www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fati i strategjisë për veriun e Kosovës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fati i strategjisë për veriun e Kosovës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fati i strategjisë për veriun e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Fati i strategjisë për veriun e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Fati i strategjisë për veriun e Kosovës   Fati i strategjisë për veriun e Kosovës EmptyWed Jun 09, 2010 5:06 pm

Fati i strategjisë për veriun e Kosovës F.0609003839993_m

Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare vazhdojnë ta mbështesin strategjinë për integrimin e veriut të Kosovës e hartuar prej tyre dy muaj më parë, e cila për synim ka edhe vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë se Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare kanë takime të rregullta në përpjekje për të koordinuar planet për implementimin e strategjisë për veriun, edhe pse ai pranon se në këtë linjë ka pengesa.

"Ka pengesa, që dalin përpara dhe këto kanë të bëjnë më shumë nga rrafshi i koordinimit të faktorëve ndërkombëtarë, por unë jam i bindur se do të ketë edhe vullnet politik dhe angazhim konkret në këtë drejtim. Ne dallojmë pak në dinamikë, ne dëshirojmë dinamikë më të përshpejtuar, ndërsa faktori ndërkombëtar është për një kujdes më të shtuar, por besoj se në fund qëndrimet do t'i harmonizojmë mirë", ka thënë Kuçi për Radion Deutsche Welle.

Në anën tjetër, analistët e pavarur shprehen skeptikë, nëse Qeveria e Kosovës do të mund ta implementojë strategjinë për veriun e Kosovës pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale të organizuara nga Serbia në këtë pjesë të vendit. Sipas tyre, numri i vogël i daljes së serbëve në zgjedhjet në veri e ka bërë të qartë se serbët e veriut nuk i besojnë jo vetëm Prishtinës, por as Beogradit.

Analisti i pavarur, Ilir Deda, thotë për DW se tash është koha, që qeveria e Kosovës të veprojë. "Me vetë faktin që serbët në veri më nuk kanë besim në Beograd, atëherë nuk mund të bisedohet as për ndarje të Kosovës dhe as për autonomi territoriale të Kosovës. Mesazhi i dytë është që duhet të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare me vendosmëri, që të largohen strukturat paralele serbe të Serbisë nga veriu i Kosovës dhe mesazhi i tretë është që Prishtina mund të ketë ndikim në veri, nëse e ofron një pako ekonomike për investime në këtë pjesë", thotë Deda.

Megjithatë, zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Andy McGuffie, nuk mendon se qasja për integrimin e veriut të Kosovës ka marrë fund. Ai thotë se ekipi përgatitor komunal për krijimin e komunës veriore të Mitrovicës, bazuar në planin e Martti Ahtisaarit, po vazhdon punën e vet dhe po i afrohet fundit të fazës së trajnimit të stafit.

Po ashtu ai thotë se edhe qeveria e Kosovës ka plan për të hapur një zyrë, që do të ofrojë shërbime për njerëzit, të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës. Këto hapa të deritashëm zëdhënësi McGuffie i cilëson arritje konkrete.

Mirëpo sekretari i shtetit në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, në një prononcim të mëhershëm dhënë DW, ka thënë se komuna veriore e Mitrovicës e krijuar nga Serbia dhe e mbështetur nga serbët lokalë do të jetë funksionale dhe kjo automatikisht hedh poshtë planet e Prishtinës për komunat veriore.

Sido që të jetë, Qeveria e Kosovës tashmë ka marrë vendim për krijimin e një fondi në kuadër të strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës, mirëpo akoma nuk ka bërë të ditur shifrën. Hapi tjetër dhe i pari, që do të shënonte fillimin e implementimit të strategjisë për veriun, është krijimi i komunës veriore të Mitrovicës në bazë të planit të Martti Ahtisaarit.

Në krijimin e kësaj komune më gjasë do të ketë vonesa, sepse sipas autoriteteve në Prishtinë që të jetë funksionale kjo komunë duhet përkrahja e gjerë e popullatës lokale. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Fati i strategjisë për veriun e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 10 zyrtarët më të paguar të Kosovës
» Reforma në Policinë e Kosovës
» Ndarja e Kosovës as që diskutohet
» Kuçi dhe Ivanoviq polemizojnë për veriun
» Gjeografia e Kosovës
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum