www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Anjeza Branka: Do pozoj per playboy Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Anjeza Branka: Do pozoj per playboy Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Anjeza Branka: Do pozoj per playboy

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Anjeza Branka: Do pozoj per playboy Empty
MesazhTitulli: Anjeza Branka: Do pozoj per playboy   Anjeza Branka: Do pozoj per playboy EmptyThu Dec 10, 2009 3:23 am

Anjeza Branka: Do pozoj per playboy


Muzika ka, sigurisht, vendin e parë në listën e projekteve të saj, por ajo nuk i thotë kurrë jo ofertave të tjera. Anjeza Brankës sapo i ka ardhur një propozim i ri. Drejtues të revistës së njohur gjermane, “Playboy”, pasi kanë parë disa foto të këngëtares të cilat i ka bërë më parë, e kanë pëlqyer dhe i kanë propozuar për të qenë pjesë e kopertinës e veshur me bikini. Ndërkaq, pas publikimit të albumit të saj të ri dhe klipit, ajo nuk ndalet, por pritet që të sjellë shumë shpejt dy bashkëpunime të reja, dy duete, emrat e të cilëve nuk i përmend për të mos prishur surprizën. Këngëtarja, prej pak kohësh e ndarë nga i fejuari me të cilin bashkëjetonte prej vitesh, rrëfen se ndihet mirë për momentin dhe nuk është penduar aspak për kohën që ka kaluar me të apo ndarjen e tyre.
Si ndihet Anjeza pas publikimit të albumit të ri, a mendon se ja ke arritur qëllimit?
Është duke ecur shumë mirë, dhe këtë po e shoh në koncertet e fundjavave, kur të gjithë këndojnë këngët e albumit tim dhe kjo më gëzon shumë. Ishte një projekt që e kisha menduar prej kohësh dhe më në fund e realizova, jam e lumtur për këtë.
Sa këngë ka albumi dhe çfarë rrymash përmban?
Përmban 9 këngë, janë hitet e mia dhe disa këngë të reja. Rrymat janë RnB, këngë të lehta, balada dhe RnB folk. Kjo është rryma që më pëlqen dhe jam rritur.
Ka pasur komente për klipin, si është pritur në publik?
Deri tani kam marrë vlerësime pozitive, dhe kjo më bën të ndihem mirë, më motivon për të punuar më shumë. Kjo për artistët është shumë pozitive, dhe për më tepër që këngët e mia janë vlerësuar brenda dhe jashtë vendit. Shumë më kanë thënë, përse nuk kisha koreografi duke qenë se unë kërcej bukur, por duke qenë se kënga ishte e thjesht, kam bërë disa kërcime të improvizuara, për të qenë vetvetja.
Ndonjë surprizë tjetër nga albumi, do të ketë ndonjë klip tjetër?
Po, do të risjell një version tjetër të këngës, me momentet më pikante të ditëlindjes time dhe promovimit të albumit, të cilat do të shfaqen në videoklip. Do të jetë një surprizë shumë e bukur, që më erdhi në mendje dhe menjëherë mendova ta realizoja dhe pritet që shumë shpejt të shfaqet në ekranet e televizioneve muzikore. Ky frymëzim më erdhi teksa shihja xhirimet. Kënga flet për jetën e natës dhe mendova që të bëja një version tjetër.
Keni hequr dorë nga festivalet apo do të ketë ndonjë pjesëmarrje?
Jo, pasi publikova albumin dhe klipin e ri. Jam penduar pak që nuk mora pjesë tek “Kënga Magjike”, por mendoj se do të marr pjesë në festivalin e fundvitit në TVSH me një këngë të muzikës së lehtë, pas herës së parë që mora pjesë në vitin 1998.
Duetet tuaja kanë qenë të suksesshme, keni ndonjë projekt të ri?
Normalisht më pëlqen më shumë që të këndoj solo, por nuk mund t’i them jo bashkëpunimeve. Sigurisht, kur bëhet fjalë për artistë me të cilët na përshtatet vokali dhe rrymat muzikore. Do të kem dy duete të reja, por emrat le të jenë surprizë, mjafton të them që janë emra të njohur të muzikës shqiptare.
Ndonjë projekt tjetër?
Një agjenci e njohur në Gjermani ka parë disa fotot e mia që kam bërë për një reklamë sandalesh dhe bikini i kanë pëlqyer dhe më kanë propozuar për të qenë në kopertinën e revistës “Playboy”. Nëse do të jetë një ofertë që më kërkon me bikini, kjo do të më pëlqente, por nëse do të jetë e ekzagjeruar, do ta refuzoj.
Pjesa më e madhe e këngëtareve në Shqipëri janë femra, ndihesh e frikësuar nga konkurrenca?
Aspak nuk ndihem e frikësuar nga konkurrenca, pasi tregu ka rryma të ndryshme dhe këtë e vendos publiku. Mendoj që ka këngëtare të mira që i vlerësoj, si Aurela Gaçe, Elvana Gjata, Çiljeta apo Ingrid Gjoni. Pra, kjo konkurrencë varet përballë kujt je, pasi të gjithë këngëtarët vlerësohen për atë që transmetojnë te publiku.
Sa i rëndësishëm është për një artist imazhi dhe vokali?
Normalisht që vokali është kryesori, por mos harrojmë që edhe jashtë një pjesë e artistëve si Madona bëjnë shumë për imazhin, pasi ka rëndësinë e vet. Për mua ky është një aspekt i rëndësishëm. Unë kujdesem tej mase për imazhin tim. Kaloj shumë kohë në palestër për të mbajtur trupin në formë tri herë në javë. Fakti që shfaqem në ekran, më bën të kujdesem për imazhin tim. Nëse nuk do të merresha me muzikë, edhe mund të konsumoja ushqimet që doja, por në këtë pikë ku ndodhem, jam e kujdesshme.
Prej pak kohësh jeni ndarë nga i fejuari, si po e përjetoni këtë moment?
Për momentin jam shumë mirë me veten. Familja më qëndron afër dhe i jam përkushtuar profesionit dhe asgjëje tjetër.
Si vazhdojnë të jetë raportet më ish-të fejuarin?
Ai ka jetën e tij, unë timen. Ai mund ta shohë djalin kur të dojë, pasi është e drejta e tij. Për momentin nuk takohemi, pasi edhe situata është e nxehtë, por në të ardhmen nuk do të kishte asgjë të keqe nëse do ta shihja si shok.
Nuk frekuentoheni fare?
Thjesht mund të komunikojmë dhe të pyesim për njëri-tjetrin sesi jemi, dhe kjo më pëlqen. Kam jetuar një pjesë të jetës time me të, ndërkohë që ai është babai i fëmijës tim dhe do të doja të dëgjoja për të vetëm gjëra të mira.
Historia juaj e dashurisë ka qenë e komentuar në media, që nga njohja deri në ndarjen, jeni penduar?
Unë nuk pendohem për asgjë. Sigurisht që ishte një kohë e bukur dhe e vlerësoj, por nuk kam asnjë arsye që të ndihem e penduar.
Po djali, e ndien mungesën e të atit?
Sigurisht që ai nuk e ndien mungesën e babait të vet, pasi për të kujdeset jashtë mase gjyshi i tij, që e do jashtëzakonisht. Kur të rritet ai le të vendosë, pasi atëherë do ta kuptojë vetë situatën.
Tani që e keni provuar bashkëjetesën, jeni pro martesës?
Nuk kam ndryshuar mendim në këtë drejtim. Jam pro bashkëjetesës, pasi nuk është më si dikur, që dasma është një moment i bukur dhe kaq. Momente të tilla njeriu mund të përjetojë në çdo kohë, siç ishte për shembull festa ime e fundit, ku u mblodhëm të gjithë dhe ia kaluam shumë bukur. Sigurisht që nuk mund të thuash kurrë-kurrë, nëse martesa vjen dhe e sheh të arsyeshme mund ta pranosh.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Anjeza Branka: Do pozoj per playboy

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Anjeza: Kontribuuese, por jo politika
» Anjeza Shahini: Ne pritje te dashurise
» Vera e nxehte e Anjeza Brankes
» Playboyi kërkon Anjeza Brankën në kopertinë
» Anjeza feston Shën Valentinin në Londër
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum