www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fundi i Botës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fundi i Botës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fundi i Botës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Fundi i Botës Empty
MesazhTitulli: Fundi i Botës   Fundi i Botës EmptyWed Jun 30, 2010 6:53 am

Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi
Ne dhe vdekja
Çfarë është vdekja, a ka njeri që nuk i beson asaj dhe a ka mundësi dikush ti iki vdekjes?!
(vazhdon nga java e kaluar:5)
Gjatë katër javëve të kaluara kemi sjellë disa fakte dhe argumente se çdo njeri pavarësisht nga besimi dhe përkatësia e tij fetare, ai do e mos do të besoi në gjëra të fshehta, sepse është një realitet i pashmangshëm. Do të mundohemi të flasim shkurtimisht për vdekjen si pjesë e fundit e kësaj bote, ani pse njerëzit flasin për fundin e botës, flasin për Kiametin, e harrojnë vdekjen, harrojnë se me vdekjen e tyre veç është bërë Kiameti për ta, andaj ne nuk duhet të preokupohemi shumë se a do të jetë Kiameti me 2012,
apo më herët apo më vonë, sa duhet të preokupohemi me vdekjen tonë nga e cila nuk mundë të shmangemi dhe e cila mundë të na vije për çdo ditë, bile për çdo moment.
Që nga krijimi i kësaj bote, që nga njeriu i parë njerëzit kanë diskutuar për vdekje dhe rreth saj, më konkretisht nga vdekja e parë e birit të njeriut të parë Ademit (paqja e Zotit qoftë mbi të) e deri më sot njerëzit vazhdojnë të flasin e të diskutojnë rreth këtij fenomeni që ne e quajmë vdekje. Bile thuaj lirishtë se një nga fenomenet që më shumë flasin njerëzit në tërë botën në të gjitha kohërat dhe vendet është vdekja. Ashtu siç është një nga fenomenet që më së shumti janë ra në ujdi i tërë njerëzimi i të gjitha kohërave, pavarësisht sesi e kanë quajtur dhe komunikuar atë.

Vdekja për të cilën shumë gjatë folën të dërguarit e Allahut që nga Ademi e deri te Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të), vdekja të cilën shumë e përmendën të gjitha librat qiellorë, vdekja për të cilën edhe ne si popull flasim shumë, por çfarë është vdekja?! Fund, mërzi, bela, frikë, tragjedi, humbje, dëshpërim, ndarje, vetmi, varr, errësirë... të gjitha këto kuptime dhe të tjera trokasin trurin e njeriut kur kujton vdekjen.
A thua vetëm kaq apo edhe më shumë?! Jo, ajo është edhe më shumë se kaq, vdekja është ajo e cila i rrëzon mbretërit nga froni i tyre, ndan njeriun nga pasuria e tij, i ndanë nënat nga fëmijët e tyre, ndan të dashurin nga e dashura, largon njeriun nga kjo botë, ndalesh e kujtohesh: deri dje i dashuri ynë ishte në mesin tonë, jetonim me të, kënaqeshim, hanim e pinim bashkë, ndërsa sot nuk është, nuk ekziston, vendi i tij është i zbrazet, të duket para syve se ai diku është, por e vërteta është se ai më nuk është, deri dje ishte mbi këtë tokë, në mesin tonë, ndërsa sot kërkoje kudo në tërë botën nuk do mundë ta gjesh, ai tashmë është nën këmbët tona, deri dje ai zgjohej, vishej e u mbathte, hante dhe pinte, qeshte dhe fliste, ndërsa sot ai ka heshtur, nuk hanë e as nuk pinë, tashmë atë e hanë insektet e shumta, tashmë ai është bërë ushqim i dikujt tjetër duke mos pasur fuqi ti largojë ato insekte nga trupi i tij. Deri dje ishte i bukur, i hijshëm, ndërsa me vdekje ai u shëmtua, ju prish fytyra e tij.
Deri dje u gëzohej kur e shihje, ndërsa sot po ta kishe parë do të ishe trishtuar, do të kishe ikur nga ai. Ja kjo është vdekja të nderuar e të dashur, mos qoftë kështu si po them unë më tregoni, më thoni se hoxha është çmenduar, ai nuk e ka mirë, më thoni se e kam gabim! Jo, jo unë nuk e kamë gabim, unë nuk jam në ëndërr, por të tjerë ka që janë në ëndërr, janë fjetur, e kur do vdesin do të zgjohen, siç thotë një poet arab:

Njerëzit janë fjetur * e kur do vdesin zgjohen.
Çfarë është vdekja? Është një derë në të cilën çdo njeri ka për ta kaluar, apo thuaj nëse do: ashtu siç është fund i kësaj bote, ajo është fillim i një bote tjetër, i një bote për të cilën pakë lodhen njerëzit, botë për të cilën pak punojnë për të. Sa për tua kujtuar themi se jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër vetëm një fazë e jetës së gjatë të njeriut, ngase njeriu ka qenë edhe para se të vinte në këtë botë, ai ka kaluar faza të ndryshme, në etapa të ndryshme, ai për herë të parë është krijuar që moti para se të krijohet toka dhe qiejt, atëherë kur i krijoi Allahu të gjithë shpirtrat për njëherë, pastaj së dyti ai është krijuar në barkun e nënës së tij, i mbështjell si lëmsh rreth vetës ka jetuar për disa muaj, e pastaj ka ardhur në këtë botë, e që është etapa e tij e tretë.
Është interesant se sikur njeriut nuk i kujtohet asgjë nga ato dy etapa të jetës së tij, bile ndoshta mundë të konkludojmë se po të ishte në gjendje që ai të meditoi në barkun e nënës së tij e ne të bisedojmë me të, ai do të mendonte se ajo është e vetmja jetë dhe se kotë do të ishim munduar ta bindim se ka edhe një botë tjetër, bile kjo është më e mirë, më e gjerë sesa ajo në të cilën gjendet në të, por pse atij nuk ia kap mendja dhe se pse nuk mundë ta bindim atë, kjo nuk do të thotë se kjo botë nuk ekziston dhe vijën koha e ai del me zor, pa dëshirën e tij në këtë botë dhe e sheh se vërtetë kjo qenka reale dhe shumë e madhe.
E njëjta gjë do të ndodh me njeriun i cili me dhunë do të dal nga kjo botë, pa u pyetur fare, e do ta sheh se atje ka një botë tjetër, bile edhe më e gjerë sesa kjo që jemi tash në të, edhe pse tash sa është në këtë botë ndoshta e mohon, e kundërshton, e ndoshta të ketë mundësi nuk del nga kjo botë fare, por ja që edhe ajo kohë do të vijë e do ta sheh me sytë e tij, ashtu siç e ka parë këtë botë kur ka dal nga barku i nënës së tij. Na mbetet ende për të folur për vdekjen dhe rreth saj, por për mos ta zgjatur më shumë kësaj radhe po lëmë me kaq, e deri në javën e ardhshme selam alejkum ve rahmetullah

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Fundi i Botës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 2012 FUNDI I IZRAELIT?
» Villa: Kam qenë pa fat së fundi
» Kompjutereve nga Sharp u vjen fundi
» Fundi i vitit shkollor Dr.Shefqet Krasniqi
» Klitschko: 2011, fundi i David Haye
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum