www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]  Empty
MesazhTitulli: Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]    Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]  EmptyWed Sep 15, 2010 8:37 am

Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]

Të nderuar lexues, në këto rreshta në vazhdim me lejen e Allahut [Subhanehu ve Teala] do të flasim për një temë që e kem titulluar Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] .

Me të vërtetë përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] është prej gjërave që të ofron më së shumti tek Allahu [Subhanehu ve Teala], si dhe është prej ibadeteve dhe shkaqeve që të ngrisin në shkallë më të larta në xhenet.

Allahu [Subhanehu ve Teala] thot :

فَاذْكُرُواْ اللّهَ كَمَا عَلَّمَكُم مَّا لَمْ تَكُونُواْ تَعْلَمُونَ

përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit. ( bekaretu : 239)

pastaj Allahu [Subhanehu ve Teala] thot :

ولذكرالله أكبر

e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve ( (ankebut : 45)

d.m.th përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] është gjëja më e madhe që njeriu në përgjithësi e punon.

I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thot:

”A doni t’iu tregoj për një të mirë në punën tuaj, pastrim në pasurinë tuaj, ngritje të shkallëve në xhenet, diçka më e mirë se shpenzimi i arit e i pasurisë, më e mirë se takimi me armikun tuaj dhe mundja e tij; thanë: po o i Dërguari i Allahut, tha: përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] “


Allahu [Subhanehu ve Teala] i ka përshkruar besimtarët në Kur’an se ata e përmendin Allahun [Subhanehu ve Teala] në këmbë, ulur dhe shtrirë, ku Allahu [Subhanehu ve Teala] thot :



الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىَ جُنُوبِهِمْ

“Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë…” (Ali Imran : 191)



dhe shumica e komentatorëve të Kur’anit kanë thënë se qëllimi i kësaj është përmendja e vazhdueshme e Allahut në shumicën e kohës.

Pa dyshim se përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] është mburojë nga djalli i mallkuar,nga exhinët dhe njerëzit, është mbrojtje nga dënimi i Allahut [Subhanehu ve Teala].

Puna të cilën e mbronë birin e Ademit nga dënimi i Allahut [Subhanehu ve Teala] është përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] .

Allahu [Subhanehu ve Teala] ka porositur që sa më shumë ta përmendim Atw ku në librin e Tij famëlartë thot:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا اللَّهَ ذِكْرًا كَثِيراً

O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. (Ahzab: 41)



Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’an thot:



لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيراً

Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.(Ahzab:21)


Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] është sigurim nga dyftyrësia, për arsye se munafikat-dyftyrëshat e përmendin Allahun shumë pakë.

-Ka thënë Ka’b [rahimehullah] : Përmendja e shumtë e Allahut [Subhanehu ve Teala] të lagon nga dyftyrësia”.

I erdhi një njeri Ebu Muslim El-Khavalani [rahimehullah] dhe i tha: Më këshillo o Ebu Muslim; i tha: përmende Allahun kah të shkosh edhe ku të ulesh nën ç’do pemë,i’a ktheu ky njeriu: më shto më shumë; i tha Ebu Muslim : përmende Allahun derisa njerëzit të mendojnë se je çmendur duke e përmendur Allahun [Subhanehu ve Teala], dhe Ebu Muslim El-Khavalani ka qenë njeri që e ka përmend shumë Allahun [Subhanehu ve Teala] , E panë një njeri duke e përmendur Allahun [Subhanehu ve Teala] dhe tha: a është çmendur ky që bënë kështu? E ndëgjoi Ebu Muslim dhe i tha: nuk e ka ky prej çmendurisë o djali i vëllaut, por ky është ilaqi i të çmendurve.

Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] bëhet me gjuhë, bëhet me punë të mira. Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] me gjuhë bëhet si psh: duke bërë tesbih Allahut, duke e falenderuar Atë, duke thënë LA ILAHE IL-LALLAH, me tekbire (Allahu Ekber) me lexim të Kur’anit. Allahu [Subhanehu ve Teala] thot:

وَاذْكُررَّبَّكَ كَثِيراً وَسَبِّحْ بِالْعَشِيِّ وَالإِبْكَارِ

e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes”!

(Ali Imran: 41)

I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë :



كلمتان خفيفتان على اللسان ثقيلتان فى الميزان حبيبتان إلى الرحمن سبحان الله و بحمده سبحان الله العظيم

“Dy fjalë të lehta për gjuhën, të rënda në peshojë, të dashura tek Allahu, SUBHANALLAHI VE BIHAMDIHI, SUBHANALLAHIL ADHIIJM”

Allahu [Subhanehu ve Teala] thot :

إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا الَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِهَا خَرُّوا سُجَّدًا وَسَبَّحُوا بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ


Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi, (Sexhdeh: 15)

I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thot:

‘Kush thot SUBHANALLAHI VE BIHAMDIHI 100 herë në ditë, i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit’.


Ndërsa përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] me vepra të mira bëhet siq ka thënë Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’an për namazin e xhumasë :

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِي لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. (xhumuah : 9)

I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“me të vërtetë tavafi rreth Qabes, vrapimi në Safa dhe Merva dhe gjuajtja e gurëve është bërë që të përmendet Allahu”


Ka thënë Sejid binXhibrijn [rahimehullah] : përmendja e Allahut është bindje në Allahun [Subhanehu ve Teala] , e kush i bindet Allahut, e ka përmend Atë.

Përmendja e Allahut ka ndikim të madh dhe është shkak që zemra të ndiej frikë ndaj Allahut [Subhanehu ve Teala] dhe të rrënqethet, njëherit edhe largim i vrazhdësisë së zemrës. Thot Allahu [Subhanehu ve Teala] :

أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ الْحَقِّ وَلَا يَكُونُوا كَالَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمُ الْأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَاسِقُون

A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës. َ( Hadiid : 16)




Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] është shkak për qetësimin e zemrës. Thot Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’anin famëlartë:

الَّذِينَ آمَنُواْ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللّهِ أَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ

Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen. (rra’d:28)

Prej gjërave tjera qe ndikon pëmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] është se të largon të këqijat, të ndaluarat dhe i fton ata që e përmendin Allahun në kërkim falje tek Allahu [Subhanehu ve Teala]. Thot Allahu [Subhanehu ve Teala] :

َ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاء وَالْمُنكَرِ وَلَذِكْرُ اللَّهِ أَكْبَرُ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَصْنَعُونَ

“…vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju” ( ankebut : 45)


Prej shkaqeve që zemra të jetoj me përmendjen e Allahut [Subhanehu ve Teala] është prezenca në xhami dhe pritja e namazit në të, leximi i Kur’anit dhe prezantimi nëpër tubime të dijes.

Ka thënë Ebu Derda [radijallahu anhu]: ç’do gjë e ka pastrimin e vet, e pastrimi i zemrës është përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] .

Me të vërtetë shmangia nga përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] e transferon njeriun nga shoqëria e Allahut në shoqërinë e shejtanit të mallkuar. Thot Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’an :

اسْتَحْوَذَ عَلَيْهِمُ الشَّيْطَانُ فَأَنسَاهُمْ ذِكْرَ اللَّهِ أُوْلَئِكَ حِزْبُ الشَّيْطَانِ أَلَا إِنَّ حِزْبَ الشَّيْطَانِ هُمُ الْخَاسِرُون

Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit

(Muxhadele : 19)

Djajtë janë mjet që e bëjnë njeriun të harrojë përmendjen e Allahut [Subhanehu ve Teala] e prej tyre: alkooli, bixhozi e të ngjashme me të prej veprave të kota dhe të pa pranuara. Allahu [Subhanehu ve Teala] thot :

إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاء فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَن ذِكْرِ اللّهِ وَعَنِ الصَّلاَةِ فَهَلْ أَنتُم مُّنتَهُونَ

Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? (Maideh:91)

Gjithashtu kalimi i tepërt me familje fëmijë e pasuri është prej shkaqeve që të largon nga përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] . thot Allahu [Subhanehu ve Teala] :

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ

ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit. (Munafikuun:9)

Prej gjërave që të largojnë nga përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] është edhe largimi nga xhamitë dhe neglizhenca në ibadete , lënia e leximit të Kur’anit, ndëgjimi i muzikës, shiqimi i filmave e serialeve edhe fotove të ndryshme të ndaluara, edhe barjtja e flajëve tha filani e bani kështu filani, ngërina e haramit si dhe të qeshurit e tepërt.

Allahu [Subhanehu ve Teala] i’u ka premtu atyre që i’a kthejnë shpinën përmendjes së Allahut [Subhanehu ve Teala] një jetë të vështirë dhe të stresuar ku Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’an thot :

وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى




E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. (Ta ha : 124)

Gjithashtu Allahu [Subhanehu ve Teala] thot :

وَمَن يُعْرِضْ عَن ذِكْرِ رَبِّهِ يَسْلُكْهُ عَذَابًا صَعَدًا

…për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme. (Xhinn:17)

Allahu [Subhanehu ve Teala] i ka përshkruar zemrat e gafletxhive nga përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] me humbje ku Allahu [Subhanehu ve Teala] thot :

فَوَيْلٌ لِّلْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكْرِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ

…Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë. (Zummer:22)

Janë pyetur disa dijetarë për një person i cili e harron një namaz gjatë ditës dhe nuk e di se cilin namaz e ka harru, ç’ka duhet të veproj ai? Janë përgjigjur dijetarët: ky njeri e ka neglizhu vetën nga përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala] dhe obligim për të është ta edukoj vetën që të mos jetë neglizghent ndaj Allahut [Subhanehu ve Teala].

-Krejt në fund e lusim Allahun [Subhanehu ve Teala] të na bëjë prej atyre që e përmendim dhe e falenderojmë Allahun [Subhanehu ve Teala],

-E lusim Allahun [Subhanehu ve Teala] që të na bëjë prej atyre që nuk na mashtron pasuria e as fëmijët nga përmendja e Allahut, nga namazi e nga zekati.

و أقول قول هذا و أستغفر الله لى و لكم و لسائر المسلمين من كلّ ذنب فاستغفروه إنّه هو الغفور الرحيم ,

Sylejman Jashari

shoqatarealiteti.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 99 emrat e allahut
» Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.
» SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT
» Unë i jam robëruar vetëm Allahut
» Letër të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum