavdërimit? Kjo do të ishte ndër mënyrat më të madhërishme për lavdërimin e tij dhe për shfaqjen e të mirave të tij, gjë e cila e bën të dashur dhe të respektuar, sepse ia ka pohuar cilësitë e lavdëruara në mënyrë të shkoqitur.

Nga ana tjetër sikur t’i thuhet; ...ti je një mbret jo koprac, as frikacak, as i varfër, as shitës në Pazar, as pastrues mbeturinash e të tjera prej gjërave të shkoqitura, që përmenden për mohimin e të metave të papërshtatëshme. Kjo do të konsiderohet tallje me të dhe mangësim ndaj tij prandaj poeti ka thënë: ألم تر ان السيف ينقص قدره إذا قيل إن السيف أمضى من العصى A nuk e vëren që shpatës i mangësohet vlera. Nëqoftëse do të thuhej që shpata është më e mprehtë sesa shkopi.

Shembujt e mënyrës së përgjithshme të mohimit janë të shumtë në librin e Allahut. Ne po shkëpusim vetëm disa prej tyre:

1. “Adhuroje atë dhe bëhu i durueshëm dhe i vazhdueshëm në adhurimin e Tij. A mos din ndonjë që është i ngjahsëm me Të (që të meritojë si emri i Tij).” (Meriem 65).

2. “Dhe s’ka asnjë të barabartë ose të krahasueshëm me Të (NJë, i Vetëm, i Pashok).” (El Ikhlas 4).

3. “Atëherë, mos i vini shok Allahut (në adhurim) kur ju e dini (se vetëm Ai ka të drejtë të adhurohet e askush tjetër).” (El Bekare 22).

4. “Asgjë nuk i ngjason Atij” (Esh Shura 11).

Është e mundur që cilësitë “Selbijje” të përmenden në mënyrë të shkoqitur (me Tefsil) për disa shkaqe. Prej shkaqeve janë këta që vijojnë:

1. Mohimini i asaj që pretendojnë gënjeshtrat në të drejtën e Allahut,

si p.sh. fjala e Allahut: ““Që ata i mveshin dhe i emërojnë bir të Gjithemëshirshmit. Dhe kurrë nuk i shkon të Gjithëmëshmit, që ai të lind e të ketë bir.” [Merjem 91-92].

2. Shmangia e imagjinimit të mangësisë në përkryerjen e Allahut

si p.sh. fjala e Allahut të lartësuar: “Dhe me të vërtete që Ne i krijuam qiejt dhe tokën dhe gjithçka ka ndërmejt tyre në gjashtë ditë dhe nuk na preku e nuk ndjejmë aspak lodhje.” [Kaf :38]. dhe fjala e Tij: “Dhe Ne nuk i krijuam qiellin dhe token dhe gjithë çfarë është ndërmjet tyre pa qëllim! Ky është Gjykimi i atyre që nuk besojnë. Pra mjerë për ata që nuk besuan nga Zjarri” [Sad 27].”


Si përfundim nga sqarimi i kaluar dalim në konkluzionin se kryesisht mohimi në Kur’an dhe Sunnet nuk ka ardhur përveç në raste që vijojnë:

1. Për të treguar tërësinë dhe përgjithshmërinë e përkryerjes dhe përsosjes së Allahut. Ky është mohimi i të metave dhe mangësive në mënyrë të përgjithshme (me ixhmal).

2. Mohimi i asaj që e pretenduan gënjështarët në të drejtën e Tij.

3. Shmangia e imagjinimit të mangësisë në përkryerjen e Tij.

Të gjithë këtë bazë, mund ta përmbledhim në pikat e mëposhtme:

a. Cilësitë “thubutij-je” të cilat Allahu ia ka atribuar vetes së Tij janë më shumë se cilësitë “selbij-je” që Allahu ia ka mohuar Vetes së Tij.


b. Cilësitë “thubutij-je” kanë ardhur në Kur’an të shkoqitura dhe të përgjithshme por shkoqitja (tefsili) në to është më shumë se përgjithësimi (ixhmali). Cilësitë “selbij-je” kanë ardhur në mënyrë të përgjithëshme dhe në mënyrë të shkoqitur, por përgjithësimi (ixhmali) në to është më shumë sesa shkoqitja. Kryesisht cilësitë “selbij-je” nuk janë përmendur përveçse në rastet e lartëpërmendura.Çdo cilësi “selbij-je” (e mohuar mangësie) patjetër nënkupton përkryerjen e të kundërtës së saj.


Shejkhul Islam ibnu Tejmije, në lidhje me këtë çështje në librin e tij “Et Tedmurij-je” ka thënë: “Allahu i ka dërguar të Dërguarit e Tij, me pohimin e shkoqitur dhe mohimin e përgjithshëm, prandaj ata ia pohuan Allahut cilësitë e përkryera, në mënyrë të shkoqitur dhe ia mohuan Atij cilësitë që nuk i përshtaten si përngjasimin me krijesat dhe përshkruarjen e formës dhe mënyrës se si janë cilësitë.”.


Shtojcë.
Ibnu Tejmije në bazën e gjashtë të librit të tij “Et Tedmurij-je” ka thënë: “Cilësitë e Allahut vërtiten ndërmjet mohimit dhe pohimit, prandaj duhet vendosur patjetër një princip (rregull, normë) për mohimin dhe pohimin.”.

Principi i mohimit, është t’i mohohet Allahut .

së pari çdo cilësi e metë, si verbëria, gjumi, shurdhimi, vdekja, etj.

Së dyti, çdo mangësi në përkryerjen (përsosjen) e Tij, si psh: mangësia e jetës së Tij, dijes së Tij, fuqisë së Tij, urtësisë së Tij, etj.

Së treti: ngjashmëria e Tij me krijesat. Pra mos të besohet psh: se dija e Tij është si dija e krijesave, fytyra e Tij si fytyra e krijesave, Lartësia e Tij mbi Arsh (istiua) si lartësia e krijesave, etj..

Prej argumenteve të mohimit të së parës është fjala e Allahut: “Allahut i takon “El methelul a’la”(përshkrimi, cilësimi) më i lartë.” [Err Rrum 27]
Fakti që Ai është cilësuar me cilësitë më të larta, detyrimisht tregon mosekzistencën e asnjë të mete.

Prej argumenteve të mohimit të së dytës, është fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe me të vërtete që Ne i krijuam qiejt dhe tokën dhe gjithçka ka ndërmejt tyre në gjashtë ditë dhe nuk na preku e nuk ndjejmë aspak lodhje” [Kaf 38]

Prej argumenteve të mohimit të së tretës, është fjala e Allahut: “Asgjë nuk i përngjan Atij.” [Esh Shura]

Ndërsa principi (rregulli) i pohimit është;

Që t’i pohohen Allahut cilësitë e përkryera që ka atribuar me to Veten e Tij, pa asnjë lloj mangësie.


Argument është fjala e Allahut: “Allahut i takon përshkrimi cilësimi më i lartë” .

El methelul a’la është përshkrimi, cilësimi më i lartë që nuk i përngjan asgjë.

Nuk mjafton për dlirsinë dhe lartësimin e Allahut nga mangësitë, që të bazohemi vetëm në mohimin e përngjasimit “teshabihit”.

Kemi dy parime të lidhur ngushtë që s’mund të shkëputen nga njëri tjetri lidhur me këtë temë.

I pari: Cilësimi i Allahut me cilësitë që ka cilësuar me to veten e Tij dhe me cilësitë që e ka cilësuar me to i Dërguari i Tij.

I dyti: Mohimi i përngjasimit të cilësive të Allahut, me cilësitë e krijesave.

Nuk është e mjaftueshme që pohuesit e cilësive, të bazohen krejtësisht në mohimin e përngjasimit, pa marrë parasysh parimin e parë; që të mos e cilësojmë Allahun, përveçse me cilësitë që kanë ardhur në argumente. Nëqoftëse kjo do të ishte e lejueshme, atëhere do të lejohej që t’i atribuoheshin Allahut gjymtyrë e vepra, që është e pamundur të jenë cilësi të Tij, të cilat nuk mund të llogariten dhe t’i mohohej përngjasimin me krijesat. Pra që të bazohesh vetëm në parimin e dytë, do të thotë t’i atribuosh (japësh) Allahut mangësi që nuk lejohet ta cilësosh me to dhe të mohosh përngjasimin me krijesat. Si p.sh. të thuash se Ai qan, jo si qajnë njerëzit. Ai uritet jo si uriten njerëzit. Ai pi jo si pijnë e njerëzit etj. Këtij njeriu që e cilëson Allahun me mangësi, duhet t’i thuash: “E ke gabuar rrugën dhe ke devijuar nga e drejta, sepse pasi i ke atribuar Allahut të meta e mangësi, nuk të bën dobi mohimi i përngjasimit të tyre me krijesat. Në refuzimin e këtyre cilësive nuk ke nevojë për mohimin e përngjasimit, por duhet t’i mohosh krejtësisht, sepse ato janë cilësi të mangëta.” (Marrë në mënyrë të përmbledhur nga “Mexhmuul fetaua”)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:50 am

Cilësitë “dhatij-jeh” janë cilësitë që Allahu, ka qënë dhe do të jetë vazhdimisht i cilësuar me to. Kurrë nuk mund të përfytyrohet shkëputja e tyre nga Qënia e tij, psh: Dija, shikimi, urtësia, lartësia, madhëria, etj.

Cilësitë “fielij-jeh” janë cilësitë që varen nga dëshira e Allahut, nëse Ai dëshiron i vepron dhe nëse nuk dëshiron nuk i vepron, si psh: lartësia mbi Arsh dhe zbritja për në qiellin e dynjasë. Këto cilësi janë quajtur cilësi “fielij-je” sepse janë vepra të Allahut.

Cilësitë “fielij-jeh” duke marrë parasysh faktin që janë atribute të Qënies së Allahut, ato quhen cilësi “dhatij-jeh” dhe duke pasur parasysh faktin që ato kanë të bëjnë me veprat dhe fjalët që rrjedhin prej qënies së Tij quhen “fielij-jeh” si p.sh. cilësia e të folurit “El kelam”: Të folurit përsa i përket origjinës dhe llojit është cilësi “Dhatij-jeh” (atribut i qënies) sepse Allahu ka qenë dhe do të jetë vazhdimisht Folës “Mutekelim” dhe përsa i përket njësive të të folurit (d.m.th një të folure të vetme) është cilësi “fielijjeh” sepse “El Kelam” (të folurit) varet nga dëshira e Allahut. Ai flet kur dëshiron dhe për atë që dëshiron, siç ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur’an” [Jasin 82].
Veprat e Allahut nuk kanë fund. Allahu ka thënë në Kur’an: “ ... dhe Allahu vepron atë që dëshiron.” si rrjedhojë cilësitë e Allahut “El fielij-jeh” nuk kanë kufizim. Çdo cilësi “El fielij-jeh” Allahu e vepron me urtësi.

Ndoshta mundet ta njohim urtësinë e veprës së Allahut dhe ndoshta nuk mundemi ta perceptojmë (ta njohim) urtësinë, por jemi të bindur që çdo gjë që e dëshiron Allahu, është në përpuethshmëri me urtësinë e Tij. Për këtë tregon fjala e Allahut të Lartësuar: “Por ju nuk mund të dëshironi, veçse po dëshiroi Allahu. Vërtetë Allahu është i Gjithëditur, i Urtë”


Baza e gjashtë: Cilësitë e Allahut të Lartësuar përsa i përket argumenteve të pohimit të tyre ndahen në dy lloje:

a. صفات خبرية Cilësi “Khaberij-jeh”
b. صفات سمعية عقلية Cilësi “Semij-jetun aklij-jetun”.

Cilësitë “Khaberij-jeh”, janë cilësitë që nuk ka mënyrë për pohimin tyre, përveç lajmet e Kur’anit dhe Sunnetit. Këto cilësi mund të jenë “Dhatij-jeh” si p.sh.; Fytyra dhe Dy Duart ,, dhe mund të jenë “Fielij-jeh” si p.sh.: Gëzimi dhe Qeshja.

Cilësitë “Semij-jetun aklij-jetun” janë ato që i pohojnë argumenetet fetare (Kur’ani dhe Sunneti) dhe argumenetet llogjike, mundet që të jenë “Dhatijjeh” si p.sh. “El Hajat” (Jeta) “El Ilm” (Dija) “El Kudretu” (Fuqia) ,, dhe mundet që të jenë “Fie’lijjeh” si p.sh.: “El Khalk” (Krijimi) dhe “El I’ëta” (dhënia)


Baza e shtatë: Në pohimin e cilësive të Allahut duhet të ruhemi nga dy gjëra të ndaluara rreptësisht.

1. التمثيل“Temthijli” Përngjasimi.
2. التكييف“Tekjifi” Dhënia formë cilësisë ose përshkrimi i mënyrës se si është.


Temthili, është besimi që cilësitë e Allahut u përngjasojnë cilësive të krijesave, si p.sh.; besimi që Dy Duart e Allahut janë si dy duart e krijesave, Fytyra e Tij si fytyra e krijesave, shikimi i Tij si shikimi i krijesave etj. Ky besim është i pasaktë, i kotë, atë e kanë hedhur poshtë argumentet e Kur’anit dhe të logjikës.

Përsa i përket Kur’anit kemi ajetet e mëposhtme:
1. “Asgjë nuk i përngjan Atij dhe Ai është i Gjithëdituri, Gjithëshikuesi” (Esh Shura 11)


2. “A është njësoj atëherë Ai i Cili krijon me atë që nuk krijon? A nuk do të përkujtoni atëherë (begatitë e Allahut) e të vini mend?” (En Nahl 17)


3. “A mos din ndonjë që është i ngjashëm me të (që të meritojë si emri i Tij)” (Merjem 65)

4. “S’ka asnjë të barabartë ose të krahasueshëm me të (Një, i Vetëm, i Pashok)” (El Ikhlas 4)

Ndërsa argumentet llogjike janë anët që vijojnë:

a. Domosdoshmërisht dihet që qënia e Allahut (dhatull-llah) ndryshon nga qëniet e krijesave, kjo tregon që edhe cilësitë e Allahut ndryshojnë (dallojnë) nga cilësitë e krijesave, sepse cilësia (atributi) i përshtatet qënies që i dedikohet. Ne shumë qartë e konceptojmë ndryshimin (dallimin) ndërmjet cilësive të krijesave që ndryshojnë në qëniet e tyre, si p.sh: fuqia e devesë ndryshon nga fuqia e milingonës, përderisa ndryshimi (dallimi) ndërmjet krijesave është i qartë megjithëse ekzistenca e të gjithave është e mundshme (jo e detyrueshme, jo e domosdoshme) atëherë ndryshimi (dallimi) ndërmjet krijesave dhe Krijuesit është më i qartë.

b. T’i thuhet atij që e përngjason Allahun me krijesat: Si mundet që Gjithëkrijuesi, i Përsosuri t’i përngjajë në cilësitë e Tij krijesës së robëruar, të dobët, të mangët që ka nevojë për dikë që ta përsosi? A mundet të jetë gjë tjetër ky besim përveçse mangësim në të drejtën e Allahut , sepse përngjasimi i të përkryerit me të mangëtin, e bën të përkryerin të mangët.



c. Ne vështrojmë krijesa të tilla të cilat emrat i kanë të përbashkët, por realitetet, format dhe mënyrat se si janë ndryshojnë, p.sh: vështrojmë që njeriu ka dorë e cila ndryshon nga dora e elefantit, ka fuqi e cila ndryshon nga fuqia e devesë, megjithëse kanë të njëjtat emra, kjo është dorë dhe ajo është dorë, kjo është fuqi dhe ajo është fuqi por ndërmjet tyre ka ndryshim në formë dhe në përshkrim. Nga kjo mësojmë qartë që të qënurit e emrit i njëjtë nuk tregon detyrimisht që realitetet janë të njëjta.

Tekjifi është besimi që forma e cilësive të Allahut është kështu dhe kështu ose mënyra sesi janë është kështu dhe kështu pa e kufizuar me ndonjë të ngjashëm . Ky besim është i pasaktë, për këtë tregojnë argumentet e Kur’anit dhe të llogjikës.


Përsa i përket Kur’anit, kemi ajetet që vijojnë



1. “Ata kurrë nuk do të përfshijnë gjë nga Dija e Tij.” (Taha 110)

2. “Mos ndiq (mos fol, mos bëj) atë gjë për të cilën s’ke dijeni. Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, për secilën prej tyre do të pyetet (Nga Allahu në ditë e llogarisë).” [El Isra 36].

Dihet që ne nuk kemi dijeni rreth “kefij-jes” (formës, mënyrës) së cilësive të Allahut, sepse Ai na ka lajmëruar për cilësitë dhe nuk na ka lajmëruar për “kefij-jen” (formën, mënyrën se si janë), kështu dhënia formë cilësive të Allahut ose përshkrimi i mënyrës se si janë do të thotë të ndjekësh atë që nuk ke për të dijeni dhe të thuash atë që nuk mund ta përfshijë dija jote. Ndërsa argumenti logjik është ky që vijon:

Njohja e formës së diçkaje ose mënyrës se si është ajo, nuk mund të arrihet përveçse me anë të këtyre tre gjërave:

1. Ose të njohësh formës e qënies së saj.
2. Ose të njohësh diçka të ngjashme me të që është e barabartë me të .
3. Ose të të lajmërojë një i besueshëm rreth formës së saj.

Që të tri këto mënyra, nuk ekzistojnë për të njohur formën e cilësive të Allahut, sepse askush nuk e njeh formën e qënies së Tij, Ai nuk ka të ngjashëm dhe nuk ka lajm të besueshëm që na lajmëron rreth formës së cilësive të Tij. Prandaj është detyrë që “tekj-jifi” të hidhet poshtë dhe të konsiderohet i pasaktë, kufër. Çfarëdo lloj forme që të mendosh apo të përfytyrosh për cilësitë e Allahut, dije se Allahu është larg dhe i Pastër nga forma që ti i jep. Për çfarëdo lloj forme që të përcaktosh për cilësitë e Allahut do të jesh gënjeshtar, sepse për këtë nuk ke dijeni. Nga kjo rezulton se është detyrë që të ndalohemi nga “tekjifi” rreptësisht në të gjitha rastet.


Fakti që ne nuk e njohim “kejfij-jen” e cilësive të Allahut, nuk do të thotë që ato nuk kanë “kejfij-je”. Ato kanë “kejfij-je”, por atë i di vetëm Allahu. Kështu që në këtë kapitull mohohet dijenija ynë rreth “kejfij-jes” dhe jo vetë “kejfij-ja”.
Kur u pyet imam Maliku: “I Gjithëmëshirshmi Isteua (u ngrit lart) mbi Arsh”, si u ngrit mbi Arsh? Nga nevrikosja dhe sikleti e uli kokën e tij derisa i dolën djersët pastaj tha: “El Isteua” (lartësia mbi arsh) është e njohur (si cilësi, si domëthënie), mënyra, forma se si është ngritur është e panjohur, besimi në të është vaxhib dhe pyetja rreth saj është bidat . Kjo thënie është transmetuar gjithashtu edhe nga mësuesi i imam Malikut, Rebia.

Ruaju nga “Tekjifi” ose përpjekja për ta bërë atë sepse n.q.s e bën atë, bie në një shkretëtirë prej së cilës nuk mund të dalësh dhe n.q.s shejtani e hedh në zemrën tënde dije që është prej ngacmimeve të tij, prandaj kërkoji Allahut të të ruaj nga ngacmimet e tij. Allahu i Lartësuar ka thënë në Kur’an: “Dhe nëse ndonjë pëshpëritje e ligë nga shejtnai mundohet të të largojë ty, atëhere kërko mbrojtje tek Allahu. vërtet Ai është Gjjithëdëgjuesi i Gjithëdituri (Fus-silet 36)”.

Baza e tetë: Cilësitë e Allahut të Lartësuar janë توقيفية :teukifije, d.m.th që merren vetëm nga Kur’ani dhe Sunneti i Profetit. Nuk lejohet që njeriu me anë të mendjes së tij t’i dedikojë Allahut cilësi që nuk kanë ardhur në Kur’an dhe në Sunnet.

Imam Ahmedi ka thënë: “Allahu nuk përshkruhet (cilësohet) përveçse me ato cilësi që ka cilësuar Veten e Tij dhe që e ka cilësuar i Dërguari i Tij, pra nuk tejkalohet Kur’ani dhe hadithi.”

Për më gjërë rreth kësaj baze kthehu tek baza e tretë e bazave të emrave të bukur të Allahut të Lartësuar.

Për pohimin e cilësive të Allahut të Lartësuar në Kur’an dhe Sunnet gjejmë tri mënyra:

1. Të deklarohet cilësia qartë, si p.sh: Err rrahmetu (mëshira). .

Allahu ka thënë në Kur’an: “Ai është Mëkatfalësi që ka mëshirë (rahmeh)” El Izzeh (Krenari), El Kuve (forca), Fytyra, Dy Duart, etj.


2. Të përmendet emri që përmban cilësinë sepse çdo emër përmban cilësi, si p.sh: El Gafur përmban cilësinë El Magfireh (mëkatfalja), Essemië përmban cilësinë Es semë, etj

3. Të deklarohet një veprim i Allahut që tregon për cilësitë e Tij,


si p.sh: “Lartësia mbi Arsh”, Alahu i Lartësuar ka thënë: “I Gjithëmëshirshmi lart mbi Arsh u ngrit” (Ta Ha 5), “Zbritja në qiellin e dynjasë” Profeti ka thënë në hadith: “Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë.” Transmeton Buhariu, Muslimi etj.


Në temën e emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të Tij të larta kanë humbur dy grupe:

1. Grupi i parë “El muatileh”. Janë ata që i kanë mohuar cilësitë e Alahut të Lartësuar duke pretenduar që pohimi i cilësive do të thotë: të përngjasosh Allahun me krijesat e Tij. Në këtë grup futen xhehmitë, Mu’tezilët, Esharitë, Maturiditë, etj.

2. Grupi i dytë: “El mushebihe”. Janë ato grupe që i kanë pohuar cilësitë e Allahut duke besuar se ato u përngjajnë cilësive të krijesave.
Ndërsa haku, e vërteta është midis këtyre dy grupeve, i pohojmë cilësitë e Allahut dhe mohojmë përngjasimin e tyre me krijesat siç ka thënë Allahu në Kur’an: “Asgjë nuk i përngjason Atij, dhe Ai është Gjithëdëgjues, Gjithëshikues.” Ky është besimi i Ehli sunneh uel xhemah në lidhje me këtë temë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:50 am

Disa baza të rëndësishme të cilat ndihmojnë për të detyruar mohuesit e disa cilësive ose të gjitha cilësive, për t’i pohuar.

1. Baza e parë: Besimi ynë në cilësitë e Allahut është si besimi ynë në “dhatullah”, qënien e Tij.

Allahu i Lartësuar ka “dhat”, (Qënie) që nuk u përngjan qënieve të krijesave po ashtu edhe cilësitë e Tij dhe veprat e Tij nuk u përngjasojnë cilësive të krijesave dhe veprave të tyre.

Ai që pohon se Allahu është qënie konkrete që nuk i përngjan krijesave, është i detyruar të pohojë që Allahu flet, shikon, dëgjon, etj, dhe në të gjitha këto nuk u përngjan krijesave të Tij. Në qoftëse ndonjëri do të thotë që unë e mohoj lartësinë e Allahut mbi Arsh, dëgjimin, shikimin e të tjra prej cilësive, nga frika se po e përngjasoj me krijesat, do t’i thuhet: Mohoje ekzistencën e Allahut dhe qënien e Tij sepse edhe krijesat ekzistojnë dhe kanë qënie, kështuqë pohimi i ekzistencës dhe i qënies( sipas teje) do të thotë ta përngjasosh Allahun me krijesat e Tij.

Do të thotë: Ekzistenca e Allahut është e veçantë dhe nuk u përngjason ekzistencës së krijesave, dhe qënia e Tij është e veçantë dhe nuk u përngjan qënieve të krijesave.

Do t’i themi: Kështu janë edhe cilësitë e Tij: Ato janë të veçanta dhe nuk u përngjasojnë cilësive të krijesave.

2. Baza e dytë: Besimi në disa cilësi është si besimi në cilësitë e tjera.

Në këtë bazë u kundërvihemi disa grupeve:

a. Atyre që pohojnë disa cilësi dhe mohojnë disa të tjera, si psh pohojnë: Jetën, dijen, fuqinë, dëgjimin, shikimin, të folurit, dëshirën. Këto cilësi i besojnë si cilësi reale, dhe kundërshtojnë pohimin e dashurisë, kënaqësisë, Zemërimit, urrejtjes etj duke i besuar si shprehje metaforike ose duke thënë që interpretimi i tyre është dëshira për të bërë mirësi ose dëshira për të ndëshkuar.
Atyre u themi: Nuk ka ndryshim ndërmjet cilësive që i keni pohuar dhe cilësive që keni mohuar, sepse ajo që mund të thuhet për cilësitë që i keni pohuar, mund të thuhet edhe për cilësitë që i keni mohuar. Me fjalë të tjera mund të thuhet: baza (principi) që keni vendosur për pohimin e disa cilësive përfshin edhe cilësitë që keni mohuar, prandaj që të mos jeni kontradiktorë ose pohoni të gjitha ose mohoni të gjitha. Në qoftëse thoni që: jeta e Tij është si jeta e krijesave atëherë duhet të thoni të njëjtën gjë edhe për kënaqësinë, dashurinë dhe zemërimin e Tij dhe në qoftëse thoni që jeta e Tij nuk i përngjan jetës së krijesave atëherë duhet të thoni për kënaqësinë dashurinë dhe Zemërimin e Tij të njëjtën gjë. Në qoftëse do të thoni që: El gadab ( zemërimi) është qarkullimi i furishëm (i vrullshëm) i gjakut të zemrës për hakmarrje do t’u themi se po kështu edhe dëshira është anim i zemrës nga ajo gjë që i realizon një interes ose i shmang një dëm.

Nëqoftëse do të thoni: kjo është dëshirë krijese , atëherë ne do t’u themi: edhe kjo që përmendët për El gadab (zemërimin) është zemërimi i krijesës ndërsa zemërimi i Krijuesit ndryshon nga zemërimi i krijesës.


b. Atyre që pohojnë emrat dhe mohojnë cilësitë, të cilët thonë: është “Haj-j” (I Gjallë) pa “hajat” (jetë), “Alim”(I Dijshëm) pa “ilm” (dije) etj. Këtyre u thuhet: Nuk ka ndryshim ndërmjet pohimit të emrave dhe pohimit të cilësive sepse nëse do të thonë pohimi i jetës, dijes, fuqisë, tregon për përngjasim me krijesat (teshbih) dhe për trupëzim (texhsim), për arsye se nuk vërejmë të atribuar me cilësi përveçse atë gjë që është trup (xhism ). Do t’u themi: Po kështu edhe emrat, nuk vërejmë të emërtuar si “Haj-j” (i Gjallë) “Alim” (i Dijshëm) “Kadir” (i Fuqishëm), përveçse ato gjëra që janë trup, prandaj mohojini emrat që të mos jeni kontradiktor. Nëqoftëse do të thonë: Këto janë emra që i përshtaten përkryerjes së Allahut dhe Madhërisë së Tij. Do t’u themi: Po kështu janë edhe cilësitë e Tij.


c. Atyre që mohojnë emrat dhe cilësitë e Allahut duke pretenduar që mohimi i tyre bëhet për të mos e përngjasuar Allahun me ekzistencat . Do t’u themi: “Ju i mohuat emrat, si: “Alim” (i Dijshëm), “Haj-j” (i Gjallë), dhe mohuat cilësitë si: Dijen dhe jetën nga frika se mos e përngjasonit Allahun me ekzistencat, por besimi juaj do të thotë ta përngjasosh Allahun me inekzistencat, pra u larguan nga një gjë dhe ranë në diçka që është më e keqe dhe më e rrezikshme se e para. Ky është përfundimi i atyre që devijojnë nga Kur’ani dhe sunneti.

Baza e nëntë: Të qënurit e emrave të përbashkët nuk do të thotë detyrimisht që në realitete të jenë të njëjta dhe të barabarta.


Për të sqaruar këtë bazë do të japim disa shembuj:
1. Jemi të bindur që gjërat që na ka lajmëruar Allahu për to në xhennet si qumështi, mjalti, hyritë, pallatet etj, janë realitete. Këto realitete megjithëse kanë të njëjtat emra me realitetet që ekzistojnë në dynja, ato nuk u përngjasojnë realiteteve të dynjasë,por ndërmjet tyre ka ndryshim (dallim) të tillë që vetëm Allahu e di se sa është. Allahu i Lartësuar ka thënë në Kur’an: “Askush nuk e di se çfarë është ruajtur për ta nga kënaqësitë e syrit si shpërblim për çfarë ata punuan.” [Es Sexhde 17].

Gjithashtu ka thënë në hadith kudsi: “Për robërit e mi të mirë kam përgatitur atë që nuk e ka shikuar ndonjëherë syri, nuk ka dëgjuar për të ndonjëherë veshi, dhe nuk ka menduar mendja e ndonjë njeriu për të.”


Ibnu Ab-basi ka thënë: “Nuk ka në dynja prej gjërave që gjenden në xhennet përveçse emrat.”

Përderisa emrat e gjërave të xhennetit megjithëse janë të përbashkëta me emrat e gjërave të dynjasë nuk tregojnë që realitetet e Ahiretit dhe dynjasë janë të njëjta, por përkundrazi ndërmjet tyre ka ndryshim të tillë që nuk e di vetëm Allahu se sa është. Atëherë ndryshimi ndërmjet Krijuesit dhe krijesës është më i madh, më i qartë dhe më i arsyeshëm llogjikisht .


2. Shembulli i dytë: Shpirti që është shkaku i jetës në trupin e njeriut, i cili është gjëja më e afërt te njeriu, ai është përshkruar në tekstet e Kur’anit dhe sunnetit me shumë atribute (cilësi) si psh: Kapet nga trupi, bëhet ngritja e tij në qiellin e dynjasë, kthehet në trup, askush prej muslimanëve nuk e mohon ekzistencën e tij realisht.

Njerëzit nuk munden që ta konceptojnë (ta njohin) realitetin e tij perveç cilësive që janë njohur me anë të shpalljes. Pra megjithëse shpirti ekziston dhe argumentet fetare na kanë njohur me disa cilësi të shpirtit ne nuk mundemi ta konceptojmë relitetin e tij siç ka thënë Allahu në Kur’an: “Dhe të pyesin ty për ruhun; Thuaj:” Ruhu është prej atyre gjerave, dija për të cilat është vetëm tek Allahu, ndërsa nga dija ju është dhënë vetëm fare pak.” [Isra 85].


Përderisa shpirti është një realitet i atribuar me cilësi reale të përmendura në Kur’an dhe sunnet i cili nuk i përngjan trupave që ne i shikojmë dhe njerëzit janë të paaftë pët të konceptuar realitetin e tij. Atëherë atribuimi (cilësimi) i Allahut me cilësitë e përkryera që i meriton, të cilat ndryshojnë nga cilësitë e krijesave është shumë më i arsyeshëm dhe shumë më i llogjikshëm dhe paaftësia e mendjes së njeriut për ta kufizuar Allahun ose për t’i përshkruar formë dhe mënyrë se si është, është më e qartë se sa paaftësia e saj për të kufizuar shpirtin dhe për t’i përhkruar formë atij.


Përderisa ai që mohon cilësitë e shpirtit është përgënjeshtrues, mohues dhe ai që e përngjason me krijesat që i shikon është injorant dhe përngjasues, atëherë është më e logjikshme dhe më e arsyeshme që të jetë ai që i mohon cilësitë e Allahut: përgënjeshtrues dhe mohues, dhe ai që i krahason (barazon) me cilësitë e krijesave të Tij të jetë: injorant,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:51 am

Bazat e argumenteve që merren prej tyre emrat dhe cilësitë e Allahut.

Baza e parë: Argumentet që bazohemi në to për të pohuar emrat dhe cilësitë e Allahut janë Kur’ani dhe sunneti i saktë i Profetit dhe asgjë tjetër përveç tyre. Kështu që ajo që është pohuar në Kur’an dhe sunnet është detyrë që ta pohojmë dhe ajo që është mohuar në Kur’an dhe sunnet është detyrë që të mohohet, duke pohuar përkryerjen e të të kundërtës së mohuar.

Fjalët dhe shprehjet që nuk janë pohuar dhe as që janë mohuar në Kur’an dhe sunnet është detyrë që të ndalemi në të shprehurit e tyre , as nuk i pohojmë dhe as nuk i mohojmë (në të drejtën e Allahut) sepse nuk ka ardhur në Kur’an dhe sunnet as pohimi dhe as mohimi i tyre, ndërsa përsa i përket domethënies dhe kuptimit që është synuar me këto fjalë ose këto shprehje kërkojmë të bëhet shkoqitje: Nëqoftëse me to është synuar kuptim i drejtë që i përshtatet Allahut të Lartësuar pranohet dhe në qoftëse me to është synuar kuptim që nuk i përshtatet Madhërisë së Allahut refuzohet.

Prej cilësive që i janë pohuar Allahut të Lartësuar në Kur’an dhe sunnet janë të gjitha cilësitë që tregojnë për to emrat e bukur të Allahut. Praj tyre janë të gjitha cilësitë që tregojnë për to veprat (punët) e Allahut si p.sh: isteuaja ( lartësimi) mbi Arsh, zbritja në qiellin e dunjasë, ardhja në Ditën e Gjykimit, e të tjera prej veprave të Allahut që nuk mbarojnë, siç ka thënë Allahu në Kur’an: “Dhe Allahu vepron atë që dëshiron” (Ibrahim 27).

Prej tyre janë: Fytyra, dy Sytë dhe dy Duart etj.
Prej tyre janë: të folurit, dëshira
Prej tyre janë: kënaqësia, dashuria, Zemërimi, urrejtja, e të tjera.
Prej cilësive që i janë mohuar Allahut në Kur’an dhe sunnet për të pohuar përkryerjen e të kundërtës së tyre është : gjumi, vdekja, kotja, paaftësia etj.
Prej shprehjeve dhe fjalëve që as nuk janë pohuar dhe as nuk janë mohuar në Kur’an dhe sunnet është fjala الجهة “El xhihetu” (ana)
Sikur një person të pyeste: A e pohojmë që Allahu është në ndonjë anë (xhihetun). Përgjigjia ynë është: Fjala “xhihetun” (anë) nuk është përmendur në të drejtën e Allahut në Kur’an dhe sunnet as me pohim dhe as me mohim. Argumentet që kanë ardhur në Kur’an dhe sunnet të cilat tregojnë që Allahu është në lartësi e bëjnë të panevojshme përdorimin e kësaj fjale. Ndërsa përsa i përket domethënies së saj: ose do të jetë synuar me të ana e poshtme, ose ana e lartësisë që e përfshin Allahun, ose ana e lartësisë që nuk e përfshin Allahun.

E para (ana e poshtme): është e pasaktë, e papranueshme dhe e pamundur, sepse bie në kundërshtim me argumentet e Kur’anit, sunnetit, logjikës, fitres (natyrshmërisë) dhe ixhmait që tregojnë se Allahu është në lartësi.
E dyta: është e pasaktë, e papranueshme dhe e pamundur gjithashtu sepse Allahu është më i Madhërishëm sesa ta përfshijë diçka nga krijesat e Tij.
E treta: është e saktë, e vërtetë, e pranueshme sepse Allahu është i lartësuar mbi të gjitha krijesat e Tij dhe Atë nuk e përfshin asgjë nga krijesat.


Argumentet e kësaj baze janë nga Kur’ani dhe nga llogjika.

Argumentet e Kur’anit janë këto që vijojnë:
1. “Edhe ky është libër i bekuar të cilin ne e kemi zbritur, kështuqë ndiqeni atë dhe kijeni frikë Allahun me qëllim qëtë merrni mëshirën.” (El En Am 155):”
2. “Thuaj: “ O njerëz! Vërtetë që unë jam sjellë tek ju të gjithë si i derguari i Allahut, të Cilit i takon mbisundimi i qiejve dhe i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. Ai është që jep dhe sjell vdekjen. Kështu pra besoni në Allahun dhe në të derguarin e Tij, profetin që nuk di shkrim e as kendim i cili beson ne Allahun dhe në fjalën e Tij, dhe ndiqeni pra atë që të mund të jeni të udhëzuar.” (El A’raf 158):”
3. “ Dhe çfarëdo që tu japë i derguari, merreni atë dhe çfarëdo që ai jua ndalon juve hiqni dorë prej saj dhe kini frikë Allahun.Vërtet që Allahu është i Ashpër në ndëshkim.”” (El Hashr 7):”
4. “Ai që i beson dhe i bindet të derguarit, vërtet ai i ka besuar dhe i është bindur edhe Allahut, por për atë që shmanget atëherë ne nuk të kemi dërguar ty si roje e vëzhgues për ta.” (En Nisa 80):”
5. “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe të derguarit dhe atyre prej jush të cilet janë në drejtimin dhe udheheqjen tuaj. Nëse keni mosmarëveshje për ndonjë gjë mes jush, drejtohuni Allahut dhe të derguarit, nëse besoini në Allahun dhe në ditën e fundit. Kjo është më mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit.” (En Nisa 59):”
6. “Dhe në këtë mënyrë gjyko mes tyre me atë që të ka shpallur ty Allahu dhe mos u shko pas dëshirave të tyre të kota, por tregohu i vëmëndshëm ndaj tyre që të mos të të kthejnë e të të largojnë nga disa gjëra të cilat Allahu ti ka zbritur ty. Por nëse ata largohen, atëherë dije se është dëshira e Allahut për t’i ndëshkuar ata për disa mëkate të tyre. Dhe vërtet shumica e njerëzve janë fasikunë (të prishur).” (El Maide 49)

E të tjera prej ajeteve të Kur’anit të cilat tregojnë që është detyrë të besojmë në atë që ka ardhur në Kur’an dhe sunnet.
Çdo argument që tregon se është detyrë të besojmë në atë që ka ardhur në Kur’an ai është argument që tregon që është detyrë të besojmë në atë që ka ardhur në sunnet, sepse prej argumenteve që kanë ardhur në Kur’an është urdhëri për të ndjekur Profetin dhe për t’iu referuar atij për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Gjatë jetës së tij kthimi dhe referimi bëhej tek ai vetë, ndërsa pas vdekjes së tij kthimi dhe referimi bëhet tek sunneti i tij.
Ku e ka besimin në Kur’an ai që nuk kthehet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tek Profeti megjithëse Allahu ka udhëruar për të në Kur’an.

Ndërsa argumenti logjik është siç vijon:

Shkoqitja e asaj që është detyrë t’i atribuohet Allahut, ose asaj që është e pamundur t’i atribuohet, ose asaj që është e lejueshme t’i atribuohet Allahut është prej çështjeve të gajbit (të fshehtës) të cilat nuk mundet të konceptohet nga llogjika prandaj është detyrë që të ktheshesh tek ajo që ka ardhur në Kur’an dhe sunnet.

Baza e dytë: është detyrë që tekstet e Kur’anit dhe sunnetit që kanë të bëjnë me emrat dhe cilësië e Allahut të besohen sipas domethënies së tyre të drejtpërdrejtë pa u bërë tahrif dhe ta’tilë emrave dhe cilësive që tregojnë për to.

Tahrifi është: Ndryshimi i fjalëve (shprehjeve) të emrave dhe cilësive ose ndryshimi i domethënieve (kuptimeve) të tyre si p.sh: xhehmijët e kanë ndryshuar fjalën استوى isteua duke shtuar një lam në të në: استولى“isteula” . Disa bidatçinj e kanë ndryshuar domethënien e “El Gadab” (zemërimit) në të drejtën e Allahut në kuptimin: dëshira për hakmarrje dhe “Err Rrahmeh” (mëshira) në kuptimin: dëshira për të bërë mirë. Të gjitha këto quhen: “tahrif” (keqinterpretim, deformim).


“Tahrifi” siç u vu në dukje edhe në përkufizimin e tij është dy llojesh:
1. تحريف لفظي“Tahrif lafdhi” i cili është ndryshimi i shprehjes duke shtuar shkroja në të, duke pakësuar ose duke ndryshuar zanoret e fjalës si p.sh: Çifutët e ndryshuan fjalën e Allahut nga حطة “Hit-tatun” në حنطة “Hintatun” duke shtuar në të shkrojën: ن “nun”, xhehmitë e ndryshuan fjalën e Allahut “isteua” në “isteula” duke shtuar një “lam”.

2. تحريف معنوي“Tahrif ma’neui” i cili është: ndryshimi i domethënies së saktë të teksteve të emrave dhe cilësive, si p.sh: thënia që “el gadab” (zemërimi) në të drejtën e Allahut është dëshira për hakmarrje etj.


“Ta’til” تعطيل është mohimi i cilësive të Allahut (duke i keqinterpretuar tekstet e Kur’anit dhe sunnetit në atë mënyrë që përbën mohimin e cilësive. Xhehmijët dhe grupet që kanë ndjekur rrugën e tyre ia kanë mohuar Allahut cilësitë e Tij prandaj janë quajtur: “El Muatileh”.

Për këtë bazë tregojnë argumentet e Kur’anit, argumenti logjik dhe ixhmai i selefëve.

Argumentet e Kur’anit janë këto që vijojnë:

a. “Të cilin ruhu(Xhibrili) i besueshëm e ka zbritur. Në zemrën tënde që të mund të jesh prej këshilluesve, në gjuhën e qartë arabe.” [Esh Shuara 193-195]
b. “Nuk ka dyshim që ne e zbritëm Kur’anin arabsiht me qëllim që ju të mund të kuptoni.” [Jusuf 2]
c. “Me të vërteteë, ne e bëmë atë Kur’anin në arabisht që të keni mundësi ta kuptoni” [Ez Zuhruf 3]

Këto argumente të Kur’anit tregojnë që duhet ta kuptojmë Kur’anin ashtu siç tregon domethënia e tij e drejtpërdrejtë në guhën e qartë arabe, vetëm nëqoftëse ekziston ndonjë argument që e pengon t’i përmbahemi domethënies së drejtpërdrejtë të ajetit. Allahu i ka poshtëruar çifutët për shkak të “tahrifit” të tyre dhe ka sqaruar se “tahrifi” që ata i bënë argumenteve i bëri që të jenë ndër njerëzit më të larguar nga besimi. Ai ka thënë: “A lakmoni ju që ata do të besojnë në fenë tuaj edhe pse një grup prej tyre gjitnjë e dëgjuan fjalën e Allahut ( teuratin), pastaj ata vetë e ndryshuan atë vazhdimisht me dije të plotë pasi e kishin kuptuar atë?” [El Bekare 75]

Gjithashtu ka thënë: “Ka nga çifutët edhe prej atyre të cilët ua ndërrojnë vednin e vërtetë fjalëve dhe thonë: “ne e dëgjuam fjalën tënde dhe nuk bindemi.” Dhe: “Dëgjo dhe mos dëgjo asgjë ti (Muhamed) dhe “raina” (me nje perdredhje të gjuhës dhe si perqeshje për fenë. Dhe sikur të kishin thënë : “dëgjuam dhe u bindëm.” Dhe: na bëj që të kuptojmë, do të kishte qënë më e mirë për ta dhe më e drejtë, por Allahu i ka mallkaur ata për shkak të mosbesimit të tyre, kështu që ata nuk besojnë perveç fare pak” [En Nisa 46]

Argumenti logjik është siç vijon: Ai që i ka thënë tekstet e cilësive e di më miri se çfarë ka pasur për qëllim nga të të tjerët. Ai na ka folur në gjuhën arabe të qartë, prandaj duhet t’i pranojmë fjalët e Tij sipas domethënies së tyre të drejtëpërdrejtë sepse për ndryshe do të kishim mendime të ndryshme në interpretimin e tyre dhe do të përçahej umeti.
Të gjithë selefët e këtij umeti e kanë besuar tekstet e cilësive sipas domethënies së tyre të drejtëpërdrejtë pa u bërë “tahrif” dhe pa u bërë “ta’til”.

Nuajm ibn Ham – mad el Huzai, mësuesi i Buhariut ka thënë: “Kush e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër dhe kush i përgënjeshtron cilësitë që Allahu ka cilësuar me to Veten e Tij ka bërë kufër. Vërtetë cilësitë që Allahu ia ka atribuar Vetes së Tij ose që ia ka atribuar i Dërguari i Tij, nuk tregojnë përngjasim me krijesat.”

Ka thënë imam Esh-Shafiu: “Kam besuar në Allahun dhe në atë që ka ardhur nga Allahu sipas qëllimit të Allahut dhe kam besuar në të Dërguarin e Allahut dhe në atë që ka ardhur nga i Dërguari i Allahut sipas qëllimit të të Dërguarit të Allahut.”

Në lidhje me domethënien e drejtëpërdrejtë të teksteve të cilësive, njerëzit janë ndarë në tre grupe:

Grupi i parë: Janë ata që (dhahirin) domethënëijen drejtëpërdrejtë që bie ndërmend menjëherë nga argumenti, e kanë kuptuar në mënyrë të vërtetë që i përshatet Madhështisë së Allahut. Me fjalë të tjera: Ata i janë përmbajtur kuptimit që shkrep menjëherë në mendje nga argumenti. Domethënia që haset menjëherë në mendje është e vërtetë që i përshtatet madhërisë së Allahut.

Këta janë selefët (të parët e këtij ummeti) të cilët janë të bashkuar në ndjekjen e asaj që ka ardhur nga Profeti dhe Sahabët. Këta janë Ehli Sunneh uel Xhemah.

Kjo që u përmend më lartë është besimi unanim i të gjithë selefëve Ibnu Abdilberr-rri ka thënë: “Ehli Sunneti unanimisht i pohojnë cilësitë që kanë ardhur në Kur’an dhe Sunnet. Ata i besojnë ato duke u dhënë atyre kuptimin real dhe jo metaforik veçse nuk japin formë dhe as nuk i kufizojmë.

Ky është besimi i vërtetë për dy arsye:

1. Vetëm në këtë mënyrë zbatohen tërësisht argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit që e obligojnë të besohet çdo emër dhe çdo cilëssi që është përmendur në Kur’an dhe Sunnet. Ai që e studion këtë temë me dije dhe paanësi e pohon këtë që e thamë.

2. E vërteta është në atë që e kanë thënë selefët ose në atë që e kanë thënë të tjerët !? Varianti i dytë është i pavlefshëm (i pasaktë) sepse ai do të thotë që sahabet dhe tabiinët kanë shprehur besimin e pavlefshëm (e pasaktë) në fjalët e tyre të qarta ose në kuptimin e drejtëpërdrejtë të fjalëve të tyre dhe asnjëherë nuk e kanë shprehur besimin e vërtetë as në fjalë të qarta dhe as në kuptimin e drejtëpërdrejtë të fjalëve të tyre, si rrjedhojë kjo tregon që ata ose nuk e dinë të vërtetën ose e dinin atë por e fshehën. Që të dyja këto janë të pavlefshme sepse selefët kanë qenë më të diturit e këtij ummeti rreth të vërtetës dhe më besnikët në përcjelljen e të vërtetës. Si përfundim e vërteta gjëndet tek ajo që e kanë thënë selefët dhe jo të tjerët.

Grupi i dytë: Janë ata që dhahirin (domethënien e drejtëpërdrejtë) të teksteve të cilësive e kanë bërë (kuptim) të pavlefshëm dhe e kam përngjasuar Allahun me krijesat e Tij. Ky grup quhet “El mushebihe”
Mënyra e tyre në të kuptuarit e argumenteve është e pavlefshme dhe e pasaktë për shkak të argumenteve që vijojnë:

Kjo është krim ndaj argumenteve dhe mohim i kuptimit të vërtetë që është synuar me to. Si mund që të jetë synuar me to përngjasimi ndërkohë që Allahu ka thënë: “Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Ai ka bërë për ju shoqet nga vetë ju, dhe po kështu edhe per bagëtitë. Në këtë mënyrë Ai ju krijon ju. Asgjë nuk i përngjet Atij dhe ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Esh Shura 11]

Argumenti logjik tregon që Krijuesi ndryshon nga krijesat në qënien e Tij dhe në cilësitë e Tij, atëherë si të gjykohet se tekstet tregojnë për përngjasimin ndërmjet tyre?

Kjo që e ka kuptuar përngjasuesi nga argumentet bie në kundërshtim me atë që e kanë kuptuar selefët prej tyre si rrjedhojë ajo është e pavlefshme. Në qoftë se përngjasuesi do të thotë: Unë nuk kuptoj nga zbritja e Allahut dhe dora e Tij përveçse zbritje dhe dorë si ato të krijesave. Allahu nuk na ka folur përveçse me atë që ne e njohim dhe e kuptojmë ?

Atij do të përgjigjemi me faktet që vijojnë:
I pari: Ai që na është drejtuar me ajetet dhe hadithet e cilësive po Ai ka thënë për veten e Tij : “asgjë nuk i përngjan Atij”. Fjalët e Allahut janë të gjitha të vërteta ato e vërtetojnë njëra tjetrën dhe nuk kontraditohen.

I dyti: T’i thuhet: A nuk e koncepton që Allahu ka qënie që nuk u përngjan qënjeve të tjera? Do të thotë: Po si jo. Atëherë do t’i thuhet: Po kështu duhet të konceptosh që cilësitë e Allahut nuk u përngjajnë cilësive të krijesave dhe ai që bën dallimin ndërmjet qënies dhe cilësive është kontraditor !!

I treti: T’i thuhet: A nuk vëren ndër krijesat të tilla që emrat i kanë të përbashkët dhe në realitet e formë ndryshojnë? Do të thotë: Po si jo. Atëherë do ti thuhet: Përderisa e koncepton ndryshimin ndërmjet krijesave në realitete dhe forma, pse nuk e koncepton ndërmjet krijuesit dhe krijesës megjithëse ndryshimi ndërmjet Krijuesit dhe krijesës është më i qartë dhe më i madh, madje përngjasimi ndërmjet Krijuesit dhe krijesës është i pamundur (i papranueshëm logjikisht) siç është sqaruar në bazën e gjashtë të cilësive.

Grupi i tretë: Janë ata që e dhahirin (domethënien e drejtëpërdrejtë) e teksteve të cilësive e kanë bërë kuptim të pavlefshëm që nuk i përshtatet Allahut. Dhahiri sipas tyre është teshbihi (përngjasimi). Për këtë arsye ata i kanë mohuar domethëniet e teksteve të cilësive që i përshtaten Allahut.
Këta janë “El muatileh” (mohuesit e cilësive). Në këtë grup futen ata që i kanë mohuar emrat dhe cilësitë krejtësisht ose pjesërisht, ata që kanë mohuar emrat dhe cilësitë dhe ata që kanë mohuar vetëm cilësitë ose disa cilësi.

Këta ndryshuan domethëniet e drejtëpërdrejta të teksteve dhe u dhanë atyre kuptime, që i përcaktuan me mendjet e tyre. Në përcaktimin e kuptimeve të ndryshuara, kanë patur shumë lëkundje e mosmarrveshje. Këtë ndryshim që bënë, e emërtuan “te’uil” (interpretim), por në realitet ai është tahrif (keqinterpretim, deformim).

Mënyra e tyre në të kuptuarit e argumenteve të cilësive dhe në interpretimin e tyre, është e pavlefshme për arsyet që vijojnë:

1- Ky është krim ndaj argumenteve, sepse ata kanë thënë që tergojnë për domethënie të pavlefshme, e cila nuk i përshatet Allahut dhe të cilën Allahu nuk e ka patur për qëllim.

2- Kjo që kanë bërë ndaj argumenteve të cilësive, konsiderohet ndryshim i fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij nga “Dhahiri” i tyre, megjithëse dihet se Allahu na ka folur në gjuhën arabe të qartë, që të konceptohet fjala e Tij dhe të kuptohet sipas domethënies së saj të drejtëpërdrejtë në gjuhë arabe. Profeti ka folur më qartë se çdo njeri, prandaj është detyrë që fjala e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij të kuptohet sipas domethënies së saj të drejtëpërdrejtë në gjuhën arabe, duke pasur parasysh që të mbrohet nga “Tekfiji” dhe “temthili” në të drejtën e Allahut.

3- Ndryshimi i fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të tij nga “dhahiri” i tyre për në një kuptim të ndryshëm, është prej të folurës rreth Allahut pa dije dhe kjo është haram, sepse Allahu ka thënë në Kur’an: “Thuaj : Gjërat që i ka ndaluar Zoti juaj janë: el-fahisha (gjynahet,) që kryhen hapur ose fshehur, gjynahet, shtypja pa të drejtë, vënia shok Allahut ne adhurim, gjë për të cilën ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë dhe asnjë provë si dhe përfolja për Allahun për gjërat për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni.” (El Araf 33) Gjithashtu ka thënë: “Dhe mos ndiq atë gjë për të cilën nuk ke dijeni. Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, për secilën prej tyre njeriu secila prej tyre do të pyetet.” (El Isra 36)

Ai që e ndryshon fjalën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nga ‘dhahiri’ i tyre për në një kuptim tjetër, ka ndjekur atë për të cilën nuk ka dijeni dhe ka thënë për Allahun atë që nuk di për dy aspekte:

I pari: Sepse ka pretenduar që qëllimi i fjalës së Allahut nuk është kështu, megjithëse ky është “dhahiri” i fjalës së Tij.

I dyti: Sepse ai pastaj ka pretenduar që qëllimi i fjalës së Allahut është kështu, duke i dhënë një kuptim tjetër, që nuk tregon për të ‘dhahiri’ i fjalës së Allahut, kur dihet që nëse do të kemi një fjalë që ka dy variante të barabarta për tu intrepretuar t’i jepet përparësi njërit para tjetrit, do të thotë të interpretosh pa dijeni, atëherë çfarë mendon kur i jepet përparësi një varianti që ka mundësinë më të vogël për të qenë i saktë përpara kuptimit të drejtëpërdrejtë të fjalës.

Si shembull për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar drejtuar Iblisit: “ Allahu i tha; O Iblis! Çfarë të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij që Unë e krijova me dy duart e Mia? A je tepër kryelartë apo je prej të larteve?” (Sad 75).
Në qoftë se do të ndryshojë tekstin nga “dhahiri” i tij duke thënë, se nuk ka patur për qëllim dy duar reale por ka patur për qëllim kështu dhe kështu!! Do t’i themi; ku e ke argumentin për atë që e mohove dhe ku e ke argumentin për atë që e pohove? Nuk ka dyshim që nuk do të sjellë argument si përfundim del në pah që ka thënë për Allahun ata që nuk kanë për të dije.

4- Ndryshimi i dhahirit të teksteve të cilësive, bie në kundërshtim me rrugën e Profetit, sahabeve, selefeve të këtij Ummeti dhe dijetarëve të Tij të famshëm si rrjedhojë është i pavlefshëm sepse e vërteta pa dyshim është rruga dhe menhexhi i të Dërguarit të Allahut, sahabeve, selefeve dhe dijetarëve që i kanë ndjekur ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:52 am

Pasojat e metodës së “El muatileh” në ndryshimin e teksteve të cilat tregojnë pavlefshmërinë e saj.

1)Ata kuptuan nga tekstet cilësi që u përngjajnë cilësive të krijesave dhe kanë menduar që ky është kuptimi i tekstit, ky është kuptim i gabuar, sepse cilësia që tregon për të argumenti i përshatet Allahut dhe nuk u përngjan krijesave. Përngjasimi i Allahut me krijesat është kufër dhe lajthitje sepse ai konsiderohet përgënjeshtrim i fjalës së Allahut të Lartësuar “Asgjë nuk i përngjan Atij”. Nuk mundet që dhahiri i teksteve të jetë kufër dhe humbje sepse Alalhu ka thënë: “Kështu Allahu ju sqaron fjalët e Tij që të mos humbisni (të mos gaboni)” (En Nisa 176)

2)Ata kanë bërë krim ndaj teksteve sepse kanë mohuar cilësitë e Allahut që tregojnë për to, pastaj u kanë dhënë kuptime nga vetvetet e tyre për të cilat nuk tregon kuptimi i drejtëpërdrejtë i tekstit.

3)Ata i kanë mohuar cilësitë që i përmbajnë tekstet e Kur’anit dhe sunnetit pa dije prandaj për këtë arsye ata kanë thënë rreth Allahut atë që nuk kanë për të dijeni. Kjo është e ndaluar me argument të qartë nga Kur’ani dhe me Ixhmaul ummeh.
Allahu i lartësuar ka thënë në Kur’an: “Thuaj : Gjërat që i ka ndaalur zoti juaj janë: el-fahisha(gjynafet) që kryhen hapur ose fshehur, gjynahet, shtypja pa të drejtë, vënia shok Allahut ne adhurim, gjë për të cilën ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë dhe asnjë provë si dhe përfolja për Allahun për gjërat për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni.” (El Araf 33).

4) Nëse do të mohojnë cilësitë e përkryera të Allahut që tergojnë për to tekstet e Kur’anit dhe sunnetit kjo tregon se Allahu është i cilësuar me të kundërtën e tyre prej mangësive. Kjo pasojë arsyetohet me faktin që: nuk ka asnjë ekzistencë të pa cilësuar me atribute, nuk mundet të ekzistojë asnjë qënie e zhveshur nga cilësitë (pa cilësi), në qoftë se do të mohohen cilësitë e përkryera atëherë kjo detyrimisht tergon që është e cilësuar me mangësi. Si rezultat ata që i kanë mohuar cilësitë e përkryera që tregojnë për to argumentet janë të padrejta ndaj Allahut sepse kanë bashkuar ndërmjet mohimit të cilësive të Tij të përkryera dhe përngjasimit të Tij me qëniet e mangëta ose inekzistencat madje ndoshta e teprojnë më shumë në mohim derisa ta përngjasojnë me ato që ekzistenca e tyre është e pamundur.

5) Sipas këtij mendimi libri që Allahu e zbriti sqarim për çdo gjë, adhëzim dhe shërim për atë që gjendet në gjokse nuk i ka sqaruar emrat dhe cilësitë e Allahut që duhet ti besojnë robërit, por sqarimin e kësaj teme ua ka lënë llogjikave të tyre që ti pohojnë Allahut atë që dëshirojnë dhe ti mohojnë Atij atë që dëshirojnë! Padyshim kjo është metodë e pavlefshme, e pasaktë.

6) Sipas këtij besimi Profeti shokët e Tij dhe Selefët e ummetit nuk e kanë njohur të vërtetën rreth cilësive të Allahut ose e kanë neglizhuar njohjen e saj sepse nga ata nuk është transmetuar qoftë edhe një shkronjë në lidhje me ndryshimin e kuptimit të teksteve të cilësive siç kanë bërë “El muatileh” të cilin e quajnë “teuil” (interpretim). Atëherë ose Profeti dhe shokët e tij ishin të paditur rreth cilësive të Allahut dhe të paaftë për të sqaruar ose e kanë neglizhuar sqarimin e këtyre termave umetit. Nuk ka dyshim që të dyja janë të pavlefshme,të pasakta.

7) Metoda e tyre në interpretimin e fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij për të mohuar cilësitë do të thotë që fjala e Allahut dhe e të Dërguarit nuk është pikë (bazë) referimi për njerëzit në atë që besojnë rreth Zotit të tyre dhe të adhuruarit të tyre, njohja e të Cilit është gjëja më e rëndësishme që e përmbajnë sheriatet e të dërguarve, madje është thelbi i mesazheve të Allahut, por pika e referimi janë mendjet e tyre të luhatshme dhe kontraditore. Si rrjedhojë çdo gjë që bie në kundërshtim me llogjikat e tyre ose do ta përgënjeshtrojnë nëse ju jepet mundësia ose do ta keqinterpretojnë kur nuk munden ta përgënjeshtrojnë.

Vërejtje: Nga sqarimi i kaluar mësuam se çdo mohues i cilësive, është përngjasues dhe çdo përngjasues i Allahut me krijesat është mohues.
Përsa i përket mohimit që bën mohuesi është i qartë, ndërsa përsa i përket përngjasimit të tij, ai rezulton në faktin se: mohimin e ka bërë për arsye të besimit të tij se pohimi i cilësive do të thotë përngjasim me krijesat prandja fillimisht i ka përngjsuar pastaj së dyti i ka mohuar, kjo nga një aspekt. Aspekti tjetër është se ai me mohimin e cilësive e ka përngjasuar Allahun me qëniet e mangëta.

Përngjasimi i përngjasuesit është i qartë, ndërsa përsa i përket mohimit të tij ai vërehet në tre aspekte:

I pari: Ai ka mohuar vetë argumentin që me të ka pohuar cilësitë, sepse e ka bërë tregues për përngjasim, megjithëse argumenti nuk tregon për përngjasim, por tregon për cilësi që i përshtaten madhërisë së Allahut të lartësuar.

I dyti: Ai e ka mohuar çdo tekst që tregon se Allahu nuk u përngjason krijesave.

I treti: Ai ia ka mohuar Allahut përkryerjen e detyrueshme (e domosdoshme) sepse e ka përngjasuar atë me krijesën e mangët.

Baza e tretë: Dhahiri i teksteve të cilësive është i njohur për ne nga një aspekt dhe është i panjohur për ne nga një aspekt tjetër.
Përsa i përket kuptimit ai është i njohur ndërsa përsa i përket formës (kejfijes) është i panjohur.

Për këtë tregojnë argumentet e Kur’anit dhe argumenti llogjik. Përsa i përket Kur’anit kemi ajetet që vijojnë:

1) “Një libër gjithë bekime e mirësi, të cilin ne ta kemi zbritur ty me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në vargjet e tij dhe që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë.” (Sad 29):

2) “Feja(adhurimi) e vërtetë, e sinqertë është vetem për Allahun. Dhe ata që zgjedhin për mbrojtës e ndihmues të tjerë në vend të Tij thonë: “ ne i adhurojmë ata vetem që ata të mund të na afrojnë tek Allahu.Pa dyshim që Allahu do të gjykojë mes tyre në lidhje me atë për çfarë ata ndyshuan. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar, mohues.” ( Ez Zummer 3)

3) “Ne i dërguam të Dërguarit me shenja të qarta dhe me libra, ndërsa edhe ty me përkujtuesin me këshilla Kur’anin), që ti tu shpjegosh njerëzve qartë se çfarë ju është zbritur atyre dhe që ata të mendojnë.” (En Nahl 44):

Përderisa Allahu na ka urdhëruar të mendojmë mbi Kur’anin dhe të thellohemi në të, kjo tregon se ne arrijmë ta kuptojmë atë.
Fakti që Kur’ani është zbritur në gjuhën arabe për ta kuptuar ai që njeh gjuhën arabe tregon se kuptimi i tij është i njohur, sepse ndryshe nuk do të kishte dallim ndërmjet zbritjes së tij në gjuhën arabe ose në një gjuhë tjetër.

Sqarimi që Profeti i ka bërë Kur’anit për njerëzit përfshin sqarimin e shprehjes (fjalës) dhe të kuptimit të saj. Ndërsa argumenti logjik është siç vijon: Është e pamundur që Allahu të zbresë një libër, ose i Dërguari të thotë fjalë, me të cilët kanë për qëllim që të jenë udhëzim, për krijesat dhe në gjërat më të madhërishme, më të rëndësishme, më të domosdoshme të jenë të panjohur, në rangun e shkronjave alfabetike prej të cilave nuk kuptohet asgjë. Kjo është marrëzi që e refuzon urtësia e Allahut.
Allahu i Lartësuar ka thënë për librin e Tij: “Elif, Lam ra. Ky është një libër, vargjet e të cilit janë të persosura dhe pastaj të shpjeguar me imtësi nga një i cili është Më i urti Gjithëgjykues, i Mirënjohur .” (Hud 1)

Këto ishin argumnetet e Kur’anit dhe të llogjikës që tregojnë se arrijmë të njohim kuptimet e teksteve të cilësive. Ndërsa argumentet fetare dhe llopgjike, që tregojnë se ne nuk i njohim tekstet e cilësive përsa i përket formës se si janë cilësitë, ata janë përmendur në bazën e gjashtë të cilësive të Allahut.

Në qoftëse do të thonte ndonjëri: Cila është përgjigjia juaj ndaj fjalës së Allahut të lartësuar: “Është Ai i cili të ka zbritur ty Librin. Në të ka vargje plotësihst të qarta të cilat janë themelet e Librit dhe të tjera jo krejt të qarta për tu kuptuar nga njerëzit (muteshabihat). Kështu sa për ata në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, në këtë mënyrë duke kërkuar Fitneh (mosbesim, sprovim, trazira, fatkeqsi etj) dhe duke kërkuar interpretimin e saj, por askush nuk e di intrepretimin e saj përveç Allahut. Ata që jnaë plotësiosht të vendosur në dije thonë: “Ne besojmë në të i tërë (Ajetet e qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë. (Kjo sipas variantit të qëndresës në fjalën, “por askush nuk e din interpretimin e saj përveç Allahut” ndërsa përsa i përket variantit të mosqëndresës në këtë frazë dhe vazhdimit të leximit komenti është: por askush nuk e din interpretimin e tyre përveç Allahut dhe atyre që janë të mëkëmbur në dije). Nuk marrim mësim veçse ata që jnaë të brymosur me mendje të shëndoshë” (Ali Imran 7).

Ky ajet tregon se në Kur’an ka ajete të paqarta (të pakuptueshme) që nuk e di kuptimin e tyre askush përveç Allahut.
Përgjigjia është: “Selefët në lidhej me qëndrimin, në frazat e këtij ajeti , kanë dy mendime.

Mendimi i parë: Qëndrimi i bëhet në fjalën e Allahut ( إلا اللهil-lallah). Ky është mendimi i shumicës se dijetarëve, si rrjedhojë kuptimi i te’uilit (intrepretimit) në fjalën e Allahut “Dhe askush nuk e din teulin e tyre përveç Allahut” është realiteti i kuptimit të fjalës dhe jo komentimi i fjalës për të sqaruar domethënien e saj. Atëherë duke u bazuar në këtë që sqaruam, te’uili i ajeteve të cilësive është: realiteti i cilësive, forma e tyre dhe mënyra se si janë. Kjo është prej çështjeve të gajbit të cilat nuk mundet ti konceptojë mendja dhe nuk jan përmendur në argumnetet fetare prandaj nuk i di askush përveç Allahut.
Mendimi i dytë: Mosqëndrimi në këtë frazë dhe vazhdimi i leximit. Sipas këtij mendimi nuk qëndrohet në fjalën e Allahut (il-lallah). Ky është mendimi i disa dijetarëve nga selefët dhe Halefët . si rrjedhojë me fjalën te’uil në ajetin “Dhe askush nuk e din teulin e tyre përveç Allahut dhe atyre që janë të mëkëmbur në dije”, është synuar komenti, për të sqaruar kuptimin e ajeteve.

Komenti për të kuptuar fjalët dhe shprehjet e ajeteve është një njohuri që e zotërojnë të fortët, të siguruarit dhe të mëkëmburit në dije, siç ka thënë Ibnu Ab-basi “Unë jam prej Err-Rrasihinëve (të mëkëmburve, të fortëve, të siguruarve” në dije të cilët e njohin te’uilin.

Muxhahidi ka thënë: “ia ka paraqitur mushafin Ibn Ab-basit nga surja Fatiha deri në fundin e tij, i kërkoja të qëndronte në çdo ajet dhe e pyesja për komentin (kuptimin, shpjegimin e tij).”

Nga ajo që u përmend më lartë qartësohet fakti që ajeti nuk tregon se në Kur’anë ka diçka që nuk e din kuptimin e saj askush tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Por ajeti tregon që në Kur’an ka gjëra që nuk e din realitetin e tyre (formën se si janë) askush përveç Allahut kjo sipas mendimit të qëndrimit në frazën “il-lAllah”. Ndërsa sipasmn mendimit tjetër, ajeti tregon që të mëkëmburit i dinë kuptimet e ajeteve ‘El muteshabihe (të paqarta)’ të cilat nuk i dinë shumë njerëz.

Pasi e vërtetuam parimin që në Kur’an nuk ka diçka të pakuptueshme të cilën nuk e din kuptimin e saj askush tjetër përveç Allahut mbetet të vëmë në dukje pavlefshmërinë e idesë së المفوضة “Elmufeuidah” të cilët ia lënë (ia dorëzojmë) Allahut dijen (njohurinë) rreth kuptimit të ajeteve të cilësive, sepse sipas tyre kuptimin e ajeteve të cilësive e din vetëm Allahu. Ata pretendojnë që ky është besimi i selefëve. El mufeuidah kanë devijuar në besimin e tyre dhe kanë gënjyer në atë që ua atribuan selefëve sepse selefët i kanë bërë tefuid (i kanë dorëzuar, i kam lënë) Allahut vetëm dijen rreth realitetit, formës “Kejfijes” dhe jo njohurinë rreth kuptimit.

Thëniet e selefëve në lidhje me pohimin e kuptimit të teksteve të cilësive nganjëherë në mënyrë të përgjithshem dhe nganjëherë në mënyrë të shkoqitur janë të shumta.

Prej thënieve të përgjithshem është fjala e tyre: Besojini siç kanë ardhur pa diskutuar rreth Kejfijes (formës së cilësive)

Prej thënieve të shkoqitura është fjala e Imam Malikut në lidhje me lartësinë e Allahut mbi Arsh.

Ibn Tejmijjeh në librin e tij “Diru tearudil akl ven-nakl” ka thënë “Ndërsa përsa i përket tefuidit: Dihet që Allahu na ka urdhëruar për të medituar në Kur’an, na ka nxitur ta kuptojmë. Atëherë si kërkohet nga ne me anë të idesë së “tefuidit” që të mos e kuptojmë dhe të mos e njohim !?” Derisa ka thënë: “Sipas thënies së tyre, të Dërguarit nuk i dinin kuptimet e teksteve që ua zbriti Allahu, as Melaiket nuk i dinin dhe as të parët e sahabëve, si rrjedhojë profetërit nuk i dinin kuptimet e cilësive, që Allahu ia ka atribuar vetës së Tij, por thonin fjalë që nuk e kuptonin domethënien e tyre.”

Gjithashtu ka thënë: “Dihet që kjo është shpifje ndaj Kur’anit dhe profetëve, sepse Allahu e zbriti Kur’anin dhe ka lajmëruar se e ka bërë udhëzim dhe sqarim për njerëzit. Të Dërguarin e urdhëroi që ta përcillte në mënyrën më të qartë, që t’u sqarojë njerëzve atë që u është zbritur. Në shumë ajete në Kur’an na ka urdhëruar që të thellohemi në meditimin e Kur’anit dhe ta kuptojmë atë. Me të gjitha këto që përmendëm, si mundet që ajetet më të larta dhe më të rëndësishme të Kur’anit, në të cilat Allahu na ka lajmëruar për cilësitë e Tij ose për të qënurit e Tij Krijuesi i çdo gjëje, i Gjithëdijshëm, ose për gjërat që kanë të bëjnë me botën tjetër, mos ta dijë kuptimin e tyre asnjeri. Kjo do të thotë të mos kuptohet Kur’ani, të mos meditohet dhe i Dërguari të mos u ketë sqruar njerëzve atë që u është zbritur dhe të mos u ketë përcjellur mesazhin në mënyrë të qartë.”

Sipas kësaj ideje mund të thotë çdo i devijuar ( bidatçi)se e vërteta në çdo gjë është ajo që e kam njohur me mendimin tim dhe me llogjikën time. Tekstet e Kur’anit nuk bien ndesh me këtë që kam kuptuar, sepse këto tekste janë të paqarta, të pakuptueshme, asnjëri nuk e di kuptimin e tyre. Tekstet që asnjëri nuk e di kuptimin e tyre nuk lejohet që të merren për argument.

Si rezultat kjo ide, mbetet bllokadë që e pengon udhëzimin dhe sqarimin që vjen nga ana e profetëve dhe i hap rrugën atij që i kundërshton profetët dhe thotë se, vërtetë udhëzimi dhe sqarimi vjen nga ana ynë dhe jo nga rruga e profetëve sepse ne e njohim atë që e themi dhe e sqarojmë me argumente llogjike, ndërsa profetët nuk e kanë njohur atë që kanë thënë, aq më tepër që të sqarojnë qëllimin e tyre.
Si përfundim është bërë e qartë se ideja e “El mufeuidah”, të cilët mendojnë se ndjekin sunnetin dhe selefët, është prej mendimeve me të këqija të bidatçijve dhe të devijuarve.” Përfundoi fjala e Ibn Tejmijes Allahu e mëshiroftë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:52 am

Te’uili (interpretimi)




Nga ana gjuhësore “Te’uil” do të thotë: “Kthimi i çdo gjëje në objektivin që është synuar me të.”

Nga ana terminologjike është: “Kthimi i fjalës për në qëllimin e synuar prej saj, duke shpjeguar kuptimin e saj ose duke u realizuar ajo që kërkohet prej saj.”

Te’uili është përdorur në tre kuptime:

1. Tefsiri (komenti), i cili është sqarimi i fjalës duke përmendur domethënien që është synuar. Te’uili me këtë kuptim është përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar për dy shokët e burgut të Jusufit të cilët i thanë Jusufit: "Na trego për te’uilin (shpjegimin, komentin) e saj." [Jusuf: 36].

Gjithashtu në fjalën e Profetit për Abdullah ibn Abbasin: “O Allah jepi atij fikh në fe dhe mësoji atij te’uilin (komentimin)”

Në kapitullin e kaluar përmendëm fjalën e Ibn Abbasit: “Unë jam prej të mëkëmburve në dije të cilët njohin te’uilin e tyre.” D.m.th komentimin e ajeteve të paqarta.

Këtë kuptim ka edhe fjala e Ibnu Xheririt dhe të tjerëve prej komentatorëve të Kur’anit: “Te’ulil i fjalës së Allahut” d.m.th tefsiri (shpjegim, komentim) i saj.

Te’uili me këtë kuptim është i njohur tek dijetarët

2. Realiteti i diçkaje. Te’uili sipas këtij kuptimi në të drejten e Allahut është: “Realiteti qenies së Allahut dhe i cilësive të Tij të cilat nuk i din askush përveç Tij.”
Me këtë kuptim te’ulili është përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar: "A mos presin vetëm se te’uilin e tij ." Që do të thotë: Përgënjështruesit nuk presin gjë tjetër, veçse që të ndodhë realiteti i gjërave për të cilat janë lajmëruar, si ringjallja dhe shpërblimi.

Këtë kuptim ka fjala te’uili në fjalën e Allahut të Lartësuar për Jusufin: "O babai im! Ky është realiteti i ëndrrës sime të dikurshme" (Jusuf:101).

Nën këtë kuptim futet dhe zbatimi i një gjëjë që kërkohet për ta vepruar. Si shembull për këtë kemi thënien e Aishes radiAllahu anhu: Profeti shpesh në ruku dhe në sexhde thoshte: “Subhaneke allahum-me ue bihamdike, Allahum-me gfirli” Me këto fjalë ai i bënte te’uil Kur’anit, d.m.th zbatonte atë që e ka urdhëruar Allahu në fjalën e Tij: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi. Dhe kur ti shohesh njerëzit të hyjnë në fenë e Allahut tufa-tufa, atëherë lartëso lavditë dhe madherimet e Zotit tënd dhe kërko faljne e Tij.Vërtet që ai është i cili pranon pendimin dhe Ai i cili fal.” (En Nasr 1-3)
.
Te’uili në fjalën e Allahut të Lartësuar në suren Ali Imran: "askush nuk e di te’uilin e tyre përveç Allahut. Ata që janë plotësisht të vendosur në dije thonë: Ne besojmë në të, i tëri është nga Zoti ynë (kjo sipas një varianti në komentin e ajetit, ndërsa sipas variantit tjetër: Askush nuk e di te’uilin e tyre përveç Allahut dhe atyre që janë plotësisht të vendour në dije)" (Ali Imran 7).
Mundet që të marrë kuptimin “tefsir” dhe mundet që të marrë kuptimin “realiteti e diçkaje”. Këto dy variante kanë lindur si rrjellojë e qëndrimit në ajet ose të mosqëndrimit (vazhdimit të leximit). Sipas variantit të qëndrimit në fjalën e Allahut: “il-l-Allah” detyrimisht me fjalën te’uil është synuar realiteti i cilësive të Allahut dhe i gjërave të botës tjetër sepse realitetin e tyre nuk e njeh askush pos Allahut.
Sipas variantit të mosqëndrimit në frazën e sapo përmendur (vazhdimit të leximit), detyrimisht kuptimi duhet të jetë tefsiri (shpjegimi i kuptimit), sepse ata që janë plotësisht të vendosur në dije, e njohin tefsirin.

Ne e njohim që kuptimi i “isteuasë” është lartësimi, ngritja (mbi Arsh). Ky është te’uili i njohur për ne, ndërsa realitetin dhe formën (mënyrën) se si është lartësuar mbi Arsh ne nuk e njohim prandaj ky është te’uili që ne nuk e njohim. Po kështu ne e njohim kuptimin e të gjithë emrave dhe cilësive të Allahut, e dallojmë qartë se çfarë kuptimi ka çdo emër dhe çdo cilësi si p.sh: Ne e dinë kuptimin e El hajat - jetës, El Ilm - dijes, El Kudreh - fuqisë etj. Por ne nuk e njohimi realitetin se si janë cilësitë e Allahut.
Vetëm këto dy kuptime të te’uilit gjendet në Kur’an, në sunnet dhe në fjalët e selefëve.

Kuptimi i tretë: Kthimi (ndryshimi) i fjalës nga domethënia e saj e drejtpërdrejtë (dhahir), për në një variant (kuptim) që është në kundërshtim me dhahirin, për një argument që këtë ndyshim e bën të detyrueshëm.
Te’uili sipas këtij kuptimi është termi që e përdorin shumë prej dijetarëve të kohës së fundit të cilët kanë diskutuar rreth fik’hut dhe parimeve të tij, pikërisht ky është te’uili që e kanë për qëllim shumica e dijëtarëve të shekujve të fundit në interpretimin (te’uilin) e teksteve të cilësive. Ky te’uil a është i lavdëruar apo i sharë? A është i drejtë, i vlefshëm apo i pavërtetë dhe i pavlefshëm?

E vërteta është siç vijon:
Nëse ka argument të saktë që tregon për këtë lloj te’uili, ai është i saktë, i vlefshëm, i lavdëruar dhe punohet me të. Në këtë rast ai konsiderohet prej kuptimit të parë të te’uilit i cili ishte: tefsiri, sepse tefsiri i fjalës do të thotë: ta interpretosh atë siaps kuptimit që e ka pasur për qëllim folësi i saj, qoftë në përputhshmëri me domethënien e drejtpërdrejtë ose në kundërshtim me të, përderisa dimë që ky është qëllimi i folësit. Si shembull për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe kur të lexosh Kur’anin kërkoji Allahut të të mbrojë nga shejtani i mallkuar” (En Nahl 98). Domethënia e drejtpërdrejt (dhahir) është: “Kur të përfundosh leximin”, porse qëllimi i ajetit është: “Kur të dëshirosh të lexosh sepse Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem i kërkonte mbrojtje Allahut (thonte; eudhubil-lahi ....) para se të filonte të lexonte dhe jo pasi të mbaronte leximin.”

Ndërsa nëse nuk ka argument të saktë që tregon për të, ai është i pavërtetë, i pavlefshëm, i sharë dhe është me meritë të quhet keqinterprteim (tahrif) dhe jo interpretim (te’uil). Si shembull për këtë është fjala e Allahut të lartësuar: “Mëshiruesi që u lartësua (u ngrit) mbi Arsh.” (Ta Ha 5).

Kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalës isteua mbi Arsh është “Allahu u lartësua, u ngrit mbi Arsh me një lartësim (ngritje) që i përshtatet madhërisë së Tij”. Interpretimi i këtij ajeti për në kuptimin: mbizotëroi, (istevla) është te’uil i pavërtetë, i pavlefshëm, i sharë dhe deformim i fjalëve të Allahut, sepse për këtë interpretim nuk tregon ndonjë argument i saktë.


Ihkami dhe teshabuhi i Kur’anit.

Allahu e ka përshkruar Kur’anin
1- Që është “Muhkem ” i gjithë në fjalën e Tij: “Ky është një libër ajetet e të cilit janë të përsosura (d.m.th shprehjet, fjalët e Kur’anit janë më të përkryerat në stilin e tyre, në elekuencën dhe retorikën e tyre si dhe përmbajnë kuptimet më të përkryera, më të madhërishme dhe më të dobishme për krijesat)” [Hud: 1]

Gjithashtu dhe në fjalën e Tij: “Këto janë vargjet e librit të përsosur (të përkryer në të gjitha aspektet)” [Lukman: 2]

2. Që është “muteshabih ” në fjalën e Tij: “Allahu zbriti fjalën më të shkëlqyer, një libër (muteshabih) pjesët e të cilit i përngjajnë njëra tjetrës në mirësi, vërtetësi dhe përpuethshmëri në tërësinë e Tij.” (Ez Zumer 23).

3. Që një pjesë e tij është “Muhkem” dhe një pjesë është muteshabih në fjalën e Tij: “Ai është i Cili të ka zbritur ty librin, në të ka vargje plotësisht të qarta të cilat janë themelet e librit dhe të tjera jo krejt të qarta (për tu kuptuar)...”

Në përshkrimin e kur’anit i gjithë si Muhkem Allahu ka pasur për qëllim përsosjen, përkryerjen në shprehje dhe në kuptim. Shprehjet e Kur’anit janë të gjitha në stilin, elokuencën dhe retorikën më të përkryer dhe kuptimet e tij janë kuptimet më të përkryera, më të madhërishme dhe më të dobishme për krijesat.

Fjalët e Allahut janë të përkryera në vërtetësinë e lajmeve dhe në drejtësinë e ligjeve, rregullave që janë përmendur në to, siç ka thënë Allahu në Kur’an: “Fjala e Zotit tënd është plotësuar me vërtetësi dhe drejtësi.” (El En Am 115)

Në përshkrimin e Kur’anit, i gjithë si “Muteshabih” Allahu ka pasur për qëllim që pjesët, vargjet e Kur’anit i përngjajnë njëra tjetrës në përsosje, përpuethshmëri dhe në harmoni. Rregullat e Kur’anit nuk kundërshtojnë njëra tjetrën dhe lajmet e tij nuk përgënjështrojnë njëra tjetrën, siç ka thënë Allahu: “A nuk mendojnë thellë për Kur’anin? Po të kishtë qënë prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, sigurisht që do të kishin gjetur në të mjaft kundërthënie.” (En Nisa 82).

Në përshkrimin e Kur’anit që është Muhkem Allahu ka patur për qellim qartësinë e kuptimit të Tij në të cilën nuk dyshon asnjeri. Ajetet e qarta janë shumë si në lajmërime po ashtu edhe në rregulla.
Si shembull për lajmet kemi fjalën e Allahut: “Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani..” [Bekare: 185]. Çdo njëri e njeh muajin e Ramazanit dhe çdo njëri e njeh Kur’anin.

Si shembull për rregullat po marrim ajetin: “Dhe me prindërit të sillesh mirë (ti respektosh)” [El-Isra:23]. Çdo njëri i njeh prindërit dhe çdo njëri e njeh rrespektimin e prindërve.

Në përshkrimin e një pjese të Kur’anit si “muteshabih” Allahu ka patur për qëllim paqartësinë ose fshehtësinë e kuptimit në të drejtën e njerëzve, përveç atyre që janë plotësisht të vendosur në dije (Errasihunë).


Qëndrimi ynë ndaj përshkrimeve të ndryshme që Allahu i ka bërë Kur’anit dhe mënyra e pajtimit ndërmjet tyre.

1) Përshkrimi i Kur’anit në tërësi si “Muhkem” (i përkryer, i përsosur), dhe “Muteshabih” (i përngjashëm) nuk bie në kundërshtim. Pajtimi ndërmjet dy përshkrimeve bëhet siç vijon: “Fjala ‘muhkeme’ (e përkryer, e përsosur) i përngjan njëra tjetrës në përkryerje dhe vërtetësi. Kur’ani nuk është kondraditor në rregullat e tij dhe lajmet e tij nuk e përgënjeshtrojnë njëra tjetrën.

2)Ndërsa përshkrimi i Kur’anit një pjesë si ‘muhkeme’ dhe një pjesë ‘muteshabih’ kjo absolutisht nuk është kontraditore sepse ajetet që janë përshkruar ‘muhkeme’janë të tjera dhe ajetet që janë përshkruar ‘muteshabihe’ janë të tjera. Një pjesë e Kur’anit është muhkem me kuptim krejtësisht të qartë dhe një pjesë është muteshabih me kuptim jo krejtësisht të qartë.

Njerëzit përsa u përket qëndrimit të tyre ndaj ajeteve muteshabihe u ndanë në dy grupe:

1. Errasihune (ata që janë plotësisht të vendosur në dije) thonë: “Besojmë në to. Të gjitha janë nga Zoti ynë. Përderisa janë nga zoti ynë ato nuk mundet të përmbajnë përzierje, dyshime që tregon për humbje dhe kundërthënie.” Për të komentuar ajetet muteshabihe ata u kthehen (u referohen) ajeteve muhkeme, sepse ato janë themelet e librit, si rrjedhojë ajetet (muteshabihe) që nuk janë plotësisht të qarta bëhen krejtësisht të qarta.

2.Të humburit dhe të devijuarit ndoqën ajetet muteshabihe dhe i bënë ato stimulues të dyshimeve, prandaj humbën vetë dhe i humbën pasuesit e tyre.
Në ajetet “muteshabiha” ata imagjinuan kuptime të tilla që nuk i përshtaten Allahut, as librit të Tij dhe as të Dërguarit të Tij.

Po japim dy shembuj për të sqaruar metodën që ndoqën grupet e humbura në lidhje me ajetet muteshabihe:

Shembulli i parë: Fjala e Allahut në Kur’an: “Nuk ka dyshim se Ne u japim jetë të vdekurve” [Ja-Sin:22], “Vërtet Ne e kemi zbritur përkujtimin (Kur’anin) dhe padyshim që Ne do të jemi Gjithëruajtës të tij.” [El-Hixhër:9] dhe të tjera ajete në të cilat Allahu i Madhëruar i ka dedikuar vetes së Tij diçka duke u shprehur në numrin shumës.

Të krishterët ndoqën këto ajete muteshabihe dhe pretenduan se kjo tregon për më shumë se një Zot. Ata thanë këto tregojnë për “trinitetin” se Allahu është i treti i të tretëve. Ndërsa ajetet, krejtësisht të qarta, që tregojnë se Allahu është një i lënë.

Errasihune në dije thanë: Veprimi i shprehur në numrin shumës që Allahu ia dedikon vetes së Tij tregon për madhërim, për arsye se cilësitë e Allahut janë shumë dhe të madhërishme. Ajetet me kuptim jo krejtësisht të qartë, që u përmendën më lartë, i kthejnë tek ajetet krejtësisht të qarta që tregojnë se Ai është një i vetëm si p.sh. fjala e Allahut: “Dhe i Adhuruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Atij, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirploti.” [El-Bekare: 163].

Ata u thonë të krishterëve për këtë pretendim që lindi nga ndjekja e asaj që nuk është krejtësisht e qartë për të nxitur dyshime, Allahu ju përgënjeshtroi dhe ju bëri kafira.

Dëgjojeni fjalën e Allahut në Kur’an:

“Vërtet që mohuan edhe ata të cilët thanë: Allahu është i treti në treshen (në trinitetin). Por nuk ka Ilah (Zot, të adhuruar, që ka të drejtë të adhurohet) veç Një Ilah (Një Zot të vetëm, Allah) e të vetëm.Dhe në qoftë se ata nuk ndalen nga ajo që thonë, padyshim se për ata nga mesi i tyre që nuk besojnë, do të ketë dënim të dhembshëm.” [El-Maide: 73]

Shembulli i dytë: Fjala e Allahut drejtuar të Dërguarit të Tij: “Vërtetë ti nuk urdhëzon atë që dëshiron” [El-Kasas: 56] dhe fjala e Allahut: “Vërtetë që ti udhëzon për në rrugën e drejtë.” [Esh-Shura: 52].

Në këto dy ajete mundet të imagjinohet kundërthënie si rrjedhojë e ndjek ai që ka devijim nga e vërteta në zemër dhe mendon që ndërmjet tyre ka kundërthënie sepse në ajetin e parë ka mohuar atë që e ka pohuar në ajetin e dytë. Si përfundim thonë në Kur’an ka kundërthënie.

Ndërsa Errasihune në dije thonë: “Nuk ka kundërthënie ndërmjet dy ajeteve sepse me fjalën udhëzim në ajetin e parë është synuar suksesi dhe mbarësia, këtë llojë udhëzimi nuk e zotëron askush tjetër përveç Allahut. Ndërsa në ajetin e dytë me fjalën udhëzim është synuar orientimi, tregimi për në rrugën e drejtë.

Ky lloj udhëzimi bëhet nga Allahu dhe nga të tjerët, pra sipas këtij kuptimi udhëzojnë Profetët dhe trashëgimtarët e tyre prej dijetarëve të sinqertë.”
Në lidhje me ata që ndjekin ajetet që nuk janë krejtësisht të qarta pa iu referuar ajeteve plotësisht të qarta Profeti pasi ka lexuar ajetin 7 të surës Ali Imran ka thënë: “Kur të vëreni ata që ndjekin atë që nuk është krejtësisht e qartë ruhuni prej tyre sepse këta janë ata që i ka përmendur Allahu (në ajet.)”
Pyetje: Cila është urtësia e të qënurit të disa ajeteve të Kur’anit “muteshabiha” (jo krejtësisht të qarta)?

Përgjigjia: Urtësia është sprovimi i robërve që të dallohet i çiltërti në besimin e tij, i vendosuri plotësisht në dije, i cili beson në Allahun dhe në fjalën e Tij, e din që në fjalët e Allahut nuk ka kundërthënie dhe kundërshtim, prandaj i kthen ajetet “muteshabihe” për tek ajetet “muhkeme” për ti kuptuar mirë që të bëhet i gjithë “muhkem” (krejtësisht i qartë), pra që të dallohet nga dyshuesi, injoranti, i devijuari, i cili ndjek atë që nuk është krejtësisht i qartë prej Kur’anit që ti përplasë ajetet e Kur’anit me njëri tjetrin, për të humbur vetë dhe për t’i humbur të tjerët, të jetë prijës për në humbje dhe mjerim, për t’i nxjerrë njerëzit nga feja e tyre dhe për t’i zhytur ata në dyshim dhe mëdyshje, që të sprovojnë dhe të nxjerrin njëri tjetrin nga feja. Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Është Ai i Cili të ka zbritur ty (o Muhamed) librin (Kur’anin).Në të ka vargje plotësisht të qarta të cilat janë themelet e librit (këta janë vargjet e Ahkamit-urdhërat e tjer; të Faraidit- detyrat dhe detyrimet; Hududet- ligjet për ndëshkimet e vjedhësve, imoralëve e të tjer), dhe të tjera jo krejtësisht të qarta (për tu kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, në këtë mënyrë duke kërkuar fitneh (mosbesim,sprovime, trazira, fatkeqësi e tjer) dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta veç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: ‘Ne besojmë në të, i tëri (ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë’. Dhe nuk marrin mësim, veçse ata që janë të brumosur me mëndje të shëndoshë.(Tefsir Et-Tabari). *(Ata thanë) ‘Zoti ynë mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë nga mëshira Jote. Vërtet Ti je Dhuruesi më i Madh.” [Ali-Imran: 7-8]

Shtojcë plotësuese.

“Teshabuhi”(paqartësia, mosnjohja e kuptimit) që gjendet në Kur’anë ndahet në dy lloje: Teshabuhi real dhe Teshabuhi relativ.

Teshabuhi real është ai që nuk e din askush tjetër përveç Allahut si p.sh.: Realiteti i cilësive të Allahut dhe i lajmeve rreth botës tjetër. Ne megjithëse i njohim kuptimet e cilësive dhe të lajmeve të botës tjetër, nuk i dimë realitetet e tyre siç ka thënë Allahu për veten e Tij: “Ai Allahu e di çfarë u ndodh atyre krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do t’u ndoedh atyre (në jetën e fundit) dhe ata kurr nuk do të përfshijnë gjë nga dija e Tij.” [Ta-Ha: 110] Gjithashtu ka thënë: “Atë nuk e përfshijnë shikimet dhe Ai i përfshin shikimet (Asnjë ide, asnjë parashikim nuk mund ta përfshijë, ta kapë Atë si është etj.) .” [El-Enam: 103]

Për gjërat që gjenden në botën tjetër ka thënë: “Askush nuk di se çfarë është ruajtur për ta nga kënaqësitë e syrit si shpërblim për çfarë ata punuan.” [Es-Sexhde: 17]

Në hadithin kudsi që është transmetuar në dy sahihat Profeti ka thënë se Allahu ka thënë: “Për robërit e mi të mirë kam përgatitur atë që nuk e ka shikuar ndonjë sy, nuk ka dëgjuar për të ndonjë vesh dhe nuk ka imagjinuar për të ndonjë mendje.”

Për këtë lloj teshabuhi, të cilin nuk e din askush përveç Allahut, nuk pyetet sepse njohja e tij është e pamundur. Ndërsa përsa i përket teshabuhhit relativ (paqartësia relative) ai është në të drejtën e disa njerëzve dhe jo të tjerëve. Errassihune në dije dhe në besim dinë atë që nuk e din të tjerët për arsye të ndryshme si p.sh.: mangësi në dijen e tyre, ose neglizhenca në kërkimin e saj, ose paaftësia për të kuptuar, ose keqkuptimi qëllimisht. Ky është një lloj teshabuhi që pyeten Errasihune në dije për sqarimin e tij, sepse mundësia për ta kuptuar ekziston ngaqë nuk ka asgjë në Kur’an që nuk e di kuptimin e saj askush prej njerëzve.

Si mundet të ndodh kjo kur Allahu ka thënë në Kur’an:

“(Dhe kujto) Ditën kur ne do të ngremë nga çdo popull dëshmues kundër tyre dhe ne do të sjellim ty (o Muhamed) si dëshmues kundër këtyre. Dhe Ne ta kemi zbritur ty librin (Kur’anin) si pasqyrim të çdo gjëje, shpjegues të gjithçkaje si dhe udhëheqës, përkujtim, mëshirë si dhe përgëzues për Muslimanët (të nënshtruar ndaj vullnetit të Allahut si muslimanë).”En-Nahl: 89]

Gjithashtu ka thënë: “Ky (Kur’ani) është fjalë e qartë për njerëzimin, udhëheqje dhe mëshirë për muttekinët (të përkushtuarit në besimin e pastër).” [Ali-Imran: 138]

Për këtë lloj ka shembuj të shumtë në çështjet e akides dhe të rregullave praktike. Shumica e çështjeve, që njerëzit kanë mosmarrveshje në to, ose të gjitha janë të këtij lloji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:53 am

Cilësitë e Allahut

1. 2. الإتيان و المجيء El-Itjanu & El-Mexhiu (ardhja) janë dy cilësi fielije. Argumentet e tyre nga Kur’ani: “A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu” [El-bekare:210] dhe “Dhe vjen zoti yt me melaiket radhë-radhë” [Fexhr :22].

3. الإحاطة El-Ihata- është cilësi që e përmban emri i Allahut El-Muhit. Ajo është cilësi dhatije.
Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe se vërtet Allahu e ka perfshirë çdo gjë me dijen e tij.“ [Et-Talakë:12]

Esbahani në el-Huxhel ka thënë: El-Muhit- është Ai i cili ka perfshirë fuqia e Tij. Të gjitha krijesat e Tij, ai që ka perfshirë cdo gjë me dijen e Tij dhe Ai që ka petrfshirë cdo gjë në llogaritje e numër.

4.الأحدية El- Ehadijetu- është cilësi që e përman emri i Allahut (El- Ehad)
5. الأخذ El-Ekhdhu- është cilësi fielije e përmendur në Kur’an dhe sunnet. Ajo është permdnur në dy kuptime:

a-Marrja me dore,e cila është e kunderta e dhënies.
b-Kapja, mbërthimi, shtrëngimi. Argumentet e kësaj cilësie nga Kur’ani: “Perkujto kur Zoti yt (nxori), mori nga bijte e Ademit, nga shpinat e tyre pasardhesit e tyre”.[ El-Araf:172] “Kështuqë Allahu e kapi atë me ndëshkim për tejkalimin e fundit dhe të parin.“ [En-Nazijatë:25]


Argumentet nga sunneti:
Transmeton Abdullah ibn Umer nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) se ka thënë: Allahu i Lartesuar merr qiejt dhe tokën me dy Duart e Tij dhe thotë: “Unë jam Allahu, Unë jam Sunduesi”.
Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) duke thënë këtë fjalë i mblodhi gishtërinjtë e dores së tij dhe i hapi.- Trans, Muslimi.

2. Hadithi i Ebu Hurejres: Nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) se ka thënë : “Asnjëri nuk jep nga sadakaja e tij e mire e këndshme (e fituar hallall) dhe Allahu nuk pranon pervec se të mirën. Veçse i Gjithemëshirshmi e merrr atë me të djathtën e Tij...” Trs Muslimi.

6. الأذن El- edhenu (dëgjim me vëmëndje).
Argument është hadithi i Ebu Hurejres se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Allahu i lartësuar nuk ka degjuar ndonjë gjë me aq vëmendeje saç e dëgjon një profet kur e këndon Kur’anin bukur dhe me zë të ngritur” Trans, Buhariu& Muslimi.

7. الإرادة و المشيئة El-Irradetu & El- Meshietu (dëshira): jane dy cilësi fielije që kanë ardhur në shumë argumente të Kur’anit dhe sunnetit. në dy ajetet që vijojne është përmendur (el-irrade):

“Dhe atë që dëshiron Allahu ta udhëzojë, Ai ia hap atij gjoksin për islamin.” [ El-Enamë:125]
“Sigurisht që Allahu urdhëron çfar dëshiron.” [El-Maide:1]

Në dy ajetet e mëposhtme është përmendur el-meshietu;

“Por ju nuk mund të dëshironi, veçse po dëshiroi Allahu.” [El- Insan:30]. “Ti i jep mbretërim atij që dëshiron.” [Ali Imran:26]

8. الاستهزاء بالكافرين El- Istihzau bil kafirinë (tallja me kafirët). Është cilësi fielije që nuk i pohohet Allahut në mënyrë absolute, por të kufizuar. Për të ditur se si i pohohet kjo cilësi Allahut, kthehu patjeter bazës së parë në cilësitë e Allahut të Lartësuar.

Allahu ka thënë: “Ndërsa kur takohen me ata që besojnë, u thonë: ne besojmë,por kur janë vetëm me shejtanët e tyre, thonë Në të vërtetë ne jemi me ju, në të vërtetë ne vetëm talleshim. Allahu tallet me ta dhe vetëm ua shton më shumë të këqiat që të sorollaten verbërisht.“ [El-Bekare:14-15]


9. الاستواء على العرش El-Isteua (lartesimi, ngritja mbi arsh).

Kjo është një cilësi fielije që ka ardhur në 7 ajete në Kur’an dhe në disa hadithe të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem).

Ajetet Kur’anore ku është permendur kjo cilesi:

“I Gjithëmëshirshmi u ngrit lart mbi Arsh.“ [Ta ha:5]
“Pastaj Ai u ngrit lart mbi Arsh (Fronin e Tij madhështor)“ [El- Arafë:54, Junus:3, Rrad:2, Furkanë:59, Es- Sexhde:4, El-hadidë:4]

Nga sunneti kemi hadithin e Ebu hurejrës se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) e mori per dore dhe i tha: o Ebu Hurejra, vërtetë Allahu i krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre në gjashtë ditë dhe pastaj u ngrit mbi Arsh në ditën e shtatë.”- trs En- Nesaiu dhe Albani ka thënë se isnadi (zinxhiri i transmetimit) i tij është i mirë.

Buhariu ka transmetur nga Muxhahidi që isteua do të thotë: u ngrit lart mbi arsh. Në lidhje me këtë transmetim Albani thotë: Kjo thënie është kundërpërgjigje ndaj disa shkrimtarëve bashkekohore të cilët i ç’orirentojnë dhe mashtrojnë njerëzit duke ju thënë se selefet nuk kanë folur rreth ajeteve dhe cilësive dhe nuk i kanë komentuar ato absolutisht.
Sipas tyre selefet vetem i lexuan pa u thelluar në meditimin dhe në kuptimin e tyre. Kjo është ideja e “tefuidit”- që e ka hedhur poshte Ibn Tejmije në librat e tij.
Është ë vertetë se selefët nuk i kanë komentuar me komente te shoqëruara me përngjasim dhe përshkrim të formës madje këtë e kanë ndaluar rreptësisht siç ka ardhur nga Imam Maliku dhe të tjerë.

El- lalekaj-ju në es- Sunneh ka transmetuar nga Bishër Ibn Umer (i cili është thikatun-i besueshëm dhe ka vdekur në vitin e 207 të hixhrit) se ka thënë: kam degjuar më shumë se një nga mufesirët ( komemtatorët e Kur’anit) duke thënë: “mëshiruesi Isteua mbi arsh. Që do të thotë: U ngrit mbi arsh.”

Shtojcë:

Arshi është krijesa më e madhe që e ka krijuar Allahu i Lartësuar e ka përmendur në shumë vende në Kur’ansi p.sh. në fjalën e Tij : "Zotëruesi i Arshit të lavdishëm." [Buruxh: 15] dhe në fjalën e Tij: "Dhe melekët do të jenë në anën e Tij dhe tetë melekë atë ditë dotë mbartin lart Arshin e Zotit tënd."..." [El-Hakkah: 17]

Po ashtu edhe Profeti e ka përmendur në hadithe të sakta si p.sh. hadithi në sahihun e Buharit: “Kur ti kërkoni Allahut xhenetin i kërkoni Atij xhenetin ‘Elfirdeus’, sepse ai është më i larti xhenet dhe më i mesmi xhenet, mbi të gjendet Arshi i të Gjithmëshirshmit.”

Nuk është e vërtetë që të interpretohet Arshi si diçka që nënkkupton pushtetin e Allahut, sepse nëse do të ishte kështu si do të komentohet fjala e Allahut: “Dhe melektë do të jene në anët e atij; dhe tetë melëkë atë ditë do të mbartin lart Arshin e Zotit tënd.” [El-Hakkah: 17] dhe fjala e Tij: “Dhe Arshi ishte mbi ujë.” [Hud: 7]. A mund të thuhet që atë ditë pushtetin e Tij do ta mbajnë tetë melekë?! A mund të thuhet që pushteti i Tij ishte mbi ujë?! A mund ta bëjë këtë interpretim ai që arsyeton dhe e din çfarë thotë?
Është e rëndësishme të dijë çdo njeri që Allahu nuk e ka krijuar Arshin (fronin) dhe nuk është lartësuar mbi të sepse ka nevojë për të apo sepse Arshi e mban Atë,apo se Arshi e kufizon. Të gjitha këto janë imagjinata të pasakta. Ato mund të përfytyrohen në të drejtën e njeriut sepse ka nevoj për fron ndërsa Allahu është i përkryer nuk ka nevojë për asgjë. Ai ka thënë në Kur’an: "Vërtet Allahu nuk ka nevojë për asgjë prej gjithësisë." [Al-Imran: 97]

Madje Arshi dhe të gjitha krijesat kanë nevojë që ti mbajë Allahu. Imam Tahaui ka thënë: “Allahu nuk ka nevojë për Arshin dhe për asgjë tjetër përve tij. Ai e ka përfshirë çdo gjë dhe është mbi çdo gjë dhe asgjë nuk mundet ta përfshijë Allahun.

Si përfundim Allahu nuk është i lartësuar mbi Arsh se ka nevojë për të, por është lartësuar për urtësinë që i di Ai vetë.

Vërejtje:

Në lidhje me fjalën e Allahut: “Ai është i cili krijoi për ju gjithçka në tokë pastaj Ai Isteua ila (u ngrit lart mbi) qiell.” [El bekare] do të bëjmë dy sqarime:

I pari: Në komentin e fjalës isteua ila nga dijetarët e selefëve janë transmetuar dy komente:

Komenti i parë: U ngrit lart mbi qiell. Ky është transmetuar nga shumica e tyre.

Komenti i dytë: Synoi krijimin e qiellit. Këtë koment e ka përmendur Ibnu kethiri në tefsirin e tij. Megjithëse komenti i parë është më i saktë sikur që ka thënë Ibnu Tejmije, komenti i dytë nuk do të thotë që është ndryshuar kuptimi i drejtpërdrejtë i tekstit të cilësive të Allahut sepse para fjalës isteua është përmendur parafjala ila e cila e bën kuptimin: “synoi” të pranueshëm dhe të përshtatshëm. Dijetarët e selefëve që kanë dhënë këtë komentim për këtë arsye e kanë dhënë. Atyre nuk u shkonte ndër mend se kuptimi i drejtperdrejtë i teksteve të cilësive tregon për përngjasim prandaj ta interpretonin siç mendojnë të humburit! Këta dijetarë mëgjithëse për këtë ajet dhanë këtë koment besojnë që Allahu është mbi Arsh, kjo tregon që qëllimi i tyre nuk ka qënë ai që e mendojnë të humburit.

I dyti: Allahu i lartësuar para se të krijonte krijesat dhe ndër to edhe Arshi ka qënë në lartësi, sepse lartësia është “dhatij-jeh” (e përherëshme, e pa shkëpuetshme) kështu që pas krijimit të Arshit u Lartësua mbi të me një Lartësi e cila cilësohet e veçantë. Kjo është përgjigjia që i jepet atij që mendon se lartësia e përherëshme bie në kundërshtim me lartësimin mbi Arsh. [Marrë nga Mexhmuul fetaua]

10. الأسف El- Esefu – Zemërimi.
Kjo është prej cilesive fielije të permendura në Kur’an. Allahu ka thënë: “Kështu kur ata na zemëruan Ne i ndëshkuam dhe i mbytem që të gjithë bashkë.” [-Ez-Zuhruf:55]

11. الأصابع El- Esabiu. (gishtërinjtë)- janë prej cilësive dhatij-je, khaberije që janë përmendur në hadithe të sakta.

Hadithi:1
Trans, Abdull-llah Ibn Amer Ibn El- Ass i cili thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vërtet zemrat e bijve të Ademit të gjitha janë ndërmjet dy gishtërinjve prej gishtërinjve të Gjithemëshirshmit si një zemër e vetme, dhe Ai i rrotullon ato si të dëshirojë.” Trs. Muslimi.

Ka thënë Ibn Uthejmini: “Ehli sunneti e besojnë kuptimin e drejpërdrejtë të këtij hadithi dhe thonë: Allahu ka gishtërinj real dhe ia atribuojnë Atij ashtu siç ia ka atribuar Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) .

Të qënurit e zemrave ndermejt dy gishtave prej tyre nuk tregon që janë të prekshëm ndermjet tyre në mënyrë që të thuhej se hadithi është shkak iluzioni (perceptim të shtrembëruar) për panteizëm, prandaj duhet të ndryshojmë kuptimin e drejtpërdrejtë dhe t’i japim një kuptim tjetër. Kjo sepse ne shprehemi që retë janë ndermjet qiellit dhe tokës megjithese nuk prekin as qiellin e as tokën. Gjithashtu thuhet: hëna mes Mekës dhe Medinës megjithese ndërmejt hënës dhe mekës dhe Medines ka largësi të madhe.
Atëherë zemrat e bijve të Ademit jane ndermjet dy gishterinjeve prej gishterinjve të të Gjithemëshirshmit dhe kjo nuk tregon per prekje, unifikim apo panteizëm.

Hadithi:2
Trs Abdullah ibn Mesudi se nje grua cifute erdhi tek Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) dhe i tha: O Muhamed vërtet Allahu i mban (kap) qiejt me një gisht, tokat me një gisht, malet me një gisht, pemët me një gisht, krijesat me një gisht, pastaj thotë: Unë jam Sunduesi. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) qeshi aq sa iu duken dhëmballët e tij pastaj lexoi fjalën e Allahut: “Ata nuk e vlerësuan madhërinë e Allahut ashtu siç i takon që të vlerësohet.“ [Ez- Zummer:67.]

Në një trans, tjeter ka ardhur se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) qeshi në shenjë habie dhe vërtetimi (konfirmimi) të fjalëve të saj. Trans, Buhariu dhe Muslimi.

El-Begaui në Sherhu sunneh pas përmendjes së hadithit të kaluar ka thënë: “Gishti i përmedur në hadith është cilësi prej cilësive të Allahut dhe po kështu edhe të gjitha cilesitë e tjera që kanë ardhur në Kur’an dhe sunnet, si nefsi, fytyra, syri dora, këmba, ardhja, zbritja ne qiellin e dynjasë, lartësimi, (isteua) mbi Arsh, qeshja dhe gëzimi.
Ibn Kutejbe pasi ka konfirmuar besimin e ehli sunnetit në pohimin e këtyre cilësive ka thënë: Nuk themi: gisht si gishtërinjtë tanë e as dora si dora ynë, sepse cilësitë e Allahut nuk u përgjajnë cilesive tona.

12. الأمرEl- Emru- (urdherimi, komandimi)- urdhëri është një cilësi e Allahut siç ka thënë Allahu në Kur’an: “padyshim që i Tij është krijimi, urdhërimi e komandimi” [ El- Arafë:54]

Gjithashtu ka thënë: “Sigurisht që urdhri i Tij kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj; Bëhu! dhe ajo bëhet.” [Jasin:82]
Ebul hasen el- Eshari ka thënë: Të gjithë dijetarët e selefëve besojne që urdheri dhe fjala e Tij janë cilësi të Tij të pakrijuara.

Duhet të kemi parasysh se jo gjithmonë kur permedet fjala “emër”- (urdhër) në Kur’an dhe sunnet, i dedikuar Allahut, është cilësi e Tij, sepse ka raste që me fjalen urdher synohet përsosja e urdhërit të Allahut dhe jo vetë urdhëri i Allahut. Pasoja e urdhërit është e krijuar me urdherin e Tij, ndërsa urdhëri është cilësi e tij, ashtu sikurse edhe mëshira është cilësi e Allahut, por ka raste që pasojave të mëshirës u thuhet mëshirë.
Për më gjerë shiko në “Mexhmua Fetua” - të ibn Tejmijes 6/17.

13. الإمساك El- Imsak ( kapja,mbajtja).
Allahu mban qiejt dhe tokën dhe krijesat e tjera në atë mënyrë që i përshtatet Madhështisë së Tij.
Arg, është fjalë e Allahut ne Kur’an: “Sigurisht që Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos shkëputen( lëvizin) nga vendet e tyre.”- [El- Fatir :41]
Si dhe hadithi i Abdullah Ibn Mesudit që e përmendëm si argument, për gishtërinjntë.

14.الأنامل El-Enamilu- ( majat e gishtërinjve) - janë cilësi “dhatij-jeh”- khaberije, të permendura në hadithe të sakta. TrsMuadh ibn Xhebel i cili thotë: “Një ditë në kohën e sabahut, Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) nuk doli për të falur namazin e sabahut me ne derisa gati sa nuk shikuam diellin. Atëherë ai doli me shpejtësi. U thirri kameti dhe Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) e fali namazin duke e shkurtuar shumë, ndryshe nga çfarë vepronte vazhdimisht, pastaj kur dha selam u kthye nga ne thirri me zërin e tij; qëndroni në rreshtat tuaj ashtu siç jeni dhe tha: Do t’ju lajmeroj per arsyen që më pengoi të dilja herët në këtë mëngjes. Unë u çova natën, mora abdes dhe u fala, aq sa më ishte caktuar për të falur. Në namaz u përgjuma, derisa përgjumesia më mundi, atëherë papritur shikova Zotin tim të Lartesuar ne formën më të bukur e më të perkryer dhe më tha: O Muhamed. Thashë: të përgjigjem o Zoti im. Tha: Për çfarë gjëje debaton paria më e lartë? I Thashë: Nuk e di o Zoti im.
Allahu e përsëriti tre herë , pastaj propfeti tha: Atëherë e shikova të vendosë shuplakën( pëllëmbën e dorës ndërmjet dy shpatullave të mia derisa e ndjeva të ftohtin e majave të gishtërinjve të Tij.( el-emamil), në kraharorin tim .Mu shfaq çdo gjë dhe unë e njoha .( ka ardhur në një trans, tjetër: dhe mësova çdo gjë në qiell dhe në tokë,” në një tjetër ka ardhur:” çdo gjë ndërmejt lindjes dhe perëndimit.”) për çfarë debatonte paria e lartë. Pastaj më tha: O Muhamed: I thashë: të përgjigjem o Zoti im. Tha: për çfarë gjëje debaton paria më e lartë?- thashë: Në punët që fshijnë gjynahet. Tha: kush janë ato?- I thashë: Ecja e këmbëve për në xhemate, ulja në xhamia pas namazit dhe përkryerja e abdesit në të ftohtin e madh, tha: po pastaj për çfarë?- Thashë: për ushqimin e të varfërve, butësinë në fjalë dhe namazin natën kur njerëzit jane në gjumë. Më tha: kërko. I thashë: O Allah të kërkoj që të më mundesosh veprimin e punëve të mira, largimin nga punët e keqija, të kem dashuri për të varfërit, që të më falësh mua dhe të më mëshirosh dhe nëse dëshiron ta sprovosh një popull me humbje ose ndeshkim ma merr shpirtin mua pa u prekur nga kjo sprovë. Të kërkoj të më bësh që të të dua Ty (ose kuptimi është: të më duash), të dua atë që të don ty, dhe të dua punën që të afron në dashurinë tënde. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) në fund tha: Kjo ëndërr është e vërtetë (sepse ëndërrat e profetëve janë shpallje), mësojeni atë përmedësh dhe mësojeni kuptimin e saj.“ Trans, Amedi, Tirmidhiu Ibnu Hurejme, Ibn Ebi Asim. Tirmidhiu ka thënë: hadithi është i sakte e i mire, kam pyetur Muhamed ibn Ismailë el- Bukharin për të dhe më tha se është i saktë. Prej dijetarëve që e kanë saktësuar këtë hadith është: Ibn Tejmije, Ahmed Shakir dhe Albani.

15. الانتقام من المجرمينEl- Intikamu. (hakmarrja ndaj kriminelëve)- Kjo është një cilësi fielije. Ajo i atribuohet Atij ashtu siç i përshtatet madhështisë së Tij. Allahu i ka thënë në Kur’an: “Sigusisht që ne do të hakmerremi ndaj kriminelëve.- [Ess- Sexhde:22.]

16. بديع السماوات والارض bedius- semauati uel- erd- (Krijuesi, shpikësi i qiejve dhe i tokës në kulmin e bukurisë, perkryerjes dhe në një sistem të mahnitshëm, të përsosur).

Allahu ka thënë në Kur’an: “Krijuesi, shpikësi i qiejve dhe i tokës kur ai vendos për një gjë, vetëm i thotë: bëhu! dhe ajo bëhet. [Bekare:117]-

17. البركة والتبارك El berekatu& Et- tebaruku.
El Bereke – do të thotë: bereqeti-mirësia. Ndërsa tebarekell-llahu do të thotë: I bekuar është Allahu, gjithë bereqet dhe mirësi, prandaj dijetarët kanë thënë që : et-tebaruku- nënëkupton se e gjithë mirësia dhe bereqeti vjen nga Allahu. Disa dijetarë kanë thënë se kuptimi i “tebaruk“- është Allahu është i Lartësuari me madhështi. Arg, për këtë cilësi është fjala e Allahut: Mëshira e Allahut dhe bekimet e Tij qofshin mbi ju o familja e (Ibrahimit)- [Hud:73]
Ndërsa për cilësinë “tebarruku” argument është fjala e Allahut në Kur’an: I bekuar, gjithë mirësi dhe bereqet është ai në dorë të të Cilit është mbisundimi, dhe ai është i Gjithëfuqishëm për të bërë çdo gjë.- [Mulk:1]Mjafton si argument për këto dy cilësi përshëndetja islame: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.(paqja, meshira dhe bereqetet e Allahut qofshin mbi ju).
Ibnul kajjimi në bedaiul feuajid ka thënë: ndërsa cilësia tebareke është cilësi e veçantë e Tij ashtu siç ia ka atribuar vetes së Tij.


18. البشبشة El- beshbeshetu- gëzimi i plotë). Argument është hadithi i Ebu Hurejres se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk shkon ndonjë burrë vazhdimisht në xhami, dhe të qëndrojë në të perveç se Allahu gëzohet me ardhjene e tij në xhami (sa herë që vjen), ashtu sikurse gëzohet familaja e udhëtarit (kurbetit) kur vjen kurbetqari dhe takohen me të.”- trans, ibn maxheh, Ahmedi etj.- Albani thotë se hadithi është i saktë.

Grupet e humbura kur përballen me hadithe të tilla të sakta përpiqen t’i keqinterpretojnë sikur që i ka orientuar një ndër të parët e tyre: ka thënë imam Ed-darimi: jemi informaur se disa shokë të Bishër el merisit i thanë atij: Si vepron me këto senede të mira të cilat i përdorin si argument për t’iu kundervënë ideve tona si për shëmbull: hadithet që transmeton Sufjan nga Mensur, nga Eh Zuhri dhe ky i fundit nga salim ose hadithet që i transmeton Ejubi nga Ibn Sirinë ose ammer ibnu Dinnari nga Xhabiri e të tjerë senede. El Merisi tha:’ mos i refuzoni senedet sepse demaskoheni, por mashtrojini, ç’orientojini me anë të te’vilit (keqinterpretimit). Në këtë mënyrë i keni refuzuar me butësi.”

19. البغض El Bugdu-( urrejtja)- është ciëlsi fielije, e përmendur në hadithe të sakta : prej ketyre haditheve janë dy hadithet që vijojnë:

1. Trans, Ebu Hurejra i cili thotë: “Ka thënë i derguari i Allahut: vërtet Allahu kur e do një rob, thërret Xhibrilin dhe i thotë: Vërtet Unë e dua filanin prandaj duaje, atëherë e don atë xhibrili, pastaj thërret në qiell dhe thotë: Vërtet Allahu e do filanin prandaj duajeni atë.Atëherë e duan banoret e qiellit, pastaj ai bëhet i pranueshëm edhe në tokë. Ndërsa kur Allahu e urren një rob e thërret xhibrilin dhe i thotë: Vërtet Unë e urrej filanin prandaj urreje edhe ti, atëherë xhibrili e urren pastaj thërret ndër banorët e qiellit: Vërtet Allahu e urren filanin prandaj urrejeni atë, atëherë atë e urrejnë banorët e qiellit dhe si rrjedhojë e urrejnë njerëzit në tokë.” Trans, Muslimi.

2. Transmeton Ebu Hurejra se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:”Pjesët më të dashura të vendeve tek Allahu janë xhamitë, dhe pjesët me të urryera të vendeve tek Allahu janë pazaret.- Trans. Muslimi.
Ibnul Kajjimi ka thënë: vërtet cilësitë që Allahu ia ka atribuar vetes së Tij si : dashuria, kënaqësia, zemërimi, gëzimi dhe urrejtja janë prej cilësive më të madherishme.

20. البقاء El- bekau- ( perjetësia, pavdekësia), është cilesi dhatije, e veçantë vetëm për Allahun. Allahu ka thënë:Ndërsa do të mbetet për gjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë madhështi e lavdi.[Err- rrahman:27]

21. التردد Et- terred-dudu- ngurrimi, hezitimi – ngurimi në të drejtën e Allahut do të thotë: që të jetë një gjë e dëshiruar për tu bërë nga njëra anë dhe e urrejtur nga ana tjetër, megjithëse patjetër do të bëhet ajo që dëshiron Allahu.
Kjo cilësi është fielije, ajo i pohohet Allahut ashtu sic i përshattet madhështisë së Tij dhe nuk i përngjan ngurrimit të krijesave.
Argumentet per këtë cilësi është hadithi i Ebu hurejres i cili thotë;” Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: Vërtet Allahu ka thënë: Kush armiqson një të dashur timin Unë e kam paralajmeruar per luftë. Robi Im nuk afrohet tek unë me dicka më të dashur tek unë se sa ato që Une ia kam bërë farz, e ai vazhdon të kërkojë afrimin tek Unë me anë të nafileve që i vepron derisa ta dua, dhe kur Unë e dua atëherë bëhem të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon, të shikuarit e tij me të cilin shikon, dora e tij më të cilen kap, mësyn dhe vepron, dhe këmba e tij me të ciëen ecën. Nëqoftëse do të kërkojeë prej meje, unë do ti jap atë që kërkon, dhe nëse kërkon që ta mbroj, unë do ta mbroj. Nuk kam ngurruar ne ndonjë gjë që do të bëj si ngurrimi në kapjen e shpirtit të besimtarit: ai e urren vdejejn dhe Unë e urrej t`ia bëj atë që është e keqe, e dëmshme.”- trs Buhariu.

Kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalës së tij në hadith: “ bëhem të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon….” – është që Allahu e drejton, e orienton dhe i jep sukses këtij eulijaje.( besimtar të devotshëm), në të dëgjuarit e tij në të shikuarit e tij dhe në punën e tij në mënyrë që të gjitha gjerat që i arrin t’i njohë me të degjuarit dhe të shikuarit dhe të gjitha punet që i bën me dorë dhe me këmbë të jenë të gjitha sinqerisht vetëm për Allahun dhe në përpue thshmeri me sheriatin e tij.
Për dy arsye kuptimi kuptimi i drejtpërdrejtë është ai që e përmendëm më lart.

1. Sepse Allahu ka thënë:” ai vazhdon të kërkojë afrimin tek Unë me anë të nafileve derisa ta dua dhe në fund të hadithit ka thënë: nëse do të këkoje prej Meje Unë do t`ia jap atë që këkon dhe nëse më kërkon ta mbroj, Unë do ta mbroj.)
Në këto dy fragmente Allahu ka theksuar se ka rob dhe të adhuruar, synues që kerkon të afrohet dhe të synuar për t’iu afruar me ibadet, dashurues dhe të dashur, kerkues, dhe të kërkuar, kërkues mbrojtjeje dhe mbrojtës, lutës dhe të lutur.Të gjitha këto tregojnë për dy qënie të ndara, të shkëputura dhe të ndryshme nga njëra tjetra. Ato tregojnë se është e pamundur që njëra prej tyre të jetë atribut i tjetrës ose një pjesë prej pjesëve të saj.

2. Të dëgjuarit e eulijasë, të shikuarit e tij, dora e tij, këmba e tij, të gjitha janë atribute të krijesës që është krijuar, pasi nuk ekzistonte. Asnjë i mençur nuk mund të kuptojë që Krijuesi i pafillim të jetë të dëgjuarit, të shikuarit, dora dhe këmba e një krijese, madje kjo është diçka që njeriu neveritet ta përfytyrojë.
Komenti që e permendem më lart është transmetuar nga selefet dhe siç e pamë, ai është kuptimi drejtpërdrejtë i hadithit, kështu që nuk kemi të bëjmë as me te’uil (interpretim dhe as me ndryshim të kuptimit të drejtpërdrejtë të hadithit.
Në lidhje me fragmentet e fundit ku është permendur “ngurrimi” është pyetur Ibn Tejmija dhe në “El- Fetua Mexhmua” është përgjigjur : Ky është një hadith i lartë. Ai është hadithi më i lartë në pershkrimin e cilesive të euliajve. Disa njerëz e kanë refuazuar fragmetin ku përmendet në të ngurrimi dhe kanë thënë: ngurrimi nuk është cilësi e Allahut sepse është prej cilësive të atyre që nuk njohin përfundimet e punëve. Allahu di çdo gjë, prandaj kjo nuk mund të jetë cilësi e tij, por e vërteta është se: “fjala e të Dërguarit të Allahut është e drejtë dhe asnjëri nuk është më i ditur rreth Allahut sesa i dërguari i Tij dhe as më i sinqertë në këshillimin e ummetit dhe as më i aftë për tu shprehur si ai.” Perderisa është keshtu atëherë ai që e refuzon fjalën e tij është ndër njerëzit më të paditur dhe më të humbur dhe më të paedukuar. Duhet të edukohen dhe të merren masa ndëshkuese ndaj tyre. Është detyrë të mbrohet fjala e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem) nga mendimet e kota dhe besimet e prishura. Kjo që kanë kuptuar ata prej hadithit është e pasaktë sepse lëkundja dhe ngurrimi lind tek krijesat si rrjedhojë e mosnjohjes së perfundimit të punëve. Ndësa cilësitë që Allahu ia ka atribuar Vetes se Tij nuk jane si cilësitë e krijesave të Tij. Allahut nuk i përngjason asgjë as në qënien e Tij dhe as në atributet e tij dhe as në veprat e tij. Pastaj thënia e tyre: që ngurrimi lind nga mosnjohja përfundimit se si do jetë dhe për këtë arsye nganjëherë hezitojmë ta bëjmë për shkak të përplasjes së interesave dhe dëmeve në të. Dëshirojmë të veprojmë për arsye të dobisë dhe interesit që realizohet me të dhe e urrejmë veprimin për arsye të dëmit që shkaktohet. Pra jo për arsye se nuk e njeh përfundimin, por për arsye se e dëshiron nga njëra anë dhe e urren nga ana tjetër.

Si për shëmbull: I sëmuri i dëshiron ilaçet për interesin e shërimit dhe të shëndetit dhe i urren ato për shkak i bën robi të cilat i urren nefsi janë të tilla,prandaj Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë në hadithin e saktë: “Zjarri është i rrethuar me epshe, dhe dëshira dhe se xheneti është i rrethuar me gjëra të urryera”- Allahu ka thënë në Kur’an: “Lufta është bërë detyrim për ju (xhihadi) megjithëse ju nuk e pëlqeni atë.”- [El Bekare:216]Duke marrë parasysh arsyen e dytë të lindjes së ngurrimit del në pah kuptimi i tij në këtë hadith. Robi u bë i dashur tek Allahu fillimisht me veprimin e farzeve të cilat i don Allahu, pastaj me përpjekjet e tij për të vepruar nafilet që i do Allahu dhe e don vepruesin e tyre.”

Allahu e urren atë që e dëshpëron robin e Tij dhe të dashurin e Tij, vdekja është një gjë e keqe për robin prandaj Allahu e urren atë, por për arsye që ajo është caktuar, Ai e dëshiron dhe ajo patjetër do të ndodhë. Pra Allahu e dëshiron vdekjen e të dashurit të Tij, sepse është diçka e shkruar, nga ana tjeter ai e urren sepse është diçka e keqe dhe dëshpëruese, për robin e tij. Si rjedhojë Allahu e dëshiron vdekjen e besimtarit të devotshëm nga njëra anë dhe e urren nga ana tjetër. Ky është realiteti i ngurimit në të drejten e Allahut ashtu siç është përmendur në këtë hadith.

22. الترك Et- terrku- lënia. Kjo është cilësi e përmendur në Kur’an. Allahu ka thënë :“Kjo ngjason si me atë që ndezi zjarrin dhe pasi ai ndriçoi gjithëandej rreth tij, Allahu ua mori dritën dhe i la në errësirë.(Kështuqë ata nuk mund të shihnin.“ [El- Bekare;17]

23. التقرب و القرب و الدنو Et- tekarrub-bu. El- Kurrbu dhe Ed- dunuvu ( afrimi dhe afërsia ndaj krijesave që dëshiron Allahu tu afrohet ).

Këto cilësi janë përmendur në Kur’an dhe sunnet.
El- Karrib është prej emrave të bukur të Allahut që merret prej tij cilesia: el- kurrb ( afërsia). Allahu ka thënë: Dhe kur robërit e mi të pyesin ty për Mua,atëherë përgjigju atyre; Vërtetë Unë jam afër tyre, Unë u përgjigjem duave të lutësit kur ai më drejtohet mua me lutje. [El bekarre:186]

Trans. Ebu Hurejra i cili thotë: “ka thënë profeti : Allahu thotë Unë jam i Fuqishëm që të veproj ndaj robit Tim, atë që ai mendon se Unë do të veproj ndaj tij. Unë jam me të kur më përmend Mua, nëse do të më përmende në veten e tij ( fshehurazi jo në publik) Unë e përmend në vetveten time dhe nëse do të më përmendë në një grup, Unë e përmend në një grup më të mirë se ata, dhe nëse më afrohet një pëllëmëbë do ti afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, unë do t’i afrohem një pash dhe nëse do të më vijë duke ecur do ti vij duke ecur më shpejt dhe më me nxitim.( Herueleten)- trs , Buhariu & Muslimi.

Gjithashtu trs, Aishja nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) se ai ka thënë: Nuk ka ndonjë ditë në të ciën Allahu lëshon robër nga zjarri më shumë se sa ditën e Arafatit, ai afrohet ndaj (robërve të tij), pastaj krenohet me ta tek melaiket dhe thotë:çfarë kanë dashur këta?- Trs Muslimi.

Në këtë hadithë është përmendur Ed- Dunuvu ( afrimi).

Ehli sunneh uel xhamaah të cilët janë selefët dhe mbarë ehlul hadithi besojnë se Allahu është afër krijesave që dëshiron tu afrohet. Ky afrim është real ashtu siç i përshtatet madhërisë së Tij dhe megjithëse është afër ai është mbi arshin e Tij, i ndarë dhe i shkëputur nga krijesat e Tij. Ata besojnë se Allahu u afrohet krijesave që dëshiron tu afrohet realisht .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. EmptyMon Dec 07, 2009 2:54 am

Përsa i përket afërsisë së Allahut ndaj krijesave që dëshiron tu afrohet duhet të kemi parasysh keto gjëra që vijojne:

1. Afërsia dhe afrimi i Allahut ndaj besimtarëve nuk do të thotë se Allahu ëshrtë në tokë, apo ai gjendet në vendin që është në të njeriu apo që ai është në çdo vend apo që ai është i trupëzuar dhe i përzier me krijesat, apo që ai është vetë krijesat siç besojnë panteistët. Të gjitha këto janë kufër mosbesim, sepse Allahu është lart mbi të gjitha krijesat, i ndarë i shkëputur, jashtë krijesave siç tregojnë argumentet e prera dhe të padiskutueshme të cilat do ti përmendin në cilësitë e Allahut.

2. Në të drejtën e Allahut duhet të bashkojmë ndërmjet të qënurit të Tij mbi Arsh dhe afërsisë së Tij ndaj krijesave që dëshiron tu afrohet për arsye të madhërisë së tij. Shtat qiejtë në dorën e Tij janë si një farë mustarde në dorë e robit. Si të jetë e pamundur në të drejtën e Tij (kur kjo që e përmendëm është diçka nga madhëria eTij) që të jetë lart mbi Arshin e Tij dhe të afrohet nga krijesat e Tij që dëshiroh si të dëshirojë,duke qënë i lartësuar mbi arsh. Afërsia e Allahut ndaj krijesave që i don nuk e kontraditon të qënurit e Tij mbi Arsh sepse cilësitë e Allahut nuk u përngjajnë cilësive të krijesave .Bashkimi ndërmjet këtyre dy cilësive në të drejtën e Tij është prej veçorive të Tij. Ai është i lartësuari në afërsinë e Tij dhe ësht i afërti në lartësinë e Tij.

3. Në qoftëse ndonjërit i shkon ndër mend (në pohimin e këtyre cilësive) të imagjinojë se si është e mundur që të jetë mbi krijesat e Tij dhe tu afrohet atyre që dëshiron prej tyre, le ta dijë se kjo imagjinatë është gabim sepse ajo ka lindur nga krahasimi i Allahut me krijesat e Tij. Ky krahasim është i pasaktë sepse Allahut nuk i përngjan asgjë.

Ibnu Tejmije ka thënë ; përsa i përket afrimit të Allahut ndaj disave prej robërve të tij, këtë e pohojnë ata që pranojnë të atribuarit e Allahut me veprat e vullnetshme që ia ka atribuar vetes së Tij si : ardhja në ditën e gjykimit, zbritja, të lartësuarit mbi arsh e tjer, siç është besimi i dijetarëve të selefëve dijetarëve të shquar të Islamit, Ehlul hadithit.
Thëniet dhe transmetimet e tyre në lidhje me këtë çështje janë të shkallës muteuatir.

Vërejtje:- Jo në çdo argument që Allahu ka përmendur në të afërsinë ndaj krijesave bëhet fjalë për afrimin e Tij realisht sepse ndoshta bëhet fjalë për afërsinë e melaikeve. Kjo varet nga konteksti, bashkërendimi dhe treguesit në tekst. Ibnu Tejmije ka thënë: fakti që afërsia është një cilësi e Tij reale nuk do të thotë se në çdo vend ku përmendet afërsia të bëhet fjalë për afërsinë e vetes së Tij.Kjo është prej gjërave që duhen studiuar në tekstin e trs metuar, nëqoftëse tregon për afërsinë e Allahut, i japim këtë kuptim dhe nëse tregon për afërsinë e diçkaje tjetër i japim atë kuptim.

Si shembull, për këtë që e ka sqaruar Ibnu Tejmije po marrim dy ajete nga Kur’ani:
1. “Sigurisht që Ne e kemi krijur njeriun dhe Ne e dime se çfarë i pëshpërit atij vetvetja( nefsi i vet dhe ne jemi më afër atij se sa vena e qafës),.“ [Kaf:16/17]

Fjala e Allahut ne ajetin:17 “( Mbani mend) se dy marrësit ( melekët shkrues) marrin ( shkruajnë veprat )„ , tregon se bëhet fjalë për afrimin e dy melekëve që shkruajnë punët.

2. “Por Ne jemi më afër atij se sa ju, por ju nuk shikoni „ - [El uakia :85 ].

Në këtë ajet bëhet fjalë për afërsinë e melaikeve, pikërisht për melekun e vdekjes dhe ndihmuesit e tij. Sepse ata që i afrohen njeriut në kohën e daljes së shpirtit janë melaiket siç ka thënë Allahu në Kur’an : “Derisa kur ndonjërit prej jush ti afrohet vdekja, të Dërguarit Tanë (melekët e vdekjes) ia marrin shpirtin atij. Ata kurrë nuk janë të pakujdesshëm ndaj detyrës së tyre.„ [Elenam;61] .Pastaj fjala e Allahut në fundin e ajetit, është argument i qartë që tregon për afërsinë e melaikeve, sepse i afruari është në të njëjtin vend por nuk e shikojnë . Kjo e përcakton në mënyrë të padiskutueshme se qëllimi është afërsia e melaikeve, sepse është e pamundur një gjë e tillë në të drejtën e Allahut.
Arsyja që Allahu afërsinë ia ka dedikuar vetes së Tij, megjithëse bëhet fjalë për afërsinë e melaikeve është, se afërsia e tyre bëhet me urdhërin e Tij dhe ata janë ushtarët e Tij dhe të derguarit e Tij .
Si dy ajetet e kaluara edhe në këtë ajet: “Kur ne ta lexojmë atë ty, atëherë ndiqe leximin e tij „ .[El Kijame:18] nuk bëhet fjalë për Allahun. Këtu padyshim bëhet fjalë për xhibrilin, i cili i lexonte Kur’anin Profetit ( sal-lAllahu alejhi ue selem), por për arsye se e lexonte me urdhërin e Allahut, ai ia dedikon leximin vetes së Tij.
Për më gjerë rreth hadithit të Ebu Hurejres shiko cilësinë El- herueletu.”

24. الجلال El Xhelalu. ( Madhështia, lartësia)

Kjo është cilësi dhatije. Allahu i lartësuar ka thënë: Ndërsa do të mbetet për gjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë madhështi e lavdi.[Err rrahman :27]

Vërejtje:

El- Xhelil nuk është prej emrave të Allahut, megjithëse disa e kanë konsideruar të tillë sepse nuk ka ardhur si emër në ndonjë argument të saktë.

25. الحب و المحبة El- Hub-bu dhe El-mehabetu ( dashuria) Ka thënë; Allahu në Kur’an: “Bëni mirësi sepse vërtet Allahu i do mirëbërësit”- [El bekare:195]

26. الحثو El Hathvu.( dhënia me të dy grushtat e dorës). Kjo është cilësi fielije e përmendur në hadithë të saktë. Ka trs metuar Ebi Umametu el Bahili se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:” më ka premtuar Zoti im për të futur në xhenet nga ummeti im, 70.000 veta pa llogari dhe pa ndëshkim së bashku me çdo 1000 (prej tyre), do të ketë edhe 70.000 të tjerë dhe tre grushta prej grushtave te Zotit tim.”- trs. Et-Tirmidhiu, Ibnu Maxheh, Ahmedi etj. Hadithi është përmedur në sahih sunen et- Termidhi.

27. الحجزة والحقو El- Huxhzetu- El- haku`u ( Ija).

Janë dy cilësi”dhatij-jeh”të përmendura në hadithe te sakta. Trans meton Ahemdi me sened te mirë nga Ibnu Abazi se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:’ Vërtet farefisnia është një degë e kapur për Ijën e të Gjithemëshirshmit.( rrahmanit), i Cili ( i Gjithemshirshmi) e ndihmon dhe i bën mirë atij që mban lidhej me farefisin ( i viziton, i ndihmon) dhe e ndërpret bamirësinë dhe ndihmën ndaj atij që ndërpritet nga farefisi. Në ketë hadith është përmendur cilësia „el- huxhzetu“.

Buhariu ka transmetuar nga Ebu Hurejra se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: Allahu i krijoi krijesat dhe pasi i përfundoi dhe i përsosi “ u çua farefisnia( err-rrahim), u kap për Ijën e të Gjithemëshirshmit. I Gjithëmëshirshmi i tha: Mos! Farefisnia tha:” këtu jam ngritur për tu mbështetur ty dhe për të këkruar mbrojtje dhe strehim tek Ti, prej atij që i ndërpret lidhjet farefisnore. Allahu i tha: A nuk kënaqesh që ti bëj mirësi dhe të ndihmoj atë që të viziton, që mban lidhje me ty dhe ta ndërpres ndihmen dhe bamirësinë nga ai që ndërpritet nga ty?- tha : Posi jo, o Zoti im. Atëherë Zoti tha; kjo do të jepet ty. Pastaj Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) tha;” Lexoni nëse dëshironi: A do të bënit ju pabesi dhe të këqija në tokë dhe të cënonit lidhjet e afërsisë, po t’u jepej sundimi? [Muhamed:22]

Në ketë hadith është permendur el – hakuu. Ibnu Tejmija ka thënë: Ky është një prej haditheve të cilësive, që dijetarët e selefëve për to tekstualisht kanë theksuar: besohen siç kanë ardhur.

Një person pas leximit të hadithit të lartpërmedur në praninë e imam Ahmedit tha: Kam frike se mos ke bërë kufër. Imam Ahmedi pasi i dëgjoi fjalët e tij tha për të: Ky është xhehmij.

28. لحافظ El-Hafidh – Ruajtësi. Ka thënë Allahu në Kur’an:
"Allahu është Ruajtësi më i mirë." [Jusuf:64]

29. الحاسب El-Hasib – Llogaritësi. Ka thënë Allahu në Kur’an: "Dhe jemi më se të Mjaftueshëm Ne si Llogaritës." [El-Enbija’:47]

30. الحفي El-Hafij’j – Mirëpritësi, Shumëbamirës, Dashamirësi i Madh.
Allahu ka thënë në Kur’an: "Se vërtetë që, Ai është për mua gjithnjë (Mirëpritës) Bamirës, Dashamirë." [Merjem: 47]

31. الحنان El- Hananu.( mëshira mirëdashja, dhembshuria, përdëllimi dhe dashuria) Kjo është cilësi fielije e përmendur në Kur’an dhe në hadithë të sakta. Allahu ka thënë : “O Jahja mbahu fort pas librit të parë ( Teuratit) .Ne i dhamë atij urtesi duke qënë akoma fëmijë dhe ( e bëmë ) atë të dashur të dhembshur, të mëshirshëm ndaj njerëzve si dashuri e mëshirë nga ne. E bëmë të pastër nga gjunahet dhe ai qe i drejtë, i devothsëm”.[ Mejrem:12/13]

Trs. Ebu Said el Hudri i cili thotë : Kam dëgjuar Profetin ( sal-lAllahu alejhi ue selem) duke thënë:” vendoset ura e siratit mbi zjarrin e xhehenemit, pastaj ndërmjetësojnë profetët për çdo njeri që ka dëshmuar sinqerisht se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, dhe i nxjerrin nga zjarri, pastaj Allahu i përdëllen( i mëshiron) me mëshirën e Tij, ata që gjenden në të dhe nuk le në të asnjë rob që ka në zemrën e tij sa një grimcë fare prej besimit perveçse e nxjerr prej tij.” - trs. Imam Ahmedi me insad te mire siç ka thënë Arnauti në recenzimin e senedit.
El- hananu nuk është emer i Allahut sepse nuk është përmedur në hadithë të saktë si i tillë.

32. الخداع لمن خادعه Mashtrimi i atij që përpiqet që të mashtrojë Allahun ose besimatrët.

Kjo është cilësi fielije e cial nuk i atribuohet Allahut në mënyrë absolute, por i atribuohet vetëm në rastin kur është lavdërim dhe përkryerje argument është fjala e Allahut në Kur’an në :Padyshim që hipokritët mundohen të mashtrojnë Allahun por është Allahu ai që i mashtron ata. [Nisa:142]


33. الخلة El Khuletu (dashuria e pastër, e madhe, miqësi e ngushtë).

Kjo është cilësi fielije e përmendur në Kur’an dhe në sunnet. Allahu don dhe afron me dashuri të madhe atë që dëshiron dhe e urren atë që e dëshiron. Ka thënë Allahu në Kur’an:” Vërtet Allahu e bëri Ibrahimin halil ( mik të ngushtë)- [En- Nisa:125] Muslimi ka transmetuar në sahihun e tij, se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: Vërtet Allahu shokun tuaj e bëri khalil ( mik të ngushtë). Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) kishte për qëllim veten e tij.
34. الرؤية Err- rru’jetu- ( shikimi)- Kjo është cilësi”dhatij-jeh”e përmendur në shumë argumente. Allahu i lartësuar ka thënë: Ai u tha ; Mos u frikësoni padyshim që unë jam me ju të dy duke dëgjuar e shikuar çdo gjë. [ Taha:46]

35. Të shikuarit e Allahut nga besimtarët në botën e përtejme.
Ehli sunneh uel xhemaah besojnë që besimtarët do ta shikojnë Allahun me sy në botën e përtejme, këtë e tregojnë shumë argumente nga Kur’ani dhe sunneti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty
MesazhTitulli: Re: Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.   Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 99 emrat e allahut
» A dëshiron të jesh afër Allahut?
» SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT
» Unë i jam robëruar vetëm Allahut
» Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum