www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision Empty
MesazhTitulli: Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision   Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision EmptySat Dec 12, 2009 2:15 am

Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision
8:02 Pm
Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision Rona-Nishliu-300x300Këngëtarja Rona Nishliu kishte filluar një fushatë për këngën e saj pjesëmarrëse në "Kënga Magjike 2009”, "Zonja Vdekje” nëpërmes internetit. Fushatë kishte nisur nëpërmes profilit të saj në facebook.

Dhe me të vërtetë kënga e saj "Zonja Vdekja” ishte njëra prej këngëve që u duartrokit më të madhe në këtë festival. Gjith mundi i Ronës u shpërblye, pasi ajo mori çmimin "Vokali më i mirë”.

Këngën ia ka kushtuar një personi të afërm, derisa në një intervistë për "Panorama plus”, këngëtarja rrëfen emocionet e festivalit.

Rikthehesh pas një kohe në festival. Nga ata që të njohin mungesa arsyetohet, pse pikërisht tek "Kënga Magjike, ke ndonjë arsyetim tjetër për publikun?

Ky nuk ishte vetëm rrikthim në festival, ishte një aktivizim imi që nga momenti më i rëndë i jetës sime, i cili më largoi për një periudhë të caktuar kohore nga publiku dhe adhuruesit e krijimtarise sime! U ktheva pikërisht në festival jo për të konkuruar me këngët e tjera, por sepse mendova që kënga "Zonja Vdekje” meriton vëmendje të plotë dhe lançim në një ngjarje të vlerësuar kulturore. Zgjodha këtë festival duke konsideruar plasimin efektiv të artistit, dhe në rastin tim të mesazhit të këngës në mënyrë sa më të shpejtë dhe në masë sa më të gjërë audience. Me këtë rast dua ti falenderohem kompozitorit dhe orkestruesit të këngës Florent Boshnjakut i cili nuk ka kursyer përkushtimin e tij në realizimin e kësaj kënge. Gjithashtu edhe stilisten time Flutura Dedinja e cila ka stiluar 2 veshjet e mia dhe të valltares që më shoqëroi në performancë, duke qenë gjithmonë në funksion të mesazhit të këngës.

Të pëlqen festivali apo thjeshtë kënga plasohet më bukur dhe dëgjueshmëria rritet?
Unë personalisht u kushtoj vëmendje të plotë festivaleve, dhe konsideroj që paraqitjet më të denja artisti duhet ti bëj në skena festivalesh, ku një këngë meritore nis rrugën e një ekzistence të gjatë në historinë e krijimtarisë!
Nga informatat që kemi, kënga i dedikohet dikujt. Cfarë emocioni ndjen Rona kur e këndon atë?
Kush më herët e kush më vonë, të gjithë pa përjashtim do të pësojmë humbje të rënda në jetërat tona. Kjo le vragë në shpirt dhe këto vragë fatkeqësisht nuk i shëron koha, siç thotë fjala popullore: "Vragët bëhen gjithnjë e më të thella, prandaj me kalimin e kohes mungesën e personave të shpirtit do ta ndjejmë më shumë, ndërsa me këtë këngë unë ndjej që këtë person e kam më afër. Prandaj gjatë të tre paraqitjeve të mia kisha emocione të jashtëzakonshme, si asnjëherë më parë, me dridhje zemre, gjoksi e gjunjesh! S’ishin emocione të përjetimit të skenës dhe përballimit të performancës, fliste shpirti me gjuhën e drithërimave.

Gjithmonë, qoftë nga publiku apo nga juria profesionale je vlerësuar për vokalin më të mirë. Ndihesh komode në këto raste?
Ndihem mirë që për kaq vite sa po ndërtoj një karrierë prej kengëtareje, kam arritur të bind profesionist të spikatur për dhuntitë e mia të cilat janë të lindura dhe jo të krijuara apo sforcuara. Gëzohem për vlerësime të tilla, sepse mendoj që krahas kompletimit tim si artiste, atributi më i çmueshëm mbetet gjëja të cilën më dhuroi Zoti dhe nuk më krijoi koha apo diçka tjetër.



Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision Rona_nishliFestivali "Kënga Magjike” njihet si eveniment i cili sjell këngë komerciale, në anën tjetër ju njiheni si kënëgtare shumë e vlerësuar. Mos vallë mendoni të hyni në grupin e "këngëtareve komercialiste”?

Nuk pajtohem me thënien: "Si vendi ashtu kuvendi”. Jam artiste, sepse dua të them atë që mendoj, atë që ndjej dhe atë që pëlqejnë të tjerët ta dëgjojnë nga unë! Aq më shumë që unë asnjëherë nuk u jam përshtatur rrethanave, por me këngët e mia kam treguar personalitetin tim. Kam përshtypjen që festivali duhet të ketë privilegjin të lançoj para audiences projekte artistike, meqë në këtë pikë vërehet një mungesë e madhe.

Mendon se ishte vendim i drejtë për çmimin që u nda për ty, dhe sa je e kënaqur me këtë vlerësim?
Mendoj që kam kryer detyrën time shumë mirë, kam marrë reagime të jashtëzakonshme të njerëzve si asnjëherë më parë. Kisha përshtypjen që dola për herë të parë në television, shumë porosi, shumë komente, shumë urime, ndalje në rrugë e komplimente, mesazhe të njerëzve me shpirtëra të helmuar nga humbja e më të dashurve, të gjitha këto më bëjnë të ndihem të arrirë plotësisht në qëllimin tim. Mesazhi ka depertuar thellë, dhe përmes këngës "Zonja vdekje”, në , shpirtërat e thyer, po bashkëndjejmë me njëri tjetrin.

Po rradhitja e këngëtarëve nga pozita e 10 deri në të parën, ishte reale?
Në art asgjë nuk është reale!
Si mendon, është kështu më mirë apo dëshiron që këtë vendim të bëj juria profesionale?
Çfarëdo formule të përcaktohet, asnjëra nuk do ti bëj të lumtur të gjithë, prandaj një opcion që mund të jap sot në këtë intervistë, nuk do të thotë që mund të më hyjë në punë pas 2 vitesh (qesh). A ka vlerësues më të mirë se publiku, që ngre në piedestal apo fundos një këngë?

Gjatë provave dhe prapaskenave, kishte ndonjë "acarim” mes kënëgatarëve shkak i konkurencës?
Realisht kam qenë e koncentruar plotësisht në performancën time, dhe nuk mbaj mend të ketë ndodhur diçka e tillë. Isha shumë e preokupuar me paraqitjen time me paraqitjen e vallëtares, me kordinimin tonë, sepse kishim veshje plot detaje të cilet po su treguan si duhet para kameres do të humbnin efektin e tyre.

Sa kohë u bënë që nga paraqitja e parë nëpër festivale?
Pikërisht në këtë kohë bëhen 5 vite, dhe paraqitja e parë në festival ishte në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.
Si e kujton atë periudhë tek festivali i RTSH-së. Mendon për ndonjë paraqitje tjetër në këtë festival?
Ishin fillimet e karrierës, çdo përjetim ishte i veçantë. Momentalisht nuk kam plane për paraqitje në këtë festival, por kurrë mos thuaj kurrë!

Do dëshiroje të përfaqësoje Shqipërin apo Kosovën në "Euro Vision?
Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe!

Përkundër këngëtareve të cilat publikun e joshin me "zhveshje” dhe paraqitje skenike "seksi”, pse Rona ka zgjedhur një stil tjetër të këndimit dhe paraqitjes. Veshja jote duket shumë serioze dhe elegante!?
Është çështje e shijes!

Vlerësohesh financiarisht për punën në muzikë?
Muzikën nuk e kam punë, muzika vazhdon të jetë pasioni im. Ndërsa pasioni nuk mund të shitet dhe blihet me para.

Ekziston rivaliteti dhe xhelozia në estradë?
Si në çdo lëmi dhe fushë tjetër, si në çdo vend tjetër të botës, konkurenca dhe rivaliteti janë të natyrshme. Pastaj xhelozia edhe mund të jetë e dëmshme për shëndetin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Rona Nishliu: Ëndërra ime është të përfaqësoj Shqipërinë e Madhe në Eurovision

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rona Nishliu së shpejti do të na befasojë
» Aurela Gaçe përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
» Cila eshte "pasuria" me e madhe qe keni?
» Çili planifikon ta lë Shqipërinë
» Ja pse spanjollët kënduan dy herë në Eurovision
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum