www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Disa lutje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Disa lutje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa lutje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Disa lutje Empty
MesazhTitulli: Disa lutje   Disa lutje EmptySat Nov 14, 2009 8:11 pm

ME EMRIN E ALLAHUT MËSHIRUESIT MËSHIRËBËRËSIT



1. O All-llah, Ti je falës, e don faljen te lutem All-llah më fal mua.

2. O All-llah, mekatet e mija, gjynahet e mija janë të mëdha por mëshira Jote është edhe më e madhe, andaj të lutem o All-llah më mëshiro. Nëse Ti nuk më mëshiron unë jam i humbur, sepse nuk kam nga të drejtohem për falje dhe pendim o All-llahu im.

3. O All-llah, gjynahet e mija janë shumë, sikur të kishin erë askush nuk do të më rrinte pranë, sikur ti hudhja ne det uji do te ndryshonte ngjyrën, sikur ti vendosja ne tokë, toka nuk do mund ti mbante, ashtu edhe qielli do të vepronte. E di o All-llau im që nuk e meritoj mëshirën Tënde, por Ti je mëshirues, prandaj të lutem o All-llahu më mëshiro.

4. O All-llah më fal mua, familjen time dhe të gjithë muslimanët e devotshëm.

5. O All-llah më mëshiro kur ma mer shpirtin, më mëshiro kur ma lajn xhenazen, më mëshiro kur më mbështjellin në qefin, më mëshiro kur ma falin namazin, më mëshiro kur më lëshojn në varr, më bënë varrin bashqe prej bashqeve te xhennetit e jo gropa prej gropave të xhennemit. Më bënë prej atyre o All-llah që jam nën mëshirën tënde cdo herë.

6. O All-llah, në atë ditë të madhe, në atë ditë të gjatë 50 mijë vite, në atë ditë të trishtueshme, në atë ditë të gjykimit, në atë ditë ku shumë njerëz dalin para Teje me fytyr të zezë, më bënë mu o All-llah të dal para Teje me fytyr të bardhë, më bënë mua prej atyre që librin e gjynaheve më jep nga krahu (dora) djatht, më bënë mua prej atyre që punët e mira janë më shumë se ato te kqijat, më bënë mua o All-llah prej atyre që e kalojn urën e suratit, më bënë mua prej atyre që janë nën hijen a arshit, ku nuk ka atë dite hije tjeter për veq hija Jote o All-llah, më bënë prej të shpëtuarve atë ditë, më bënë prej banorve te xhennetit firdous.

7. O All-llah, ma mundëso me vdek me fjalen lai-laheil-All-llah Muhammed resulAll-llah, o All-llah ma mundëso me vdek shehid, o All-llah më bashko me shahid e Pejgamber në xhennetet e larta.

8. O All-llah falenderimi të takon vetem Ty që më ke lindë musliman, që më ke bërë të jetoj musliman, të lutem o All-llah mos më lë te vdes ndryshe vetëm musliman.

9. Falenderimi të takon vetem Ty o All-llah që ma mundësove me perfundu këtë ditë te ramazanit, të lutem o All-llah ma prano këtë ditë dhe ditët të cilat kanë kalu, të lutem o All-llah ma mundëso me perfundu këtë muaj të agjerimit, më bënë prej atyre që ja dhan hakun këtij muaji, më bënë prej atyre që e fitoj xhennetin me këtë muaj o All-llah.

10. O All-llah, i mëshiron të vdekurit tanë, i sheron të smurët tanë. O All-llah, falenderimi të takon vetem Ty për shendetin që ma ke dhuru, te lutem o All-llah, ashtu si shendetin ma dhuro edhe moralin, më bënë prej atyre që bëjë vepra të mira, më bënë prej atyre që je i knaqur me punët dhe veprat e mija o All-llah dhe më bënë prej atyre që nuk i hy në hak a skujt


AMIN

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Disa lutje Empty
MesazhTitulli: Re: Disa lutje   Disa lutje EmptySat Nov 14, 2009 8:12 pm

Lutjet e Profetit Muhammedit s. a. v. s .kushtuar Allahut



"Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”. Transmeton Buhariu.

“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimit të varrit”. Transmeton Buhariu.

“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga mërzia, dëshpërimi, pamundësia, përtacia, frika, koprracia, rëndimi i borxheve dhe mbisundimi i burrave”. Transmeton Buhariu.

“Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal mëkatet përveç Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, Mëshirues”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem; jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia; Më fal se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe kërkoj strehim te Ti prej të keqes që e kam bërë”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfare ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfare ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi është i vërtetë. All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im që je Zot i qiejve dhe i tokës, Zot i Arshit të Madh, Zot i yni dhe i çdo sendi, Çarës i farës dhe i bërthamës, Zbritës i Tevratit, Inxhillit dhe i Furkanit, kërkoj strehim te Ti nga sherri i çdo krijese që është në Dorën Tënde. All-llahu im, Ti je i Pari, para Teje s’ka asgjë, Ti je i Fundit, pas Teje s’ka asgjë, Ti je i Dukshmi, përmbi Teje s’ka asgjë, Ti je i Brendshmi, pa Ty s’mund të ekzistojë asgjë, laje për ne borxhin dhe na shpëto nga varfëria”. Transmeton Muslimi.


“All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë. Ti je i Gjalli që nuk vdes, kurse njerëzit dhe xhinët vdesin”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, m'i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”. Transmeton Muslimi.


LUTJA E PERTERITJES SE BESIMIT
O Zot! Jam penduar per veprimet e gabuara qe kam bere, per bindjet e shtremberuara, per te pavertetat dhe te keqijat qe kam folur, qe kam degjuar, qe kam pare e qe i kam punuar duke u mashtruar nga armiqte e Islamit dhe nga ata qe bejne bidate (shtesa), qe nga fillimi i moshes time madhore e deri me sot, dhe kam vendosur qe kurre me te mos besoj dhe te mos veproj keshtu gabimisht. Pejgamberi i pare eshte Ademi alejhis-selam dhe Pejgamberi i fundit eshte Pejgamberi yne i dashur, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. I besova te gjithe pejgambereve qe kane ardhur ndermjet ketyre dy pejgambereve. Te gjithe jane pejgambere te vertete dhe jane te drejte dhe ato qe kane njoftuar, jane te verteta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Disa lutje Empty
MesazhTitulli: Re: Disa lutje   Disa lutje EmptySat Nov 14, 2009 8:13 pm

PSE NUK MË PRANOHET DUAJA?

Një njeri nga banorët e Basrës e takoi Ibrahim Ed'hemin dhe i tha duke iu ankuar:

Allahu xhel-le shanuhu në Kur'anin Famëlartë thotë:

"UD'UNI ESTEXHIB LEKUM" - "Më thirrni mua (kërkoni prej meje), Unë ju përgjigjem." (Gafir, 60)

E ç'është me ne, i lutemi Allahut, por duaja s'na pranohet, kërkojmë nga Allahu xhel-le shanuhu, kurse përgjigje s'marrim dot. Vallë pse kështu?!

-Për atë se zemrat e juaja janë të vdekura, - u përgjigj Ibrahimi.

-E kush i ka vdekur ato? - pyeti ai.

-Dhjetë cilësi - u përgjigj Ibrahim Ed'hemi.

-Cilat janë ato? - pyeti përsëri ai.

Ibrahim Ed'hemi iu përgjigj duke i thënë se ato dhjetë cilësi janë:

1.E dini se Allahu xhel-le shanuhu është Një dhe se e njihni Atë, por obligimet ndaj Tij nuk jeni duke i kryer dhe nuk jeni duke e adhuruar.

2.E lexoni Kur'anin Famëlartë, por s'jeni duke vepruar sipas tij, e as që doni të kuptoni nga ai (Kur'ani).

3.Thoni se e doni të Dërguarin e Allahut, por në bazë të sunneteve të tij s'jeni duke vepruar.

4.Thoni se shejtani është armiku I juaj I madh dhe se e mallkoni atë, kurse ju përsëri jeni duke e mbajtur dhe e dëgjoni me plotë bindje.

5.Thoni se i frikësoheni vdekjes dhe se ajo është e vërtetë e pamohueshme, por për këtë s'keni përgatitur asgjë.

6.Thoni se i frikësoheni zjarrit të Xhehenemit, ndërsa trupin tuaj e keni lodhur me punë që çojnë në zjarr.

7.Thoni se e doni Xhenetin, kurse për këtë s'jeni të përgatitur, pasiqë dëfrimet i keni shijuar në këtë botë dhe nuk keni bërë vepra që ju dërgojnë në të.

8.Kur zgjoheni nga gjumi, të metat e juaja i hidhni pas shpinës (veten tuaj e harroni), kurse të metat dhe veprat e turpshme të njerëzimit i zbuloni dhe i përgojoni. Nuk i shiqoni punët tuaja, por i shiqoni punët e të tjerëve.

9.I shfrytëzoni begatitë (nimetet) e Allahut dhe nuk e falënderoni Atë.

10. Shpesh i përcillni të vdekurit për në varreza, por nuk po mësoni nga kjo.

Andaj, s'do t'iu përgjigjet duaja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Disa lutje Empty
MesazhTitulli: Re: Disa lutje   Disa lutje Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Disa lutje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lutje me rastin e martesës
» Disa poezi nga une
» Disa vargje per ty
» Disa smiley per ylliehana
» dhe disa Barcolet nga une dj-lumii
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum