www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Udhëtimi pa kthim! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Udhëtimi pa kthim! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Udhëtimi pa kthim!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Udhëtimi pa kthim! Empty
MesazhTitulli: Udhëtimi pa kthim!   Udhëtimi pa kthim! EmptyWed Nov 18, 2009 8:15 am

Udhëtimi pa kthim!

Papritmas ... vjen lajmi se… ka vdekur Abdullahu!

Sejid Huderiju, Allahu i qoftë i kënaqur me të, kumton se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur ta vendosin kufomën e ta bartin burrat mbi kraharor, nëse është e mirë thotë “ngutuni”. E, nëse është e keqe, i thotë familjarëve të vet “o mjerë për mua! ku po më dërgoni?” E dëgjon zërin e saj çdo krijesë, pos njeriut. E sikur ta dëgjojë njeriu, do të alivanoset.” 1

Çfarë do të mbetet?

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kufomën e pasojnë tri gjëra: familja, pasuria dhe veprat e tij. Dy kthehen mbrapa e mbetet një: kthehet familja dhe pasuria e mbesin veprat e tij.” 2

Këshillë!

Transmetohet nga ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem vizatoi një katror me një vijë në mes, me gjatësi jashtë kufijve të katrorit, pastaj vizatoi disa vija anësore në vijën që gjendet në mes të katrorit dhe tha: “Ky është njeriu e ky është exheli i tij që e ka rrethuar, e kjo vijë me gjatësi jashtë katrorit aludon shpresat e tij dhe këto viza të vogla anësore brenda katrorit janë sprovat dhe fatkeqësitë. Nëse shpëton nga njëra e kafshon tjetra, e nëse shpëton nga njëra e kafshon tjetra.”3

Allahu i Madhëruar thotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e Kiametit. E, kush i shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.”4

E çfarë pastaj?

Përfundoi çdo gjë ... familja qan ca ditë e të harron... largohen nga varri yt e ti dëgjon zhurmën e këpucëve të tyre. Do të mbetesh vetëm... Sikur ti të kesh mundësi të ringjallesh, çfarë do të shpresoje, një cigare, një gotë alkool, një këngë, një çoroditje apo që t’i kthehesh rrugës së Allahut? Imagjino veten tënde në këtë moment! Në varr do të pyetesh për veprat e tua, çfarë do të përgjigjesh? 200 filma nga Hollivudi, 100 mbrëmje argëtuese apo namazet që të ndërmjetësojnë për ty, vepra që do të bëjnë dobi?! Mjafton vdekja për këshillë. Furnizohu për udhëtimin tënd dhe furnizimi më i mirë është devotshmëria.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” (El-Bekare: 281)

Përgatiti: Rashit Zylfiu

1 Shënon Buhariu.
2 Shënon Buhariu dhe Muslimi.
3 Shënon Buhariu.
4 Sure Al-Imran: 185.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Udhëtimi pa kthim!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Udhetimi me i bukur..?
» Pedro: Duhet të jemi të kujdesshëm në kthim
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum