www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Anjeza Shahini: Ne pritje te dashurise Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Anjeza Shahini: Ne pritje te dashurise Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Anjeza Shahini: Ne pritje te dashurise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Anjeza Shahini: Ne pritje te dashurise Empty
MesazhTitulli: Anjeza Shahini: Ne pritje te dashurise   Anjeza Shahini: Ne pritje te dashurise EmptySat Jan 02, 2010 5:32 am

Anjeza Shahini: Ne pritje te dashurise



Vetëm 22 vjeç. E padashuruar, por dashurinë e pret t’i vijë. Dhe është koha e përshtatshme, pasi edhe vetë thotë, deri më tash është ndjerë e vogël. Pikërisht tani, rinia sapo ka filluar për të. Ndaj: mirëse të vish DASHURI. Por… prit pak… sa të mbarojë festivali. Hë për hë e gjithë vëmendja e saj është përqendruar aty.
“Para pasqyrës”, është titulli i këngës me të cilën konkurron në festivalin e RTSH-së. Por është një këngë në të cilën gjen edhe veten mirë. Pak minuta para se të dalë para publikut përballja e fundit është ajo me pasqyrën. Por aty mund të shohë vetëm pamjen. Se ç’fsheh në vetvete, emocionet, ndjenjat, frikërat dhe dashurinë e vërtetë i zbulon në këtë intervistë:
Anjeza në Festivalin e RTSH-së me një këngë që titullohet “Në pasqyrë”. Para pasqyrës çfarë i thoni vetes, po pasqyra çfarë ju thotë ju?
Pasqyra është ai objekt nëpërmjet të cilit të gjithë ne kemi njohur veten, me të cilën kuptohemi ndoshta më shumë se kur flasim me dikë. Mirëpo dhe pse ajo tregon pjesën sipërfaqësore të njeriut është pikërisht ajo që na kundërshton gjendjen e vërtetë shpirtërore që mund të jemi.
Është bukuria e femrës diçka që e vënë re të gjithë, po zëri e bën më të bukur një femër?
Është shpirti që i bën të bukur të dyja këto më sipër.
Kanë lidhje vargjet e kësaj kënge me ndonjë eksperiencë personale, si lindi ky krijim?
Këto janë vargje të Jorgo Papingjit, të cilat prekin domosdoshmërisht eksperiencën e çdokujt. Mua më ndodh shpesh të shoh në pasqyrë, jo atë që ndiej brenda meje.
Si ju duket kjo konkurrencë, e pret me shumë emocion natën e çmimeve sot?
Në këtë festival unë mendoj se veçoria qëndron tek pjesëmarrjet e zërave më të mirë shqiptarë. Unë jam në garë, e kam thënë gjithmonë që kam shpirtin e konkurrimit, megjithatë çmimi më i madh është kur të nesërmen kupton, që kënga ka shkuar tek ai publik që e do dhe e vlerëson muzikën.
Një garë në skenë si është, ku ndryshon nga garat e tjera në jetë?
Në jetë ka sfida edhe të egra me të cilat detyrimisht duhet të përballesh, ndërsa në skenë bukuria është që gara vjen me nota paqeje.
Në muzikë ka krijime që vlejnë dhe ka nga ato që nuk vlejnë, çfarë lloj këngë nuk do mund të vlente për ty?
Për mua nuk do të vlente ajo këngë, që nuk më jep gjendje emocionale, sepse mbi të gjitha kënga është marrëdhënie emocionesh ndërmjet këngëtarit dhe dëgjuesit, dhe kur ato nuk vijnë tek njëra-tjetra atëherë nuk ke bërë misionin e duhur.
Jeni vetëm 22 vjeç, si do cilësoje një vajzë të kësaj moshe, e ka lënë rininë pas apo e ka ende para?
Rinia ime sapo ka filluar, deri tani kam qenë e vogël. (qesh)
Si janë marrëdhëniet me mamin dhe motrat, dinë gjithçka për ty, të rrëfejnë çdo të fshehtë… Dhe më mirë një bisedë me motrat apo mikeshat?
Përveç marrëdhënies prind-fëmijë me mamin konsumoj biseda shumë shoqërore. Me motrat gjithashtu, por sigurisht që tek një shoqe mund të shprehesh një gjendje sido që të vijë ajo, duke shmangur frikën që një familjar, e përjeton më direkt një situatë.
Një nga këngët fituese në “Kënga Magjike” titullohej “Nxënësja më e mirë”. Ku ndihesh vërtet nxënësja më e mirë?
Për shembull për shoqërinë time jam një shoqe shumë e mirë (qesh).
Dashuri në këngët e tua, shumë ndjenjë. Kështu je ti në të vërtetë?
Po, unë jam shumë e ndjeshme.
Shumë njerëz presin dashurinë e vërtetë t’u vijë, ju e keni apo e prisni gjithashtu?
Dashurinë e vërtetë? E pres…
Si do ta imagjinonit veten pas disa vitesh, a jeni tipi i vajzës që mund të jeni një nënë e mirë?
Të jem sa gjysma e nënës time dua.
Cila është frika më e madhe që keni në jetë?
Të papriturat.
Viti 2009 në mendjen tuaj si kaloi, po vitin 2010 si e pret?
2009-ta ka qenë me surpriza të mira dhe të këqija. Për 2010-ën uroj të ketë vetëm surpriza të mira për mua, dhe për të gjithë shqiptarët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Anjeza Shahini: Ne pritje te dashurise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Pink ne pritje te nje femije
» Anjeza Branka: Do pozoj per playboy
» Pritje hyjnore për Lindën në Kroaci
» Anjeza feston Shën Valentinin në Londër
» Anjeza: Kontribuuese, por jo politika
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum