www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Interi i "shqiptarëve" Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Interi i "shqiptarëve" Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Interi i "shqiptarëve"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BadBoy
Anëtar
Anëtar
BadBoy

Numri i postimeve : 200
Data regjis. : 06/12/2009

Interi i "shqiptarëve" Empty
MesazhTitulli: Interi i "shqiptarëve"   Interi i "shqiptarëve" EmptyWed Dec 09, 2009 1:05 am

Fabio Hoxha, shqiptari “zikaltër” i Interit Interi pagoi 40 mijë euro për ta blerë në moshën 14-vjeçare nga Piacenca. Hoxha ka shënuar golin më të shpejtë në Itali për moshën U-15, pas vetem 16 sekondash loje


[You must be registered and logged in to see this image.]

Fabio Hoxha dhe Andrea Qarri janë dy talentet shqiptare që po stërviten me ekipet e moshave të klubin kampion të Italisë, Interit. Dy shqiptarë “zikaltër” në një prej klubeve më të famshme në botë nuk është pak. Njëri prej tyre, Fabio Hoxha (datëlindja 7 maj 1993) në ekipin e tij ‘allievi nazionali’ (e barazvlefshëm me U-17 në Shqipëri) Fabio vlerësohet për përdorimin e mirë të dy këmbëve, pavarësisht se e preferuara e tij është e djathta.

Sulmuesi i ri (1.76, 64 kg) vlerësohet si një talent me të ardhme në shtëpinë e Interit, e vlerësimet për të vijnë nga ekspertë e skauter të talenteve të moshave, por edhe nga zyrtarë të klubit të Interit, përfshirë edhe një emër të njohur si Mario Branka, por dhe administratori i deleguar i Moratit, Ernesto Paolillo.

“Jam një lojtar që di ta mbroj mirë topin, por ajo edhe të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar e që ma thonë shpesh është njohja e mirë e portës dhe nuhatja për golin”, - shton Fabio, cili gjatë një sezoni me Piacencën U-15 (2004-2005) shënoi jo pak, por 22 gola, ku mban edhe një rekord për t’u admiruar.

Fabio është thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të marrë pjesë në testimet e Shqipëria U-17 në Tiranë, nga data 7-9 janar 2008 “Ishte grumbullimi i parë me përfaqësuese U-17. Në ndeshjen brenda ekipit shënova edhe golin e vetëm të takimit, në fitoren 1-0 të miniskuadrës sonë. Atëherë trajner ishte Shpëtim Duro”, - tha sulmuesi i ri Fabio Hoxha për “Albania-sport.com” nga Italia.

“Në radhët e Piacencës kam shënuar golin më të shpejtë për këtë moshë në Itali, pas vetëm 16 sekondash lojë në një turne ndërkombëtar ku merrnin pjesë skuadra të kësaj moshe nga Reali i Madridit, Ajaksi, Milani, Interi, Juventusi, Atalanta, Breshia, Parma e Torino”, - tregon sulmuesi i ri 16-vjeçar, i cili ishte dhe golashënuesi më i mirë i skaudrës së tij në këtë turne.



Fabio Hoxha luan prej 5 vjet e gjysmë futboll në Itali. Është edukuar në një nga shkollat e respektuara për rritjen e talenteve. “Kam filluar të stërvitem me Firenzuola, skuadër nga e cila ka dalë edhe Luka Toni. Atëherë ishim në Serinë D. Isha vetëm 12 vjeç, por arrita të shënoj 45 gola vetëm në kampionat, edhe pse luaja me lojtarë më të mëdhenj në moshë se unë”, - thotë Hoxha.

Talenti i shqiptarit të vogël ra në sy shpejt. “Gjahtarët” e talenteve i përkisnin skuadrave të tilla si Empoli, Parma, Piacenca, Bolonja, Atalanta, Interi, Milani, por dhe jashtë Italisë. “Arsenali më ofroi një shumë të mirë lekësh. Nuk do ta besoni, por plot 150 mijë euro për të marrë në Londër. Menaxheri quhej Tony Banfilld, i cili tani është edhe menaxheri i Xhuzepe Rosit, që luan te Vilareali. Isha vetëm 12 vjeç dhe prindrit e mi nuk pranuan që të jetoja i vetëm në Angli”.

Piacenca ofroi më shumë për Fabion dhe talenti i vogël pranoi fanelën e saj. “Qëndrova dy vite te Piacenca. Gjatë vitit të parë u aktivizova pak ndeshje, për shkak të një dëmtimi në dorë. E theva në stërvitje, por gjithsesi ia dola të shënoja 10 gola. Në vitin e dytë, shënova dyfishin, 22. Fillimisht punova me trajnerin e Andrea Pirlos, Masimo De Paoli, më pas me Masimo Tomasoni, i cili ka luajtur si qendërmbrojtës i Piancës në Serinë B, – tha Hoxha, i cili jeton tani bashkë me familjen në Milano.



Interi “nuk flinte” e gjuante prej kohësh. “Babain e kontaktoi Xhuzepe Barezi, i cili atëherë ishte drejtor i Interit dhe tani është ndihmës i Murinjos te skuadra e parë. Më kërkuan të bëja një provë tek Interi në një ndeshje kundër Milanit. Fituam 6-1 dhe unë shënova 5 gola në atë takim. Në moshën 14 vjeç kalova te Interi, që pagoi një shumë 40 mijë euro te Piaçenca. Tani që jam 16 vjeç më paguajnë tani 600 euro në muaj. Më marrin në shtëpi për stërvitjen, ndërkohë që pres në dhjetor të bëhet kontrata përfundimtare profesionale”, - thotë lojtari, materialet sportive të cilit ofrohen direkt nga kompania “Nike”, që për rastësi është edhe sponsori zyrtar i Kombëtares shqiptare.

“Të shtunën do të luajmë kundër Lumenzane në Breshia. Interi im është në vend të parë, dhe deri tani kam shënuar pesë gola në shtatë ndeshje. Punoj çdo ditë shumë fort”, -thotë Fabio Hoxha, i cili shpreson që një ditë të shndërrohet në një Igli Tare apo Erjon Bogdani në Itali. “I kam parë shpesh. Janë pikë referimi për çdo lojtar të ri shqiptar në Itali. Kujt i ngjaj më shumë te Interi? Unë pëlqej Ibrahimoviçin, por them se kam cilësi si ato të Kruzit. Nuk të fal po m’u tha mundësia”, - përfundon talenti 16-vjeçar shqiptar, i cili ka ëndërr të arrijë majat me Interin e të shpallet kampion në Itali.



FABIO HOXHA
Datëlindja: 07.05.1993
Kombësia: Shqiptare Pozicioni:
Gjatësia: 1.76 m
Pesha: 64 kg
Roli: Sulmues
Skuadra: Inter U-17, Allievi Nazionali



Andrea Qarri

Edhe Qarri është pjesë me Interin aktivizohet në rolin e portierit me skuadrën Inter U-15. Qarri bën pjesë në ekipin e paratërinjve rajonalë të Interit. Është datëlindja 16 tetor 1994
Qarri stërvitet nga trajneri Masimo Giuriola. Eksperienca e tij ndërkombëtare për moshën: ka luajtur kundër skuadrave homologe të Realit të Madridit, Barcelonës, Valencias, Espanjolit, Atletikos së Madridit, Espanjolit, Betis, Sevilja, Vilarealit (kampione në fuqi), Benfikës, Borusias së Dortmudit dhe përfaqësusja e Kamerunit U-13, të ndara këto në tre grupe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Interi i "shqiptarëve"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Cfar dallimi kajn fjalet"te duash" dhe " te dashurojsh"...?
» Mergimi i Shqiptareve
» Shtegtimet e Shqiptareve
» Dashuri sipas Shqiptarëve
» Kryengritjet e Para te Shqiptareve (1432-1438)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga sporti-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum