www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


ZEMRAT E VOGLA  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


ZEMRAT E VOGLA  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ZEMRAT E VOGLA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

ZEMRAT E VOGLA  Empty
MesazhTitulli: ZEMRAT E VOGLA    ZEMRAT E VOGLA  EmptyWed Aug 18, 2010 6:16 am

Nuk mund t’i harroj kur isha i vogël fytyrat e atyre njerëzve të mirë, që kur i takoja më buzëqeshnin, atëherë kur babai im me merrte në xhami në namazin e sabahut, në ato ditë vere të kthjella, por gjithashtu nga kujtesa ime nuk mund të shuhen edhe ato fytyra të mrrolura të disa të tjerëve, të cilët hidhëroheshin nga disa lëvizje të miat pa kujdes, kur ishim në pritje të namazit, madje nganjëherë fshihesha tek babai im nga frika se mos po më godet diçka e keqe nga ata.

Zemrat e vogla (fëmijët) zakonisht nuk i harrojnë ndodhitë, ashtu si nuk i harrojnë as fytyrat e ndryshme, në to lenë mbresë reaksionet e ndryshme, ashtu sikurse bëjnë përshtypje mënyrat e trajtimit të tyre nga personat përreth. Ata janë si një shirit i regjistruar dhe i ruajtur me një përkujdesje të madhe.
Shumë prej nesh i anashkalojmë këto që përmendëm më lart, gjithashtu shumica prej nesh sillen me sjellje të ulta para fëmijëve, duke mos e ditur që zemrat e tyre të vogla ndikohen shumë nga ata, dhe ky ndikim do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës së tyre, apo do të ndikojë në brendësinë e tyre negativisht, apo do të ndikojë kur të rriten.
Nuk ka dyshim që nëse rrethi i tyre është me moral të ulët kjo do të ndikojë në devijimin shpirtëror tek fëmijët, sidomos atëherë kur në zemrat e tyre mbillet vrazhdësi, zili, urrejtje, mosbesim, sjellje e keqe me njerëz, si dhe shumë sëmundje të tjera të brendshme. Profeti Muhamed sal-lallahu alejhi ue selem ka bërë thirrje për këto gjëra duke aplikuar metoda konkrete, duke i bërë zemrat e vogla të zhvillohen e të rriten fisnike e të pasura, që nuk mbartin me vete inat e zili e as të keqen për asnjeri, përkundrazi duke mbjellë në to dashurinë, çiltërsinë, burrërinë etj.
Enesi Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij thotë: Nuk kam parë ndonjë njeri më të mëshirshëm ndaj fëmijëve, si i Dërguari i Allahut. Ibrahimi i biri i tij pinte qumësht në familjet e Medines dhe kur kthehej në shtëpinë e tij e ne ishim me të, Pejgamberi alejhi selam e merrte e puthte e pastaj e kthente prapë (Muslimi).
Një person e pa një ditë Pejgamberin, duke i puthur fëmijët e vet dhe i tha i çuditur, a i puthni ju fëmijët tuaj, pastaj tha: Pasha Allahun unë kam 10 dhe asnjërin prej tyre nuk e puth, ndërsa Pejgamberi alejhi selam ia ktheu i hidhëruar: “Ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet”.
Berrai Allahu qoftë i kënaqur me të na përcjell një ngjarje tjetër dhe thotë: E kam parë Pejgamberin dhe Hasanin të birin e Aliut, nipin e tij duke qëndruar mbi supet e tij, ndërsa ai thoshte: “O Allah, unë e dua Hasanin, duaje edhe Ti”.
Me të vërtetë këto zemra të buta e të pastra nuk i njohin kurthet e mashtrimet, nuk janë të stërvitura për asnjë dëm e të keqe. Ato janë filiza të ndjeshëm, ku duhet të shtojmë përkujdesjen për to që në ditët e para, në mënyrë që të kultivojmë moralet e larta dhe sjelljet e shkëlqyera. Fëmijët e duan dhe e pëlqejnë atë që ulet dhe jeton me ta, si të jetë njëri prej tyre, ndërsa ikin e frikësohen nga ai që është nervoz e i ashpër, ata e pëlqejnë dhe e dëgjojnë atë që është serioz e me peshë. Me të vërtetë Pejgamberi e ka njohur botëkuptimin e kësaj moshe dhe sillej me ta si dëshironin ata dhe sa herë që i përkëdhelte dhe lozte me ta është përpjekur të ndërtojë personalitete triumfuese. Ebu Hurejra na tregon se ishin duke falur me Pejgamberin namazin e jacisë dhe kur ai binte në sexhde Hasani dhe Hyseni i kërcenin mbi shpinën e tij, dhe kur ai u ngrinte nga sexhdja i largonte ata me ngadalë dhe i vendoste në tokë, dhe pastaj kur shkonte në sexhde ata ktheheshin në shpinën e tij e kështu vazhdoi derisa mbaroi namazi, e më pas i uli ata në prehrin e tij. Unë u ngrita e shkova tek i Dërguari i Allahut e i thashë t’i largojë ata, ndërkohë u ndriçua vendi nga vetëtima e ai u tha atyre të shkonin tek nëna e tyre, ndërsa drita e vetëtimës shkëlqeu derisa ata hynë në shtëpi. (Musnedi i Ahmedit).
Gjithashtu na rrëfen një sahabije me emrin Umu Halid një ngjarje që i kishte ndodhur asaj kur ishte fëmijë dhe thotë: “Një herë e vizitova Pejgamberin me babain tim kur isha e vogël dhe kisha veshur një rrobe të verdhë, kurse Pejgamberi më thoshte, sa e bukur, sa e bukur. Pastaj unë fillova të loz dhe të argëtohem me vulën e pejgamberllëkut mbi shpinën e të Dërguarit të Allahut. Babi im më qortonte për atë që po veproja. Në këtë rast i Dërguari i Allahut bëri dua për ruajtjen e rrobave të mia dhe shtimin e jetës sime. (Buhariu)
Me të vërtetë ky është një rast shumë i mirë, që vërteton bisedën tonë të deritanishme, të vijë njeriu me vajzën e tij të vogël, kur dihet se si është dashuria e tij për fëmijët, nuk i erdhi keq e as nuk u ankua, por u mundua ta kënaqë dhe të luajë me të duke e mbajtur mbi shpinën e vet, madje edhe bëri dua për të tri herë.
Gjithashtu na tregon Umu Kajs bint Mihsani, e cila shkoi një herë tek i Dërguari i Allahut me fëmijën e vet, që ushqehej akoma me gji dhe nuk i kishte përdorur ushqim tjetër. Pejgamberi e mori në krahë dhe filloi ta mbante, kur papritmas fëmija urinoi në rrobat e tij. Ai nuk e qortoi, as nuk e rrahu, por urdhëroi që të stërpiken rrobat e jo të lahen me ujë.
Kjo nuk është një ngjarje e vetme, por janë të shumta rastet kur fëmijët zhyteshin në rrobat e të Dërguarit për shkak të dashurisë së madhe që kishte ai ndaj tyre dhe kujdesit që tregonte. Ashtu siç është edhe rasti që përcjell Umu Fadli, gruaja e Abasit (xhaxhait të Profetit), se një herë kur Pejgamberi po mbante Hysenin, nipin e vet, ai urinoi mbi rrobat e Pejgamberit. Ajo deshi t’i pastrojë, por ai e urdhëroi që vetëm t’i stërpiki me ujë e mos t’i pastrojë (Ky është rregulli për urinimin e fëmijës që ushqehet vetëm nga gjiri i nënës dhe është mashkull, nëse është vajzë duhet të pastrohet rroba nga urinimi i saj, ashtu siç vijon. sh.p.). Sjellja e tij alejhi selam nuk ishte kështu vetëm me djemtë, por ai ishte kështu edhe me vajzat.
Umu Kurz el Huzaijeh tregon për një rast kur i ishte afruar të Dërguarit të Allahut një fëmijë mashkull dhe i kishte urinuar në rrobat e tij, ai urdhëroi që ato të stërpiken me ujë, kurse një herë tjetër i ishte afruar një fëmijë vajzë që i kishte bërë të njëjtën gjë e Profeti në këtë rast kishte urdhëruar për pastrimin e rrobave të tij.
Sahabiu i ndershëm Ebu Musa Eshariu na tregon se kur i kishte lindur një fëmijë djalë ai shkoi te Pejgamberi alejhi selam. Ai alejhi selam i vuri emrin Ibrahim, i futi një hurmë në gojën e tij që ta thithi dhe e luti Zotin që ta furnizojë me suksese në jetën e tij. (Buhariu)
Ai sal-allahu alejhi ue selem luante dhe i argëtonte fëmijët edhe nëpër rrugë kur kalonte pranë tyre. Na e tregon këtë Jaela ibën Murreh, se një herë ishim duke shkuar në një gosti me të Dërguarin e Zotit, ndërsa Hyseni biri i Aliut po luante në rrugë, dhe porsa e pa i Dërguari i Allahut hapi krahët dhe vrapoi pas tij. Fëmija ikte dhe fshihej nga vendi në vend, ndërsa i Dërguari luante dhe e bënte të qeshte dhe të argëtohet, dhe e gjitha kjo para syve të njerëzve. Një herë ai i kishte marrë Hysenin birin e Aliut dhe Usamen birin e Zejdit, që të dy në prehër dhe bënte dua: “O Allah mëshiroji këta të dy, se unë i kam mëshiruar.” (Buhariu).
Kjo që përmendëm nuk ka ndodhur vetëm në kohën e lirë, por siç e përmendëm edhe më lart ai sillej butësisht edhe në momentet kur ishte në adhurimin më të dashur të tij (namazin). Ai alejhi selam përkujdesej për ta siç është rasti me vajzën e vajzës së tij Zejnebes, që e mbante në krahë gjatë namazit, kur bënte ruku apo sexhde e lëshonte, ndërsa kur ngrihej në këmbë përsëri e mbante. (Muveta e Malikut).
Mahmud ibën Errebi tregon se si e mban mend një rast kur Pejgamberi ia hidhte ujin në fytyrë duke luajtur me të në moshën 5 vjeçe.
Shoku i tij Xhabir ibën Semure gjithashtu tregon një ngjarje, duke na treguar se ishte falur një herë me të Dërguarin e Allahut në namazin e sabahut, pastaj kaloi tek familja e vet dhe dola me të. Aty e pritnin dy djem të rinj dhe filloi t’ju përkëdhelë fytyrat e tyre dhe kur përkëdheli fytyrën time ndjeva një fllad dhe aromë sikur duart e tij të kishin dalë nga ndonjë misk. (Muslimi).
Halid RUSHEH


Përktheu: Fazli Bunjaku

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

ZEMRAT E VOGLA  Empty
MesazhTitulli: Re: ZEMRAT E VOGLA    ZEMRAT E VOGLA  EmptyWed Aug 18, 2010 6:25 am

ne dore te Allahut qofshim,kete shkrim dhe kete nick po i njoh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

ZEMRAT E VOGLA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Zemrat e ngurtësuara!
» Si përfitohen zemrat e njerëzve?
» Sekrete të vogla bukurie
»  10 shtete me te vogla te botes
» 5 Shtetet me te vogla ne bote
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum