www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Një milion euro për Këshillin Kombëtar të Shkencës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Një milion euro për Këshillin Kombëtar të Shkencës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Një milion euro për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Një milion euro për Këshillin Kombëtar të Shkencës Empty
MesazhTitulli: Një milion euro për Këshillin Kombëtar të Shkencës   Një milion euro për Këshillin Kombëtar të Shkencës EmptyWed Oct 06, 2010 12:45 am


Një milion euro për Këshillin Kombëtar të Shkencës 051010takimikuvendthmb3

Për herë të parë pas lufte, Kosova ka një institucion shkencor që ka planin e vet të punës shkencore dhe ka buxhet për të bërë hulumtime shkencore, të cilat do të përfshijnë mjedisin, energjinë, bujqësinë, shëndetësinë, gjuhën dhe historinë e popullit të Kosovës.

Kjo u tha pas takimit të së martës ndërmjet ushtruesit të detyrës së presidentit, njëherësh kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Krasniqi theksoi se komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për herë të parë ka buxhetin e vetë prej 1 milion eurosh, përderisa në vitet e ardhshme ky buxhet, sipas tij do të rritet.

Krasniqi: Buxhet prej 1 milion eurosh
(Video)
“Për herë të parë ky komision ka buxhetin e vetë prej 1 milion eurosh. Shpresojmë që vitet e tjera buxheti për shkencën e Republikës së Kosovës do të ketë ngritje të vazhdueshme. Është hera e parë mund të themi që Kosova e ka një institucion të lartë shkencor, i cili ka planin e vet të punës, programin, i cili është një nga programet më të mira ndër vendet e rajonit dhe shpresojmë dhe besojmë se ky këshill me trupat që do t’i krijojë, me bashkëpunimin që do ta krijojë me institucionet tjera shkencore do të sjellë risi dhe kontribute në zhvillimin e shkencave edhe shoqërore edhe natyrore në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Drejtuesi i këtij këshilli, Rexhep Ismaili, ka thënë se në këtë pjesë të mandatit Këshilli Kombëtar i Shkencës ka krijuar strategjinë për zhvillimin e shkencës, e cila ka marrë mbështetjen e Kuvendit.

Ismaili: Është hartuar strategjia për zhvillimin shkencor
(Video)
“Në këtë pjesë të mandatit, ky këshill ka arritur të krijojë një strategji për zhvillimin shkencor të shkencës në Republikën e Kosovës deri në vitin 2015 dhe ka krijuar këtë me ndihmën e komunitetit shkencor të Kosovës dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtar. Këtë strategji e ka miratuar Kuvendi i Kosovës dhe tash e ka forcën e ligjit”, është shprehur Ismaili.

Ai ka theksuar se menaxhimi i buxhetit të këshillit do të jetë përgjegjësi e një këshilli tjetër ekzekutiv, të cilin do ta drejtojë Ministria e Arsimit. Ky këshill sipas tij, ka kriteret dhe do të vlerësojë projektet që do të vijnë nga akademikët dhe studiuesit e ndryshëm.

Nga ky takim, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj ka ftuar gjithë akademikët që të aplikojnë për projekte kërkimore dhe shkencore, meqenëse fondi është në dispozicion të tyre, përderisa ka bërë të qarta prioritetet e strategjisë së shkencës.

Hoxhaj: Prioritetet e strategjisë së shkencës
(Video)
“Së pari, mbështet mjedisin, energjinë dhe resurset natyrore. Së dyti, mbështet bujqësinë dhe sigurimin e ushqimit, së treti mjekësinë dhe shëndetin e popullit, studimet ekonomike dhe sociale së katërti dhe së fundi studimet gjuhësore dhe historike që kanë të bëjnë me identitetin e qytetarëve të Kosovës janë fokus ose prioritet i pestë i programit kombëtar të shkencës”, ka theksuar Hoxhaj.

Këshilli Kombëtar për Shkencë është institucion i krijuar nga Kuvendi i Kosovës dhe ka për të detyrë të bëjë planifikimet për zhvillimet shkencore.

Ministri Hoxhaj ka thënë se ky program synon që të krijojë parakushte në kuptimin e infrastrukturës së nevojshme për kërkime shkencore, të zhvillojë kapacitetet njerëzore, që shkenca të ketë karakter ndërkombëtar dhe gjithë këto mbi të gjitha t’i shërbejnë rritjet ekonomike të vendit./B.Lani/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Një milion euro për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rivendoset flamuri kombëtar në Prishtinë
» Hiqen flamujt kombëtar nga sheshet në Prishtinë
» Interi të ofrojë 20 milion euro për Vargas?
» ‘Të vrarët’ demantojnë Këshillin e Evropës
» Stadiumi i ri kombëtar do të quhet “Kuq e Zi”
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum