www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


5 Shtetet me te vogla ne bote Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


5 Shtetet me te vogla ne bote Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 5 Shtetet me te vogla ne bote

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

5 Shtetet me te vogla ne bote Empty
MesazhTitulli: 5 Shtetet me te vogla ne bote   5 Shtetet me te vogla ne bote EmptyFri Jan 29, 2010 5:20 am

Ku ndodhen, sa banorë kanë dhe sa janë përmasat e tyre

Me masën e një fushe golfi, qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë. Në parim është në enklavë me mur brenda Romës. Është kaq i vogël, sa i gjithë shteti nuk ka asnjë adresë. Qyteti i Vatikanit mund të jetë i vogël, por është i fuqishëm. Është territori sovran i Kishës Katolike (në parim qeveria qendrore), e cila ka 1 miliardë njerëz (rreth 1 e 6-ta e banorëve të planetit) si pjesë përbërëse. Është krijuar në vitin 1929 nga Traktati Lateran (i cili është nënshkruar nga diktatori Benito Mussolini) dhe

drejtohet nga Papa, një monark jo i trashëgueshëm, i cili ka autoritet absolut. Papa është monarku absolut në Evropë. Një e veçantë e shtetit është se nuk ka banorë permanentë. Shtetësia jepet gjatë kohës që njerëzit janë atje dhe i hiqet sapo largohen. Dhe ju që mendonit se gjuha latine ishte gjuhë e vdekur! S’është e vërtetë, se në Vatikan latinishtja është gjuhë zyrtare. Vatikani mbështetet financiarisht nga dhurues, shitja e pullave postare e publikimeve dhe turizmit. Ashtu si parajsa, nuk ka taksa.

Monako është shteti i dytë më i vogël në Tokë (gati me masën e Parkut Qendror në Nju Jork), por ka popullsinë më të dendur, 23,660 banorë për kilometër katror. Territori sundohet nga një princ. 7 shekujt e kaluar Monako është qeverisur nga princat e familjes Grimaldi nga Genoa. Gjithçka filloi një mbrëmje më 1297, kur François Grimaldi u maskua si murg dhe me një ushtri të vogël pushtoi kalanë që ruante Shkëmbin e Monakos. Në 1861, Monako ia dha gjysmën e territorit Francës në shkëmbim të parave dhe pavarësisë. Kur princi që sundonte kuptoi se burimet natyrale vinin nga ajo pjesë që u dha, vendosi ta vërë bast ekonominë (një zgjidhje universale e provuar nga koha) në kumar. Kështu lindi Monte Karlo, një krahinë e njohur për kazinotë luksoze. Tani që gjithë banorët jo vendas paguajnë taksa, ndërsa të lindurit atje e kanë të ndaluar të hyjnë në kazino.

Nauru është shteti ishullor më i vogël në botë, republika më e vogël e pavarur dhe e vetmja republikë në botë pa një kryeqytet zyrtar. Vendi ka një burim kryesor të ardhurash: fosfat mijëravjeçar nga plehrat dhe jashtëqitjet e zogjve. Për një kohë të gjatë banorët ishin mjaft të pasur, pasi e eksportonin fosfatin sikur ai nuk mbaronte kurrë. Në vitet ‘70 vetëm një pjesë e vogël vazhduan gjimnazin dhe shumë pak të rritur punonin. Atëherë ishin njerëzit më të pasur në botë. Për këtë arsye ata vuajnë nga obeziteti dhe diabeti. Tani Nauru ka një skemë të jashtëzakonshme për të bërë para. Është kthyer në një kamp për njerëzit që kërkojnë azil në Australi.

Tuvalu, jo vetëm që është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, por pas 50 viteve mund të mos ekzistojë, nëse niveli i deteve vazhdon të rritet. Të ardhurat kryesore i vijnë pasi jep me qira kodin e vendit për internet.

Republika e San Marinos është themeluar në vitin 301 pas Krishtit nga një gurgdhendës me emrin Marino, i cili së bashku me një grup të krishterësh i largohej persekutimit fetar. San Marino është republika më e vjetër në botë. Republika ishte një fqinje aq e mirë, sa është pushtuar vetëm në vitin 1500 dhe 1700, një muaj për secilën herë. Ndërkohë që Napoloni gllabëronte pjesën më të madhe të Evropës, San Marinon e la të qetë, duke dhënë se ishte një republikë model. Vendi drejtohet nga një këshill i zgjedhur prej 60 personash, i cili zgjedh dy regjentë nga secila parti opozitare për të drejtuar çështjet qeveritare për 6 muaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

5 Shtetet me te vogla ne bote

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Parisi po kërkon nga shtetet afrikane ta njohin Kosovën
» ZEMRAT E VOGLA
» Sekrete të vogla bukurie
»  10 shtete me te vogla te botes
» Bukuri, ekspresivitet dhe difekte te vogla
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Gjeografia dhe Astronomia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum