www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Implikimet e shekullit XXI, Rinia në udhëkryq Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Implikimet e shekullit XXI, Rinia në udhëkryq Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Implikimet e shekullit XXI, Rinia në udhëkryq

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sejLak
Fillestar/e
Fillestar/e
sejLak

Numri i postimeve : 22
Data regjis. : 09/11/2009

Implikimet e shekullit XXI, Rinia në udhëkryq Empty
MesazhTitulli: Implikimet e shekullit XXI, Rinia në udhëkryq   Implikimet e shekullit XXI, Rinia në udhëkryq EmptyMon Nov 16, 2009 5:22 am

Implikimet e shekullit XXI, Rinia në udhëkryq

Guantanamo, inkuizicioni modern




U vranë, apo u vetëvranë, thoni si të doni. Tre musliman ndërruan jetë në Guantanamo. Po, ata shkuan bashkë me vuajtjet dhe dhimbjen që faktori njeri s'pati vesh t'i dëgjojë, por e lan kryepolicin e botës duke i fshirë djersët e turpit, mizorisë dhe batilit (të pavërtetës), i ulur nën hijen e mllefit mbarënjerëzor.


Lajmi për "vetëvrasjen" e dy saudianëve dhe një jemenasi në Guantanamo, edhe një here e rifreskoi këtë tragjedi që po ndodh në mileniumin e tretë. Është shumë kontestuese se me të vërtetë a kanë bërë vetëvrasje, apo janë vrarë, dhe pastaj janë paraqitur si të vetëvrarë, sepse skandale me të burgosurit e Guantanamos, kanë ndodhur shpesh, dhe sjellja prej maniakësh e ushtarëve amerikan, nuk është e pa njohur për opinionin botëror. Hedhja e Kur'anit në vende të pa pastra në Guantanamo, dhe kasetat për veprime jo njerëzore dhe jashtë të gjitha normave dhe rregullave humane dhe ligjore me të burgosurit të Irak e me popullatën e Irakut në përgjithësi, tregon për krizën e thellë në të cilën është future bashkësia ndërkombëtare, e cila nuk ka fuqi t'i dënon këto veprime jo njerëzore, ndërkaq nga ana tjetër, për një plesht, Amerika e djeg krejt jorganin e huaj.


Inkuizicion në Guantanamo, masakër dhe veprime maniake në Irak, nuk di çka duhet edhe diçka tjetër për të kuptuar njeriu bashkëkohor se nëpërkëmbet muslimani dhe e drejta e tij për t'u trajtuar si tjerët?!


Por, faji për gjithë këtë është te vetë muslimanët, të cilët aspak nuk lëvizin si duhet dhe sa duhet për çështje skandaloze ndaj tyre. Sikur të kish ndodh vetëvrasje në ndonjë burg tjetër dhe të kishin vdekur jo musliman, shtetet evropiane dhe vetë Amerika, do ta ngrehnin në këmbë gjithë botën, ndërkaq shtete arabe, shtetasit e të cilëve kanë vdekur në kamp, sipas rojtarëve të kampit kanë bërë vetëvrasje, sillen si me qenë fajtor e jo ndaj të cilëve është bërë padrejtësi dhe është ushtruar dhunë, që është e pa pranuar sipas të drejtës ndërkombëtare.


Sido që të jetë, turpi i këtij mileniumi, i cili na kthen në gjykatat e inkuizicionit në mesjetë, sepse përdor metoda dhe stil të njëjtë të trajtimit të njerëzve.


Dituria - Një nga mekanizmat kryesorë të qytetërimit


E vërtetë është se arsimimi është bazë e çdo qytetërimi e kulture. Proceset arsimore përbëjnë njërën nga çështjet më suptile të zhvillimit të këtyre dyjave. Historia tregoi se për ngritjen ose reformimin e një shoqërie është e nevojshme dituria, që nënkupton organizimin e arsimimit cilësor dhe vetëdijes intelektuale.


II


Islami është fe që ithtarët e saj i obligoi me dituri, fenomeni ikre (lexo) dhe pasha lapsin janë dy boshte kryesore për ngritjen dhe zhvillimin e qytetërimit islamik. "...Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm". (Jusuf, 76)

Nga Kur'ani kuptojmë se arsimimi është njëra nga hallkat më të rëndësishme të zinxhirit të quajtur qytetërim. Vërtetë Kur'ani në shumë vende flet për diturinë si pjesë e jetës së besimtarit, që vazhdimisht edhe nxit në përsiatje, studim, arsimim, madje All-llahu edhe betohet në penën. "Nun, betohem në penën dhe në atë çka shkruajnë!"(Kalem, 1)

Për çështjet për të cilat njeriu nuk ka dituri ose nuk e ka të qartë, atëherë ai është i detyruar që të pyesë të dijshmit, pra bartësit e përgjegjësisë. All-llahu në Kur'anin Fisnik thotë:

"Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini". (Nahl, 43)


III


Vet Muhammedi a.s. gjatë misionit të tij profetik dërgonte njerëz të aftësuar në ato zona ku kishte nevojë për mësues. Madje edhe bënte selektimin e thirrësve duke ua korrigjuar aftësitë profesionale të tyre. Asnjëherë nuk ka ndodhë që të dërgojë në ndonjë vend njeriun i cili nuk ishte i aftë për detyrën e porositur. Pranë diturisë së përsosur, thirrësi duhej të ishte i pajisur edhe me aftësitë retorike, gjë që vazhdimisht e kishte parasysh Muhammedi a.s. Kjo strategji profetike pati sukses të paparë deri më atë kohë, sepse për një periudhë mjaft të shkurtër kohore, dituritë islame, me këtë edhe ato shkencore, u përhapën dhe në pjesët e tjera të botës.


Kështu lindën edhe shkollat e mëdha që më vonë edhe u shndërruan në universitete, siç është Universiteti Al-Az'har në Kairo, Nizamije në Bagdad, Zejtunije në Tunizi, në Fes, Damask, Kordobë etj. Të gjitha këto universitete u themeluan ndërmjet shekujve VII dhe X.


Sa ishte ndikimi i këtyre universiteteve në vetëdijen evropiane, mund të kuptojmë se në Evropë universitetin e parë e kemi në shekullin XIII…

Kur e kemi fjalën për ndikimin e kulturës dhe qytetërimit islam në zgjimin apo në renesancën evroperëndimore, medoemos të kihet parasysh se shkencëtarët muslimanë pothuajse kontribuuan në të gjitha sferat shkencore.Kontributi i tyre ishte në: letërsi, filozofi, në shkencat natyrore-matematikore, në mjekësi, farmakologji, gjeografi, botanikë, zoologji, astronomi, fizikë, kimi, detari, histori, arkitekturë, muzikë etj.


IV


Zakonisht të rinjtë e mësojnë fenë nga prindërit dhe i ndjekin ata si shembuj. Kalimi normal i traditës është nga prindi te fëmija dhe në kohët moderne shkëputja graduale nga kallëpi i shenjtë i Islamit duket më shumë te brezi i ri në krahasim me të vjetrin. Por ka gjithmonë raste, kur dashuria për Zotin dhe dëshira për ta praktikuar fenë seriozisht nga një fëmijë i caktuar, ose nga një i ri është më e madhe se ajo e njërit ose e të dy prindërve. Udhëzimi i Profetit të Bekuar për të zgjedhur Zotin edhe përmbi diktatet apo dëshirat e prindërve bëhet veçanërisht domethënës në raste të tilla dhe prandaj mbetet direktivë e përhershme për të rinjtë muslimanë, kudo e kurdo që të jetojnë.


Interesimi i Profetit të Bekuar për të rinjtë përfshin jo vetëm rininë, por edhe të rriturit. Ka një sërë detyrimesh për prindërit dhe bashkësinë ndaj të rinjve. Ato përfshijnë para së gjithash dashurinë dhe kujdesin për ta.

Është e vërtetë se Profeti i Bekuar - dhe duke ndjekur shembullin e tij shoqëria tradicionale islame - e ka shmangur "adhurimin e rinisë" aq karakteristik për segmente të caktuara të botës moderne dhe e ka kundërshtuar atë të ashtuquajtur "liri", e cila i ka çuar aq shumë të rinj në një ndjesi nihilizmi dhe mungese të kuptimit të jetës. Është po ashtu e vërtetë se Islami e ka theksuar detyrimin e rinisë përpara se të përkufizonte të drejtat e saj. Por kjo mënyrë e të përfytyruarit të nevojave dhe kushteve të të rinjve nuk do të thotë se Islami dhe Profeti i Bekuar - që ishte trupëzimi i tij i përkryer - s?qenë të interesuar për to. Përkundrazi, ai tregon se sa shumë shqetësohej ai për të rinjtë dhe nevojat e tyre më të thella si muslimanë, mbi shpatullat e të cilëve varet rregullimi dhe funksionimi i shoqërisë së ardhshme islame në çdo fazë të historisë së saj. Udhëzimet e tij mbështeten në dashurinë më të thellë për rininë dhe nevojat e tyre, që nuk janë vetëm fizike, por edhe psikologjike, intelektuale e shpirtërore. Ato parashtrohen për t?i aftësuar të rinjtë që të fitojnë lirinë e vetme kuptimplote dhe të përhershme, që buron nga kryerja e detyrave dhe obligimeve ndaj Zotit, vetes, familjes e shoqërisë në përgjithësi. Kurdoherë që familja tradicionale ka funksionuar plotësisht, fytyra e të rinjve me siguri nuk ka qenë pa buzëqeshjen, me të cilën Zoti e krijoi njeriun dhe as që është bërë rinia problem madhor për shoqërinë, siç ndodh në botën moderne.

Mos zhvillimi i artit të shtatë nga bota islame sot po i kushton shumë shtrenjët botës Islame e në veçanti rinisë Islame të sotshme dhe do ti kushtojë shumë rëndë edhe në të ardhmen .


Është koha e fundit dhe nuk ka kohë më për të pritur. Është koha kur duhet të themelohet Akademia Botërore e Arteve të Bukura Islame nga e cila do të dilin kuadro të afta dhe filma burimorë islam dhe do ti thuhej një herë e përgjithmonë JO dominitmit kulturor perndimore në jeten kulture Islame në të gjitha fushat .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Implikimet e shekullit XXI, Rinia në udhëkryq

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Sëmundja e shekullit do të jetë tuberkulozi
» Rinia ne Diaspor..
»  Norvegjia përjeton dimrin më të ftohtë të shekullit
» Investimi në minierat e Kosovës, “biznes i shekullit” për kroatët
» Sa jan tradicional Rinia jone ne Diaspor...?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum