www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Klodi themelon shoqatë homoseksualësh! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Klodi themelon shoqatë homoseksualësh! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Klodi themelon shoqatë homoseksualësh!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Klodi themelon shoqatë homoseksualësh! Empty
MesazhTitulli: Klodi themelon shoqatë homoseksualësh!   Klodi themelon shoqatë homoseksualësh! EmptyThu Jun 10, 2010 7:31 am

Klodi themelon shoqatë homoseksualësh! Klodi490x320


Ata që provojnë një eksperiencë si "Big Brother” pohojnë se mbasi dalin nga ajo shtëpi, ku jeta është e monitoruar, mbasi bëhen personazhë televizivë dhe të dashur nga publiku, jeta e tyre nuk është më e njëjta.
Kjo të paktën është ndjesia sapo ky program ul siparin dhe teksa kalon në rrugë, të gjithë të flasin dhe të kërkojnë autografe. Por nëse ka një personazh të këtij edicioni, i cili mund ta thotë me zë të lartë këtë fakt, që me të vërtetë një program si ky i solli ndryshim, madje revolucion në jetën e tij, ai është Klodian Çela.

Teksa kërkonim informacione për jetën e tij përtej detit, ditët e para që u fut në shtëpinë e vëzhguar, pyetja e parë që të vinte në mendje ishte: "Po ai pse duhej të futej në "Big Brother?”. Kishte krijuar një jetë për t’u pasur zili, një gjendje ekonomike shumë të mirë, dhe miq të shumtë që e donin dhe e mbështesnin. Por më pas kur ai vendosi të ndajë me të gjithë shqiptarët të fshehtën e jetës së tij, orientimin e tij seksual, kuptuam se Klodi me të vërtetë paska patur një arsye të fortë për ta bërë këtë. Rrëfimi i Klodit ishte një këmbanë alarmi sidomos për të gjithë ata që janë si ai, por që bëjnë një sforco të jashtëzakonshme për t’u tjetërsuar në sytë e opinionit. "Të jetosh në falsitet dhe t’iu tregosh njerëzve që ti je ai që ata duan, por që në fakt është ndryshe, më duket një shpenzim i kotë energjie”, na rrëfen Klodi. Por si është pritur djali 36-vjeçar nga Lezha pas daljes së tij nga "Big Brother”?

"Kur dola pashë mamanë disi të trembur dhe më pas kur më treguan gjithçka kishte ndodhur, i dhashë të drejtë. Por unë ju them sinqerisht, kam kaluar ditë shumë të mira, më ndalojnë në rrugë nga të rriturit e deri tek fëmijët. Është një ndjesi shumë e veçantë”, na rrëfen ai. Ndërkohë për të ideja për t’u zbavitur dhe për ta shpenzuar kohën kot gjasme si një njeri publik, i duket shumë absurde. Asgjë nga këto nuk ka në kokë Klodi. I mësuar të punojë që kur ishte i mitur, madje të bëjë dhe shumë sakrifica, ai ka ndezur motorët për të realizuar gjithçka ka në mendje. Dhe mbi të gjitha ka vendosur diçka shumë të rëndësishme, dëshiron të ndërtojë një jetë të re, këtu në Shqipëri, në atdheun e tij dhe pranë nënës së tij, që e ka pikë të dobët.

Tani synon televizionin

Ka qenë gjithmonë një natyrë artistike. I ka pëlqyer të merret me gjëra të bukura, me ato ku fantazia çlirohet pa limit dhe ia ka dalë. Si drejtor artistik i njërës prej diskotekave më të famshme në Itali, Klodi ka mundur të tregojë anën e tij artistike, e cila është pëlqyer shumë. Tani kërkon që të njëjtën gjë ta bëjë në Shqipëri dhe synon për këtë, botën e televizionit. Janë disa projektet që ka në kokë e meqë akoma nuk ka të kristalizuar diçka, preferon të mos flasë konkretisht, por premton se shumë shpejt do të jetë pjesë e ekranit, duke realizuar kështu një nga dëshirat e tij të hershme.

Plani për një shoqatë

Ndërkohë dëshiron që rrëfimin i tij ku ai iu tregoi shqiptarëve se një individ homoseksual nuk është një ufo, por një njeri me të gjitha vlerat e tij, mos të mbetet në kuadrin e një show mediatik, pasi edhe qëllimi i tij nuk ishte aspak ky. Tani qa ka dalë nga "Big Brother” ka vendosur të bëjë më shumë. Fakti që është pranuar nga shoqëria dhe këtë e tregojnë sjelljet e njerëzve, ka qenë një fillim shumë i mirë. Por në fakt a janë me të vërtetë shqiptarët kaq dashamirës me këtë kategori njerëzish? Pak javë më parë në një nga televizionet italiane, bëhej një provë për të testuar shkallën e homofobisë, duke çuar çifte gejsh ose lesbikesh në mes të njerëzve, të cilët fillonin dhe putheshin aty. Nëse këta individë ishin të panjohur, shiheshin me një farë përçmimi, nëse ata ishin të njohur si psh. personazhet e programit "Grande Fratello”, jo vetëm që nuk shiheshin me përçmim, por komplimentoheshin dhe iu kërkoheshin autografe. Konkluzioni, kur je një person publik, edhe homoskesualiteti është më i pranueshëm dhe nuk krijon bezdi. Këtë fakt po e provon çdo ditë edhe Klodi, Por e gjitha kjo për atë nuk mjafton. Ai kërkon të bëjë më shumë, jo për vete, por për të gjithë ata që janë si ai dhe bëjnë një jetë të nëndheshme dhe plot sekrete. Këto ditë nuk i kanë munguar kontaktet me djem dhe vajza që janë si ai, ata i bëjnë komplimente për kurajën dhe i luten që të mos e ndalojë këtu këtë nismë. "Kam parë që shoqatat në mbrojtje të homoseksualëve nuk kanë bërë pothuajse asgjë për këtë kategori, për t’i mbrojtur ata dhe sinqerisht më vjen shumë keq”, tregon ai. Pikërisht për këtë arsye ai ka filluar të angazhohet me "Aleancën e geive dhe lesbikeve të Shqipërisë”, një organizatë që sipas Klodit është shumë serioze, dhe aktivitetin e së cilës Klodi e ndjek vazhdimisht. Madje Klodi na tregon se shumë shpejt do të emërohet aty edhe zëdhënës. Por nuk do të ndalet me kaq, ai kërkon një mbështetje serioze për të bërë një shoqatë kundër diskriminimit të homoseksualëve, në mënyrë që ata të kenë vendin e tyre në shoqërinë tonë. Deri tani duket se ideja është pritur mirë dhe mbështetja nuk i mungon. Këto ishin pra disa nga planet e afërta të Klodit, për të rifilluar një jetë në vendin e tij dhe për të bërë atë që gjithmonë ka ëndërruar.

Uidhers: Politika bën retorikë, heshti për rastin "Klodi”

Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, nuk i ka kursyer kritikat ndaj politikës shqiptare, duke e cilësuar atë si boshe. I ndodhur në një konferencë rajonale me titull "Për mbrojtjen nga diskriminimi”, ambasadori tha se politika heshti për rastin "Klodi”, konkurrentin e "Big Brother-it 3”. "Politika heshti për rastin ‘Klodi’. Qeveria dhe opozita dinë të bëjnë vetëm retorikë në rastet e homofobisë”, tha Uithers. Ky është reagimi i të disatës herë nga Ambasadori amerikan, referuar mbrojtjes së komunitetit gay në Shqipëri. Qëllimi i konferencës ishte zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen nga diskriminimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Klodi themelon shoqatë homoseksualësh!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Klodi, plan për shoqatë homoseksualësh
» Ambasadorët në mbrojtje të çështjes ‘Klodi’
» Klodi i “Big Brother 3” lajmërohet në polici
» Klodi: Ndihem i internuar në vendin tim
» Klodi ka nje sekret, eshte gay!!-Big Brother Albania
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum