www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Maskat e fytyres, ne kushtet e shtepise Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Maskat e fytyres, ne kushtet e shtepise Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Maskat e fytyres, ne kushtet e shtepise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Maskat e fytyres, ne kushtet e shtepise Empty
MesazhTitulli: Maskat e fytyres, ne kushtet e shtepise   Maskat e fytyres, ne kushtet e shtepise EmptyThu Jul 22, 2010 2:59 am

Maskat e fytyres, ne kushtet e shtepise Maskface

Vajza natyrale e lyen fytyrën me kos, u jep flokëve shkëlqim me limon dhe e përgatit maskën me miell bajameje. Dikur ishin stërgjyshet tona përdoruese të rregullta të produkteve të freskëta, ndërsa sot jemi ne trashëgimtaret e recetave të tyre. Pas ekologjisë, konsumit etik, jetës natyrale dhe shpenzimit biologjik, sot femrat janë gjithnjë e më të prirura të përdorin produkte natyrale të bëra vetë në fushën e kozmetikës. Maska dhe trajtime 100% natyrale, me fruta, minerale, bimë që aplikohen menjëherë mbi fytyrë, fillimisht të zbutura e më pas të rrahura me çdo lloj vaji, madje edhe me vaj merluci. Gjithçka është shumë e thjeshtë, përgatitet në kuzhinë me një pastel ose rrahëse vezësh. Mjafton një manual fitoterapik, sy, pjata shandani dhe më kryesorja, koha, për të shpalosur talentin me anë të recetave natyrale. Me një mollë mund të përgatisni lehtësisht një antioksidues. Nga përzierja e mollës me kosin përftohet një lloj qumështi, i cili pastron dhe lëmon lëkurën. Përbërësit kozmetikë natyralë janë një mënyrë e këndshme për të trajtuar lëkurën, por shpesh herë mund të bëhet edhe dëfryese nga përdoruesit. Deri tani, këtyre recetave u janë shtuar edhe përbërës të tjerë natyralë, duke iu dhënë një ndihmë të madhe njerëzve që janë alergjikë ndaj kimikateve. Kohët e fundit, produktet e bëra vetë janë kthyer në një hobi. Shpesh herë ato bëhen edhe dhurata për raste festash. Para se të prodhohen, këshillohet që ato të ekzaminohen në laboratorë të specializuar, për të mos shkaktuar pakënaqësi te konsumatorët. Uji, elementi jetësor më i rëndësishëm dhe sapuni nuk dalin asnjëherë nga moda. Mjafton një trajtim i kujdesshëm dhe efikas, për t‘u dukur si 20 vjeç. Sot, me ndihmën e shkencës dhe teknologjisë, të cilat kanë përparuar jashtëzakonisht, mund të bëhet diçka më shumë. Produktet e reja kozmetike, me bazë përbërësit natyralë, janë përhapur kudo, pasi shkenca ka provuar se janë tërësisht të shëndetshëm dhe nuk i japin lëkurës asgjë, përveçse shkëlqim. Por, përgatitja e këtyre produkteve kërkon një higjienë maksimale: duar të lara, kupë xhami dhe doreza. Konservimi i tyre bëhet për një periudhë të shkurtër kohore, rreth një muaj. Është e këshillueshme që ena të ruhet në frigorifer, ose në vende hermetikisht të mbyllura. Ndryshe nga produktet që shiten në dyqane kozmetike, të cilat përmbajnë një numër të madh përbërësish kimikë dhe lëndë të para, kremrat e bërë vetë janë 100% bimore dhe shumë efikase. Është e nevojshme të tregojmë gjithnjë kujdes, sidomos në esencat që përdorim. Veç të tjerash, cilësia e lëndës së parë është kryesore. Mungesa e emulsionit, erërave dhe pigmenteve i bën ato më natyrale, më të thjeshta por dhe më të vështira për t‘u përthithur nga fytyra. Ato mund të përgatiten fare thjesht, mjafton të jesh e informuar mbi fushën e farmacisë dhe estetikës. Në këtë mënyrë kërkon dhe gjen një formë tjetër mirëqenieje. Përbërësit kozmetikë të bërë vetë kërkojnë një periudhë të caktuar kohore dhe janë ndryshe nga ata që shiten në dyqanet kozmetike. Por duhet të bëjmë kujdes me bakteret dhe myqet që jetojnë mirë në këto produkte, duke gjetur një ambient të përshtatshëm. Prandaj duhet pasur shumë kujdes gjatë përgatitjes dhe të bëhet një provë përpara se të përdoren. Është mirë që kremrat të mbahen në frigorifer, të paktën një javë. Ato nuk mund të konservohen, kështu që përgatitja e tyre bëhet me ushqime të freskëta. Asnjëherë nuk duhet harruar se ato janë krijuar me ushqime të freskëta, gjë që kimia nuk mund ta ofrojë. Në fund, një tjetër këshillë: jo gjithçka mund të përgatitet në kushtet e shtëpisë. Për shembull: faktorët mbrojtës të vajrave diellorë janë më mirë që t‘u drejtohen produkteve kimike. Ka vajra që të mbrojnë, por jo plotësisht. Është e këshillueshme që shampot, pastat e dhëmbëve, kremrat e produkte të tjera, të cilat kanë lidhje me trupin dhe lëkurën e njeriut, të blihen jo në dyqane kozmetike, por në farmaci. 



somario 

Ndryshe nga produktet që shiten në dyqane kozmetike, maskat e bëra vetë në shtëpi janë 100% bimore dhe shumë efikase.

Këtyre recetave u janë shtuar edhe përbërës të tjerë natyralë, duke u dhënë një ndihmë të madhe njerëzve që janë alergjikë ndaj kimikateve
Disa maska të thjeshta

1) Përzieni një të verdhë veze, 1 lugë kos dhe 1 lugë mjaltë derisa të përfitoni një krem të butë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

2)Lëng portokalli me mjaltë
3 lugë mjaltë dhe 3 lugë lëng portokalli. Përziejini dhe përhapini në fytyrën e pastruar më parë. Lërini për 15 minuta.

3) Gjysmë banane e shtypur, 1 lugë kafeje kos natyral dhe 1 lugë kafeje lëng limoni. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët.

4) Një grusht lulesh kamomili vihen të ziejnë me 100 ml qumësht dhe lihen të qëndrojnë 20 minuta. Kullohet dhe i shtohet 1 lugë e vogël mjaltë. Aplikohet në fytyrë për 15 minuta.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Maskat e fytyres, ne kushtet e shtepise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Sejdiu: Institucionet t’i përmbushin kushtet për integrime euroatlantike
» Sigurimi i Shtëpisë së Bardhë dështoi në 91 raste
» Një shqiptar kapet me silenciator para shtëpisë së Toni Bler
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum