www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjermania hyjnore triumfon 4-0 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjermania hyjnore triumfon 4-0 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjermania hyjnore triumfon 4-0

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Gjermania hyjnore triumfon 4-0 Empty
MesazhTitulli: Gjermania hyjnore triumfon 4-0   Gjermania hyjnore triumfon 4-0 EmptyMon Jul 05, 2010 10:12 pm

Gjermania solide, konkrete përpara portës dhe që dhuron lojë të bukur shkatërron 4-0 Argjentinën e Maradonës, një rezultat që nuk lë asnjë hapësirë për alibi. Skuadra e Joakim Lëv e ka parë veten në avantazh vetëm pas 3 minutave lojë, ku Tomas Myler përfiton nga shpërqendrimi i mbrojtjes kundërshtare dhe e dërgon topin në rrjetë. Gjermanët mbyllën virtualisht ndeshjen në pjesën e dytë, me golat e Kloses në të 68-tën dhe Fridrish në 74-tën, pas disa aksioneve të rrjedhshme. Goli i katërt është realizuar sërish nga Klose, i cili gjen rrjetën pas një kundërsulmi në të 89-tën dhe firmos turpërimin e Argjentinës.

Dueli i djeshëm në Kejp Taun ishte padyshim çerekfinalja më e rëndësishme e Afrikës së Jugut. Në fushë zbritën dy skuadra që së bashku kanë fituar pesë tituj botërorë, e që janë përballur shumë herë në fazën finale të Kupës së Botës. Rivaliteti ishte mjaft i madh, edhe prej gjashtë precedentëve, nëse llogaritet edhe sfida me Gjermaninë Lindore në ’74 dhe dy finalet e viteve 1986 dhe 1990. Dy skuadrat e përgatitën këtë ndeshje në mënyra të ndryshme: më arrogante dhe e zhurmshme nga ana e Maradonës dhe më e përmbajtur dhe e qetë nga të besuarit e Joakim Lëv. 90 minutat nuk kanë zhgënjyer, pasi nuk munguan spektakli, emocionet dhe golat. Gjermanët realizojnë një “poker” të jashtëzakonshëm, ndërsa kuotat e tyre drejt titullit ngrihen në mënyrë të pabesueshme, pasi më parë kishin shkatërruar 4-1 edhe Anglinë e Fabio Kapelos. Skuadrat nuk kishin as kohën e mjaftueshme për t’u rreshtuar në fushën e lojës, pasi Gjermania ka zhbllokuar menjëherë rezultatin. Mbrojtja argjentinase nuk duket e përqendruar, e përgjumja e Otamendit dhe portierit Romero mbi të gjithë, i jep mundësi Mylerit që të devijojë me kokë drejt rrjetës një harkim të Shvajnshtajger nga goditje dënimi. Talenti i Bajernit të Mynihut realizon golin e katërt në botëror, ndërsa gjermanët mund të kontrollojnë lojën sipas dëshirës. Të qetë nga avantazhi, ata kërkojnë të dyfishojnë shifrat, kryesisht me aksione nga e djathta, por në të 24-tën Klose nuk shfrytëzon një asist perfekt të Myler. Në anën tjetër, Argjentina vuan për të gjetur hapësira, ndërsa Mesi dhe Tevez janë në hije. Skuadra e Maradonës rritet në minutat e fundit, por nuk arrin të barazojë shifrat. Neuer ndërpret një pasim të bukur të Mesit për Tevez, ndërsa në të 34-tën neutralizon një tentativë të Higuain. Në minutën e 36-të, Argjentinës i mohohet me të drejtë goli i barazimit, për një pozicion të dukshëm jashtë loje. Me amerikanojugorët që fitojnë terren, gjermanët nuk qëndrojnë si spektatorë. Me Podolskin (38’) dhe Myler (43’) ata vënë në provë portierin Romero.

Në fraksionin e dytë të lojës, Argjentina provon lojën nga krahët me Maksi Rodriguez dhe Di Marian dhe arrin të prodhojë diçka: Di Maria, Tevez dhe Higuain shqetësojnë “gardianin” Neuer. Por, Gjermania ka hapësira të mëdha në dispozicion për aksionet e saj të shpejta. Në fakt, në të 68-tën, Klose dërgon pa vështirësi në rrjetë një top të ardhur pas kombinimit mjeshtëror ndërmjet Myler dhe Podolski. Ky ishte goli që “shembi” Argjentinën, e cila gjunjëzohet në të 74-tën nga rrjeta e Fridrish pas asistit të Shvajnshtajger. Pjesa e mbetur është një simfoni gjermane, me Anxhela Merkel që festonte si “ultras” në tribunë, Maradonën të strukur në stol dhe Klosen që në të 89-ën gjen kohën të realizojë edhe golin e katërt. Argjentina turpërohet dhe shtyn për më vonë ëndrrën për të fituar Kupën e Botës. Ndërkohë, skuadra e re gjermane (mosha mesatare 24 vjeç e 96 ditë), është pasqyra e një vendi, i cili është i pari që arriti të triumfojë njëkohësisht në Europianet për U-17, U-19 dhe U-21. Skuadra e Lëv ka mahnitur me futbollin e bukur, taktikën dhe teknikën e paraqitur. Problemi i vetëm, i pasdites perfekte të së shtunës, ishte ndëshkimi i Myler, i cili është i skualifikuar për ndeshjen gjysmëfinale.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Gjermania hyjnore triumfon 4-0

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Pritje hyjnore për Lindën në Kroaci
» Grammy-t, triumfon Beyonce..
» Jennifer Grey triumfon në Dancing With The Stars
» Gjermania anëtare e re e KS të OKB-së
» Gjermania mposht Angline
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Futboll-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum