www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Parteshi, dëshmi se Kosova po bëhet atdheu i të gjithë qytetarëve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Parteshi, dëshmi se Kosova po bëhet atdheu i të gjithë qytetarëve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Parteshi, dëshmi se Kosova po bëhet atdheu i të gjithë qytetarëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Parteshi, dëshmi se Kosova po bëhet atdheu i të gjithë qytetarëve Empty
MesazhTitulli: Parteshi, dëshmi se Kosova po bëhet atdheu i të gjithë qytetarëve   Parteshi, dëshmi se Kosova po bëhet atdheu i të gjithë qytetarëve EmptyTue Jun 22, 2010 6:39 am

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith, ka vlerësuar se zgjedhjet e djeshme lokale në Partesh, kanë dëshmuar se Kosova po bëhet atdheu i të gjithë qytetarëve të saj.

“I përgëzoj institucionet e Kosovës dhe qytetarët e Parteshit për zgjedhjet e suksesshme, të cilat u mbajtën dje në komunën e re”, ka deklaruar Feith.

Pjesëmarrja shumë e lartë – mbi 65% – sipas Faithit, është demonstrim i madh për gatishmërinë e popullsisë me shumicë serbe të Parteshit të përqafojë mundësitë e ofruara nga decentralizimi dhe vlerat e përcaktuara në Kushtetutë: shtet i lirë, demokratik dhe shumetnik, i cili është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj.

“Mbajtja e qetë e zgjedhjeve të organizuara nga institucionet e Kosovës pasqyron zhvillimin dhe progresin e tyre të vazhdueshëm”, ka vlerësuar ai.

“Dje qytetarët e Parteshit e morën të ardhmen në duart e tyre. Duke zgjedhur udhëheqësinë e komunës së tyre të themeluar rishtazi ata kanë bërë demokracinë realitet për vete dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të ndikojnë në çështjet që ata i brengosin më së shumti. Kjo është pjesë e procesit të decentralizimit, i cili është në vazhdim e sipër në tërë Kosovën. Ai i afron vendimmarrësit me popullin në mënyrë që qeverisja të bëhet më efikase dhe më e përgjegjshme ndaj qytetarëve”, ka shtuar ai.

“Shpresoj që raundi i dytë i zgjedhjeve të jetë po aq i suksesshëm sa edhe raundi i parë. E inkurajoj popullin e Parteshit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë prapë dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit, të cilëve ata ju besojnë dhe të cilët punojnë për të mirën e komunës”, përfundon deklarata e Feithit.

Edhe presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu ka çmuar lart procesin zgjedhor të organizuar në Komunën e re të Parteshit, organizuar të dielën.

Duke e vlerësuar pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në procesin zgjedhor për pushtetin lokal në këtë komunë të banuar me pjesëtarë të komunitetit serb, presidenti Sejdiu tha se kjo është një provë e mirë që tregon se qytetarët e këtij komuniteti po i kthehen realitetit dhe perspektivës së përbashkët në Kosovë.

“Organizimi i zgjedhjeve për pushtetin lokal në Komunën e Parteshit, pas organizimit të suksesshëm të zgjedhjeve në komunën e Graçanicës, Kllokotit dhe Ranillugut, dëshmon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e plotë të detyrimeve që dalin nga Pakoja e Presidentit Ahtisari”, theksoi presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, ai pohoi se ky proces, edhe një herë, dëshmoi se institucionet dhe qytetarët e republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike e fetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Parteshi, dëshmi se Kosova po bëhet atdheu i të gjithë qytetarëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kosova të bëhet gati për BE
» Partitë dhunuan vullnetin e qytetarëve
» Dëshmi të reja për vrasjen e Jackson
» Calciopoli, dëshmi të reja mbi fajësinë e Moggit
» Të gjithë e duan Afërditën
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum