www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kthimi i Sejdiut në LDK shihet si skandal politik Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kthimi i Sejdiut në LDK shihet si skandal politik Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kthimi i Sejdiut në LDK shihet si skandal politik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Kthimi i Sejdiut në LDK shihet si skandal politik Empty
MesazhTitulli: Kthimi i Sejdiut në LDK shihet si skandal politik   Kthimi i Sejdiut në LDK shihet si skandal politik EmptySat Oct 02, 2010 12:00 am

Ndërmjet postit të presidentit dhe atij të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka zgjedhur të dytin. Ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, pasi Gjykata Kushtetuese kishte konkluduar se Sejdiu ka shkelë Kushtetutën e Kosovës me mbajtjen e dy posteve. Ai ka dhënë dorëheqje morale për t’iu kthyer LDK-së me synimin për ta forcuar partinë, por kthimin e tij, anëtarë të partisë dhe analistë politikë e vlerësojnë si dështim të sigurtë të LDK-së.

Derisa Bujar Bukoshi kishte shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, duke u mbështetur nga familja Rugova, dilemën e kryesisë së kësaj partie për kandidaturën e Sejdiut e hoqi dorëheqja nga posti i presidentit.

Kthimi i Sejdiut në parti, nga një pjesë e anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës është parë si fuqizim i partisë.

Zemaj: Kthimi i Sejdiut do ta fuqizojë partinë

“Sinqerisht të them, kthimi i presidentit në parti, roli i tij aktiv, do ta fuqizojë partinë dhe është treguar edhe një herë se LDK-ja si parti institucionaliste e ka treguar veten edhe në këtë rast, presidenti Sejdiu me rolin e vetë, respektimin e institucioneve. Sa i përket zhvillimeve të reja, ju jeni njoftuar me proceset tjera, me zgjedhjet në parti dhe proceset shtetformuese. Por ardhja e presidentit, kthimi i tij aktivisht në parti, do ta fuqizojë partinë”, ka thënë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Por deputeti tjetër i kësaj partie, njëherit anëtar i kryesisë së partisë, Ali Lajçi konsideron se kthimi i Sejdiut në krye të LDK-së e forcon idenë e grupit të tij klanor që të garojë me Sejdiun, gjë të cilën Lajçi e konsideron si humbje të sigurt të partisë.

Lajçi: Do të ishte skandal politik kthimi i tij

“Do të ishte skandal politik kthimi i tij. S’ka problem të jetë simpatizant e të tjera, në kuadër të një partie, por tash të luaj një funksion, është diçka absurde, prandaj jemi ende në absurditete me këtë grup”, ka thënë Lajçi për Kosovapress.

Ai ka shtuar se kthimi i Sejdiut është skandal dhe një absurditet i një grupi që paraqet interesa klanore, që është jashtë programit dhe identitetit të LDK-së dhe të cilin e quan grup antikushtetues dhe anti LDK.

Lajçi: Tash ky grup dëshiron ta rikthejë Sejdiun

“Tash ky grup dëshiron që të garojë edhe njëherë me Fatmir Sejdiun për ta sjellë në krye të shtetit për ta thyer Kushtetutën edhe njëherë. Këto janë gjëra banale, prandaj këta njerëz nuk janë edhe të konceptuar themi realisht me këso ngarkesa”, është shprehur Lajçi.

Në anën tjetër, analisti politik, Belul Beqaj e sheh LDK në rrugë të sigurt të dështimit të saj nëse në krye e vendos Fatmir Sejdiun.

Beqaj thekson se nëse dëshiron ta ndjek një rrugë të suksesit, LDK-ja duhet të transformohet radikalisht dhe t’i përfshijë në kuadër të proceseve të reja aktuale, kuadrot të cilat janë të gatshme, të afta, të pakomprometuara dhe të reja në kuptimin e ideve, ngase në të kundërtën, sipas tij, LDK-ja do të shkojë drejt greminës.

Por, as alternativa e ofruar nga Bujar Bukoshi, sipas tij nuk do të ishte zgjidhje e mirë për LDK-në.

Beqaj: Me Sejdiun LDK-ja e ka të sigurt dështimin

“LDK-ja nëse mbetet Fatmir Sejdiu në krye të saj, është në rrugë të sigurt të dështimit dhe të fiaskos së plotë që nuk është interes as i LDK-së, as i opozitës as i qytetarëve të Kosovës. Por nuk besoj se edhe alternativa e cila po parashihet në krye me Bujar Bukoshin dhe Astrit Haraqinë mund të jetë më e mirë se e Fatmir Sejdiut. LDK-ja ka vetëm një rrugë për mendimin tim, jo kjo që u paraqit si alternativë aktualisht, pavarësisht se është edhe djali i ish- kryetarit të Kosovës”, është shprehur Beqaj për Kosovapress.

Por Beqaj nuk e sheh as Isa Mustafën si zgjidhje të mirë për LDK-në, ngase ai vlerëson se Mustafa nuk po tregohet lider i suksesshëm, për faktin se Prishtina nuk po shkon në frymën e vizioneve që ai i ka parashtruar gjatë fushatës zgjedhore.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur zgjedhjet partiake, ndërsa Kuvendi zgjedhor pritet të mbahet në dhjetor. Deri tani kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka bërë publike ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ndërkaq kthimi i Fatmir Sejdiut në postin e kryetarit aktual, ka hequr dilemat se kë do ta ketë Bukoshi përballë në këtë garë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Kthimi i Sejdiut në LDK shihet si skandal politik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Shihet i parealizueshëm premtimi i kryeministrit për 5 universitetet
» Akuzat e Martyt të pasakta ose konstruksion politik
» Ribery përfshihet në skandal seksual?
» Dy javë për të zgjidhur ngërçin politik në Shqipëri
» Vepra artistike që shihet nga 12.000 metra lartësi
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum