www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut Empty
MesazhTitulli: Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut   Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut EmptySun Oct 04, 2009 7:17 am

Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut

Takua ben qe besimtari te kete çfare i do zemra e syte.
"Ështe Xhenneti i Adnit, ku do te hyjne. Nen te rrjedhin lumenj. Aty kane çka te deshirojne. Keshtu i shperblen All-llahu te ruajturit." (Nahl, 31)

Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut

1. Takua ben qe besimtari te behet fisnik para Allahut.

"Me te vertete me te ndershmit e fisniket tek ju para Allahut, jane ata qe kane takua." (Huxhurat, 13)

2. Takua ben qe besimtari te jete i suksesshem.

"E kush i bindet Allahut dhe te Derguari te Tij dhe ka ndroje Allahun dhe e ka frike Ate, ata jane te sukseshmit." (Nur, 52)

3. Me te vertete takua ben qe besimtari te shpetoje nga denimi i Allahut, me te Lartit, ne diten e gjykimit.

”Dhe nuk ka asnje nga ju veçse do te kaloje siper tij (xhehennemit). Kjo eshte nje e caktuar qe duhet te plotesohet.
Pastaj Ai do t'i shpetoje ata qe e kishin frike Allahun dhe do t'i lejme zullumqaret aty te gjunjezuar." (Mejrem, 71-72)

"Do te largohen prej tij (xhehennemit) ata qe paten takua." (Lejl, 17)

4. Takua ben qe te pranohen veprat e mira te besimtarit.

"Me te vertete Allahu pranon vetem prej atyre qe kane takua." (Maide, 27)

5. Takua ben qe besimtari te fitoje xhennetin.

"Ato jane Xhennetet qe do t'ua trashegojme roberve Tane qe jane ruajtur." (Mejrem, 63)

6. Me te vertete takua ben qe besimtari te kete dhoma ne xhennet, njera siper tjetres.

"Nderkaq, ata qe u ruajten per hir te Zotit te tyre, per ta do te kete dhoma te ndertuara njera mbi tjetren, nen te cilat rrjedhin lumenjte. (Ky eshte) Premtimi i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin." (Zumer, 20)
Ka nje hadith qe thote:"Me te vertete ne xhennet ka dhoma ne te cilat shihet pjesa e perparme nga prapa dhe pjesa e mbrapme nga perpara. Nje beduin pyeti:'Per ke jane keto, o i derguari i Allahut?'
Ai, salAllahu alejhi ue selem, tha:'Per ate qe ka te folur te kendshem, qe ushqen nevojtarin, dhe fal namazin e nates kur njerezit jane duke fjetur.'" (Sunen et Tirmidhi)

7. Takua ben qe besimtari te kete grade te larte ne krahasim me pabesimtaret ne doiten e gjykimit, dhe ata do te jene banore te xhenneteve me te larta.

"Atyre qe nuk besuan, u eshte bere e hijshme jeta e kesaj bote dhe bejne tallje me ata qe besuan. Po ata qe u ruajten (besimtaret) ne diten e kijametit, All-llahu u jep (shperblim) pa mase atij qe e do." (Bekare, 212)

8. Takua ben qe ata te hyjne ne xhennet, dhe kjo eshte sepse xhenneti eshte pergatitur per ata qe kane takua.

"Dhe ngutuni (me pune qe meritoni) ne falje mekatesh nga Zoti juaj dhe per ne nje Xhennet, gjeresia e te cilit eshte si gjeresia e qiejve dhe e tokes, i pergatitur per te devotshmit."
(Ali Imran, 133)
"Sikur ithtaret e librit te besonin dhe te ruheshin, Ne do t'ua shlyenim mekatet e tyre dhe do t'i fusnim ne Xhennete te begatshme." (Maide, 65)

9. Takua ben qe te fshihen veprat e keqia dhe falja e gabimeve te besimtarit.

"Ky eshte vendim i All-llahut qe ua zbriti juve, e kush e ka frike All-llahun, Ai atij ia shlyen te keqijat dhe ia shton shperblimin." (Talak, 5)
"Sikur ithtaret e librit te besonin dhe te ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mekatet e tyre dhe do t'i fusnim ne Xhennete me perjetime te begata." (Maide, 65)

10. Takua ben qe besimtari te kete çfare i do zemra e syte.

"Ështe Xhenneti i Adnit, ku do te hyjne. Nen te rrjedhin lumenj. Aty kane çka te deshirojne. Keshtu i shperblen All-llahu te ruajturit." (Nahl, 31)

11. Takua ben qe besimtari te mos kete frike e as mos te deshperohet, dhe e keqja nuk do te bie mbi te ne diten e gjykimit.

"Ndersa All-llahu do t'i shpetoje me ate suksesin e tyre ata qe kishin qene te ruajtur. Ata nuk do t'i kape e keqja e as nuk do te jene te shqetesuar." (Zumer, 61)

"A nuk jane vertet eulijate (te dashurit) e All-llahut pa frike e brengosje? Ata te cilet besuan dhe ishin (prej atyre) qe frikesoheshin." (Junus, 62-63)

12. Do te grumbullohen ne diten e gjykimit si te ftuar, dhe kuptimi i u'wafdan/te ftuar eshte se do te shkojne besimtaret tek Allahu.

"Diten kur do t'i tubojme te devotshmit te i Gjithemeshirshmi si musafire te ftuar."
(Mejrem, 85)

Ibn Kethiri tha duke permendur nje hadith nga Nu'man bin Sa'id, ku ai tha:"Ishim ulur me Aliun, radiAllahu anhu, kur ai recitoi ajetin:"Diten kur do t'i tubojme te devotshmit te i Gjithemeshirshmi si musafire te ftuar." (Mejrem, 85)
Ai tha:"Jo, pasha Allahun, ata nuk do te grumbullohen ne kembet e tyre. Te ftuarit nuk do te jene ne kembe, por ne nje deve, deve te cilat nuk jane pare me pare, te cilat do ta kene samarin (shalen) prej floriri. Do te hipin ne to derisa te trokasin ne dyert e xhennetit."

13. Xhenneti do t'u afrohet atyre qe kishin takua.

"Dhe xhenneti do t'u sillet afer atyre qe kishin takua." (Shu'ara, 90)

14. Takua ben qe besimtari te mos jete ne te njejtin nivel si mekataret kriminele e kafirat.

"A mos do t'i barazojme ata qe besuan dhe bene vepra te mira me ata qe bene shkaterrime ne toke? Apo do t'i konsiderojne njesoj si te ruajturit prej te keqiave, si ata qe jane mekatare?" (Saad, 28)

15. Çdo shoqeri qe ka qene jo per hir te Allahut, do te kthehet ne armiqesi ne diten e gjykimit, perveç per shoqerine e atyre qe kane patur takua.

"Shoket do te jene armiq ate dite, perveç atyre qe kishin takua." (Zukhruf, 67)

16. Ata do te jene ne vende te sigurta ne mes te kopshteve e burimeve.

"Vertet, ata qe i paten frike Zotit, jane ne vende te qeta. Jane ne Xhennete e ne burime qe rrjedhin. Veshin petka nga mendafshi e kadifeja, ulur balle per balle. Ja, keshtu, edhe i martojme me bardhoshe symedha (me hyrija).
Aty kerkojne t'u sillen çdo lloj peme dhe aty jane te sigurt. Aty nuk do te perjetojne vdekjen, perveç asaj te pares ne dunja. Ata i shpetoi (All-llahu) prej vuajtjeve te Xhehennemit." (Dukhan, 51-56)

17. Me te vertete takua ben qe te kihet nje pozite e kenaqshme afer Mbretit te Plotefuqishem, Allahut, me te Lartit.

"Ne nje vend te kenaqshem afer Mbretit te Plotefuqishem." (Kamer, 55)

18. Takua eshte arsye per pasjen e lumenjeve te ndryshem ne xhennet; nje me uje te embel, nje tjeter me qumesht, shija e te cilit nuk ndryshon; nje prej vere, e mire per ata qe e pijne.

"A eshte Xheneti, i cili u eshte premtuar atyre qe jane ruajtur (te devotshem) - ne te cilin ka lumenj me uje per pije, lumenj nga qumeshti me shije te paprishur, lumenj nga vera e shijshme per njerez, lumenj nga mjalti i kulluar, dhe aty kane edhe gjithfare lloj pemesh, kane edhe falje nga Zoti i tyre - a eshte kjo njejte sikur vuajtja..." (Muhammed, 15)
Ne nje hadith ne Sahihul Bukhari, ne te cilin Profeti, salAllahu alejhi ue selem, tha:"Kur te kerkoni prej Allahut, me te Lartit, kerkoni el Firdeus, sepse eshte ne mes te xhennetit e pjesa me e larte, prej nga burojne lumenjte dhe siper tij eshte Arshi i er-Rrahmanit."

19. Takua ben qe besimtari te udhetoje ne hijet e pemeve ne xhennet, dhe te gjeje rehati ne keto hije.
"Dhe, nuk ka dyshim se te devotshmit do te jene nen hije prane burimeve, dhe kane peme çfare te deshirojne. Hani e pini shijshem e me endje, per ate e keni vepruar." (Murselat, 41-43)
Enes ibn Malik, radiAllahu anhu, tha:"I derguari i Allahut, salaAllahu alejhi ue selem, tha:'Me te vertete ne xhennet eshte nje peme, ne te cilen kaloresi udheton per 100 vjet dhe nuk e kalon dot.'" (Bukhari)

20. Per ata qe kane takua, ne diten e gjykimit do te kete lajme te mira, tmerri i madh nuk do t'i deshperoje ata dhe engjejt do t'i takojne ata.
"Me te vertete eulijate (te dashurit) e All-llahut jane pa frike e brengosje, te cilet besuan dhe ishin (prej atyre) qe frikesoheshin.
Atyre u jepen myzhde ne jeten e dunjase dhe ne jeten tjeter (per shpetim ne Xhennet). Nuk ndryshojne fjalet e All-llahut.E, ai eshte suksesi i madh". (Junus, 62-64)
Ibn Kethiri tha:"Persa i perket lajmit te mire ne diten e gjykimit, kjo eshte çfare Allahu ka thene:"Ata nuk do t'i shqetesoje ajo frika e madhe (e fyerjes se Surit), dhe do t'i presin engjejt (duke u uruar):Kjo eshte dita e juaj qe ju premtohej." (Enbija, 103)

21. Me te vertete ata qe kane takua, do te kene nje shtepi me te mire ne boten tjeter.
"Atyre qe paten frike nga (denimi) All-llahu, u thuhet:”Ç'eshte ajo qe shpalli Zoti juaj? Ata thoshin: Shpalli çdo te mire! Ata qe bene vepra te mira, edhe ne kete jete kane shperblim te mire, por shperblimi i tyre ne boten tjeter eshte shume me i mire, e sa vend i mire eshte ai i te devotshmeve." (Nahl, 30)

22. Me te vertete atyre qe paten takua, do t'u shtohet shperblimi dhe punet e mira, ashtu siç Allahu, me i larti, ka thene:
"O ju qe keni besuar, kini frike All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj te derguarit te Tij, se Ai ju jep dyfish nga meshira e tij, ju dhuron drite qe ecni me te, ju fale mekatet tuaja. All-llahu eshte mekatfales, meshirues." (Hadid, 28)

E lusim Allahun, te Plotefuqishmin, te Madherueshmin, te na beje ne nga ata rober qe kane takua e jane falenderues. Te gjitha falenderimet i takojne Allahut, Zotit te boterave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tone, Muhammedin, familjen e tij dhe shoket e tij.

Sheikh Muhammed ibn Salih el Uthejmin
Përgatiti:teuhid.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Adhurimi ndaj Allahut duhet të vazhdojë!
» SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT
» Përmendja e Allahut [Subhanehu ve Teala]
» 99 emrat e allahut
» Emrat dhe Cilesite e Allahut xh.sh.
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum