www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë   Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë EmptyWed Jun 23, 2010 5:45 am

Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë Thumbnail.php?file=Pieter_Feith_775425810

Në Parlamentin Evropian sot, në një mënyrë, është “dita e Kosovës“, raporton KTV-ja.
Në Komitetin për Politikë të Jashtme tashmë ka folur shefi i ICO-së, Pieter Faith. Në raportimin e tij tretë para parlamentarëve evropianë në Bruksel, ai tha se ngecja e vazhdueshme sociale dhe ekonomike e Kosovës, administrata e korruptuar dhe qeverisja e dobët, janë disa nga problemet që e karakterizojnë Qeverinë dhe Kosovën. “Sistemi gjyqësor duhet të vazhdojë ta përmirësohet për të mundësuar forcimin e sundimit të ligjit. Korrupsioni i pranishëm, pamundësia për t’i tërhequr investitorët, e qeverisja e dobët, janë sfida për të gjithë në Kosovë dhe, zotërinj të nderuar, nuk mund të jenë premtuese për të ardhmen evropiane të Kosovës”, u ka thënë parlamentarëve në Komitetin për Politikë të Jashtme të PE-së.
Faith më tej ka shtuar se BE-ja dhe EULEX-i kanë forcuar angazhimin në terren, veçmas në adresimin e korrupsionit edhe në nivelet më të larta të qeverisë, duke e bërë të qartë se askush nuk është mbi ligjin. Duke folur për prokurimin, Faith ka thënë se ai edhe më tej është nën standardin e kërkuar ndërkombëtar me gjithë përpjekjet e Qeverisë. Shefi i ICO-së, ka folur edhe për progresin e arritur, veçmas në pjesëmarrjen gjithnjë e më të madhe të serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale.
Ndërkohë, këtu do të zhvillohet edhe një debat për raportin mbi Kosovën, për të cilin do të votohet një ditë më vonë, ndërsa do të zhvillohet edhe një takim i përbashkët i delegacionit të Evropës Juglindore me deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së, i cili e ka mbështetur me një rezolutë që në vitin 2007 sovranitetin e Kosovës nën mbikëqyrje ndërkombëtare, ashtu siç është propozuar me propozimin gjithëpërfshirës të Martti Ahtissarit. Kjo rezolutë në atë kohë ishte miratuar me shumicë të madhe votave, me gjithë përpjekjet e deputetëve nga vendet kundërshtare të Kosovës që ta parandalonin një formulim të tillë në rezolutë.
Tash para deputetëve është një propozim i ri i një raporti të paraqitur nga deputetja austriake e të gjelbërve, Urlike Lunacek, raportuese për Kosovën. Ky raport, si mocion për rezolutë të Parlamentit Evropian, është i pari për Kosovën në këtë përbërje të këtij Parlamentit Evropian. Me këtë dokument kërkohet një vendosmëri më e madhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, respektim më të madh të lirisë së shtypit, përfshirje të shoqërisë civile në debatet politike dhe në interes të përgjithshëm. Ftesat për të dhënë rezultate konkrete në luftë kundër korrupsionit Parlamenti Evropian ia dërgon edhe EULEX-it. Po ashtu edhe me këtë dokument nënvizohet se Kosova duhet të jetë e përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave dhe nuk bën të mbetet e izoluar.
Në raportin për Kosovën të përgatitur nga deputetja austriake Urlike Lunacek janë paraqitur 168 amendamente. “Koha Ditore” ka pasur qasje në këto propozime për ndryshime të tekstit të raportit për Kosovën. Shumë prej tyre janë nga kundërshtarët e Kosovës, dhe vijnë kryesisht nga Rumania, Greqia dhe Spanja. Ata madje në dhjetëra vende kanë propozuar edhe detaje të tilla, si për shembull që fjala “qytetarët e Kosovës“ të zëvendësohet me “banorët me vendbanim në Kosovë“, vetëm që të mos lihet përshtypja se Kosova është duke u trajtuar si shtet. Ka shumë propozime për dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, madje edhe të tilla që thonë se “statusi i Kosovës nuk mund të zgjidhet pa pajtimin e Serbisë dhe Kosovës dhe në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së“. Pritet që të mos kalojnë propozimet për negociata të reja për status, sepse numri më i madh i deputetëve të Parlamentit Evropian mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe e konsiderojnë këtë si një realitet nga i cili më nuk ka kthim.
Por është një propozim kontravers i zëvendësliderit socialist në Parlamentin Evropian, Hanes Swoboda, i cili kërkon që të hapet dialogu për “rolin e Serbisë në Kosovë“. Ai thotë se të dyja palët, duke menduar në Prishtinën dhe Beogradin, duhet të inkuadrohen me vullnet të mirë në dialog dhe mes të tjerash të diskutojnë edhe çështjet siç është roli i Serbisë në Kosovë. Disa burime nga disa shtete të BE-së e shohin këtë propozim si tentativë që të legalizohet ndërhyrja e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, dhe se kjo do ta cenonte pavarësinë e Kosovës. Swoboda edhe më parë ka bërë deklarata kontroverse, ndonëse ka thënë se “nuk ka çfarë të diskutohet për statusin, sepse Kosova është shtet i pavarur”, por ai ka shtuar se mund të bisedohet, sipas tij, “për një autonomi të serbëve në veri brenda Kosovës“.
Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës kanë propozuar edhe ndryshime të fjalive ku flitet për “liberalizimin e vizave” dhe që kjo të zëvendësohet me “lehtësimin e vizave”, që është nën nivelin e asaj që kanë vendet tjera të rajonit. Paragrafët e Raportit ku thuhet se “përshëndetet fakti se shumica e vendeve fqinje e kanë njohur pavarësinë e Kosovës” propozohet nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës që të ndryshohen në “merret në dijeni se disa shtetet të rajonit e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e disa të tjera jo“.
Edhe kësaj radhe pritet që të zhvillohet një lloj beteje për vota rreth këtyre amendamenteve, dhe për mbështetësit e pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë edhe aq lehtë kësaj radhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Feith uron Krasniqin për menaxhimin e mirë të situatës aktuale
» Fajon nesër në Kosovë
» AKR: Qeveria e ka instaluar korrupsionin
» Në Kosovë u festua Viti i Ri
» Zgjedhjet cenuan demokracinë në Kosovë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum