www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si te mbrojme syte Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si te mbrojme syte Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si te mbrojme syte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Si te mbrojme syte Empty
MesazhTitulli: Si te mbrojme syte   Si te mbrojme syte EmptyTue Oct 12, 2010 1:29 am

Sytë mund të dëmtohen duke kaluar ditë të tëra përpara ekranit të kompjuterit apo televizorit, ndotja e ambientit që vjen nga të gjithë agjentët atmosferikë, ajri i kondicionuar, alergjitë, diabeti, madje së fundmi edhe nga sëmundjet reumatike. Pasoja është një dhe e vetme: irritim dhe skuqje e syve
Rreziku i dëmtimit të syve është gjithnjë e më i madh. Si? Duke kaluar ditë të tëra përpara ekranit të kompjuterit apo televizorit, ndotja e ambientit që vjen nga të gjithë agjentët atmosferikë, ajri i kondicionuar, alergjitë, diabeti, madje së fundmi edhe nga sëmundjet reumatike. Pasoja është një dhe e vetme: irritim dhe skuqje e syve. Ky është një shqetësim nga i cili vuajnë shumë njerëzit, aq sa çdo vit rreth 20 milionë persona ankohen nga ky problem dhe u drejtohen specialistëve, me qëllim largimin e kësaj dhembjeje të bezdisshme. Ata që kanë lëshuar alarmin janë një grup specialistësh. Mjekët okulistë pohojnë se përdorimi i pakontrolluar i produkteve të ndryshme për një kohë të gjatë ndikon në përkeqësimin e shikimit. Produktet “shpëlarëse” që tregtohen nga farmacitë ambulante nëpër supermarkete mund ta përkeqësojnë rishtas gjendjen e syrit. Ja si e shpjegon këtë fakt një mjek okulist: “Edhe në të shkuarën, shumë simulantë apo lotët artificialë, shiteshin pa manualin e përdorimit. Në këto kushte, nuk mendoj se ndërhyrja e ‘corner’-ve (të quajtur ndryshe mbrojtës) në supermarkete do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. Për këtë arsye dua t’i bëj thirrje qytetarëve që, pasi të kenë blerë këto produkte në supermarkete, të lexojnë fillimisht manualin e përdorimit”.
Sipas një studimi epidemiologjik europian, i kryer te 80 mijë pacientë, mes shkaqeve të shumta të infeksioneve të syve, vërehet skuqja, si më e spikatura, më pas vijnë alergjitë e shumë patologjive të tjera. Problemi i skuqjes së syve ka një shtrirje shumë të gjerë pasi, sipas studimeve, godet një në katër persona dhe kërkon domosdoshmërisht përdorimin e lotëve artificialë, si pasojë e një prodhimi lotësh të pamjaftueshëm nga syri.
Gjithashtu ai bën të ditur që para se të keni një diagnozë të saktë të kryer nga okulisti, duhet bëni kujdes që të mos abuzohet me simulantët që “zbardhin” syrin e skuqur dhe “largojnë shqetësimin e pacientit”, sepse pas një dite gjendja do të përkeqësohet. Syri do të jetë më i skuqur dhe do të keni nevojë për përdorimin e vazhdueshëm të hedhjes së ilaçit. “Kam kaluar nëpër duar shumë pacientë, të cilët i përdornin lotët artificialë shumë herë në ditë, një varësi e vërtetë kundrejt këtij produkti”, është shprehur specialisti.
Cila është mënyra e duhur për t’u përballur me bezdisjen e syve të skuqur?
Nëse bezdisja është vazhdueshme, shfaqet dhe zhduket me përpikëri, pacienti duhet të bëjë medoemos një vizitë te specialisti. Ky shqetësim mund të jetë shenjë e patologjive të tjera, që po zhvillohen në fshehtësi dhe po shfaqin një ‘shenjë’ të vlefshme për përcaktimin e sëmundjeve më të rënda, ku mes tyre mund të veçohen: diabeti, reumatizma, alergjitë etj. Nëse ky problem është thjesht “i shëndetshëm”, përdorimi i lotëve artificialë është pa rrezik. “Në çdo rast është aftësi e mirë e personit për të kuptuar natyrën e këtij shqetësimi. Unë do të këshilloja, përpara se të hidhnit në sy lotët artificialë, të cilët nuk veprojnë me shpejtësi, por ndihmojnë në mirëqenien e tyre, do të ishte mirë t’i shpërlanit ato me ujë të ngrohtë, më pas të hidhni ilaçin”, thotë specialisti.
Ekspozimi i tejzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve. Rrezatimi nga rrezet ultravjollcë B rrezikon pjesët e jashtme të syrit, duke shkaktuar irritim,
tharje, skuqje dhe plakje të parakohshme. Rrezatimi nga rrezet ultravjollcë A është më i rrezikshëm për lëkurën dhe sytë, sepse këto rreze janë më të shkurtra dhe kanë aftësinë të depërtojnë
më thellë në sy, duke dëmtuar retinën. Kataraktet dhe degjenerimi okular janë sëmundjet më të zakonshme të shkaktuara nga dielli.
Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke zvogëluar ekspozimin nën rrezatimin diellor, është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare nga rrezet ultravjollcë.
Ndonjëherë syri i njeriut krahasohet me një kamera të gjallë mahnitëse. Ai ka një lente të përkryer që mund të fokusojë pamjet të cilat shihen në një distancë prej disa centimetrash deri në disa kilometra, si dhe një mekanizëm që përshtatet automatikisht me ndryshimin e intensiteteve të dritës. Rrezet e dritës futen në sy përmes kornesë (thierzës), membranës së fortë
të jashtme që mbulon kokërdhokun e syrit dhe i ruan formën. Më pas ato kalojnë përmes së çarës në iris, pjesa me ngjyrë e syrit.
Kjo e çarë është pupila, bebja e syrit, që ngushtohet apo zgjerohet automatikisht duke kontrolluar sasinë e dritës që futet. Pamjet e fokusuara bien mbi retinën që ndodhet prapa kokërdhokut të syrit.
Si t’i mbrojmë sytë nga ekrani i kompjuterit
Sfondi përtej ekranit nuk duhet të jetë asnjëherë krejt i errët.
Nuk duhet të ketë reflekse në ekran.
Kontrasti dhe drita e ekranit duhet të rregullohen në vlera mesatare.
Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 centimetra larg syve, mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të
shkëputet shikimi për rreth një minutë.
Sytë të rrotullohen në ambientin përreth ose të paktën çdo një
orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Si te mbrojme syte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si të mbrojmë sytë nga ekrani i kompjuterit
» Sytë dhe vetullat
» Sytë, aleatët e bukurisë
» Michael Jackson, në sytë e vëllaut
» Tradhtinë e partneres e rrëfejnë sytë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum