www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive në Rashkë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive në Rashkë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive në Rashkë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive në Rashkë Empty
MesazhTitulli: Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive në Rashkë   Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive në Rashkë EmptyWed Jun 23, 2010 5:46 am

Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive në Rashkë Thumbnail.php?file=22varreza4_466304085

Presidenti i Serbisë, Borisë Tadiq, ia ka ndaluar prokurorisë së shtetit të tij që të hulumtojë varrezat masive në shtetin e tij. Prokuroria për Krime të Luftës e Serbisë nuk e pohon, por as mohon një gjë të tillë, raporton KTV-ja. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës nuk di asgjë për punët që po bëhen në Rashkë, ndërsa EULEX-i thotë se është në pritje të hapit tjetër të Beogradit.
Duket se Prokuroria e Serbisë ka rënë në bela me Presidencën e shtetit të saj. Ditë me herët, mediat në rajon kishin raportuar se personalisht presidenti Boris Tadiq ka kërkuar që të ndërpriten hulumtimet për gjetjen e varrezave masive në territorin e Serbisë. Ky institucion as s’e pranon dhe as s’e mohon një gjë të tillë. Një zëdhënëse e Prokurorisë serbe, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se nuk dëshiron të komentojë për këtë çështje.
Madje, ajo, ka thënë se nuk e di se kur mund të hapet varreza masive në Rashkë, e cila ishte proklamuar aq shumë nga vetë prokuroria.
E, institucioni i vetëm që është bashkë me Prokurorinë serbe në këtë proces, EULEX-i, thotë se është në pritje të hapit tjetër të Beogradit.
Nëpërmjet postës elektronike, EULEX-i ka bërë të ditur se çështje tash është në duart e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe të Odës së Veçantë për Krime të Luftës në Gjykatën e Qarkut në Beograd për të vendosur nëse do të fillojë një hetim në këtë vend. Duke theksuar se rasti i Rashkës për EULEX-in është shumë i rëndësishëm dhe inkurajojnë autoritetet që të veprojnë sa më shpejtë që të jetë e mundshme për të gjetur të vërtetën. Në këtë përgjigje, mision i BE-së për sundim të ligjit, potencon se institucionet e Kosovës dhe familjarët e të zhdukurve janë të informuar rreth këtyre zhvillimeve.
Megjithëkëtë, Qeveria e Kosovë vazhdon që të deklarohet se është më e painformuara në lidhje me këtë varrezë masive në Serbi.
Kryetari i Komisionit qeveritarë për të pagjeturit, Prenk Gjeta, ka thënë se nuk ka informacione për ecurinë e hetimeve në varrezën e mundshme në Rudnicë të Rashkës, edhe pse informacioni për ekzistimin e saj kishte dalë nga ky komision. Por qeveritarët kosovarë e kanë pritur një ndërhyrje të tillë politike të Beogradit, ngase, siç shprehet Gjetaj, edhe deklarimi i mëhershëm i prokurorisë serbe për varrezën ka qenë veç mediatik. Në takimin e fundit të grupeve punuese për të pagjeturit, i cili është mbajtur më 26 të muajit të kaluar, palët ishin pajtuar për të pasur më shumë informacione të ndërsjella. Sidoqoftë, më 9 maj, Prokuroria për Krime të Luftës e Serbisë, më saktësisht zëvendësprokurori serb për Krime të Luftës, Bruno Vekariq, pranoi se në Rudnicë ndodhen trupat e 250 shqiptarëve. Ndërkaq, dhjetë ditë më vonë, Prokuroria dha urdhërin për nisjen e procedurave ligjore për hapjen e varrezës masive në Rashkë të Serbisë. Me këtë rast, ai i kishte propozuar gjykatësit hetues që hetimet të kryhen në prani të përfaqësuesve nga EULEX-i, Prokurorisë për Krime të Luftës, Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Komisionit për personat e zhdukur nga Qeveria e Serbisë dhe Grupit punuese për personat e zhdukur nga Prishtina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive në Rashkë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Wikileaks: Dihej saktësisht ku ndodhej Mlladiq, Tadiqi i pavendosur
» Thaçi: Tadiqi të përkulet para viktimave që i bëri Serbia në Kosovë
» Ancelotti ua ndalon lojtarëve të flasin për tituj
» Guardiola ua ndalon lojtarëve të flasin për ‘el Classicon’
»  Burri ne karroce me rrota ndalon grabitjen
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum